Skuadrat pjesėmarrėse tė Serisė A pėr sezonin futbollistik 2003-'04:
Ankona (ardhur nga Seria B)
Trajner: Leonardo Menikini
Sulmuesi veteran Dario Hubner duket njė nga armėt mė tė forta tė Ankonės nė kėtė sezon. Pas golave tė tij te Breshia dhe Piaēensa drejtuesit e Ankonės shpresojnė tek ai pėr qėndrimin nė Serinė A. Hubner do tė luajė nė sulm me ish-sulmuesin e Milanit dhe Interit, Mauricio Ganz.
Bolonja (11)
Trajner: Karleto Macone
Bolonja sivjet do tė ketė njė mesfushė tė re, falė huazimit tė Dala Bonės dhe tė argjentinasit Guli nga Interi. Nė sulm baza e skuadrės emiliane vazhdon tė jetė veterani Sinjori. Mbrojtja duket njė pikė e dobėt e kuqebluve. Gjithsesi, trajneri Macone ka vetėm njė ditė qė ka marrė drejtimin e skuadrės dhe shumė gjėra mund tė ndryshojnė.
Breshia (9)
Trajner: Xhani Di Biasi
Pritet me interes tė shihen ndryshimet te skuadra e "dallėndyshkave", nėn drejtimin e Xhani De Biasit, i cili kaloi me sukses sezonin e tij tė parė nė Serinė A me Modenėn. Blerjet mė tė rėndėsishme kanė qenė ato tė Di Biaxhos nė mesfushė dhe Manieros nė sulm. Si gjithmonė, njė pjesė tė mirė tė fateve tė skuadrės lombarde varen nga kėmbėt e Roberto Baxhios.
Kievo Verona (7)
Trajner: Liuxhi Del Neri
Pas dy sezonesh tė paharrueshme nė vendet e para, Del Nerit do t'i duhet tė bėjė pa disa nga elementet mė tė mirė, tė larguar kėtė merkato. Luēiano, Legrotalje dhe Korini janė zėvendėsuar me Salėn, Baronion dhe Skulin. Gjithsesi, tė gjithė nė Veronė e dinė se do tė jetė mjaft e vėshtirė tė pėrsėrisin sukseset e dy sezoneve tė fundit.
Empoli (14)
Trajner: Daniele Baldini
Daniele Baldini do tė pėrpiqet tė arrijė rekordin e skuadrės toskane, duke e mbajtur Empolin, pėr tė dytin vit radhazi, nė Serinė A. Kjo nuk ka ndodhur kurrė nė historinė e futbollit italian. Pėr tė bėrė kėtė, ai do tė bazohet te sulmuesi, i grumbulluar edhe nė kombėtaren italiane, Antonio Di Natale.
Inter (2)
Trajner: Hektor Raul Kuper
Shitja e Krespos te Ēelsi, i ka bėrė zikaltėrit tė shpresojnė te Rekoba, si partner i Vierit, nė dyshen qė duhet t'i japė Interit titullin kampion, qė i mungon qė nga viti 1989. Kili Gonzales, Van Der Mejde dhe Luēiano kanė kompletuar krahėt e mesfushės sė Kuperit, i cili pėrgatitet tė fitojė nė atė qė mund tė jetė sezoni i tij mė i fundit nė Milano.
Juventus (kampion)
Trajner: Marēelo Lipi
Ka fituar dy herė me radhė titullin kampion Italie dhe ėshtė favoriti kryesor pėr fitimin e tij pėr herė tė tretė. Legrotajle, Apiah dhe Mikoli, bashkuar me Bufonin, Turamin, Nedvedin, Del Pieron dhe Trezegenė, i kanė dhėnė mundėsinė Lipit tė ketė nė duar njė skuadėr "yjesh", qė nuk mund tė dėshtojė
Lacio (4)
Trajner: Roberto Manēini
Problemet finaciare kanė kaluar dhe tani bardhekaltėrit kanė arritur tė mbajnė nė Romė futbollistėt e tyre mė cilėsorė, pėrfshi edhe dyshen e shumėkėrkuar, Stam dhe Staknoviē. Ardhja e Albertinit ka kompletuar mesfushėn dhe dyshja Lopez-Korradi siguron golat, pėr ta mbajtur Lacion midis skuadrave elitare.
Leēe (ardhur nga Seria B)
Tranjer: Delio Rossi
Dy uruguajanėt Shevanton dhe Xhiakomaci duket se do tė jenė armėt ku do tė bazohet trajneri Rosi, nė luftėn e tij pėr mbajtjen e Leēes nė Serinė A. Specialistėt mendojnė se qėndrimi i skuadrės pulieze midis mė tė mirave ėshtė praktikisht i pamundur. Gjithsesi, fjala "e pamundur" nuk ekziston nė futboll.
Milan (3)
Trajner: Karlo Anēeloti
Kampionėt e Evropės janė edhe sivjet midis favoritėve. Anēeloti ka ruajtur grupin e sezonit tė kaluar dhe tė vetmit futbollistė tė rinj te kuqezinjtė janė talenti brazilian Kaka dhe Pankaro. Shevēanko-Inzagi ėshtė njė dyshe e kompletuar dhe, kur mendon mbėshtetjen e futbollistėve tė tillė, si Rui Kotsa apo Rivaldo, tė krijohet pėrshtypja qė "Djalli" sivjet mund tė kapė majat.
Modena (13)
Trajner: Alberto Malezani
Trajnerin e kanė zgjedhur me eksperiencė, duke parė atė qė ka bėrė nė Parma dhe Firence, por Malezanit qė nė ditėn e parė tė punės i ėshtė dashur tė bėjė pa Skulin, sulmuesin-zbulim tė sezonit tė kaluar. Shpresat emiliane janė drejtuar te golat e senegalezit Kamara.
Parma (5)
Trajner: Ēezare Prandeli
Shitja rekord e rumunit Adrian Mutu te Ēelsi e ka lėnė skuadrėn emiliane pa njė partner nė sulm pėr brazilianin Adriano. Parma do tė ishte e lumtur, nė rast se do tė pėrsėriste sezonin e kaluar dhe kjo do tė varet edhe nga forma qė do tė tregojnė japonezi Nakata dhe Morfeo, i ardhur kėtė verė nga Interi.
Peruxhia (10)
Trajner: Serse Kozmi
Largimi i Mikolit ėshtė mbuluar mė sė miri me blerjen e talentit britanik Bothjard nga Konventi. Mesfusha ėshtė mė cilėsore, pas rikthimit tė Fabio Gatit. Sivjet, pėrveē mbijetesės midis mė tė mirave, skuadra umbre do tė mendojė edhe pėr Kupėn UEFA, pasi ka fituar Kupėn Intertoto.
Rexhina (15)
Trajner: Franko Kolomba
Pasi kanė qėndruar nė Serinė A vetėm pas fitimit tė "Play Off"-it ndaj Atalantės, kalabrezėt kėrkojnė njė sezon tjetėr dinjitoz nė drejtimin e Kolombės. Japonezi Nakamuar ka mjaft pėrgjegjėsi mbi supe, sepse ėshtė ai qė duhet tė ndihmojė dyshen Bonacoli-Di Mikele tė shėnojė.
Roma

Trajner: Fabio Kapelo
Sivjet verdhekuqtė pretendojnė tė shpallen kampionė dhe kanė njė avantazh ndaj skuadrave tė tjera pretendente, se nuk luajnė nė Ligėn e Kampioneve dhe kanė njė kampion si Toti. Blerja e Kristian Ēivusė nga Ajaksi i ka dhėnė njė pamje tjetėr skuadrės sė Kapelos. Gjithsesi, njė pjesė tė mirė tė fateve tė verdhekuqve varen nga paraqitja qė do tė bėjnė kėtė sezon Montela dhe Kasano.
Sampdoria (e ardhur nga Seria B)
Trajner: Valter Novelino
Pas katėr vitesh nė Serinė B, skuadra gjenoveze ėshtė rikthyer nė Serinė A dhe ka bėrė njė merkato tė bujshme kėtė verė. Doni, Kristiano Zenoni, Donati dhe Marazina do tė ndihmojnė jo pak trajnerin Novelino nė arritjen e objektivave. Sampi sivjet "ėndėrron" njė vend nė kupat e Evropės.
Siena (e ardhur nga Seria B)
Trajner: Xhiuzepe Papadopulo
Ky do tė jetė sezoni i parė i skuadrės toskane nė Serinė A, qė kur ėshtė themeluar, nė vitin 1903. Mesfusha do tė jetė nė duart e serbit Lazetiē, nė mbrojtje, Papadopolo do tė bazohet te Deli Kari. Sulmi Flo-Kieza pritet tė jetė arma kryesore e bardhezinjve pėr tė qėndruar nė Serinė A.
Udineze

Trajner: Luēiano Spaleti
Friulianėt kėrkojnė vetėm tė pėrsėrisin sezonin e kaluar, kur arritėn vendin e gjashtė dhe siguruan pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA. Pizaro, Muci dhe Jorgensen mbeten bazat e skuadrės, e cila parashikohet ta mbyllė Serinė A nė pozicionet e mesit. Synimet e skuadrės sė Spaletit janė pėr njė pėrfaqėsim dinjitoz nė Evropė.