po te jetosh per te vdekur eshte e kote sepse jeta shkon pa kuptim.
Si me thene jetoj per te ngrene e sa te zgjasi hallall ja bej.
Te vdesesh qe te jetosh varet ne ç'kendveshtrim e shikon.
Ka plot kriminele qe vetem per tu kujtuar kane bere krime nga me te shemtuarat.Per ata s'kishte rendesi se per mire a per keq,rendesi kishte te kujtoheshin,nese s'mundnin per mire,aq u ben per keq atehere.
Kurse ata qe i kufizojne vetes miq,argetim,familje per hir te çeshtjes qe ju duket e drejte e qe mbase njerezimi ka perfituar kjo sdo te thote se s'kane jetuar apo qe kan vdekur per te jetuar neper breza,por thjesht qe ky eshte stili i jetes qe kane zgjedhur.
Per ata kjo eshte menyra e te jetuarit te jetes.
Per mendimin tim lostparadise,tamam ai qe kerkon te vrase veten se ka kuptuar se ç'eshte jeta,sepse ne bote asgje s'ndodh gabimisht dhe neqoftese dikush zoteron nje jete,ç'kuptim ka qe t'ja heqi vetes?
Jeta e natyrshme e ka nje moshe te caktuar per te mbaruar e s'eshte e drejte ta shkurtosh ne menyre artificiale.Po te ishte keshtu njerezit duhej te vdisnin qysh prej krizes se pare te identitetit e meqenese s'ndodh natyrshem,atehere do te thote se s'eshte e drejte t'i japesh fund diçkaje qe normalisht vazhdon.
Shume tipa ne histori jane munduar te njohin vdekjen me forcat e veta,po a ekziston njeri nder keta qe mundet te na ndriçoje me te dhena per sa i perket vdekjes?
Kam frike se eshte pyetje retorike ne te kundert jam shume kurioz te degjoj nje pergjigje.
Pra nese do te njohesh jeten eshte krejt normale t'a studiosh ate e asgje me te kollajte se kaq.
Ja vlen te jetosh per zgjedhjet qe mund te besh se pari ndaj vetes e ndaj te tjereve e per mua qellimi i jetes eshte te tregosh se ke preferon erresiren apo driten,formalen apo thelbesoren,dashurine ose urrejtjen. |