Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 28-08-2004, 06:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kadareja i dimrave tė vetmisė sė vogėl!!!

Gjokė Vata

“Dimri i vetmisė sė madhe” dhe Kadareja i dimrave tė vetmisė sė vogėl


Atyne qė mundohen tė mbrojnė gabimet e nji shkrimtari me justifikimin e papranueshėm se gjatėsia e nji romani i ban tė justifikueshme gabimet, u them kėtė tė vėrtetė. Gjatė nji shkrimi artistik, mund tė ndeshemi nė tė pėrpjeta apo nė tatpjeta tė frymėzimeve, por gabimet i pėrkasin llogjikės, sė cilės nuk duhet t’i luhaten cilėsitė. Ajo asht e ngjashme me nji peshore tė pagabueshme. Dy simbolet e nji shkrimtari qė shfaqen nė ēdo rresht tė shkruem prej tij, janė peshorja e lima, e kėto dy instrumente tė nevojės sė parė pėr nji shkrimtar i shohim nė ēdo rresht tė shkrimtarėve tė mėdhenj. Stonaturat tė njėjtin efekt qė bajnė nė muzikė, bajnė edhe nė shkrime ar tistike, prandej vemendja kryesore u duhet kushtue evitimit tė tyne.


Faqe 5, rreshti 8 “Me 1 kapuē nė kokė pėr mos t’u lagur, ata dukeshin tepėr tė largėt e jashta kohe”. Pėrderisa janė ma shumė se 1, si kanė me qenė me 1 kapuē nė kokė, por me kapuēa nė kokė.

“Ata dukeshin tepėr tė largėt e jashta kohe”. Qė tė jesh i largėt, nuk do tė thotė tė jesh jashta kohe, mbasi koha nuk ka tė bajė me distancat.

F.5, rr.11 “Luftat e lėna pėrgjysėm gjatė verės”. Masa gjysėm nuk i pėrket luftės, nga ana tjetėr lufta nuk asht punė me pushime verore.

F.6, rr.4 “mbas lajmeve spikerat shqiptonin natėn e mirė, ose gjumin e ėmbėl”. Meqenėse tė dyja fjalėt i pėrkasin urimit, nė vend tė “shqiptonin” duhej thanė “Uronin”, megjithkėtė urimi “gjumin e ėmbėl” asht nji shprehje e papėrdorshme nga spikerat.

F.6 rr.31 “M brėmja ishte e lagėt, kishte rėnė shi”, duhej thanė mbrėmja ishte e lagėsht, sqarimi “Kishte rėnė shi” asht i kuptueshėm nga fjala e lagėt, mbasi pa ra shi s’kishte si tė jetė e lagėsht.

F. 8, rr. 31 “Fshatari po dėgjonte farmacisten i hutuar”. Pėrse e hutoi spjegimi i pėrdorimit tė njė ilaēi tė vetėm.

F.9, rr.21 “Gazetarėt qė shkojnė nė xhungla, nuk do tė kishin parė kaq shumė gjarpėrinj”. Si ka mundėsi tė mos ketė nė xhungla ma shumė gjarpna se nė Apolloni?!

F.9, rr. 35 “Gjithēka ishte e kthjellėt dhe e vdekur”. Kthjellėsia simbolizon gjallninė, do tė mund tė thuhej e kthjelltė dhe e heshtun.

F.10, rr.6 “Pėrmendoret shikonin me njė indiferencė tė keqe”. Mendoj se indiferencė tė mirė nuk ka.

F. 10, rr. 8 “Gjarpėrinjtė zvarriteshin mbi sipėrfaqen e ujit”. Pėr gjithēka qė lėviz mbi sipėrfaqen e ujit thuhet lėviz, noton, e sidomos kur asht fjala si nė kėtė rast pėr gjarpna tė ngordhun, me tė cilėt luen uji me ta jo ata me ujin.

F. 10, rr. 24 “Ajo buzėqeshi nė shenjė qortim”. Buzėqesh ja nuk mund tė jetė kurrsesi shej qortimi. Buzėqeshja asht gjithmonė pėrgėdhelse.

F. 11. rr. 30 “Kjo muzikė i shkaktonte njė shtrėngim nė zemėr”. Muzika mund tė krijojė emocione tė ndryshme, jo shtrėngim nė zemėr.

F. 12, rr. 27 “por dihet se vajzat kur janė nė klasėn e 9, flasin gjithmonė shumė”. Cilėt psikologė e kanė pėrcaktue kėtė konstatim tė pabesueshėm?! Ēfarė veēorie ka nė kėtė aspekt klasa e 9 prej klasave tė tjera?! Pse kjo u ndodhka vetėm vajzave tė klasės 9 e jo djemve tė klasės 9.

F. 13, rr. 1 “Zana kishte kafshuar buzėn me gėzim”. Gėzimi nuk nxit me kafshue buzėn, pėrkundrazi idhnimi.

F. 16, rr. 24 “Grusht shteti tha Zana. Ata kthyen kokėn drejt ekranit ku dukej njė shesh i shkretė i njė qyteti me njė monument nė mes”. Pėrderisa nuk u tha, si ta kuptonte Zana se ajo pamje do tė thonte grusht shteti?!

F. 17, rr. 22 “Besniku nuk kishte uri, megjithatė i hėngri shpejt taljatelat, i munduar nga njė frikė gati panik se mos i thonte Liria: ‘Duke hangėr vjen oreksi’, gjė qė a i pa ndonjė arsye e urrente”. Lind pyetja: Ēfarė urrente, Lirien apo taliatelat, apo proverbin. Pėrse i munduar nga njė frikė paniku, nga kush u friksue dhe pėrse deri nė atė pikė sa frigė ta quej panik?!

F. 17, rr. e parafundit “Urime, tha Kristaqi me indiferencė”. Si mund tė jepet urimi me indiferencė. Edhe nėse do tė ishte e mundur tė jepej me indiferencė, ai urim do tė ishte ironik.

F. 19, rr. 24 “Atij i shkoi ndėrmend se ishte shumė lehtė ta fitojė lumturinė duke ngjitur ose zbritur shkallė ndėrtesash”. Nėse do tė fitohej lumturia kėshtu pėrse i vėn nė dyshim kuptimet e saja... gjithė jetėn njeriu do tė ngjitej e tė zbriste shkalla ndėrtesash.

F. 19, rr. i parafundit “U puthėn njė copė herė nė fund tė shkallave, por ajo ishte mė shumė mundim se kėnaqėsi”. Si mund tė preferojė njeriu atė qė tė jep mė shumė mundim se kėnaqėsi?!

F. 21, rr. 9 “Tė vdekurit do ta sundonin vėrtetė botėn, sikur tė mos ishin tė pėrēarė mė keq se tė gjallėt”. Si mund ta sundojnė tė vdekurit botėn e tė gjallėve?! Nga e di autori se tė vdekunit qenkan ma tė pėrēarė se tė gjallėt?!

F. 23, rr. 10 “Kushdo qė e shikonte atė kokė tė rrumbullakėt me ata sy si vida”, fytyrė e rrumbullakėt, thuhet, sa pėr kokė tė rrumbullakėt nuk ka mendue se mund tė thuhet, ndėrsa krahasimi i syve me 2 vida mė duket i pavend.

F. 26, rr. 4 “Miqėsia shqiptaro-sovjetike nuk ka tė bėjė me politikėn e jashtme”. Unė mendoj se politika asht ajo qė lidh miqėsinė e 2 popujve.

F. 29, rr. 10 “Ky dublim i botės nuk kishte asgjė kėmbėngulėse e agresive”. Dublim i botės do tė thotė tė ketė bota edhe njė dubėl tjetėr dhe dublimi ēfarė mund tė ketė kambėngulėse e agresive?!

F. 32, rr. 27 “Nuk do t’i vinte ēudi sikur nė atė enė prej porcelani tė ngriheshin tani dallgė tė vėrteta deti”. Si nuk do t’i dukej ēudi tė futej deti brenda njė ene porcelani?!

F. 32, rr. i fundit “Kishte diēka midis mendimit e hallit”. Pėrbluemjen e nji halli a nuk e bajnė mendimet?! A ekziston ndonji gja midis mendimit e hallit?!

F. 33, rr . 9 “Nė tė gjithė qenien e tij u sajua njė mendim i qartė. Enver Hoxha ka njė mėrzi tė madhe”. Mendimi sajohet nė kokė, jo nė tė gjithė qenien. Pastaj mendimi se Enver Hoxha ka nji merzi tė madhe a ishte sajue, apo ishte i vėrtetė?!

F. 33, rr. 22 “Nė sy i rrinte gjithnjė solucioni larės, njė det i tėrė i stuhishėm dhe i mistershėm”. Si mund tė pėrbajė nji solucion larės njė det tė stuhishėm e tė mistershėm?!

F. 34, rr. 5 “Ndėrgjegja e tij po fundosej nė solucionin e gjumit”. Nuk kisha mendue se ndonji fantazi do tė mund ta quente ndonji gja “solucionin e gjumit”, duke qenė nji fenomen jete.

F. 36, rr. 5 “Numri i kalimtarėve arrinte shifrėn 44000 nė orė”. Kujt dhe pėrse i ka hyrė nė punė numri i kalimtarėve tė nji ore nė shetitore?!

F. 36, rr. 9 “Rruga e lėnė nė mėshirėn e sė shtunės”. Cili asht kuptimi i “mėshirės sė tė shtunės”?!

F. 37, rr. 8 “Ai ishte i mbrojtur nga vėrshimi i rrugės”. Mėnyrė e tė thanunit asht vulgare mbasi vershimin e pėrbajnė kalimtarėt, jo rruga e palėvizshme.

F. 37, rr. 32 “Beni nė monologun e Ofelisė sė ēmendur”. Kjo fjali na kujton kohėn kur mashkujt luenin nė teatėr rolin e femnave. A mund tė ndodhė sot t’i jepet pėr konkurs monologu i nji femne, nji mashkullit?!

F. 40, rr. 29 “Ajo nuk ishte ditė, por nji shpend i lodhur me emrin e shtunė”. Dita nuk mund tė krahasohet me nji shpend tė lodhun mbasi asht fenomeni ma i palodhun nė jetė.

F. 41, rr. 7 “Rrafshina e shikuar nga avioni i kishte hequr njė pjesė tė peshės trupore e tė mendimit”. Pėr ēfarė shkaku e bėn me firue nė peshė rrafshina e shikueme prej avionit?! “Dhe i heqė njė peshė tė mendimit”, kur heqja e peshės sė mendimit do t’i evitonte heqjen e peshės trupore, dhe vazhdon i kishte lėnė ndoshta disa kilogram mish e eshtra”. Pėrse tė shprehet dyshim me fjalėn “ndoshta”?, e vazhdon “i kishte lidhur disa dhjetra fjalė me njė sintaksė tė varfėr”. Si lidhen fjalėt me sintaksėn pa i shprehė ende?! E pėrse sintaksa e kėtij rasti tė quhet e varfėn?!

F. 41, rr. 34 “Bota komuniste me njė unitet qė tė ngjethė mishtė”. Pėrse tė ngjethen mishtė prej unitetit?!

F. 53, rr. 32 “Ditė e shpupurishur me emrin e shtunė”. Pėrse autori sulmon vetėm ditėn e shtunė?! A ka se si tė imagjinohet dita e shpupurishun?! Fjalėve as nuk duhet as nuk mundemi t’ua ndryshojmė funksionin.

F. 43, rr. 35 “Rrinin nė ndejėse tė ulėta, qė sikur tė detyronin tė flasėsh me zė tė ulėt”. E ēfarė lidhje mund tė kenė ndenjėset e ulėta me volumin e zanit?!

F. 44, r. 15 “Midis brinjėve e mushkėrisė kishte erė e mjegull, diēka ndodhte!” edhe fantazia i ka kufijtė e vet prandej as asaj nuk i lejohet ky pėrshkrim kaq irreal.

F. 46, rr. 2 “Nė tė gjitha rrugėt e Tiranės, ajo qė e ndjent emė shumė ndryshimin e stinėve, ishte rruga e Dibrės”. Ishte thuhet pėr nji rrugė qė nuk asht ma, por lind edhe kjo pyetje: Pse rruga e Dibrės e ndjen ndryshimin e stinėve ma ndjeshėm se rrugėt e tjera tė Tiranės?!

F. 47, rr. 34 “Halla vinte syzet e vjetra e dėgjonte”. A nga se syzet e vjetra e banin tė dėgjojė ma mirė?! F. 48, rr. 9 “Kuzhina franceze e mbulon dekadencėn e saj me salcė”. Qyshė mund tė mbulohet dekadenca me salcė?!

F. 48, rr. 9 “Varfėria i ka dhėnė kuzhinės njė karakter dramatik”. Mendoj se nė kėtė rast fjala “karakter”, duhej zėvendėsue me fjalėn “karakteristikė” fjala “dramatik” nė kėtė fjali nuk asht nė vendin e saj.

F. 49, rr. 7 “Kjo ėshtė kėngė mode e pijanecėve e tė gjithė kampit socialist”. Numri i gjuhėve tė vendeve pėrbase tė kampit socialist, duke pėrfshi kėtu dialektet e nėndialektet arrin disa qindra, prandej si mun tė jetė “kėngė e modės sė pijanecėve” nė tė gjitha kėto gjuhė?!

F. 49, rr. 17 “Ai pa albanologun Shnajder qė pėr ēudi po fliste me ambasadorin korean”. Pėrse ēudi, 2 vetve u duhet njohja e sė njėjtės gjuhė dhe dėshira pėr tė komunikue.

F. 50, rr. 19 “Njė grua sidoqoftė ėshtė mė e sinqertė, aq mė tepėr nė grua e mallėngjyer”. Si e kuptoi bashkėbiseduesi se ajo ishte grua e mallėngjyer pa u njoftė kurrė ma parė me tė?! Pėrse nji grue sidoqoftė asht ma e sinqertė?! Edhe pėrse aq ma tepėr kur asht e mallėngjyeme?! A asht ky nji pėrfundim psikologėsh?! Studiuesa tė kėtij fenomeni?!

F. 51, rr. 6 “Pėr mua Roma ishte njė qytet i mundur”. Duhet pyet, Roma ishte e nuk asht ma, po ekziston ende, dhe nga kush ishte e mundun.

F. 51, rr. 9 “Asnjėri prej tyre nuk e dėgjonte tjetrin me vėmendje, biles as veten e vet”. Si mund tė bisedohet me tjetrin pa e dėgjue shoqi-shoqin e biles as veten e vet?!

F. 51, rr. 10 “Po i thonte atij diēka pėr kongresin e grave italiane, por nė tė vėrtetė, po mendonte tjetėr gjė”. A mundet njeriu tė flasė pėr nji ēėshtje duke mendue nji ēėshtje tjetėr?!

F. 51, rr. 15 “Nė kafen ku ishim ne vinin bejleresha, zonjusha e artiste tė arratisura nga Shqipėria”. Nė kėtė rast autori fjalėn “zonjushe” e pėrdor si sinonim me fjalėn pasunike. Lind pyetja, kur kishte zonjusha, pse tė mos kishte edhe zonja? Unė nuk kam dėgjuar pėr arra tisje nė atė kohė tė ndonjė artisteje shqiptare. Nė qoftė se janė arratisė, pėrse nuk i pėrmend autori?!

F. 51, rr. 24 “Vinin nė kafen ku ishim ne, pėr tė vazhduar polemikėn”. Unė them nė kėtė rast do tė ishte ma i pėrshtatshėm termi debat se polemikė. Nė shqip vendpimja e kafes quhet kafene, jo kafe.

F. 51, rr. 33 “Tringėllima kėrcėnuese e vathėve tė grave”. Qoftė edhe duke luejt kokėn edhe sa me tė dalė vendit, por edhe sikur tė tringllonte si mund tė jetė kėrcėnuese tringllima e tija?!

F. 52, rr. 8 “Fytyra e tij ngjiste me njė orar vdekje e ajo fytyrė dukej sikur bėnte tik-tak”. Ēfarė trajte ka orari i vdekjes?! A mund tė imagjinohet fytyra duke ba tik-tak?!

