Pershendetje
Nikas,
Citim:
|
C'fare nenkuptoni ju me fjalen i "Zgjuar"?
|
Zgjuarsia nuk eshte nje fjale qe mund te permblidhet ne nje fjale te vetme, as te perkufizohet, as te vecohet dhe te perifrazohet ne fjali te tera. Zgjuarsia eshte thjesht nje virtyt qe i eshte veshur karakterit te cdo njeriu dhe i ka dhene mundesine te dije te reagoje, kerkoje, dredhoje, perpunoje, shijoje, emancipoje dhe te dalloje nga speciet e tjera. Eshte pikerisht ky virtyt qe i eshte veshur se bashku me shume te tjera trurit te njeriut qe e ben ta dalloje dhe te jete i afte te mbijetoje. Zgjuarsia nuk i mungon askujt, te gjithe jane te zgjuar, diferencimi ndermjet njerezve qendron vetem ne faktin sesa eshte i afte dikush ta veje ne jete kete zgjuarsi ne krahasim me te tjeret.
Citim:
|
Perse, disa here, ne gjuhen e kompjuterit themi "Smart Chip"?
|
Smart chip, nje mikroqark elektronik, qe arrin te realizoje shume funksione komplekse dhe te veshtira ne nje kohe shume te shkurter. Perkufizimi eshte dhene duke u bazuar ne nje kendveshtim krahasues, mes roli te trurit te njeriut dhe aftesise se teknologjise qe ta imitoje ate, ne cdo aspekt. Me pak fjale, ideja e arritjes se klonimit te zgjuarsise, intelektit, intuites, llogjikes, mrehtesise se mendimit, jo ne mish dhe kocka por ne dicka te hekurt dhe elektronike. Shpesh thuhet nje shprehje e tille:
zgjuarsia e trajtuar nga duart e hekurta te teknologjise elektronike eshte emancipimi i nje kulture te moderuar mbi bazen e nje uniteti universal tredimensional.
Citim:
|
Sokrati ka thene,- "Asnjeri s'do te beje gjera te keqija ne jete, arsyeja qe i ben eshte mangesia e njohurise qe ai person ka per te kuptuar qe po ben gabim!"
|
Njeriu nuk gabon, ai shijon situata qe perkufizohen si gabime njerezore. Qe ne lindje njeriu eshte i mbeshtjelle nga nje veshje informacionesh qe e ndihmon ate te dalloje te miren nga e keqja, te diferencoje situata qe jane te drejta, nga ngjarje dhe situata te gabuara. Pikerisht keto informacione te detajuara, marrin jete ne moshen e pjekurise, ku personi fillon dhe i mbeshtet mire kembet e tij ne toke, dhe fillon ta shohi jeten me syrin e te vertetes dhe jo aventures sic e kishte pare me pare. Perse dikush duhet te gaboj, kur ai e di se do te vuaje ndoshta jo ne momentin me fjale nga ai gabim? Eshte pikerisht deshira e perveluar e cdo njeriu te shijoje situata qe te ngjallin emocione te atilla, qe e bejne personin te zgjedhe rrezikun perpara sigurise. Gabon sepse nuk kupton se gabon, me mire te perkufizohet gabon sepse arrin te kuptoje se gabimi i bere ne sensin e te kuptuarit te gjerave ne kendveshtrim me te tjeret eshte i ndryshem nga ai qe perkufizohet dhe detajohet ne llogjiken e unitetit te tij. Dmth gjithsecili nga ne, arrin ti shfaqe ato cilesi te fshehura qe ne djep, me intesitete te ndryshme, dhe kjo ben qe dicka qe dikush e quan si veprim te gabuar, per dike tjeter eshte i sakte, dhe perkundrazi i efekshem qe mund te coje ne arritje psiko-emocionale te paimagjinuara me pare. Thuhet:
Kush gabon, meson! Nese ky rrezik qe dikush ndermerr per te arritur drejt dickaje te
gabuar, e balancuar me ate qe eshte shume me pozitive, rezultatin perfundimtar te ketij gabimi, dhe sheh se peshorja anon nga eksperienca e fituar, ndonese e hidhur, eshte efikase dhe frytedhenese ne te ardhmen e personit ne fjale, atehere perse te mos e bej njeriu ate
gabim, edhe pse e di shume mire qe eshte i atille?!
Persa i perket konceptit per te bere keq kundrejt dikujt tjetri, ajo nuk mund te konceptohet si gabim, pasi personi i cili e realizon ate, e ben me
ndergjejgje te plote. Por personi ne fjale nuk mund te konsiderohet person i pjekur llogjikisht ne kendveshtrim me shoqerine ne te cilin jeton. Nese dikush i ben keq dikujt tjetri, apo i merr jeten atij personi, atehere kjo gje ka ardhur ose pershkak te paaftesise mendore te personit ne fjale, ose per te arritur mbijetesen ne nje bote te eger, ku toleranca ekonomike, politike, shoqerore dhe sociale eshte pothuajse zero.
Njeriu lind, me dy ndjesi ne brendesi te unit te tij, dhe secila prejt tyre emeton impulse negative dhe pozitive respektivisht ne baze te kohes, situates dhe ambjentit ne te cilin pozicionohet uniciteti i species njerezore. Te quash dike te paditur, ndersa i ben keq dikujt, pa piken e meshires, atehere ajo shoqeri qe ushqen idera dhe mendime te tilla, duhet te kerkoje nje kure intensive psikoemocionale. Nje person i tille, quhet kriminel, lindur, rritur, ushqyer dhe edukuar me ndjenje e se keqes, me emocione dhe impulse negative.