Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 15-08-2004, 10:15
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Rajmonda Bulku: "Mbase do tė isha bėrė modele"!

"Ylli mė i shndritshėm i Shqipėrisė", kėshtu e titullon artikullin e saj revista greke "S-magazine" e Athinės. Tė gjithė patriotėt e saj e krahasojnė me Aliki Valakulajn (aktoren mė tė madhe greke), qė ėshtė edhe njė nga idhujt e Rajmonda Bulkut, njė aktore shqiptare me talent tė madh.


Para pak ditėsh ajo vizitoi Athinėn. Aktorja e famshme shqiptare Rajmonda Bulku ka marrė pjesė nė provat e filmit tė regjisorit Konstandinos Janari "Pengu", xhirimet e tė cilit kanė filluar kėtė muaj nė Greqi.


Si kontaktuat me regjisorin grek?
Kishte ardhur nė Tiranė pėr tė kėrkuar tre aktorė pėr filmin e tij tė ri. Duke pyetur, arriti tek unė.

I njihnit filmat e tij?
Jo. Nuk janė shfaqur nė Shqipėri. I kam parė mė vonė nė videokasetė.

Filmi tregon njė histori tė vėrtetė, pėr njė autobus qė u rrėmbye nga njė shqiptar. Roliu juaj ėshtė ai i nėnės sė tij?
Po.

Tė kthehemi mbrapa; ēfarė ju shtyu tė bėheshit aktore?
Xhirova filmin tim tė parė nė moshėn 16-vjeēare dhe atėherė nuk isha ende aktore profesioniste. Aktore u bėra me kalimin e kohės. Kur dhashė provimin nė Akademinė e Arteve pėr dramė, kisha bėrė 7 filma.

Keni bėrė karrierė tė madhe nė vendin tuaj. Sa e lehtė ka qenė?
Pėr fatin tim tė mirė, megjithėse Shqipėria nė atė kohė ka qenė njė vend i veēuar pėr artin, kjo luajti njė rol pozitiv, pasi ka pasur mjaft financime nė kėtė fushė. Shteti shqiptar, nė pėrgjithėsi i varfėr, investonte shumė nė art dhe arsyeja qė qėndronte pas kėsaj qe propaganda e partisė. Qė ishim njė vend i izoluar, kjo pėr ne artistėt vėrtetohej nė shumė mėnyra, por kishte njė tė mirė, qė shpėtonim nga shumė gjėra prej tė cilave tė tjerėt vuanin. Gjithashtu, brezi i mėsuesve tanė ishte shkolluar nė vitet '50-'60, nė vende si Ēekia, Rusia, Polonia e Rumania. Tė gjitha vende me njė traditė tė madhe nė artet e bukura, dhe ky ishte fati ynė i madh.

Gjatė karrierės suaj jeni marrė mė shumė me teatėr apo me kinema?
Mesatarja dy filma nė vit nuk linte mė hapėsirė pėr tė bėrė teatėr. E kjo gjendje deri nė vitet '90, kur u hapėn kufijtė e Shqipėrisė. Nė njė periudhė 12-vjeēare kisha marrė pjesė e kisha realizuar 25 filma. Nė kėtė periudhė kam luajtur edhe teatėr sa tė ishte e mundur.

Mendoni ndonjėherė se keni humbur vitet e rinisė pėr shkak tė profesionit tuaj?
Jo, nuk e kam menduar. Kinemaja mė bėri tė jetoja njė jetė shumė tė larmishme dhe mbi tė gjitha mjaft tė lumtur. Sigurisht, nuk mund ta dija se ēfarė do tė thoshte tė ishe "i ri" nė Perėndim, por nė Shqipėri isha shumė me fat dhe mjaft e privilegjuar, sidomos nėse dikush mendon se nė fillim tė karrierės sime kam qenė vetėm 17 vjeēe.

A e mbani mend herėn e parė qė keni parė veten nė njė ekran televizioni?
Si mund ta harroj! Nuk kuptoja se ēfarė kisha bėrė. Papritur ndjeva qė kisha humbur anonimatin dhe mendova: "Ēfarė i bėra vetes!". Nuk mund tė ecja nė rrugė pa u ngacmuar, por mė vonė kuptova qė nuk ishte dhe aq keq.

Mendoni se karriera juaj u dedikohet rrethanave apo talentit tuaj?
Kur punon shumė, shpėrblimi njė ditė vjen vetė. Nuk besoj qė ēmimet e marra nė Bashkimin Sovjetik dhe nė Ballkanin e Lindjes kanė qenė vetėm pėr shkak tė rrethanave.

Filmat tuaj shfaqeshin edhe nė vende tė tjera lindore?
Po. Pėr Perėndimin as qė bėhej fjalė.

Si ndiheni kur shikoni filmat tuaj tė shfaqen ende nė ekran?
I shoh pėr 5 ose 10 minuta, pastaj fik televizorin.

Mendi se termi "yll kinemaje" (star) ecėn paralelisht me punėn tuaj?
Nė Shqipėri nuk mund tė pėrdorėsh termin "star" apo yll kinemaje, pasi jemi njė grumbull artistėsh qė punojnė vetėm pėr te realizuar filma. Ti merr njė rol tė besuar nga regjisori dhe kaq. Populli mund tė ndeshet me ne nė rrugė, jemi njerėz tė thjeshtė qė kemi jetėn tonė shoqėrore jashtė ekranit tė kinemasė e na pėrshėndet. Mbi tė gjitha janė shumė tė sjellshėm me ne.

Ju bezdis fakti qė jeni mjaft popullore?
Njė ose dy herė mė ka bezdisur, por njerėzit janė shumė tė mirė me mua. Nuk ka arsye qė unė tė mėrzitem apo tė bezdisem.

Do arrinit tė bėnit gjė tjetėr veē aktrimit?
Nuk e kam menduar ndonjėherė. Nė moshėn 40-vjeēare iu nėnshtrova njė shėrbimi fotografish nė Nju-Jork. Fotografi mė tha qė duhet tė isha bėrė modele. Qesharake, ta mendosh nė moshėn 40-vjeēare. Kur pashė fotografitė, u trishtova qė Shqipėria nuk ishte njė vend i hapur kur isha 18 vjeēe. Mbase do tė kisha mė shumė mundėsi tė bėhesha modele.

Besoni se njė ditė mund tė jetoni nė Greqi?
Nuk e kam menduar ndonjėherė. Edhe kur kanė qenė trazirat e '97-s, ideja ka qenė tė rikthehesha nė Shqipėri, pasi ai ėshtė vendi im.
Marė nga revista greke, "S-magazine" Athinė

Regjisori grek: Bulku njė aktore e shkėlqyer
Kisha dėgjuar shumė pėr tė nga shokė e tė njohur, kisha dėgjuar edhe pėr bashkėpunimet e saj dhe mezi prisja ta njihja nga afėr", thotė regjisori Janari pėr aktoren Rajmonda Bulku. "Sinqerisht nuk dija se ēfarė tė prisja pasi pėr patriotėt e saj ajo ėshtė idhull, -vazhdon regjisori- siē ėshtė Aliki nė Greqi". Konstatimet e para tė regjisorit grek kanė qenė mjaft tė mira. "Kur e takova Rajmondėn, konstatova se aktorja shqiptare nuk ishte njė femėr e llastuar e qė kishte nevojė pėr pėrkėdhelje, siē ishte Aliki jonė, por njė femėr me karakter". Sipas regjisorit kėto dy diva kanė shumė tė pėrbashkėta, por ajo qė i lidh mė shumė sipas tij ėshtė fama.

Filmi pėr emigrantin shqiptar Flamur Pisli
Janė shkruajtur shumė skenare, mbi historinė e Flamur Pislit, por vendi qė mori pėrsipėr tė xhirojė njė film ishte Greqia. Nuk mund tė harrohet historia e emigrantit shqiptar qė nuk ishte paguar nga punėdhėnėsi grek e pėr kėtė mori peng njė autobus me pasagjerė grekė nė Selanik. Ky ėshtė filmi "Pengu" i regjisorit grek, Konstandinos Janari. Nė film merr pjesė edhe njė aktor tjetėr shqiptar, mjaft i njohur. Forcat e "Brisku-t" do tė ekzekutonin mė pas, pranė qytetit tė Elbasanit, tė riun shqiptar. Paniku pėr jetėn pa kuptim dhe i pambrojtur, e ēoi 24 vjeēarin Pisli nė kryerjen e xhestit tė shėmtuar. Shqiptari qė ndjehej i poshtėruar nga pronari grek arriti tė kryente njė akt tė dhunshėm me 28 maj tė vitit 1999. Njė akt i dėnuar nga shoqėria shqiptare. Pa tė drejta dhe i fyer, Pisli shkakton njė incident me shtetin fqinj, njė histori e paharruar pėr te gjithe,
''Gazeta Shqiptare''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg rajmonda.jpg (6.1 KB, 4 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim