Shkurt Java 1.
90 minuta kanė mjaftuar pėr tė krijuar njė pamje tė parė pėr ato qė do tė jenė protagonistet e kėtij sezoni nė Serinė A.
Java e parė ka shfaqur autoritetin e Kampiones sė Juventusit, cinizmin e Interit, spektaklin e Milanit dhe Lacios dhe rikthimin e Romės nė skuadrat elitare.
Ndėrkohė qė surpriza e vetme pėr momentin mund tė quhet Siena, qė ka arritur tė vjedhė njė barazim nė Peruxhia, pikėrisht aty ku njė sezon mė parė kanė rėnė gjigandė si Inter dhe Milan.
Juventus ėshtė shfaqur skuadra mė kompakte, ku pėrveē konfirmimeve tė Nedved Del Pieros dhe Trezege, qė do tė jenė shtyllat kryesore tė bardhezinjve, kanė bindur dhe dy blerjet e reja Legrotalje dhe Apiah.
Madje ky i fundit duket se ka nxjerrė pėrfundimisht jashtė loje pit bullin Edgar Davids.
Inter i ri por me zakone tė vjetra. Morati ka shpenzuar shumė dhe kėtė verė, por nė javėn e parė zikaltėrit nuk kanė treguar atė lojė qė pritej prej tyre. Duket se ėshtė zgjidhur problemi krahėve, por ėshtė shfaqur boshllėku nė qendėr ku Emre dhe Kristiano Zaneti nuk kafshojnė aq sa duhet.
Pėr 86 minuta intersitėt janė thyer pėrballė murit tė mbrojtjes sė Modenės pėr tiu falur nė fund kėmbėve tė Vierit, qė vazhdon tė konfirmohet si njeriugol. Milan ndėrkohė me fitoren e djeshme ka shfaqur dhe njė herė supremacinė e Kampionėve tė Evropės.
Ka lanė njė shije tė mirė loja e brazilianit Kahka, qė ka lėnė nė stol jo mė pak pėr Rui Kostėn ndėrsa Kafu nė tė djathtė vazhdon tė mbetet absolut. Duatrokitje pėr Shevēenkon, qė mbetet gjithmonė i padiskutueshėm. Lacio ka ruajtur freskinė dhe lojėn spektakolare tė njė sezoni mė parė.
Skuadrės sė Manēinit i kanė mjaftuar vetėm 45 minuta pėr tė gllabėruar Leēen, ndėrsa Roma ka realizuar tė pamundurėn nė Friuli. E Privuar nga mungesa e Totit verdhekuqtė kanė arritur rezultat pikėrisht nė Udine, ku e vetmja skuadėr qė pati arritur tė fitonte njė vit mė parė ishte Juventus.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |