Amfiteatri i Durrėsit Amfiteatri i Durrėsit, Dėshmi e antikitetit shqiptar ...
Sipas pėrllogaritjeve, ai mund tė mbante nga 15 000 deri mė 20 000 spektatorė. Aksi i madh ėshtė 120 m dhe i shkurtri 101m. Arkeologėt thonė se deri mė tani ėshtė zbuluar vetėm gjysma e amfiteatrit. Nga ajo ēfarė ėshtė zbuluar mund tė shihet qartė shkallarja, pjesė tė mureve rrethuese tė arenės (e cila ėshtė 61x 92 m), galeritė nėn shkallaren, dhe dy menianume tė mbuluara me pllaka guri. Ndėrtimi
Amfiteatri ėshtė ngritur nė fund tė shek.I - fillimin e shek.II e.s., nė njė strukturė me mure tullash dhe guri. Sipas njė mbishkrimi tė zbuluar, nė kohėn e mbretėrimit tė perandorit Adrian, (97-117 e.s.) pėr pėrurimin e bibliotekės sė qytetit, 12 ēifte gladiatorėsh u ndeshėn nė amfiteatėr. Mbishkrimi qė mjerisht ka humbur, dėshmonte tėrthorazi praninė e njė amfiteatri nė Dyrrah, pėr tė cilin hedhin dritė edhe dy relievet e gladiatorėve qė kanė qėnė ngulur po nė portėn e madhe tė kalasė.
Amfiteatri i Dyrrahit ėshtė ndėrtuar nė faqen lindore tė kodrės, me kuotė 59 m. nė pjesėn juglindore tė kėshtjellės, nė mes harkut verior dhe jugperėndimor tė mureve tė kalasė. Nė ndėrtimin e tij i ėshtė kushtuar rėndėsi edhe relievit tė kodrės me pėrmbajtje ranore-argjilore, tė pėrshkuar vende-vende nga breza tė fortė shtufi.
Nė shek.IV e.s., pas braktisjes, pllakat e gurta tė mbulesės u hoqėn. Nė njė nga galeritė e amfiteatrit, nė shek.VII u ndėrtua njė kapele me mozaik mural dhe arena u shndėrrua
nė varrezė. Njė pjesė e rėndėsishme e amfiteatrit ndodhet nė perėndim, nga ana e krahut mė tė madh tė monumentit qė vjen me hark tė thyer tė kullės. Shkallarja ėshtė gjetur e zhveshur nga shkallėt qė shėrbejnė pėr tu ulur spektatorėt. Nga ana e sipėrme e saj, gjenden disa rripa shkalle qė shkojnė nė trajtė rrezesh drejt arenės, tė cilat shėrbenin pėr tė lehtėsuar lėvizjen e shikuesve. Nė syprinėn e shkallares dallohen gjurmėt e ndarjeve. Podiumi, menioni i parė dhe menioni i dytė dhe njė shesh i ngushtė kalimi mes kėtyre tė dyve si dhe portat e daljes nga galeritė. Amfiteatri ka ambiente tė nėndheshme tė cilat shėrbenin pėr qarkullimin e brendshėm tė spektatorėve, domethėnė nga fasada nė shkallaren e amfiteatrit dhe anasjelltas. Ambientet qė ndodhen nėn shkallare pėrfundojnė sipėr me harqe apo soleta llaēi me copa gurėsh. Muret e tyre janė tė trashė 0.80m 1m, nė dy faqet e dukshme janė veshur me breza prej 3-4 a mė shumė rreshta tullash, tė bashkėrenditura me breza gurėsh shkėmborė.
Amfiteatri ka 3 galeri nė sektorin A, sektori kryesor. Galeria e parė, afėr arenės, ėshtė mė e lakuar dhe mė e shkurtėr se tė tjerat, 12,35 m. Ka pesė harqe qė ndjekin njėri- tjetrin sipas drejtimeve tė saj. Nga krahu i fasadės sė amfiteatrit ajo zgjerohet me katėr kamare ose xhepa, kurse nga ana e kundėrt, komunikon me arenėn me anė tė njė porte me hark. Ka vetėm njė dalje e cila tė shpie nė podium. Galeria e dytė ėshtė e gjatė 15.10 m, e gjėrė 2.10 m. dhe e lartė 4 m. Mbaron sipėr me njė tavan gjysmė tė harkuar qė vjen duke zbritur nga drejtimi i arenės. Edhe kjo galeri ėshtė e kufizuar si tė tjerat me mure tė veshur me breza gurėsh e tullash. Kjo galeri ka dy dalje pėr nė shkallare. Galeria e tretė ka vetėm gjashtė shkallare prej tulle tė njė vomitoriumi qė tė ēon nė menionin e dytė tė shkallares. Sektori B. pėrfshin njė galerizė qė ndodhet ngjitur me arenėn, vijim i galerisė sė parė tė sektorit A, ndėrsa nė sektorin C ėshtė zbuluar njė ambient i mbyllur nė formė trapezi ( me gjajtėsi 11,45 m). Lartėsia e soletės sė ambientit nga kjo bazė i kalon tė shtatė metrat.
Pas braktisjes sė amfiteatrit, pas disa shekujsh, e gjithė sipėrfaqja e arenės si dhe ajo e galerisė ngjitur me tė kanė qenė pėrdorur si varrezė. Varrimet nė arenė janė ndėrprerė ndoshta nga njė tėrmet qė ka shkaktuar ngjitjen e nivelit tė ujit . Pas kėsaj ėshtė ngritur njė faltore e vogėl ose kapelė mortore dhe janė sajuar dy dhomėza varr qė kanė zėnė vend nė dy kamaret e galerisė sė parė. Faltorja
Kapela ėshtė ndėrtuar pas prishjes sė kamares nr. 4 dhe daljes pėr nė arenė. Muret e saj janė punuar me materialin e monumentit por me njė cilėsi mė tė dobėt sesa muret origjinalė dhe tė gjithė elementet qė pėrbėjnė kapelen, dhe duke marrė parasysh gjatėsinė e saj tė vogėl janė shkrirė nė njė. Gjatė kohės kur funksiononte, faltorja ka qėnė zbukuruar me afreske dhe dy mozaikė muralė, punuar me mjeshtėri me gurė kubikė shumėngjyrėsh. Sipas stilit dhe teknikės sė punimit, kėta mozaikė i pėrkasin periudhės sė lulėzimit tė artit bizantin.
Amfiteatri i Dyrrahit ėshtė monumenti mė i madh i lashtėsisė. Njė konstruksion i tillė, me gjatėsi mbi 150 m dhe lartėsi 20 m duket se i pėrshtatej famės sė njė qyteti tė njohur si Dyrrahi. Pėr ngritjen e tij ėshtė dashur njė mobilizim i madh forcash, projektuesish, ndėrtues skulptorė, dekoratorė dhe njė grumbullim shumė i madh materialesh dhe mjetesh transporti. Ėshtė kjo arsyeja qė dėshmon, pėr dendėsinė e popullsisė, zhvillimin ekonomik dhe nivelin kulturor e artistik tė qytetit tė Durrėsit.
Monumentet kryesore tė Durrėsit (pjesa mė e madhe e tė cilėve janė tė vizitueshme) janė Kėshtjella Antike dhe Mesjetare, Amfiteatri, Termat Rokame, Ujėsjellėsi Romak, dhe monumente tė tjera pagane dhe kristiane. |