Gjergj Vlashi, pėrkthyesi qė solli Kafkėn nė shqip PORTRET/ Kush ėshtė shkrimtari dhe regjisori durrsak DURRES Megjithėse 76 vjeē, Gjergj Vlashi vazhdon tė krijojė e tė pėrkthejė nga letėrsia botėrore. Romani i tij i fundit titullohet "I ngujuari dhe hija". Romani prek problemin e madh tė gjakmarrjes nė zonėn veriore tė vendit tonė. Ndėrkohė qė nė duar ka tė tjera punė po nė gjininė e prozės. Shkrimtar dhe regjisor Gjergj Vlashi ėshtė autori i 300 tregimeve dhe i 16 romaneve. Ndėrkohė, nė karrierėn tij tė gjatė si regjisor i trupės profesioniste tė qytetit tė Durrėsit, ka vėnė nė skenė 100 variete. Ai pohon se pas daljes nė pension ka mė tepėr kohė tė lirė qė tė merret me letėrsi. "Nė vitet `90 dola nė pension dhe, pasi lashė skenėn, iu kushtova krejtėsisht letėrsisė. Gjatė kėsaj periudhe kam botuar romanet 'Damian P', 'Njeriu i netėve tė vjeshtės', 'Udhėtimi yt u mbyll me klithma' dhe 'I ngujuari dhe hija' ", thotė Vlashi. Ngjarjet e veēanta dhe problemet nė kohė tė ndryshme e kanė shtyrė shkrimtarin qė t'i hedhė pėrjetimet e tij nė letėr. "Njeriu i netėve tė vjeshtės" ėshtė bazuar nė njė ngjarje tė rrallė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė njė copė histori e qytetit tė Durrėsit, ndoshta unikale nė historinė e kėsaj lufte. Tė trembur nga ndonjė zbarkim i anglo-amerikanėve nė brigjet e Durrėsit, ushtria gjermane minoi tė gjithė bregdetin dhe banorėt i evakuoi nė drejtim tė Tiranės e tė Kavajės. Kėtė operacion minimi gjermanėt e quajtėn me emrin e koduar "Shėtitje nė port". Kjo ndodhi nė muajin tetor 1943 dhe nė qytet mbeti vetėm njė njeri. Ai e pėrjetoi kėtė fakt tė rrallė historik. Pėr shkrimtarin, i cili njihet edhe si "babai" i varietesė shqiptare, nuk ka asgjė tė veēantė binomi i shkrimtarit dhe regjisorit. "Nė vendin tonė, tė ishe profesionist i lirė ishte privilegj i njė pakice artistėsh, kėshtu qė unė pas punės gjeja kohė edhe tė shkruaja. Ndėrsa raportin ndėrmjet shkrimtarit dhe regjisorit unė ia le pėr vlerėsim lexuesit", thotė ai. Fillimet e punės si drejtues i grupeve artistike amatore i shoqėroi me hartimin e libreteve dhe regjisurėn. Po kėshtu, Vlashi drejtonte po vetė edhe anėn muzikore tė shfaqjeve. Nė vitin 1961, sė bashku me aktorėt Spiro Strati, Ramazan Njala, Enver Likmeta, Aishe Stari e tė tjerė krijoi Teatrin e Estradės profesioniste tė qytetit tė Durrėsit. Pėr 30 vjet me kėtė trupė ai krijoi humor dhe njė galeri tipash e prototipash, qė ende vazhdojnėtė jenė prezent si personazhe barcaletash. Pėrkthimet Gjergj Vlashi karrierėn artistike e ka nisur me pėrkthime nga letėrsia botėrore. Njohės i gjuhėve ruse, gjermane, spanjolle, portugeze, italiane dhe frėnge, ai ka sjellė pėr lexuesin vepra tė korifejve tė letėrsisė botėrore. Ai kujton pėrkthimin e parė: "Isha 15 vjeē kur pėrktheva tregimin 'Rrėfimet e njė gruaje', tė shkrimatrit francez Gi de Mopasan. Ky tregim u botua nė gazetėn "Bashkimi i Kombit" nė muajt e parė tė vitit 1944, ndėrsa pėrkthimi i fundit ėshtė njė antologji e tregimit hispano-amerikan tė shekullit XX, botuar nga shtėpia botuese "Dudaj". Gjatė punės si pėrkthyes, por edhe si lexues, Gjergj Vlashi kishte pėr zemėr shkrimtarin ēek Franc Kafka, i shpallur autor i ndaluar nė kohėn e diktaturės. Dėshira e tij ishte ta sillte nė shqip kėtė autor. Ky pasion u bė realitet nė fillim tė viteve '90. "Nxora nga raftet e librave 2 novelat e Kafkės, "Metamorfoza" dhe "Nė koloninė ndėshkimore", tė shkruara nga autori nė gjuhėn gjermane. Pasi i pėrktheva, kryredaktori i atėhershėm i revistės "Bota Letrare" u tregua i gatshėm e i botoi tė dyja nė njė nga numrat e asaj reviste. Ky ishte botimi i parė i Kafkės nė gjuhėn shqipe (pėrveē njė tregimi tė botuar nė gazetėn 'Drita' tė pėrkthyer nga Ardian Klosi)", kujton pėrkthyesi. Mė pas u botua njė pėrmbledhje me tregime tė Kafkės, e titulluar "Nė portat e ligjit". E po kėshtu doli nė shqip kryevepra e Kafkės "Procesi", i cili ėshtė cilėsuar si kryevepra e tij. Ai u pasua edhe me dy pėrkthime tė tjera tė kėtij autori, tė cilat pėrbėjnė tė gjithė novelistikėn e shkrimtarit ēifut ēek. Lista e pėrkthimeve tė Gjergjit vazhdoi me autorin italian Dino Buxati dhe me autorė tė tjerė tė mėdhenj tė prozės botėrore, si Hose Saramago apo Gabriel Garcia Markez. Madje, ai kujton se ėshtė takuar me kolosėt e letėrsisė botėrore: Hose Saramago, Paulo Coelho e Hose Camilo Sela. Vepra e Gjergj Vlashit i ka kaluar edhe kufijtė e vendit. Kėshtu, vitin e kaluar mikrokomedia e tij "Xhaketa" pėrfaqėsoi vendin tonė nė edicionin e 12-tė tė Festivalit tė prozės, muzikės, koreografisė, poezisė, artit viziv dhe teatrit pėr vendet e Europės Qendrore, e cila u zhvillua nė Cividale (Itali). Ndėrsa nė Festivalin e 12 tė Teatrit Eksperimental nė Kajro, Vlashi u thirr pėr tė referuar kumtesėn "Efektet e metodave tė vėnies nė skenė tė dhe prirjet e reja nė shfaqjet teatrale tė shekullit XX".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |