Visar Zhiti, "Perendia mbrapsht dhe e dashura" Botohet romani i ri i letrarit te njohur, qe kete here, na jep nje shqiptar te cuditshem ne nje rrugetim surreal: ku do te kerkoje ne jeten e gjalle shpirtin binjak dhe do te hedhe ne gjyq atdheun. OMSCA tenton edhe njehere me promovimin e prozes kombetare te rradhes Rikthehet kete jave Visar Zhiti me romanin e tij te ri "Perendia mbrapsht dhe e dashura". E botuar nga OMSCA, ajo synon, qe te na sjelle nje rrefim disi surreal. Ku personazhi i Zhitit ka ne koke tre gjera, te cilat duhet t'i kryeje me cfaredo cmimi. I bindur se duhet te ndryshoje realitetin e tij, ai ka pergatitur per ne Hage nje "Dosje kunder atdheut"; kerkon ngado shpirtin binjak te se dashures; dhe pervec kesaj, mbart nje amanet te jashtezakonshem me vehte: qe ka te beje me viziten ne vendet, qe dikur ka enderruar me te dashuren e tij. Per te realizuar te pamunduren, ky shpirt i drobituar, ka me vehte vetem nje arme: drejtesine. Eshte ky ilaci, qe e mban per te mposhtur ankthin dhe zhgenjimin, cekulibrimin dhe per t'u transformuar ne nje personazh te vertete tragjik. Duket sikur personazhi i Zhitit ecen ne pasjete, sepse sa e vertete eshte jeta e tij ne toke, aq me e vertete eshte jeta tjeter e tij, ajo qe ka te beje me boten e ndijimeve te tij. "Romani eshte jete dhe enderr, madje nje zhytje ne materien e te dyjave, ikje nga vendi yt dhe ekskursion i cuditshem ne Europen e deshiruar, malli per t'u lidhur me te, por per fat te keq, vone dhe mbrapsht, ne menyren me ironike dhe vrastare. Edhe emigrant edhe turist i hallakatur, me sakte as njera dhe as tjetra, por misionar i nje dashurie te nderprere mizorisht dhe i nje vetveteje te pergjysmuar, personazhi u avitet qyteteve te medhenj si Roma, Parisi, Viena, vagellimthi kerkon Hagen, gjyqin e saj, kerkon nje shpirt, nje ringjallje, por sulmohet pa rreshtur nga kujtimet dhe ankthet e se kaluares, nga skenat e dhunes, me te rendat, dhe vrasjet, nga lufta ne Kosove dhe, me pas, simbioza e romanit i ngjan nje realizmi magjik tejet te trishte, ku s'ka te ardhme, por te shkuar ngado", shkruan OMSCA ne prezantimin e tij.. I gjithe zhvillimi behet me nje ecje ne invers te personazhit, qe duket se na sjell keshtu nje permase tjeter te panjohur. Kjo do t'i sherbeje edhe si sens per t'u rebeluar, per t'u hakmarre por edhe per te ecur shume perpara. Autori perdor me kujdes figurat letrare per te mos e roberuar personazhin e tij, qe edhe pa keto, eshte nje mbikrijese. Nuk duhet harruar se ne kete mjedis surreal, autori shpalos dhe dashurine e tij per te bukuren, gruan dhe mbi te gjitha dashurine, nje nga mekanizmat kryesore te evolucionit, element qe shfaqet i plote ne nje nga skenat e fundit, kur ai kujton se e ploteson shpirtin binjak, ndersa braktis Dosjen kunder Atdheut. Referuar Shtepise Botuese OMSCA, e cila eshte e dhene pas letersise kombetare, "'Perendia mbrapsht dhe e dashura' eshte jo vetem nje arritje e re ne prozen e autorit, qe, sipas kritikut te mirenjohur Ali Aliu 'Visar Zhiti eshte personalitet i rendesishem i letersise shqiptare', por eshte sukses dhe i gjithe letersise sone te tanishme". Ben Andoni ''Korrieri''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |