EPOKA E RE nė familjen e Zahir Pajazitit KOSOVA NUK KA GJENERALA PĖR BURGJE - ATA I DUHEN USHTRISĖ
Ishalla hatri fėmijėve dhe gjakut tė dėshmorėve na ndihmon Zoti, se boll keq i kemi punėt. Jemi ēuar peshė dhe po tutna po bėhet edhe ndonjė kiamet, thotė baca Qerim, i cili e konsideron humbje tė madhe pėr Kosovėn shkuarjen e Rugovės dhe tė Dacit nė Vjenė nė mėnyrėn se si e bėnė tėrė kėtė. Burim Etemaj
Me rastin e dyzet e njė vjetorit tė lindjes sė dėshmorit tė kombit Zahir Pajaziti, Epoka e re ka vizituar familjen e tij nė Orllan tė Besianės.
Njė foto e madhe e Zahirit nė uniformė tė UĒK-sė afėr fotos sė Skėnderbeut, tė shoqėruara nga flamuri kombėtar, qėndrojnė tė varura nė murin e odės, ku na presin me dashamirėsi Qerim dhe Ejup Pajaziti, babai dhe i vėllai i Zahirit.
Nė fillim tė bisedės Baca Qerim tregon se familja e tij vizitohet shpesh nga shokėt e Zahirit si dhe nga disa prej krerėve tė institucioneve kosovare, ndėrsa qė disa prej tyre, thotė ai, as qė ka dėshirė ta vizitojnė.
Ende mė kujtohen fjalėt e Zahirit, kur mė thoshte: Babė, pak po i duket Rugovės se po na ndjekė policia e ushtria e serbe, por po e kėrkon edhe INTERPOL-in e po na fyen duke na quajtur dorė e zgjatur e Serbisė, terroristė etj.,, kujton fjalėt e Zahirit, baca Qerim.
Pas njė pauze tė shkurtėr, plaku i urtė Qerim Pajaziti fillon tė flas pėr atė qė i djeg mė sė shumti- pėr tė ardhmen e Kosovės.
Ndryshe kemi menduar e ndryshe na doli
i ligu i paska gjithmonė borxh tė fortit, por, sado tė ligė me qenė, kur tė jemi tė bashkuar- ndryshe ėshtė, por te ne ėshtė e kundėrta; jemi pikė e pesė, bre axhė, thotė me gjysmė zėri ai.
Kėtu o burra hala po punon Serbia me kėta tė huajt e besa edhe me do burra tė mirė shqiptarė
Babai i Zahirit thotė se kėta tė huajt po na prekun ku na dhėmb mė sė shumti, duke aluduar kėshtu qartas nė burgosjen e ēlirimtarėve, ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė apo tani tė TMK-sė. Sipas tij, ushtria, pėr atė qė di diēka, ėshtė e para, e tek pastaj vijnė institucionet e tjera.
Kėtu o burra hala po punon Serbia me kėta tė huajt e besa edhe me do burra tė mirė shqiptarė, thotė baca Qerim, duke pėrmendur arrestimin e komandant Remit me shokė, pastaj arrestimet e shumė ushtarėve tjerė tė UĒK-sė, tė cilat, thotė ai, nuk janė aspak nė tė mirė tė Kosovės.
Nė koncertin e organizuar tė shtunėn nė sallėn 1 Tetori nė Prishtinė, pėr nder tė ditėlindjes sė dyzet e njė tė Zahirit, kur ėshtė lexuar letra, tė cilėn e kishin shkruar nga burgu shokėt e Zahirit, baca Qerim thotė se e ka lagur gjoksin me lot.
Lot kam derdhur, por nuk jam ligėshtuar. Pėr ish-ushtarėt e UĒK-sė duhet tė mburremi tė gjithė.
Pėr njerėzit qė ju prijnė institucioneve kosovare, baca Qerim thotė se ata sillen e pėshtillen, por pėrgjegjėsi nuk kanė. Sipas tij, udhėheqėsit e institucioneve kosovare nuk kanė asgjė nė dorė, edhe pse, shton ai, me ua dėgjuar fjalėt-tė gjithė thonė se po punojnė, por ndryshe po flasin e krejt ndryshe po punojnė.
Baca Qerim shpreh habinė edhe se si liderėt tanė i kanė formuar me dhjetėra parti politike e secili po ia grah qysh po don vetė. Ai pėrmend SHBA-nė, qė ėshtė njė shtet aq i fuqishėm dhe i ka vetėm dy parti, ndėrkaq, thotė ai, kėtu te ne liderėt tanė si ti tubojnė 100 vetė shkojnė e formojnė parti.
Ishalla hatri fėmijėve dhe gjakut tė dėshmorėve na ndihmon Zoti, se boll keq i kemi punėt. Jemi quar peshė dhe po tutna po bėhet edhe ndonjė kiamet, thotė baca Qerim, i cili e konsideron humbje tė madhe pėr Kosovėn shkuarjen e Rugovės dhe tė Dacit nė Vjenė.
Ai kujton fjalėt e mėdha tė Dacit, i cili para takimit tė Vjenės deklaronte: O do tė shkojmė tė gjithė nė Vjenė, o sdo tė shkojmė hiē. Tė ju them tė drejtėn, ia pata nxan pėr begeni Dacit, por sikur harroj se ēka tha e u quan dy tarakat (Rugova e Daci) e shkuan nė Vjenė, ndėrkaq kėta liderėt tjerė mbeten kurrkund
nuk mbahet shtėpia me bishta, se le mė shteti, shprehet baca Qerim.
Sipas tij, Rugova e Daci, para se tė shkojnė nė Vjenė, ėshtė dashur ta pyesin Kuvendin e Kosovės, e jo ta marrin atė rrugė ashtu siē e morėn, si njėshi dhe dyshi, tė cilėt nė anėn tjetėr, pas takimit deklaruan se nuk ua kanė dhėnė dorėn shkive.
Daci po shetė mend, po i pėrmend dekoratat qė ia ka dhėnė Tita- po thotė se i din tė gjitha
Nuk ka po takohem e nuk po i japim dorėn. Trimi edhe armikut ia jep dorėn, por kur tė ėshtė nevoja ia jep edhe plumin, pohon baca Qerim.
Daci, thotė mė tutje baca Qerim, po shetė mend e po i pėrmend dekoratat qė ia ka dhėnė Tita, ai po thotė se i dinė tė gjitha
Veq allahu nalt i dinė tė gjitha, por ai qė ėshtė i prisht zbulohet vetė, ska nevojė me e zbulu kurrkush, thotė babai i Zahirit.
Ndėrkaq, Ejupi, i vėllai i Zahirit, mendon se mė sė miri ka qenė qė nė Vjenė tė mos shkonte hiē askush, sepse, thotė ai, para se me ia filluar bisedimeve me palėn serbe, Serbia ėshtė dashur ti plotėsonte disa kushte.
Gjatė bisedės baca Qerim pėrmend edhe incidentin e ushtarėve francezė me familjen e Komandantit Legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, pėr tė cilin thotė se ėshtė tmerruar kur ka dėgjuar. Ushtarėt francezė, thotė ai, e kanė pasur pėr qėllim me ia shkel dinjitetin familjes Jashari, e kjo gjė nuk duhet tė tolerohet.
Edhe pėr arrestimin disaorėsh tė Komandantit tė TMK-sė, gjenerallejtėnant Agim Ēekut, nga autoritetet sllovene, baca Qerim thotė se i ka ardhur keq dhe se fill tė nesėrmen, posa ka ardhur Ēeku nė Kosovė, ka shkuar dhe e ka takuar.
Fatmirin e burgosen nė Slloveni. Tash Ēekun. Nuk duhet me u ēudit nė sllovenė, sepse sllavė janė edhe sllovenėt, e prej sllavėve nuk pritet gjė e mirė pėr popullin shqiptarė, thotė ai, duke shtuar se Kosova nuk ka gjenerala pėr burgje, por ata i duhen ushtrisė, nė tė cilėn i kemi sytė tė gjithė.
Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, baca Qerimi shpreh optimizimin se njė ditė Kosova do tė jetė e pavarur, e dėshiruan kėtė apo jo tė huajt.
Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur, edhepse ndoshta unė nuk do ta pres atė ditė. Populli shqiptar mė nuk duron ta sundojė as Serbia e as kėta tė huajt. Nėse don Evropa e bota pėr tė pasur rahati, duhet mė ia dhanė Kosovės pavarsinė, thotė babai i Zahir Pajazitit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |