Inter
Pas largimit tė Hernan Krespos, njė tjetėr argjentinas ėshtė nė shėnjestrėn e Interit. Pas fitores sė madhe nė Hajbėri, kundėr Arsenalit, klubi i Moratit ka nisur punėn pėr tė marrė sulmuesin 19-vjeēar tė Boka Juniors, Karlo Tevez. Sulmuesi i ri ishte pranė kalimit te Bajern i Munihut nė verė, por nė fund presidenti i Bokės, Makri, kundėrshtoi transferimin. Bavarezėt duken ende nė avantazh kur tė rihapet tregu, nė janar, por Inter ka arritur tė kalojė Milanin e Juventusin, e po ngulmojnė te fakti
qė vetė lojtari dėshiron tė luajė nė Itali. Boka kėrkon 15 milionė euro pėr sulmuesin e talentuar, por shifra mund tė ulet deri nė 13 milionė. Por ndėrkohė, nga Inter mund tė largohet edhe uruguajani Alvaro Rekoba. Sulmuesi ndihet jashtė planeve tė Kuperit dhe pėr kėtė arsye duket i vendosur pėr tė pranuar transferimin. I gatshėm pėr ta marrė ėshtė Liverpuli. Uruguajani mund tė shkojė nė Anfild Road nė janar, nė shkėmbim tė njė opcioni pėr Majkėll Ouen, i cili mund tė transferohet te Interi pas pėrfundimit tė finaleve tė Euro 2004.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |