Pazari i vjetėr i Krujės Pazari i vjetėr i Krujės
Rrugica ku reliket kanė gjetur vendin e duhur pė tu ruajtur.
Vetėm nė lagjen e vjetėr tė Krujės, tė duket se ora e sė tashmes ka mbetur nė Mesjetė. Gra qė thurin dhe endin nė vegjė, burra qė gdhendin drurin, punojnė bakrin, ildisin veshjet kombėtare dhe, nė sajė tė traditės sė vjetėr, mbajnė jetėn nė kohėt moderne. Artizanati i harruar rikthehet nė kėto kohė moderne, mė shumė se sa pėr vendasit, pėr tė huajt.
Edhe pse qyteti i Krujės ėshtė i ftohtė, rruga pėr nga Kalaja zhurmonte nga njerėzit dhe bisedat. Dėgjoje turistė tė huaj tė shumtė qė nė gjuhėn e tyre pyesnin kureshtarė pėr gjėra tė ndryshme tė vjetra si dhe pėr punime artizanati apo veshje tradicionale tėrheqėse, nė larmi ngjyrash, tė ekzpozuara kėndshėm.
Pazari i vjetėr i Krujės ose siē thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet nė tė dy anėt e rrugės sė vjetėr tė shtruar me kalldrėm qė tė ēon pėr nė kala. Ky pazar ka ekzistuar qė nė Kohėn e Skėnderbeut. Nė Derexhik, macja kalonte tjegull mbi tjegull nė njė largėsi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri nė Picrrakė. Kėshtu thonė gojėdhanat pėr pazarin e vjetėr tė Krujės, nė kulmin e lulėzimit tė tij, pikėrisht nė kohėn e Skėnderbeut. E tėrė rruga, qė lidhte dy fshatrat, nė kahe tė kundėrta tė qytetit, pėrbėhej nga dyqane nė anėt e saj.
Siē tregojnė, Pazari i Derexhikut ka patur shumė dyqane qė shtriheshin nga qendra e qytetit e deri nė hyrjen e Kalasė, por tani ndodhen rreth 30 dyqane, tė cilat kanė pothuajse tė njėjtėn strukturė ndėrtimi, lartėsi tė njėtrajtshme, ēati me tjegulla tė vjetra. Brenda muret dhe tavani tė veshura me dru, si dhe qepenat nga ana e rrugės, ku reklamohen mallrat dhe objekte tėrheqėse. Derexhiku ka ardhur gjithnjė duke u zvogėluar, pak e nga pak, pėr tė mbetur sot vetėm njė rrugicė qė bashkon kohė krejtėsisht tė ndryshme. Pazari i vjetėr i rezistoi pushtimit turk pėr 500 vjet, pėr tė qenė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme tė zhvillimit tregtar.
Njė pjesė e mirė e pazarit, ėshtė djegur nė kohėn kur Shqipėria sundohej nga Ahmet Zogu. Mė pas, pėr vite me radhė, mbeti njė relike e qytetit dhe shfrytėzohej si njė pikė turistike. I vetmi restaurim qė i ėshtė bėrė pazarit, ishte me rastin e 500-vjetorit tė vitlindjes sė Skėnderbeut, pikėrisht nė vitin 1968. Por, kush viziton qytetin historik tė Krujės, mė shumė se sa historinė, sė pari do tė sjellė ndėrmend pazarin e vjetėr ku sėrish po gėlon tregtia. Rruga qė tė ēon nė kalanė e Skėnderbeut, ėshtė i vetmi kalim pėr tė hyrė nė historinė e lashtė tė qytetit, ashtu dhe nė hulumtimin e traditės sė vjetėr tė artizanatit shqiptar. Nė Derexhik koha ka mbetur tek Skėnderbeu. Nė kthinat e dyqaneve, sendet flasin me gjuhėn e vjetėr.
Nė dyqanet, qė ende ruajnė arkitekturėn e vjetėr, gjen sende nga mė tė vjetrat e deri tek kostumet popullore mbi 20-vjeēare, ose pjesė tė tyre. Tregtohen bizhuteri tė vjetra, foto tė Marubit, orė tė shekullit tė XVIII-XIX, monedha tė kohėrave tė ndryshme, e gjithėfarė lloj sendesh qė pėr ish-poseduesit e tyre nuk kanė mė vlerė. Mė shumė se sa njė rrugicė, Derexhiku ngjason me njė lagje ku reliket kanė gjetur vendin e duhur pė tu ruajtur. Qėndrojnė aty me vite, nė pritje tė njė koleksionisti apasionant pėr kulturėn shqiptare. Zeja qė mban gjallė krutanėt
Sipas tregtarėve, tė huajt janė tė vetmit qė interesohen dhe blejnė kėto vjetėrsira.Vendasit i shohin me interes, por rrallė blejnė ndonjė send. Tė gjitha mallrat, qė tregtohen nė pazarin e Krujės, janė tė banorėve nga zonat pėrreth. Aty i sjellin dhe i shesin pėr pesė para tek tregtarėt. Po pėr pesė para shiten edhe kostumet e vjetra popullore. Tregtohen veshje tė gruas nga zona tė ndryshme tė vendit, si e Zadrimės, e Matit, Shqipėrisė sė Mesme, madje edhe tė trevave tė Jugut. Tė gjitha kėto lloj vjeshjesh janė origjinale. Sipas tregtarėve, tregtia ka rėnė pasi janė tė rrallė vizitorėt e huaj nė kėtė rrugicė. Por, nuk ėshtė vetėm ky shqetėsimi pėr tregtarin krutan. Para disa vitesh, ai ka tregtuar njė mall mė tė mirė. Veshjet kombėtare ishin mė tė mbajtura dhe tė njė kohe mė tė hershme. Kush kishte pėr ti shitur, i shiti vite mė parė, ndėrsa tani kanė mbetur shumė pak nga kėto kostume .
Modelet e qilimave, gratė i marrin dhe i thurin sipas motiveve tė vjetra, ku karakteristike ėshtė gėrshetimi i ngjyrės sė zezė me tė kuqen. Sipas tyre, kjo ėshtė ajo qė pėlqehet nga klientėt dhe jo e reja. Vetėm nė Derexhik nuk ka kuptim moderniteti. Madje, kėtė e dinė mirė edhe vetė krutanėt. Para tre vjetėsh, nė kėtė pazar, ėshtė provuar tė hapen dyqane parfumerie apo butikė. Por, menjėherė tė zotėt e tyre i kanė mbyllur. Nė rast se Derexhiku ekzsiston edhe sot, kjo ka ardhur pėr faktin e vetėm qė e vjetra kėtu sfidon tė renė. Rikonstruksioni i tyre gjithmonė bėhet duke ruajtur kėtė vijė ndėrtimi dhe karakteristika , ndaj dhe e parė nga lart, pazari i vjetėr ėshtė pjesa mė harmonike dhe tėrheqėse e qytetit. Artizanati, profesion nė zhdukje.
Punimi me dorė ėshtė e vetmja zeje qė mban shumicėn e familjeve tė kėsaj zone. Kohėt moderne harruan traditėn. Nė kėto kohė, tė rralla janė vajzat qė mund tė qindisin ose tė thurrin njė qilim. Vetėm nė lagjen e vjetėr tė Krujės, tė duket se ora e sė tashmes ka mbetur nė Mesjetė. Gra qė thurin dhe endin nė vegjė, burra qė gdhendin drurin, punojnė bakrin, ildisin veshjet kombėtare dhe, nė sajė tė traditės sė vjetėr, mbajnė jetėn nė kohėt moderne. Artizanati i harruar rikthehet nė kėto kohė moderne, mė shumė se sa pėr vendasit, pėr tė huajt.
Tė gjithė, me keqardhje, thonė qė mjeshtrat janė larguar dhe nuk punojnė mė. Shumė prej tyre, pohojnė qė ėshtė shumė e vėshtirė dhe e lodhshme tė punosh nė artizanant, nė njė kohė kur puna e tyre nuk vlerėsohet. Aq mė tepėr qė tregtia ka rėnė dhe tė paktė janė ata tė interesuar qė vijnė e blejnė, gjė qė ka shkaktuar dhe largimin e mjeshtrave apo dhe largimin e tė rinjve dhe tė rejave nga profesionet artizanale. Shumė nga punimet artizanale janė prodhime kallpe, ose dhe imitime. Puna krijuese aplikohet vetėm nė raste kur njerėzit duan gjėra tė cilat i kanė parė nė foto e vende tė ndryshme, pra tė porositura. Artizanatet qė ushtrohen aktualisht nga mjeshtrat e punės me dorė janė punimet nė gur, kockė, mermer, tapetet dhe qilimat nė fill tė leshtė, si dhe punimet nė bakėr e dru, kryesisht objekte pėr mobilimin e shtėpisė.
Dėshira, mjeshtre nė punimin e qilimave dhe tapeteve nė fill tė leshtė,- thotė se puna i ka ecur mirė dhe ndryshe nga mė parė, edhe nė Shqipėri njerėzit kanė filluar tė preferojnė pėr mobilimin e shtėpisė qilimat dhe tapetet. Por ajo shqetėsohet pasi mendon se tė rinjtė dhe tė rejat e qytetit tė saj nuk kanė dėshirė tė ushtrojnė profesionin e artizanatit ndaj ky ėshtė njė shqetėsim pėr atė vetė. Do tė vijė njė kohė qė unė nuk do tė mund tė punoj mė, dhe kush do ta trashėgojė kėtė profesion?!.
Bujari, mjeshtėr nė punimin e gurit, kockės dhe mermerit, i cili ka rreth 30 vjet qė ushtron kėtė profesion, thotė se nuk e ka tė trashėguar por i ka lindur nga pasioni dhe gjithashtu pėr fėmijėt e tij ai shprehet se: Tani pėr tani, unė mendoj qė pėr ta ėshtė shumė e rėndėsishme tė studiojnė, dhe profesionin qė unė kam le ta trashėgojnė nėse do tė kenė dėshirė. Nuk ėshtė se unė kam fitime tė mėdha ekonomike me punėn qė bėj, madje ėshtė shumė e lodhshme, dhe do tė fitoja mė shumė po tė ushtroja profesionin tim tė vjetėr si marangoz, por unė e kam nisur kėtė si punė tė dyfishtė nga dėshira dhe pasioni. Tanimė puna mjeshtėrore artizanale, nuk tė jep dorė pėr tė pėrballuar kėrkesat e jetesės dhe ata qė e ushtrojnė e bėjnė kėtė gjė vetėm ngase nuk kanė mundėsi tjetėr punėsimi.
Tė vjen keq tė dėgjosh diēka tė tillė, pasi tė kesh parė njė galeri tė tėrė me vepra artizanale tė bukura, por
Edhe pse me shumė mangėsi dhe probleme pėr tė cilat nuk e vret mendjen njeri, pazari i Derexhikut, grumbullon, pasuron tregun me mallra tė ndryshme tė vjetra dhe tė reja, si dhe pret e pėrcjell vizitorė tė shumtė. |