Citim:
|
Origjinali i Postuar nga BENSI Ne rradhe te pare dua tju pershendes dhe nje here ju anetaret e forumit.Une jam BENSI(emri im real).Kam qene i regjistruar ne kete forum me nofken ASTERI por kam harruar fjalekalimin dhe do doja qe ndonjeri nga ju te me shpjegoje si mund ta rikuperoj fjalekalimin e humbur,ne qoftese ndonje nga ju tani ndodhet ne linje.Ju faleminderit per mirekuptimin,gjithe te mirat.Me respekt BENSI ose (ASTERI) |
Pershendetje
BENSI
Per te ndryshuar apo per te rimarre fjalekalimin e harruar ndiq proceduren e marrjes se fjalekalimit provizor nepermjet email-it sekondar qe keni perdorur gjate rregjistrimit, duke klikuar
ketu.
Por pashe qe ju keni perdorur si adrese emaili nje adrese te krijuar ose jo ne Posten Elektronike te Parajses Shqiptare. Nese ju e keni krijuar vertet ate adrese, atehere normalisht do te keni te njejten fjalekalim me ate te forumit. Pra normalisht ajo procedure qe ju shpjegova me siper nuk do te vlente. Me dergoni me mesazh privat te dhena lidhur mbi ju, qe ti ballafaqoj me te dhenat e perdorura nga anetari
ASTERI, per te verifikuar se jeni vertet ju. Nga nje pamje e shpejte e bere, ishte nje gje e dyshimte mund te jeni dy persona te ndryshem. Kjo eshte nje procedure qe kerkon te ruaje privatesine e cdo anetari, ndaj nese jeni vertet ju ai qe thoni demostrojeni, dergoni te dhenat e nevojshme me mesazh privat.
Gjithe te mirat,
Administratori.