Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 03-05-2003, 20:36
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Brumrat (pica, pite, byrek, fli etj ...)

MANTI KOSOVE

Per 4-5 persona duhen: 1 kg miell, 2 gota uje te vaket, 2 luge vaj pak kripe per brumin dhe 600 gr mish I grire, 3 qepe, kripe, vaj, piper i zi

Ne tavoline ose ne tepsi hidhet miell, uje i vaket, vaj, kripe dhe perzihen dhe nga brumi i formuar behen 30 kuleqe te vegjel. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dores. Lyhen kuleqt me gjalpe dhe bashkohen ne dhjeteshe. Secila dhjeteshe tehollohet ne nje pete te madhe dhe te tre petet bashkohen ne nje pete te vetme. Peta ndahet ne katrore shahu. Per mbushjet e katroreve nevojiten mish i grire, qepe te grira holle, kripe piper i zi . Masa e pergatitur skuqet ne vaj dhe ne fund te skuqjes i hidhet pak piper i kuq per ngjyre. Masa duhet te lihet te ftohet dhe me pas mbushen me te katroret e pergatitur me pare. Cdo katrore mbeshtillet diagonalisht nga te kater anet (si zarf) dhe vihen ne tepsi per tu pjekur. Mantia piqet nje gjysem ore. Pasi eshte pjekur mbulohet me nje picete per 10 minuta dhe serviret me kos.


__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim