Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 15-08-2004, 04:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Njohja me tėtėkėmbėshin (oktapodin).

Njohja me tėtėkėmbėshin (oktapodin)

Ėshtė njė nga prodhimet mė tė mira tė detit edhe pse vlerėsohet mė shumė pėr shijen dhe aromėn e tij sesa pėr substancat ushqimore qė pėrmban. Ėshtė njė nga prodhimet e rralla tė detit, pėrsa i pėrket shijes dhe mund tė ruhet pėr jė kohė tė gjatė pa u prishur. Nuk kėshillohet pėr ata qė vuajnė nga stomaku sepse tretet me vėshtirėsi.

Pėrpunimi

Kur duam tė bėjmė tetėkėmbėsh tė zier, sa ėshtė ende i freskėt e vėmė nė njė enė me kapak ku zien vetėm me lėngun e vet. Ujė mund ti hedhim pak vetėm nė fund nėse ai nuk ka zierė plotėsisht.

Mė pas e vendosim nė njė pjatancė ku e presim nė feta tė rrumbullakėta, hedhim kripė shumė tė hollė, uthull, vaj, rigon, piper sipas dėshirės. Shoqėrohet me sallatė.

Kujdes: Kur tėtėkėmbėshi ėshtė i tharė fėrkohėt qė tė pastrohet nga rėra, lahet mirė, zbutet nė ujė qė nė darkė, pastaj veprohet si mė lart.

Duhet patur parasysh:
  1. Tė jetė i rrahur mirė (ky veprimi bėhet nga peshkatarin nė momentin qė kapet), gjė qė mund ta kuptojmė nga hapja me lehtėsi e membranės qė bashkon dy kėmbėt.
  2. Kėmbėt t'i ketė tė shkurtra e tė trasha, mbulesa (qeska) tė jetė e rrumbullakėt e jo e stėrzgjatur dhe e hollė.
  3. Ngjyra tė jetė gri nė plumb.
Nėse nuk do tė ketė kėto karakteristika atėherė nuk do tė jetė tetėkėmbėsh, por i pėrafėrt me tė dhe pa diskutim jo me tė njėjtėn shije.


Tėtėkėmbėsh me verė

Pėr 4-5 persona: 1 kg oktapod, 5 kokrra qepė, 1 gotė uji verė e kuqe, 3-4 kokrra mesatare domatesh tė freskėta, ½ gotė me ujė, kripė e piper.
Pas larjes i kullojmė dhe i skuqim derisa tė thithin lėngun. Shtojmė qepėn e prerė nė kubikė tė vegjėl dhe pasi i skuqim bashkė i shuajmė me verė. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe mė vonė shtojmė yndyrė, kripė, pipėr. I lemė tė ziejnė nė zjarr tė avashėm derisa tė pėrfundojė plotėsisht.

Tėtėkėmbėsh mė makarona tub

Pėr 4 – 5 persona: 1 oktapod mesatar, 1 qepė mesatare, 4 kokrra domate, 4 lugė vaji,

1/2 kg makarona tub tė shkurtėr, 2 limona, kripė, piper, uthull, gjethe dafine dhe 2 degė borziloku pėr zbukurim.

Oktapodin e pastruar e ziejmė me pak uthull dhe gjethe dafine derisa tė zbutet. Mė pas e presim nė copa tė vogla. Nė njė tenxhere skuqim qepėn e grirė hollė me vaj deri sa tė zverdhet. Shtojmė oktapodin e coptuar bashkė me domaten e prerė nė copa tė vogla. Mė pas shtojmė kripė, piper, lėng limoni dhe ujė. Kur uji merr valė shtojmė makaronat derisa tė jenė gati. Nė pjata shėrbehet e zbukuruar me degė borziloku.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Oktapodi.jpg (11.9 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Oktapodii.jpg (9.8 KB, 1 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim