Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 20-08-2004, 03:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Dyshime mbi vrasjen e Bardhok Bibės


Gjergj Marku
Pėr vrasjen e Bardhok Bibės ka dėshmi tė ndryshme. Vetė Ndue Gjomarku ka deklaruar nė zyrėn e ish-presidentit Sali Berisha se: “ne e vramė Bardhok Bibėn”. Ai e ka etiketuar Bibėn si tė keqen qė mbolli komunizmin nė Mirditė, pavarėsisht se ishin kushėrinj tė tė njėjtės derė (gjyshėrit vėllezėr). Mė pas do tė shprehej se firma nė letrėn sigluese, qė ishte lėnė nė gėmushat pak metra larg trupit tė pajetė tė deputetit Bardhok Biba ishte e kryetarit tė organizatės “Komiteti i Maleve”. Ndue P. Gjomarku ka bėrė dhe njė libėr rreth kėsaj ngjarjeje derisa arratiset, megjithatė gjithēka ngelet enigmė, edhe roli qė ai pati nė vrasjen e Bardhok Bibės. Nga ana tjetėr, njė bashkėkohės i Bardhok Bibės rrėfen takimin e kėtij tė fundit me Mehmet Shehun. Mehmet Shehu i ka bėrė pyetjen:“sa kriminelė janė asgjėsuar nė Mirditė?”. “Shoku Mehmet, mos kujtoni se ata janė frikacakė, ata kanė dalė nė male pėr idealin e tyre, pėr tė vdekur”,-i kishte thėnė Biba. Ndėrsa mė pas, nė atė takim i ka mėshuar idesė se do tė punojė qė ata qė nuk kanė lyer duart me gjak, t’i kthejė nė shtėpi. Vrasja e tij ka qenė fatale, pasi do tė ekspozonte gjithė fisin Gjomarkaj para persekutimeve tė shumėllojshme, ashtu si dhe familjeve tė tjera mirditore, njė tragjedi qė do ta ndante mė dysh Mirditėn pėr 50 vjet.

Nė gusht tė vitit ’49 ra borė nė gusht. A kishte lidhje zemėrimi i motit me kėto vrasje? Figurativisht po, pasi qe njė goditje e rėndė pėr Mirditėn, pėr tė dyja palėt. Mė e keqja, thonė.
Por, a i kishin menduar vrasėsit pasojat? Mendojmė se jo nė kurriz tė tyre, pasi dhe urdhėruesit dhe ekzekutorėt, ose janė gjallė,ose kanė vdekur nė emigracion. Dikush tjetėr e pagoi dhe e shfrytėzoi. Vrasjet politike tė njerėzve tė rėndėsishėm vazhdimisht janė shfrytėzuar pėr realizimin e synimeve strategjike tė forcave tė caktuara. Kėshtu, 17 gushti 1949, ishte njė rast shumė i mirė qė qeveria tė shtrinte ndikimin e saj pėrfundimisht nė Mirditė, duke bėrė njė terror tė pashembullt. Sidoqoftė, tė gjithė mirditorėt e ekulibruar, janė me atė se duhen braktisur llogoret e vjetra, armėt e vjetra dhe njerėzit e vjetėr, qė shfrytėzojnė dy tė parat me mjeshtėrinė e vjetėr pėr tė ndarė heronjtė dhe viktimat nė palė. Duhet bėrė njė hap njerėzor pėr respektimin e tė dy palėve.
''Shekulli''

__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim