VIGANI QĖ HYRI NĖ SHPIRTIN E ATDHEUT
Nė rininė e tij tė pa rini, thellė nė shpirtė i kishte shpėrthyer dufi si vullkan. Ai ēdo kund i shihte rrembyesit e tokės tė cilėt ēdo ditė pamėshirshėm po shkelnim mbi lulet e atdheut. Turuēica e Gllapit ishte vendi prej nga ishte nisur pėr nė Olimp. Kėshtu njė ditė kur retė e dendura tė qiellit pikonin lot e gjak ai un nis kaloi ēdo skaj tė atdheut dhe bashkėkombasėve u solli vandakun e fletėve tė shkruara, qė aq shumė u ngjanin zjarrit.
Zjarri u rindez por qielli nuk ndryshoj imazhin e tij.
Qė nga viti 1989 e kėndej Zahiri me shokėt i mbanin pushkėt e mbushura dhe herė pas here mbi kokat e armiqėve shkrepėtinte rrufeja. Jeta e tyre ilegale ia kishte kthyer maleve bukurinė, ishte kohė kjo kur klasa jonė politike me famozjetin e fjalėve po sprovonte vetėn pėr ta pushtuar kėshtjellėn e lirisė. Derisa nė kryeqytetin e Kosovės sė robėruar priteshin e pėrcilleshin delegacionet "shpėtimtare" tė cilat na ndanin mirėnjohje pėr "durimin qė na e kishte lakmi bota", ai kushedi pėr tė satėn herė bashkė me trimin legjendar po takohej aty ku Drini me Drinin pėrqafohen.Pėr Zahirin kjo rrugė kishte bashkuar ēdo kthesė e ēdo lis dhe si njė freski pranverore ėshtė paluar nė zemrėn e tij pėr tė shpėrthyer e shumė fishuar anė kėnde atdheut tė shumėvuajtur. Nuk kalonte shtrėngatė aj pa kaluar andej.
Ajo rrugė pėr tė ishte bėre pjesė e pa ndalėshme e jetės.
Gjithė ėndėrrat e shpresat ja kishte dhuruar asaj rruge. Shpeshherė ndalej e mendonte: Vallė do tė jemi tė fundit nga brezat ėndėrrplagosur tė do tė kalojmė kėtyre rrugėve? Njė zė nga bendėsia ia shtonte krenarinė dhe kjo ia lumturonte shpirtin deri nė paskajėsi. Rruga, shokėt dhe luftėtari me emrin Zahir Pajaziti ishin tri pika tė ndritshme qė kishin filluar tė ndriēonin horizontin, ishin yllėsi ndriēuese e rrugės qė kishte filluar, ishin shakullinė e tmerrshme pėr monsturmėt, kalaboracioistėt e spiunėt. Zahit Pajaziti qė herėt kishte vėrejtur se pėrgaditja ideore e luftarake nė shkallėn mė tė lartė tė organizmit ishin domosdoshmėri e pashmangshme, andaj nė frymėn e njė militanti tė paepur jepte gjithēka nga vetvetja pėr luftėn qė po fillonte, ai dėshironte qė pėr tė, tė ishim tė pėrgaditur ushtarakisht e shpirtėrisht. Ai ishte shpirti i aksionit konkret, nkėrsa urrejtja dhe pėrbuzja e tij ndaj armikut dhe dashuria e flaktė pėr lirinė ishin i shkrirė nė qenien dhe shpirtin e djaloshit. Zahiri punonte vazhdimisht, punonte kurdoherė qė i paraqitej edhe mundėsia mė e vogėl. Intensivisht ishte i lidhur me organizimin dhe aksionin. Duke bėrė kėshtu njė punė tė themeltė, ai kishte depėrtuar nė thellėsitė e shpirtit tė atdheut tė robėruar. Ai ishte njėri ndėr organizatorėt e demonstratave gjithėpopullore nė Llap dhe qė nga ajo kohė nuk e kishte ndalur veprimtarinė. Njėherit ishte kordinatori kryesor i formimit tė celulave tė njėsiteve tė para guerile tė UĒK-sė nė tėrė Kosovėn. Kishte krijuar lidhje tė forta me shumė shokė pėr t'ju kundėrvėnė sa mė fuqishėm armikut, dhe tėrė kėto njėsite i kishte furnizuar me armėt tė cilat i kishte sjellur nė krah nga Shqipėria. Por jo vetėm kaq, ai vet ishte njeriu qė u paraprinte gjitha aksioneve. EPILOGU OSE JANARI I PĖRGJAKUR
Dėbora dhe pikat e gjakut mbi tė kishin filluar t'ia dritėsonin nurin atdheut, krismat e pushkėve nė Kosovė ia kishin ndėrprerė Zahirit vizitėn nė Shqipėri. Fare pa hezituar dhe nga dėshira e madhe qė tė ishte pranė shokėve u nis nė rrugėn tė cilėn shumėherė e kishte pranė shokėve u nis nė rrugėn tė cilėn shumėherė e kishte rrahur. Ballėlartė kalonte shtigjet e dėborės, pakuptuar se diku larg, njė mendje ezezė po pėgadiste skenarin qė kjo tė ishte rruga e fundit e tij. Ende nuk kishte mbaruar janari, muaj ky i Kastriotit, Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Bajramit, Rexhepit e Nuhiut, kur Zahir Pajaziti bashkė me Edmond Hoxhėn nga Juniku dhe Hakif Zejnullahun u gjenden ballė pėr ballė nė kurthėn e atyre qė mendonin se fare lehtė vritet liria. Kėshtu nė luftėn e pabarabartė mes tyre, nė fshatin Pestovė tė Vushtrisė tre pishtarė ia falin jetėn dhe veprėn pavdeksisė sė pėrjetshme. Vdekja e papritur e Zahir Pajazitit do tė ngjallė pikėllimin dhe do tė shumėfishojė urrejtjen ndaj armikut, nė tė gjithė ata qė e kanė njohur dhe kanė ditur ta kuptojnė mendimin, idealin e veprintarinė e tij, dhe ta ēmonjnė ndikimin e tij mbi epokėn tonė. Vdekja e tyre ishte njėra ndėr goditjet mė tė rėnda qė iu dha UĒK-sė, mirėpo ajo ishte e vetėdijeshme se dhembja duhej ti kthehej nė forcė, e forca nė krenari kombtare. Atdheu pėrherė do t'i skalitė nė zemėr bijtė e bijat e tij, do t'u ngritė lapidare tė lavdisė, sepse veprat e tyre pėrherė do tė mbeten shembull pėrballė shtrėngatave. Sot nė vend se tė pikėllohemi, le tė veprojmė e vazhdojmė nė frymėn e dėshmorėve tė rėnė, le tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat qė tė realizohet deri nė fund ajo qė kanė synuar e gjakuar martirėt. Vetėm kėshtu do tė nderojmė kujtimin pėr ta, sepse vdekja nuk ishte ndėshkimi i tyre ajo ishte vetėm porta e pagjumėsisė, pėr tė mbetur nė mbamendjen e paharruar dhe pėr t'u balsamur pėrgjithmonė nė panteonin e lartėsisė kombėtare.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |