Shikoni Postime te vecuara
  #182  
Te vjeter 10-08-2004, 02:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore



“Unė, tifozja qė kam ndjekur Vllazninė pėr 23 vjet”

RITVAN DIBRA

SHKODER

Futbollistėt e dikurshėm tė ekipit “Vllaznia” nuk e kanė harruar ende tifozen legjendare, Jolanda Gurashin, e cila pėr 23 vjet me radhė ka qenė adhuruesja fanatike e tyre.

Ka qenė vetėm 17 vjeēe, pikėrisht nė vitin 1952, kur ka shkelur pėr herė tė parė nė nė stadium, e shoqėruar nga vėllai i saj, piktori i njohur Ferdinand Paci. Vetė ai kishte qenė portier nė vitet `50, me ekipin e tė rinjve, por mėsuesit e pikturės e detyruan ta braktiste hobin e tij pėr t“iu kushtuar plotėsisht pikturės. Bashkė me tė, Jolanda, (tė cilėn e thėrrasin shkurt Landi), tregon se nuk ka humbur asnjė ndeshje tė skuadrės sė zemrės. Pėr 23 vjet me radhė ajo ka qėndruar nė tė njėjtin vend, duke bėrė tifo pėr ekipin e Vllaznisė. Derisa nė vitin 1975, vdekja aksidentale e Ferdinandit bėri qė ajo tė braktisė shkallėt e stadiumit. Nė njė intervistė pėr “Panoramėn”, gruaja tashmė 69-vjeēare tregon tė gjithė historinė e jetės sė saj si tifoze e ekipit tė vendlindjes, tė cilin e ka ndjekur jo vetėm nė Shkodėr, por dhe nė Tiranė, Durrės dhe Kavajė.

Cila ka qenė ndeshja e parė qė keni ndjekur nga stadiumi dhe ēfarė kujtoni prej saj?
Ndeshja e parė mė kujtohet qė ka qenė Vllaznia-Dinamo nė vitin 1952, e cila u zhvillua te fusha e vjetėr. Si e veēantė tė asaj ndeshjeje mė kujtohet njė gjest i pahijshėm i numrit 8 tė “Dinamos”,(emri i lojtarit nuk mė kujtohet), ku pasi bėn njė gjuajtje tė bukur, portieri i “Vllaznisė” i asaj kohe, Met Metani, ia pret topin. Atėherė lojtari dinamovit afrohet dhe e godet portjerin me kokė nė fytyrė, duke e gjakosur. Ky gjest shkaktoi zmėrimin e tė gjithė publikut, por jo tė gjyqtarit, i cili nuk mori asnjė masė ndaj tij.

Keni munguar ndonjėherė nė ndeshjet e “Vllaznisė”?
Gjatė 23 viteve nuk kam munguar asnjėherė nė ndeshjet e “Vllaznisė”, si nė ato tė zhvilluara nė Shkodėr, ashtu edhe nė ato tė zhvilluara nė Tiranė, Durrės si dhe nė Kavajė. Megjithėse mjetet e komunikimit nuk janė kėto tė sotmet, me sakrifica tė mėdha, por edhe pėr ato jashtė rrethit ishte gjetur zgjidhja. Kjo dhe falė ndėrmarrjeve ku kam punuar, si nė bankėn e qytetit, ashtu edhe nė ndėrmarrjen e tisazhit. Kur kishte ndeshje Vllaznia jashta rrethit, unė “abuzoja” me mjetet e ndėrmarrjes. Madje kur punoja nė ndėrmarrjen e tisazhit nė bazė tė kalendarit tė ndeshjeve, llogarisja vajtjen e makinave pėr tė marrė furnizim apo pėr tė shpėrndarė materialet. Njė gjė tė tillė e dinin tė gjithė drejtuesit e ndėrrmarrjes, por nuk ma prishnin.

Si e keni ndjerė veten nė atė periudhė si tifoze?
Nė stadium e kam ndjerė veten shumė ngrohtė. Si puna ime kanė shkuar shumė femra, por asnjėherė nuk kemi patur probleme. Mbaj mend qė stadiumit nuk i jam ndarė as nė ditėt e ftohta tė dimrit, madje kam shkuar edhe me borsė uji tė ngrohtė. Akoma edhe sot e ruaj si relike tė asaj kohe dėrrasėn, nė tė cilėn jam ulur nė shkallėt e ngurta tė stadiumit.

Kujtoni ndonjė detaj nga ajo kohė?
Ka qenė viti 1972, ndeshja e dytė finale e kupės sė Republikės Vllaznia-Besa. Ndeshjen e parė e kishim humbur nė Kavajė 2-0. Shkodra njė javė para ziente nga ethet e kėsaj ndeshjeje. Po kėshtu edhe unė. Ditėn e ndeshjes mė kishin kapur emocione tė forta, njė numėr i madh tifozėsh nga Kavaja kishin ardhur pėr tė ndjekur ekipin e tyre. Po haja bukė para ndeshjes, por duart mė dridheshin aq sa nuk isha nė gjendje tė mbaja nė dorė lugėn. Kur mė sheh Ndoci, im shoq, nė kėtė gjendje mė thotė se nuk duhej tė shkoja nė stadium, sidoqė tė ishte ndeshja. Jo se ishte konservator, por nga frika e ndonjė infarkti qė mund tė mė shkaktohej. Si t’ia bėja? Meqenėse burrin nuk e kisha tifoz prita sa e zuri gjumi i drekės dhe sė bashku me nipat e burrit u nisėm nė stadim. Pasi mbaroi ndeshja e rregullt 2-0 pėr Vllazninė u vjen rradha gjuajtjes sė penalltive. Kur lojtari kavajas po bėhej gati tė gjuante penalltinė e tretė u them atyre qė kisha afėr se Paulini (Ndoja) do ta presė topin. Portieri ynė e pret topin dhe fitojmė, ndėrsa tifozėt mė hidhen nė qafė. Futbolli i periudhės 1952-1975 ka qenė bota pėr mua, aq sa nipit tė burrit nė vitin 1967 i vura emrin Franc, si Bekenbauri se isha tifoze e gjermanėve.

Po pėr bileta si ia bėnit?
Kėsaj pune ia kishim gjetur dermanin. Njė shok i yni na bėnte bileta false, tė cilat nuk dalloheshin fare nga ato origjinalet. Kur hynim nė stadium, biletat i mbaja unė nė dorė pėr tė gjithė, pasi policėt nuk mund ta mendonin qė njė femėr nė vitet “70, tė mbante bileta false pėr tė hyrė nė stadium.



Opinionet e Landit
  • Pėr Ramazan Rragamin
    Nga ekipi i Vllaznisė ajo e kujton si futbollistin mė tė mirė tė asaj kohe. “Kur ka qenė nė formė ai, ka shkuar mirė i gjithė ekipi. Nuk ka patur ekip qė i ka dalė para Vllaznisė”, thotė Jolanda.
  • Pėr Loro Boriēin
    “Ai ka qenė njė lojtar tepėr cilėsor me njė pėrdorim topi tė shkėlqyer. Kėmba e tij i thithte topat sikur tė kishte magnet”.
  • Pėr Panajot Panon
    “Ai ka qenė futbollisti mė i mirė i ekipit tė Partizanit qė luante nė atė periudhė”.
  • Pėr Preng Gjeloshin
    Jepte maksimumin e tij nė fushėn e lojės, ndonėse ushqehej me bukė e ujė, si familje
  • Pėr Ali Memėn
    Ishte njė lojtar me shumė sedėr, pasi kur ishte ushtar nė Shkodėr dhe luante me Vllaznin, nuk pranonte tė luante kundėr “17 Nėntorit”

Flet bashkėshorti i tifozes
Ndoci: Nė stadium vetėm prej gruas
SHKODER – Por, nėse Jolanda nuk e ka humbur dėshirėn e saj pėr tė ndjekur ndeshjet e futbollit, i shoqi i saj, Ndoci, nuk ka qenė asnjėherė tifoz i kėtij sporti. “Nė takimin e parė tė fejesės me Landin, ajo mė thotė qė e pėlqen shumė futbollin. Ndėrsa unė i them qė futbolli nuk mė pėlqen fare, por mė pėlqen noti. “Si do t“ia bėjmė?”, i them. Ajo mė thotė: “ti hajde ndiq futbollin, ndėrsa unė po mėsoj notin”. Ndoci thotė se nė tė vėrtetė futbolli s“e ka tėrhequr asnjėherė. “Edhe atėherė kur shkoja pėr tė shoqėruar gruan nė stadium, unė e prisja jashtė tij gjersa mbaronte ndeshja, pastaj ktheheshim sė bashku”, kujton ai. Por, episodet me gruan qė lidheshin me futbollin, Ndoci ende nuk i ka harruar. “Kur luante Vllaznia nė Tiranė ne me Landin kishim shkuar njė natė para. Ishim nė shtėpinė e motrės sime dhe kur ngrihemi nė mėngjes herėt, Landi kėmbėngul qė tė dalim herėt, pa ngrėnė mėngjes, qė tė shėtisim pak gjoja. Sapo dalim nga shtėpia e motrės sime Landi mė thotė, se i vinte zor qė tė hanim edhe mėngjesin nė shtėpi, ndaj po e hamė jashtė. Pak e nga pak i drejtohemi bar “Sahatit”. Kur aty shikoj futbollistėt e “Vllaznisė”, tė cilėt po hanin mėngjes. U afrohemi atyre dhe Landi fillon t’i pyesė ata pėr formacionin e ndeshjes. Aty e kuptova pse Landi kėmbėngulte pėr tė ngrėnė mėngjesin jashtė”. Por, Ndoci thotė se dhe nė rastet kur ka tentuar qė tė interesohet pėr futbollin ka qenė e kotė. “Njė herė po kalonim rrugės kur takojmė dy futbollistė tė “Vllaznisė”, portierin Paulin Ndoja dhe mbrojtėsin, Frederik Ēapaliku. Meqenėse me Ēapalikun ishim fqinjė i drejtohem: Ēapalik, na e bėj njė gol kėtė tė dielė? Por, ai mė thotė: Ēfarė goli, mor zotni Ndoc, por unė jam mbrojtės?! Mirė i thatė, ta bėjė ky shoku tjetėr, pėr Ndojėn. Dhe ai m’u pėrgjigj: “Unė vetėm nė bėfsha autogol, se jam portier!”



''Pamorama''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim