MILAN :
Braziliani tashmė ka hyrė nė zemrat e tifozėve, gjė qė portugezi dhe "ish-Topi i artė" s'e kanė bėrė ende
Kaka "parakalon" Rui Kostėn dhe Rivaldon
Ditė tė kėqija pėr Rui Kostėn dhe Rivaldon. Milani duket se ka gjetur njė fenomen tė ri: bėhet fjalė pėr Kakėn, qė ka mahnitur edhe njė herė nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve ndaj Ajaksit. Braziliani ka qenė njė nga mė pozitivėt ndaj holandezėve dhe tanimė ėshtė shndėrruar nė idhull pėr publikun kuqezi, gjė qė portugezi s'e ka arritur ende, edhe pse luan sezonin e tij tė tretė nė Milano, aq mė pak braziliani, qė ndodhet gjithnjė e mė larg 11-shit bazė kuqezi. Mesfushori i ri amerikanojugor ka lėnė pėrshtypje jashtėzakonisht tė mira, nė radhė tė parė pėr personalitetin me tė cilin pėrballon ēdo ndeshje. Ndaj Ankonės, nė debutimin nė kampionat, nė pjesėn e dytė, ai e mori skuadrėn "pėr dore", duke i hapur telashe tė pafundme prapavijės markexhiane. Dhe tė mendosh qė kishte "zbarkuar" nė Milanelo vetėm pak ditė mė parė. Konfirmimi mbėrriti edhe nga angazhimi i dyfishtė me kombėtaren braziliane: shėnoi golin pėrcaktues ndaj Kolumbisė nė ato 30 minuta qė luajti, falė njė "predhe" jashtė zone. Luajti njė tjetėr 30-minutėsh edhe ndaj Ekuadorit, ēka i dha njė tė shkundur "Selesaos", qė ishte e pėrgjumur thuajse gjatė gjithė ndeshjes. Pasi mungoi nė ndeshjen e brendshme ndaj Bolonjės, Kaka u paraqit nė njė formė tė shkėlqyer ndaj Ajaksit, duke hyrė menjėherė nė zemrat e tifozėve milanistė. Njė arritje e madhe pėr brazilianin, qė parakalon zyrtarisht Rui Kostėn dhe Rivaldon nė kėtė mėnyrė. Portugezi, qė ka nisur sezonin e tij tė tretė nė "San Siro", nuk i ka bindur ende pėrkrahėsit mė skeptikė milanistė, qė e "akuzojnė" pėr lojė jo gjithnjė tė mirė dhe pėr njėfarė paaftėsie pėr tė shėnuar. Ai ka 48 ndeshje qė nuk shėnon mė nė kampionat. Edhe ky fillim sezoni nuk ka qenė fort i kėnaqshėm pėr tė dhe nė kėtė pikė lind natyrshėm pyetja: me njė Kakė tė tillė edhe pėr sa kohė duhet tė vazhdojė t'i besojė Anēeloti portugezit? Shtrohet ndryshe puna pėr Rivaldon, qė, pas "pėrjashtimit" tė radhės, po kthehet nė njė ēėshtje tė vėrtetė. Anēeloti rrezikon tė ketė njė "minė me sahat" nė brendėsi tė mjedisit. Asi brazilian, ish-"Top i artė", nė pesė ndeshjet zyrtare tė Milanit mes kampionatit dhe kupave, ka luajtur vetėm 15 minuta nė Superkupėn Evropiane ndaj Portos, nė vend tė Andrei Shevēenkos. Gėzimet mė tė mėdha ish-ylli i Barcelonės i ka gjetur me "Selesaon", ku vazhdon tė jetė titullar "i patundshėm", pavarėsisht se te Milani vazhdon tė mos gjejė vend. Njė vend qė pėr tė ishte shumė i vogėl qysh vjet, e jo mė sivjet, qė, pas ardhjes sė bashkėvendasit Kaka po bėhet gjithnjė e mė i ngushtė. Deklaratat e ditėve tė fundit ("Nėse nuk luaj titullar, do tė largohem") i kanė komprometuar edhe marrėdhėniet me shokėt e skuadrės, si dhe e kanė bėrė Anēelotin tė "xhindoset" ("Rivaldo ėshtė njė lojtar si tė gjithė tė tjerėt. Vendin e titullarit s'mund t'ia garantoj askujt.") Apeli i fundit duket se do tė jetė ndeshja e ardhshme e kampionatit nė Peruxhia: nėse Anēeloti vendos ta aktivizojė, braziliani s'mund tė gabojė. Pėrndryshe, valixhet e tij janė gati, edhe pse do tė qėndrojnė tė mbyllura deri nė janar (vetėm atėherė hapet merkatoja dimėrore).
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |