Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 16-07-2004, 23:09
Minifotoja e anetarit Skifteri
Skifteri Skifteri eshte Jashte Linje
Per sempre MILAN
 
Reg: 27-07-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 784
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Skifteri Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Skifteri
Kryesore Mretereshe dhe perendeshe , dashnore dhe nene .por cila ishte me te vertete Kleopatra

Figure se ciles iu "veshen" vetite e nje hyjnie , lindi ne vitin 69 para eres sone dhe ne moshen 39 vjecare ajo vdiq duke kryer vetvrasje .sundoi mbi Egjiptin per gati 22 vjet .ne luften per fronin e mbreterise egjiptiane ajo arriti te mposhte te vellain dhe motren .te dy i eliminoi mizorisht me ndihmen e romakeve.ne luften per Egjiptin e madh kleopatra beri aleance me dy burra te fuqishem romake.Ajo ishte dashnorja e strategut dhe diktatorit Gai Jul Qezarit dhe me pas edhe e strategut Antonio. te dy ata e shfrytezuan egjiptin e pasur per luften e tyre per autokraci ne perandorine romake. Nga lidhja ne Qezarin , Kleopatra pati nje femije Ptoleme qezarin , ndersa me Antonit ajo i dhuroje dy djem dhe nje vajze.Kuptimi i emrit te kesaj mbretereshe , ne gjuhen e vjeter egjiptiane do te ishte " perendeshe dhe dashnore e babait te saj"

A ISHTE E BUKUR KLEOPATRA?
por si mundi kjo femer te behej dashnorja e dy burrave kaq te fuqishem romake? Armiqte e saj e quanin kleopatren " mbreteresha e perdale" por a ishte valle ajo po kaq e bukur sa modelet e sotme ? jo thone historianet. Monedhat e kohes se sundimit te saj paraqesin fytyren e nje femre mesatare. Shkrimtari antik grek Plutarku shkruan ; " Bukuria e saj nuk arrin te te magjepse mjaftueshem.Por gjate bisedave ajo ushtron nje terheqje te paperballueshme". kleopatra ishte e arsimuar dhe e zonja te diskutonte shume bukur .Sipas Plutarkut ajo nuk fliste rrjedhshem greqishten e egjiptiancen , por zoteronte edhe gjuhe te tjera.Ne oborrin e saj hynin e dilnin artiste e filozofe .Mbreteresha diskutonte shpesh me ta dhe nuk ishte aspak nje artdashese me koken nder re . Ajo kishte qellime te qarta per veten dhe per EGJIPTIN.

Qezari
Ne vitin 51 para eres sone vdiq i ati i kleopatres.Ne testamentin e lene prej tij Kleopatra dhe vellai i saj i vogel Ptolemeu i XIII deklaroheshin si pasardhes.Ne fillin Kleopatra sundoi e vetme , por me pas keshilltaret e vellait te saj ia kontestuan fronin . Mbreteresha e gjendur nen presion u detyrua te largohej.Megjithate ishte me fat ; Qezari , sundimtari ambicioz romak kishte ardhur ne Aleksandri.Ai futi hundet ne punet e fronit egjiptian dhe zgjodhi te mbante anen e Kleopatres > Kjo e fundit u be dashnorja e tij duke lindur nje femije - nje "Qezar" te vogel. Nga viti 46 e deri ne vitin 44 para eres sone kleopatra jetoi ne Rome. Shoqeria e larte romake kerkonte qe ajo te ishte perhere e pranishme ne festat e bukura qe organizoheshin per nder te tyre.keto kremtime kryheshin te gjitha ne vilen e Qezarit ndersa ajo jetonte 15 minuta larg selise se zyrave te strategut romak.Qezari nderkohe jetonte me te shoqen dhe planifikonte ta kthente republiken ne monarki .Ne mesin e marsit te vitit 44 Qezarin e vrane .disa dite me pas Kleopatra u kthye ne Egjipt.
__________________
Kush mundohet qe t'i beje gropen tjetrit, te ktheje koken njehere pas dhe te shikoje qe gropa e vet ,ka kohe qe eshte e hapur.
Pergjigjuni me Citim