F. 52, rr. 20 “Filloi tė thėrriste ha-ha-ha”, me ha-ha-ha a nėnkuptojmė nji thirrje, apo nji tė qeshun?!

F. 52, rr. i fundit “Ishim nė Italinė armike”. Nė mos tjetėr pėr hir tė etiketės, vendin as popullin e atij vendi nuk i quen kush anmik.

F. 53, rr. 15 “Pavarėsinė e gjetėt vetė, por ku do ta gjeni grurin”, a asht fjalė pėr atė pavarėsi qė kemi fitue apo pėr atė qė e gjetėm tė gatshme?

F. 53, rr. 26 “Njė mall i tretur si njė ulurimė yjesh”. Gjithēka mund tė imagjinohet ma parė se ulurima e yjeve.

F. 54, rr. 13 “Unitet i plotė gjer nė mėrzi”. Cili asht kuptimi i kėsaj fjali?!

F. 24, rr. 28 “Francezi nė hotel Dajti mysafir absurd, nė njė botė tė mistershme”. Unė mendoj se kjo shprehje e autorit asht vėrtet absurde.

F. 54, rr. 33 “Fluturimi i pėrgjumun i avionit”. Fluturimi tregon lėvizjen e jashtėzakonshme tė shpejtėsisė, prandej si mund tė jetė “i pėrgjumun”?!

F. 55, rr. 18 “Fshirėsi qė fshinte natėn rrugėt, me fshisėn e tij tė gjatė ngjante si perėndi i mbėshtjellė nga njė re pluhuri”. Si mund t’u bahet krahasim me Perėndinė nji fshirėsi tė pluhnosun?!

F. 57, rr. 13 “I binte mbi supe drita shfarosėse”. Po tė ishte dritė ēfarosėse a do ta ēfaroste njeriun qė do t’i binte mbi supe?!

F. 60, rr. 28 “Rreshtat e librit i dukeshin si fije leshi”. Krahasimi po tė kishte gojė do t’i ankohej autorit pėr kėtė pėrdorim.

F. 61, rr. 8 “Vetėm germat ishin njėsoj, as tė gjalla, as tė vdekura”. Nuk ekziston ndonji gja nė kėtė botė qė tė jetė as e gjallė, as e vdekun.

F. 63, rr. 7 “Gratė kishin ecė 1 ditė e 1 natė pa ditė se djepat u ishin bėrė arkivola”. Asht e pamundun qė nji nanė tė qėndrojė pa e pa fėmijėn e saj nji ditė e nji natė, cilatdo qofshin rrethanat.

F. 63, rr. 22 “Ata quanin shtėpi gėrmadhėn, me kalimin e viteve, i kishin harruar fjalėn shtėpi”. Fjala shtėpi asht e pamundun tė harrohet, mbasi edhe nėmos e paē ti e ndjen nga tė tjerėt qė e kanė.

F. 64, rr. 25 “Njė gjyle murtaje fėrshėlleu si perėndi e vetmuar”. Pak ma parė u krahasue fshesaxhiu me nji Perėndi, tani me nji gjyle murtaje. Mos vallė perėndia ka ēdo formė qė dėshiron autori t’i japė?! Perėndia s’ka si tė jetė i vetmuem, mbasi Ai asht me tė gjitha krijesat e krijimet e tija tė Gjithėsisė.

F. 65, rr. 9 “Binte dėborė me 1000 thundra tė buta”. Autori me fjalėn “thundėr” ka dashtė ta krijojė 1 figurė origjinale, por thundra asht tepėr poshtė krahasimit me flokė.

F. 65, rr. 13 “Dhija Rrabo drejton brirėt nga dera”. Kėtu autori krahason njeriun Rrabo me dhi e ky krahasim nuk merr shkas nga asgja, mandej njeri si paska “brirė”.

F. 65, rr. 35 “Mendimet nuk i lidheshin, ato ishin si lesh i shkurtėr dhije”. Nėse dhitė e kanė leshin e shkurtėr, asht e panevojshme tė thuhet lesh i shkurtė, mjafton lesh dhije.

F. 66, rr. 2 “Ylber vajtimi”. Duke qenė ylberi ndėr fenomenet ma tė bukura tė natyrės vajtim s’ka si tė krahasohet me tė edhe pėr faktin se ylberi paralajmėron kthjellėsi.

F. 66, rr. 32 “Rraboa lėvizi gurin qė kishte vėnė ajo vetė nė grykėn e shpellės pėr tė nxjerrė kėlyshin e ulkonjės”. Sajimi qė autori i ban tregimit Rrabos qė hyn nė shpellėn e ulkonjės ku kjo kafshė ka 2 kėlyshė e mostremja e fėmijėve fare tė vegjėl prej klyshave tė ulkonjės, tingllon si njana nga ngjarjet ma tė pabesueshme, mendoj se kulmin e tė mosbesuemit e ban nxjerrja e klyshave tė ulkonjės nga Rrabo e cila lėviz gurin veē sa me nxjerrė trupin e kėlyshit. A ekziston ndonji ulkonj aq e pafuqishme sa tė mos mund ta lėvizin trupin e saj e gurin qė gjyshja Rrabo ka mund me e vu nė grykėn e shpellės?! Sidomos kur asht puna pėr me shkue tek klyshat e saj e nga gjithajo pėrpjekje e Rrabos dhe ulurimės sė ulkonjės fėmijėt e vegjėl nuk trembet aspak?!

F. 68, rr. 33 “Aparati i kobaltit ishte njė mysafir i shumėpritur dhe vdekjeprurės”. Si mund tė jetė aparati i kobaltit mysafir i shumėpritun e njikohėsisht vdekjeprurės?! Po tė ishte vdekjeprurės do tė ishte i padėshrueshėm. Pėrkundrazi, ai asht shumpritė me shpresėn e shpėtimit tė tė sėmurve me rrezet e tija.

F. 69, rr. 7 “Shėrbimi i tij i rrezikshėm”. Po tė jetė aparati i kobaltit i rrezikshėm pėrse e vėnė mjekėt nė shėrbim?!

F. 69, rr. 19 “Njeriu ynė i ri, nė njė provė tė rėndė nėn aparatin e kobaltit”. Kush njeriu ynė i ri! Mos e ka fjalėn pėr veprėn mė tė shkėlqyeshme tė partisė? Nėse fjala e tij nuk ka rrahė kėtu, aparati i kobaltit u shėrben tė gjitha m oshave.

F. 69, rr. 26 “Nėn aparatin e kobaltit nuk do tė shtrihet Hiroshima, por njė njeri i vetėm”. Nuk mė duket moment i pėrshtatshėm me u sjell ndėrmend ngjarja e Hiroshimės. Ky aparat vepron tė kundėrtėn e bombės atomike nė Hiroshima.

F. 70, rr. 3 “Rrezatimi i kobaltit ishte i zjarrtė si frymėmarrja e bishės sė re kur s’i durohet tė dalė nga kafazi”, edhe po tė ishte “frymėmarrja e bishės sė re e zjarrtė” nuk rrezaton si ky aparat, mandej pse e paska frymėn e zjarrtė vetėm bisha e re, moshat e tjera si e kanė?!

F. 75, rr. 4 “Ai i shfaqte njė besnikėri tė mjaftueshme”. Besnikėria ose asht e mjaftueshme, ose nuk asht hiē.

F. 75, rr. 22 “Ngriti dorezėn e telefonit”. Nuk mund tė pėrkthehet fjala receptor, dorezė. F. 82, rr. 4 “Aparati i kobaltit ishte diēka midis Krishtit e plakatave tė mėdha tė festave”. Asht e pamundun t’ia bash nji koment ma tė qartė ksaj fjale se ia ban kjo vetvetes sė saj.

F. 82, rr. 28 “Do tė vinte Kriza qė ishte rezervė nė ēdo rast”. Kriza asht nji sipėremen i ngjitun natyrisht nga dashakėqijėt, e si mund tė ishte shoqe e atyne qė i kishin ngjitė kėtė sipėremen?! Ēfarė shoqnije e saja mund tė ishte ajo qė e pėrdornin si rezervė?!

Vijon...
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim