Tema: Gjellet
Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 06-08-2004, 17:54
Minifotoja e anetarit lostparadise
lostparadise lostparadise eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-03-04
Lokalizimi: Tirane
Postime: 488
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek lostparadise
Kryesore

Eskallop me domate dhe vere

Ingredientet per 4-5 persona:

1- 1 kg mish vici , tul
2- 4 kokrra qepe te thata mesatare
3- 6 thelbinj hurdher
4- 3-4 luge salce domateje
5- 4 domate te pjekura mire, te forta
6- 1 gote vere e kuqe
7- majdanoz i fresket
8- vaj vegjetal
9- kripe e piper sipas deshires
10- 2 gjethe dafine
Pergatitja:

Presim mishin ne bifteke me madhesi mesatare, i rrahim me rrahesin e kuzhines, i kriposim me kripe e piper dhe i skuqim pak ne nje tigan me pak yndyre ne zjarr te avashte. Copat e mishit te pjekura i vendosim ne nje tave drejtkendeshe pak te thelle, duke i renditur ne rregull.

Pasi kemi perfunduar skuqjen e mishit, ne ate tigan shtojme sasine e vajit dhe skuqim qepen qe e kemi prere ne rripa te holle. Pasi te jete skuqur qepa , shtojme hurdhrat e grira, salcen e domateve , dhe te gjitha keto i shuajme me veren e kuqe.

I hedhim kripe e piper , gjethet e dafines, i mbulojme me kapak dhe e leme salcen te zieje per rreth 10 min ne zjarr te ngadalte.

Pasi salca te jete bere e hedhim ne taven ku me pare kishim vendosur copat e mishit, duke e shperndare ne menyre uniforme.

Marrim domatet, dhe i presim ne rrathe me trashesi 2-3 mm. Me to mbulojme te gjithe taven dhe e pjekim ne furren e nxehur me pare per rreth 15 min.

E heqim nga furri dhe kur te servirim eskallopin i hedhim siper majdanoz te grire holle.

Kryesisht shoqerohet me vere te kuqe.

Ju befte mire (ata qe do e gatuajne)
__________________
Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese.
Pergjigjuni me Citim