Sėmundjet Periodontale, shkaqet dhe lidhjet me sėmundjet e tjera.
Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike e indit dhe kockės qė rrethon dhėmbėt. Ky inflamacion i shkaktuar nga bakteriet ēon nė shkatėrrim tė indit gingivar dhe tė kockės qė rrethon dhėmbėt dhe si rrjedhojė kemi lėkundjen deri nė humbjen e dhėmbėve. Madhėsia e inflamacionit nė inde dhe sasia e shkatėrrimit tė kockės dhe indit gingival ndryshon gjerėsisht midis pacientėve. Ne dimė qė faktorėt gjenetikė dhe ato tė fituar (si duhani) modifikojnė reagimin e trupit ndaj bakterieve.
Pllaka bakteriale ėshtė provuar tė jetė shkaktari bazė i nisjes dhe progresionit tė Periodontitit.
Shumė studime kanė treguar qė faktoret riskues tė lidhur mė direkt me rritjen e mbizotėrimit dhe ashpėrsisė sė sėmundjes janė:
- Gjinia; nė meshkuj pritet nje eksperiencė nė nivele mė tė mėdha se nė femra
- Statusi socio-ekonomik;
- Numri i dhėmbėve
- Duhani ėshtė nje nga faktoret risk mė tė fortė nė sėmundjet periodontale. Duhanpirėsit ndryshe nga ata qė nuk pinė, shfaqin shenja tė periodontitit mė herėt dhe janė mė tė prirur pėr tė shfaqur sėmundje tė gjeneralizuara.Tė pirit e duhanit krijon njė influencė negative nė metabolizmin e indeve dhe nė regjenerimin e plagėve. Nė shtim duhani pakėson pėrgjigjet imunologjike, tė cilat ndihmojnė organizmin nė luftėn kundėr bakterieve. Pra pėrfundimisht mund tė themi qė duhani ka efekte direkte nė pėrgjigjen e indit ndaj bakterieve, pra ēon nė ndryshimin e mekanizmave mbrojtės tė indeve.
- Mosha
- Sėmundjet si Diabeti.
Lidhja e Periodontitis me Sėmundjet ischemike cerebrovasculare/ cardiovasculare
Ėshtė vėrejtur njė lidhje midis sėmundjeve periodontale dhe sėmundjeve vasculare, iskemike duke pėrfshirė kėtu hemorragjinė cerebrale dhe infarktin e miokardit. Nje studim i publikuar ne 1989 ka treguar qė sėmundjet periodontale janė njė risk si pėr aksidentet cerebrovasculare dhe infarktin e miokardit.
Periodontiti dhe shtatėzania
Nėse bakteriet dhe endotoxinat kalojnė nė qarkullim tė gjakut lind pyetja:
A ndikojnė apo jo nė fetus? Nėse ndikojnė ē'farė potencial shtrirjeje kanė? Dhe si influencojnė mikroorganizmat nė fetus?
Nė vaginozat bakteriale mikroorganizmat nga cervix ose vagina kolonizojnė polet e poshtmė tė membranės fetale duke ēuar nė chorioamniotitis me ēarje tė membranės dhe lėshimin e metaboliteve PGE2 (metabolite tė acidit arachidonic). Po kėshtu edhe periodontitet janė tė lidhura me kėto alterime dhe shėrbejnė si faktor risk pėr lindje premature dhe fėmije nėn peshė.
Periodontiti nė Diabetin Mellitus
Individėt me Diabet Mellitus kanė njė predispozicion pėr atherosklerozė kardiovaskulare, dhe sėmundje cerebrovaskulare. Pėr mė tepėr pacientėt me DM kanė njė predispozicion tė lartė pėr sėmundje P. Rreth 40% e pacientėve diabetikeė vuajnė nga sėmundjet Periodontale. Po ashtu dhe sėmundjet periodontale alterojnė nivelet e sheqerit nė gjak.