Tirana udhėton pėr nė Peqin. Vllaznia e rrudhur pret Elbasanin
Kampionati servir derbin kryeqytetas
Partizani kundra Dinamos. Sezoni nis kėtu
Java e tretė e Kampionatit Kombėtar, servir derbin e kryeqytetit, nė njė sfidė, ku do tė pėrqėndrohet dhe vėmendja sportive nė kėtė tė shtunė.Rrokadė nė kreun e renditjes vėshtirė se mund tė pritet, por skuadrat qė akoma nuk kanė siguruar pikėt e para kanė mundėsinė pėr tė shfrytėzuar kalendarin, pėrjashto kėtu Shkumbinin, qė do tė ketė njė provė tė vėshtirė kundra Tiranės sė Memės. Mesjava ka thyer disi qetėsinė e javės sė tretė, ku ka patur lėvizje tė shumta, si nė pankinė ashtu dhe me transferimet e lojtarėve. Teuta ka rimarrė edhe njėherė Hasan Likėn, pas dorėheqjes qė ka bėrė trajneri i mėparshėm Bici, ndėrsa Brashini dhe Rizvanolli janė rikthyer edhe njė herė nė arenėn e futbollit shqiptar. I pari ėshtė rikthyer pėrsėri nga Partizani, ndėrsa i dyti te Dinamo, pas njė aventure jashtė shtetit. Nuk mund tė thuhet se kėto lėvizje kanė ecur tė qeta, pėrkundrazi, presidentėt janė kujtuar disi vonė pėr tė tilla gjėra, sepse afati i federimeve ka mbaruar dhe FSHF-ja, me tė drejtė, bėhet pengesė pėr aktivizimin e tyre. Duke iu rikthyer ndeshjeve tė sotme, derbi Partizani-Dinamo do tė tregojė se cila nga kėto dy skuadra ėshtė mė e afta pėr tė rivalizuar kampionen nė fuqi, Tiranėn. Dhe kėtė gjė e konfirmon vetė tekniku i Dinamos, Andrea Marko: Do vazhdojmė serinė e fitoreve dhe do tė rivalizojmė Tiranėn nė rrugėn drejt titullit, shprehet kreu i bluve. Nga kampi tjetėr, tė njėjtėn dėshirė ka dhe tekniku Ilir Spahiu, qė Partizanin e tij nuk e mėnjanon aspak nga lufta e gjatė pėr titull. Duhet tė mbajmė hapin e Tiranės, deklaron Spahiu, e pėr tė bėrė kėtė, duhet tė mundim njė nga kryesueset. E thėnė shkurt, gjithēka ėshtė e hapur, ajo qė do tė gabojė mė pak do tė ketė mė tepėr shanse pėr tė marrė njė trepikėsh. Nėse do tė jetė Dinamo, atėherė bardheblutė duhet tė bėjnė kujdes, e nėse do tė jetė Partizanim ai qė do tė dalė kokėlart nga Qemal Stafa, e kotė tė flasėsh mė pas pėr Tiranėn. Dhe duke u ndalur te Tirana, ajo thjesht do tė luajė nė Peqin, kundra njė Shkumbini qė deri tani ka njohur humbjen. E vėshtirė pėr vendasit qė tė marrin njė pikė, ndonėse ato janė tepėr tė domosdoshme, por skuadra e Memės deri tani ka treguar se ėshtė nė njė tjetėr planet. Shifrat flasin qartė: 16 gola nė 3 ndeshje tė trembin. Por Mema nuk e jep veten. Dua tre pikė dhe jo shumė gola, ka thėnė dje tekniku nė stėrvitjen e fundit tė bardhebluve nė Selman Stėrmasi, pėrpara nisjes pėr nė Peqin.Me interes do tė pritet sot dhe ndeshja e Vllaznisė kundra Elbasanit. Shkodranėve, pasi u rrėshqiti nga duart Klodian Duro, u mbetet qė tė mendojnė pėr tė marrė pikėt e para dhe tė kthehen nė nivelin qė kanė patur kėto vitet e fundit. Trajneri serb, Haxhiosmanoviē, do tė mbėshtetet tek i njėjti grup lojtarėsh, qė ka patur nė dispozicion qė nga fillimi i kampionatit, ku sulmi, i formuar nga dyshja Sinani-Martini, duhet tė kthejė tifozėt nė shkallėt e tempullit shkodran, Loro Boriēi.
Java e katėrt
Teuta-Lushnja
Partizani-Dinamo
Vllaznia-Elbasani
Shkumbini-Tirana
Besa-Flamurtari
Renditja
1.Tirana 9
2.Dinamo 9
3.Elbasani 7
4.Partizani 7
5.Teuta 7
6.Lushnja 3
7.Besa 1
8.Flamurtari 0
9.Vllaznia 0
10.Shkumbini 0
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |