Hemisfera e djathte e trurit eshte pjesa ne te cilen merr jete humori. Ne vecanti, proceset njohese te lobit frontal jane te nevojshme per ne te arrijme te kuptojme, shakane, perfshire ketu dhe interpretacione abstrakte persa u perket situatave te ndryshme te nje bashkebisedimi si ironi, intonacione afektive, sarkazma dhe aluzione. Lobi frontal i djathte i trurit arrin te realizoje integrimin e informacioneve qe vijne nga pjesa njohese e trurit me pjesen emocionale te tij - e cila eshte, sistemi limbik dhe hypotalamik.
Truri i njeriut duhet te kaloje neper dy hapa perpara se te arrije te kuptoje humorin.
Se pari, perqendrimi dhe sensitiviteti per te arritur te gjeni elemente humori ne nje bisede. Ne momentin qe njeriu kupton se dicka e papritur ka ndodhur, atehere ai thellohet ne ate pjese te bisedes qe i ka terhequr vemendje dhe fillon e gjykon nese ajo shprehje apo pjese fjalimi eshte e kuptueshme dhe cfare eshte dashur te thuhet nepermjet saj. Kur degjon nje shaka, ju degjoni pjesen kulmore te saj, dhe ne fillim ju duket si dicka qe nuk ka kuptim, sepse nuk i perputhet ecurise se ngjarjes eshte dicka e tepert, e pakuptimte per momentin. Eshte dicka qe ju befason. Ne kete moment ne mendjen tuaj realizohet nje flash back i shpejte i memories e cila e rianalizon kete pjese kulmore nga nje tjeter kendveshtrim dhe pikerisht eshte ky momenti ne te cilin ajo rreshqitje apo anashkalim i rrjedhes normale te bisedes fillon e merr kuptim dhe i jep jete atij integrimi te dhenash te pjeses njohese me pjesen emocionale te trurit. Lind nje emocion pozitiv. E qeshura
E qeshura nuk eshte e lidhur vetem me lehtesimin e tensionit te shkaktuar nga nje sitatuate rreziku apo sinjale te ndryshme joagresive, por njekohesisht e qeshura vjen edhe nga shprehja e dukshme e emocioneve pozitive. Pikerisht keto emocione pozitive te lindura nga rrethana te ndryshme, te cilat negociohen ne qarqet neurale te trurit njerezor do te realizojne nje fare lidhjeje reciproke midis humorit dhe te qeshures.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |