Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 17-07-2004, 02:03
Minifotoja e anetarit Skifteri
Skifteri Skifteri eshte Jashte Linje
Per sempre MILAN
 
Reg: 27-07-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 784
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Skifteri Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Skifteri
Kryesore

KONTESHA E PERGJAKSHME , ERZSEBET BATHORY

Erzsebet - a mori nje edukate shume te mire ; ishte ne gjendje te lexonte ne latinisht ne nje kohe kur bashkemoshataret e saj , te te njejtit rang , akoma nuk dinin te lexonin e te shkruanin.
kur i ati i vdiq Erzsebet ishte 10 vjec dhe i ishte premtuar nuse kontit Ferencz Nadasdy , nje fisnik i ri 21 vjecar i cili me vone mori emrin Heroi i Zi i Hungarise , qe mungonte shume shpesh ne qytet sepse merrte pjese ne beteja te shumta.
U martuan ne 1575 kur ajo i kishte mbushur tashme te pesembedhjetat.
Pas 5 vjet nartese Erzsebet ishte nena e kater femijeve dhe te gjithe kohen e lire ia perkushtonte magjise se zeze te cilen e kishte mesuar nga sherbetori i saj Thorko me te cilin pati nje mardhenje jashtemartesore, duke u larguar per nje periudhe te shkurter edhe nga shtepia.
Ne 1600 Ferencz Nadasdy vdiq dhe Erzsebet ishte tashme e lire per te kryer monstruozitetet e saj.
keshtjella e te shoqit , ne pyjet e Csejthe u kthyen ne tempullin e magjistareve e shtrigave qe kishin gjetur ne ate vend nje strofke autoritare jashte kontrollit te kishes.
Kontesha mundohej ne te tjera , qe me anen e praktikimeve te saj te zeza , te zbulonte nje menyre rezultative e cila mund ta mbante te re ne perjetesi.kjo ishte deshira e saj : te mbetej e re e bukur per nje kohe shume te gjate .
Kur mesoi s ishte zbuluar nje eliksir qe permbante gjak virgjereshash , nuk e gjeti dot me qetesine.
Mendja e saj shqetesohej nga kriza te shumta nervore , nga migrena dhe nga gjendje te gjata katatonike, prej te cilave ajo zgjohej me nje nevoje te pafrenueshme per gjak. Kishte zbuluar tashme se duke torturuar kamarieret, krizat e saj ndalonin , zhdukeshin dhimbjet e kokes dhe menjehere e perfshinte nje gjendje e ngjashme me nje ekstaze mistike.Shume shpejt bodrumet e keshtjelles u mbushen me vajza te reja , te cilat sapo hynin ne keshtjellen e ferrit , sakrifikoheshin ne rite te erreta te kryesuara nga kontesha e cila e perdorte gjakun e tyre si perberesin baze per te krijuar filtrin e rinise se perjetshme.Flitej se edhe ajo i plagoste per vdekje viktimat e saj dhe gjithe gjakun e tyre e mblidhte neper vaska ku pastaj bente banje.
Fundi i konteshes se pergjakshme filloi kur nje nga viktimat e saj arriti te shpetonte.
Ne dhjetor te vitit 1610 kontesha u arrestua bashke me bashkepuntoret e saj dhe u mbyllen ne burg.
Ne bodrumet e keshtjelles u gjeten shume vajza, viktima te shenuara me plage te vogla te shkaktuara nga thikat dhe thonjte , prej te cilave rridhte gjaku qe i ofrohej konteshes se tmerrshme.
U gjeten edhe shume kufoma te varrosura nen toke . Ne fund te hetimit u numeruan ne total mbetjet e 610 viktimave.
Per konteshen e pergjakshme u kerkua deminmi me vdekje , por ekzekutimi i saj u shty per nje kohe te gjate.
Pas 4 vjet murosje dhe vetmie ajo u gjet e vdekur me 14 gusht 1614.


Ju lutem mos u tmerroni per c'ka do te lexoni me lart
__________________
Kush mundohet qe t'i beje gropen tjetrit, te ktheje koken njehere pas dhe te shikoje qe gropa e vet ,ka kohe qe eshte e hapur.
Pergjigjuni me Citim