Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 06-06-2004, 01:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

"Si e vodhėn dhe e falsifikuan jetėn e veprėn e Migjenit"

Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e panjohura tė Profesor Skėnder Luarasit lidhur me marrėdhėniet e kontraditat me kolegėt shkrimtarė dhe udhėheqjen e Byrosė Politike.

Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, emri i babait tim, Skėnder Luarasit dhe vepra e tij krijuese, u lanė nė heshtje dhe ai pėr fije tė perit i shpėtoi burgut, ndoshta dhe pėr faktin se babai i tij, Petro Nini Luarasi, kishte hapur tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri. Por ėshtė e krejt e pamoralshme qė ai qėndrim i mbajtur ndaj tij nė periudhėn e regjimit komunist, tė vazhdohet tė mbahet edhe sot nga instanca tė ndryshme tė zyrtare apo tė fushės sė letrave shqipe, siē ėshtė rasti i gazetės "Drita" tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, e cila me anė tė njė artikulli spekullativ tė datės 13 prill 2003, ka shtrembėruar e fallsifikuar tė vėrtetėn nė lidhje me zbulimin e botimin e "Vargjeve tė lira" tė Migjenit.

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 40-vjeēari Petro Luarasi, djali i vetėm i profesorit tė famshėm, i cili proteston nė lidhje me fallsifikimet qė vazhdojnė t'i bėhen jetės e veprės sė babait tė tij, Skėnder Luarasit. Po kush ishte Prof. Luarasi, cila ishte e kaluara e tij dhe ēfarė marrėdhėniesh e kontraditash pati ai me kolegėt e tij shkrimtarė, si: Mitrush Kuteli, Dhimitėr Shuteriqi, Vehbi Bala, Gjovalin Luka, Andrea Varfin, Drago e Llazar Siliqi, Aleksandėr Xhuvani, Qemal Draēini e deri tek Ismail Kadareja? Si u manipulua vepra dhe jeta e Migjenit duke e paraqitur atė se frymėzohej nga idetė komuniste tė shokėve tė tij, Qemal Stafa, Vojo Kushi etj. dhe si protestoi pėr kėtė fallsifikim Skėnder Luarasi? Si deshėn ta dėnonin Luarasin dy kolegėt e tij shkrimtarė, pėr ēfarė e akuzuan ata dhe si shpėtoi ai pas ballafaqimit me Ramiz Alinė? Ēfarė thuhet nė kujtimet e Skėnder Luarasit nė lidhje me nėpėrkėmbjen qė u bėhej shkrimtarėve tė njohur Mitrush Kuteli, Andrea Varfi e Qemal Draēini nga kolegėt qė drejtonin Lidhjen e Shkrimtarėve dhe si u vidhej vepra e tyre pasi ata kishin pėrfunduar burgjeve? Cilat ishin kontraditat e Skėnder Luarasit me Enver Hoxhėn nė lidhje me Luftėn e Spanjės dhe ēfarė i kėrkoi Luarasi Mehmet Shehut pėr Petro Markon? Pėr tė gjitha kėto mistere e plot fakte tė tjera nga jeta e Skėnder Luarasit, na njeh i biri i tij, Petro Luarasi, nėpėrmjet kujtimeve tė babait tė tij dhe arshivės sė familjes qė pėrbėhet prej qindra fletėsh, me letra, dokumente zyrtare, kujtime, protesta, replika, diskutime, korespodenca, fotografi e shėnime tė ndryshme, ku bėhet fjalė pėr lidhjet e marrėdhėniet e tij me kolegėt shkrimtarė e artistė e deri tek personalitetet e larta tė udhėheqjes komuniste si Mehmet Sheheu, Ramiz Alia, Fadil Paērami Manush Myftiu, Hysni Kapo etj. Pas njė pėrzgjedhje tė kėtyre materialėve dokumentare qė na dorėzoi zoti Petro Luarasi, duke u nisur nga ideja e vetme e ndriēimit tė sė vėrtetės, ne e pamė tė udhės botimin e njė pjesė tė tyre, tė cilat pa dyshim mendojmė se i shėrbejnė dhe qėllimit qė i kemi vėnė vetes pėr kėto faqe special nė dossierin e rubrikės historike.

Njohja e Luarasit me Migjenin
Lidhur me njohjen dhe takimin e parė me Migjenin, tė cilin si shumė letrarė tė tjerė tė viteve '30 qė e kishin si idhull, prof. Skėnder Luarasi ka lėnė shumė kujtime tė shkruara me dorėn e tij. Atė afeksion qė kishte pėr Migjenin, prof. Luarasi e tregoi edhe me martesėn qė ai bėri disa vjet mė vonė, me tė motrėn e tij, Ollgėn, martesė nga e cila ata patėn tre vajza. Nė kujtimet e tij pėr shkrimtarin e madh, i njohur si "Poeti i mjerimit", i cili u nda nga kjo botė nė moshė fare tė re, prof. Skėnder Luarasi nė mes tė tjerash ka shkruar: "Njė rasti e mbarė e solli qė ta njoh personalisht Migjenin, transferimi im nė gjimnazin e Shkodrės nė vjeshtėn e 1934. Ishin kohė tė vėshtira se nė rradhė tė parė, nė asnjė qytet tė Shqipėrisė nuk ziente pėrēarja fetare me aq fanatizėm sa nė Shkodėr. Tė dielėn e parė time nė atė qytet, kur dolla nga zyra e konviktit tė piqesha me njė nga miqtė e mij shkodranė, vura re kujdestarin e konviktit tek po i ndante nxėnėsit nė dysh. E pyeta se ē'po bėnte dhe mė tha se ata nė rradhė do t'i shpinte nė kishė. Ndėrkohė miku im erdhi dhe duallėm tė shėtisim: kur iu afruam kafe "Parkut" ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh, e mė foli: "Do tė njohė me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė... ortodoks". Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr, por mė gėzoi se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte mbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė se pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me njė goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė. Ato ditė e dėgjova pėr herė tė parė emrin e Migjenit, por edhe pseudonimi i tij ato ditė nisi tė mė bėhej mė familjar". Kėshtu e pėrshkruan Skėnder Luarasi nė kujtimet e tij takimin e parė me poetin e famshėm, Migjenin, (Millosh Gjergj Nikollėn) tė cilin ai, ndonėse e takoi edhe vetėm tre herė tė tjera, lidhi njė miqėsi tė ngushtė. Lidhur me takimin e fundit qė pati Skėnderi me Migjenin, nė kujtimet e tij ka shkruar: "Mė parė se t'i linim shėndenė njeri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė Fushėn e Shtojit. Duke qenė se Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu pėr herė tė parė ia ēfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova tė mblidhte poezitė qė kish botuar nė revistat e ndryshme dhe t'i pėrmblidhte nė njė numėr. Dhe Migjeni ma pranoi idenė por shtoi se kishte vėshtirėsi tė ndryshme pėr botimin e tyre, duke u nisur qė nga ana financiare. Para se tė ndaheshim, unė i premtova se do tė mundohesha tė bėja diēka pėr botimin e veprės sė tij", ka shkruar Luarasi nė lidhje me takimin e fundit qė pati ai me Migjenin, tė cilit i sugjeroi qė tė botonte nė njė libėr mė vete "Vargjet e lira" dhe ndihmėn qė do i jepte ai pėr atė gjė. Aty nga viti 1936, Skėnder Luarasi bisedoi me njė nga botuesit e asaj kohe duke paguar dhe kaparin pėr botimin e "Vargjeve tė lira". Por ai nuk mundi qė ta ēonte deri nė fund pėrpjekjen e tij pėr botimin e atij libri, pasi nė dhjetorin e vitit 1936, ai iku pėr tė luftur nė Spanjė dhe ai libėr nuk e pa dritėn e botimit edhe si rezultat i ēensurės qė erdhi nga ndryshimi i qeverive nė Tiranė. Por njė pjesė e tyre qė ishte shtypur, i shpėtoi censurės e ra nė duar tė rinjsh, qė e daktilografuan nė mijra kopje.

Kush ishte Profesor Skėnder Luarasi
Skėnder Luarasi u lind mė 19 prill tė vitit 1900 nė fshatin Luaras tė Kolonjės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij, e cila para viteve 1850, ka qenė e njohur me mbiemėrin Kostallari. Babai i Skėnderit, Petro Nini Luarasi, ėshtė i njohur si mėsuesi qė hapi tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri qė nė 7 marsin e vitin 1872, ditė e cila ėshtė simbolizuar mė festėn e mėsuesit. Nėna e Skėnderit quhej Lino Sevo dhe nga martesa me Petro Ninin ata patėn gjashtė fėmijė: Thomaidha, Shega, Dhimitri, Skėnderi, Pirro dhe njė vajzė e cila vdiq shumė e vogėl. Nga pesė fėmijėt e Petro Ninit, vetėm tre patėn fatin tė jetonin gjatė, pasi Thomaidha e Pirro vdiqėn fare tė vegjėl. Petro Nin ia vuri emrin Skėnder djalit tė tij, pėr nder tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit dhe kumbari i tij ka qenė poeti i madh Naim Frashėri, i cili kur mėsoi lindjen e djalit tė mikut tė tij, u shpreh: "Rroftė 100 vjet dhe i ngjaftė tė tet". Mėsimet e para, Skėnderi i mori nga i jati i tij, nė qytetin e Korēės nė vitin 1909 dhe nė fshatin Negovan nė vitin 1911. Kur kisha ortodokse dhe shovinistėt greke e helmuan Petro Ninin dhe e mallkuan publikisht atė, Skėnderi i vogėl u dėrgua pėr tė studiuar nė "Robert Kolezh" tė Stambollit. Nė vitin 1914, Skėnderi shkoi nė SHBA dhe u regjistrua nė "Easton Akademi" tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1916 dhe po atė vit ai ndoqi "Amerikan Internacional Kolezh Spring-field. Mass", tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1918. Gjatė asaj kohe qė ishte nė atė kolegj, ai themeloi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes sė Studentėve shqiptarė dhe editor i gazetės "Studenti". Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitet 1920-1922, ai punoi si mėsues nė Qarkun e Elbasanit nė shkollat qė u hapėn nga Kryqi i Kuq amerikan. Nė vitet 1922-1926, Skėnderi studioi dhe u diplomua nė gjimnazin klasik tė Freishtadt tė Austrisė dhe nė vitet 1926-1930, ai u diplomua nė fakultetin e Filozofisė sė universitetit tė Vjenės. Gjatė asaj periudhe, ai ishte kryetar i shoqėrisė "Albania" dhe editor i revistės "Djalėria". Nga viti 1930 e deri nė 1936, Skėnderi punoi si mėsues nė shkollėn teknike tė Tiranės, nė Institutin Tregtar tė Vlorės dhe nė atė tė Shkodrės. Gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, pėr shkak tė pikpamjeve tė tija antimonarkiste, Skėnder Luarasi u pėrndoq dhe u burgos tre herė. Nė vitin 1936 ai ishte i pari shqiptar qė shkoi pėr tė luftuar nė brigadat internacionaliste tė Spanjės, ku kreu disa detyra si: pėrgjegjės pėr vullnetarėt shqiptarė pranė Shtabit, pėrgjegjės i propagandės e censurės, botues i gazetės "Vullnetari i Lirisė" nė gjuhėn shqipe etj. Po kėshtu nė atė kohė ai pėrgatiti dhe drejtoi disa emisione radiofonike nė gjuhėn shqipe, nga Radio-Madridi e Barcelona. Nga viti 1939 e deri nė vitin 1944, Skėnder Luarasi vuajti nėpėr kampet e pėrqėndrimit nė St, Cyprien, Gurs, Vernet e Bordo dhe nė qershorin e vitit 1945 ai u kthye nė Shqipėri ku u zgjodh si deputet i Kolonjės nė Kuvendin Popullor. Ai qėndroi vetėm njė legjislaturė si deputet, pasi pikpamjet e tij liberal-demokrate binin ndesh me politikėn e regjimit komunist nė fuqi dhe pėr shkak tė tyre ai u dėrgua pėr tė punuar si mėsues nė shkollat fillore, por nuk pranoi dhe pas shumė pėrpjekjesh, u lejua tė punonte si mėsues i shkollave tė mesme dhe nė punė tė tjera. Nga viti 1946 e deri nė vitin 1967 kur e nxorrėn nė pension, Skėnder Luarasi punoi si mėsues e historian, nė komisionin pedagogjik, nė gjimnazin "Qemal Stafa", nė Ndėrrmarjen e Botimeve e Institutin e Shkencave, nė shkollėn Pedagogjike, nė Liceun Arstistik "Jordan Misja" dhe nė Fakultetin e Histori-Gjuhėsisė, ku hapi pėr herė tė parė degėn e anglishtes. Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, deri kur ndėrroi jetė nė vitin 1982, pėr shkak tė natyrės sė tij jokonformiste, Skėnder Luarasi pati shumė probleme e peripecira tė ndryshme dhe shpėtoi pėr fije nga burgu. Tė gjitha ato i erdhėn vetėm pėr shkak tė shpirtit tė tij rebel dhe mos pajtimit me vijėn politike qė ndiqej nga regjimi nė fuqi, sidomos nė arte, letėrsi e histori, ku ai shpesh pati konfrontime dhe debate tė ashpėra me kolegėt e funksionarėt e lartė tė udhėheqjes, nga lufta qė zhvillonte pėr mbrojtjen e tyre nga shtrėmbėrimet e fallsifikimet qė u bėheshin. Qė nga viti 1917 kur filloi veprimtarinė letrare, e gjatė gjithė jetės sė tij, Skėnder Luarasi pati njė krijimtari tė gjerė, duke lėnė tė shkruara dhe tė botuara me dhjetra libra, nė fushėn e historisė, poezisė, prozės, romanit, novelės, e pėrkthimeve tė ndryshme nga kryeveprat e letėrsisė botėrore. Por e gjithė ajo punė krijuese e Prof. Luarasit, u la nė heshtje dhe emri i tij nuk figoronte as nė Fjalorin Enciklopedik qė doli nė vitin 1972 dhe as nė Historinė e Letėrsisė Shqipe. Nga fundi i viteve '70, Enver Hoxha e atakoi me emėr Skėnder Luarasin nė veprat e tij dhe ajo gjė u bė shkak qė karshi tij tė mbahej njė qėndrim i ashpėr nga instancat zyrtare tė regjimit. Kjo gjė u reflektua edhe nė vdekjen e professor Luarasit nė 27 janarin e vitit 1982, ku nė varrimin e tij nuk mori pjesė asnjė nga udhėheqja e lartė, ndonėse shumicėn e tyre ai i kishte pasur nxėnės. Po kėshtu pėr tė penguar ardhjen e shumė njerėzve nė funeralin e Skėnder Luarasit, organet kopetente e urdhėruan familjen e tij qė ta bėnte varrimin e tij, vetėm pak orė pas vdekjes, ashtu siē dhe u bė nė realitet. Vetėm pas viteve '90 me shėmbjen e komunizmit nė Shqipėri, pati njė rivlersim tė figurės sė Prof. Luarasit dhe veprės sė tij, duke e nderuar veē tė tjerave (nė vitin 1996) edhe me titullin mė tė lartė "Nderi i Kombit".


Migjeni nė shtratin e Prokrustit

Flet Petro Luarasi, biri i prof.Skėnder Luarasi, pėrse vendosi tė botojė dorėshkrimet e tė atit, njė vepėr pėr polemikat mbi Migjenin

“Nuk merrem me hesape tė trashėguara, por do tė botoj gjithė ē’kam ruajtur nga im atė Skėnder Luarasi”. Kėshtu Petro Luarasi, trashėgimtari i intelektualit tė njohur prof.Luarasit, i nxitur nga polemikat nė media Luarasi-Shuteriqi, pėr veprėn e Migjenit, konflikt qė zuri fill nė vitin ’48, mes njėrit, autor i monografisė sė poetit dhe tjetrit, ish- kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve nė atė kohė. Petro Luarasi pėrgatitet pėr botimin e dorėshkrimeve tė tė atit “Migjeni nė shtratin e Prokrustit”, mbi atė ēfarė pėrfaqėsonte Migjeni pėr Luarasin, si e ka njohur, si ndodhi botimi i “Vargjeve tė lira” mė 1936, ē’mendonte nė vitin ’48 kur paraqiti veprėn pėr Migjenin nė Lidhje, kujt ia dorėzoi materialet dhe si u bėnė makinacionet. Nė kėtė botim pėrfshihen letrat qė Luarasi ia ka dėrguar instancave tė larta. “Migjeni nė shtratin e Prokrustit”, ėshtė njė material i gjerė, janė disa letra letėrkėmbimi me Krist Malokin nė lidhje me ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Migjenin, dy letra tė Bojkės, tė dashurės sė Migjenit, pėr tė cilat Petro Luarasi thotė se dy vjet mė parė media ka spekulluar. Eshtė gati njė vepėr 140 faqe, ku Petro mendon tė pėrfshijė artikuj tė Skėnder Luarasit, studime mbi Historinė e Shqipėrisė dhe debate mbi disa figura madhore, pėrshi edhe atin e gjuhės shqipe Kristoforidhin, se si “nė disa aspekte pėrzihen interesat personale me interesat madhore kombėtare”.

Pse pikėrisht tani po botoni kėto dorėshkrime?
Sepse tani e shikoj mė qartė qė nėpėrmjet organeve tė shtypit tė pėrditshėm nuk ėshtė e mundur tė bėhet transparenca e kėsaj periudhe. Pėrmendja e personave me identitet tė plotė u bė vetėm pėr njė pasqyrim tė saktė tė dokumenteve qė ruaj. Nuk ėshtė ēėshtja pėr tė sulmuar persona tė caktuar, ashtu sikur nuk pretendoj se Skėnder Luarasi ka pasur tė drejtė, por duke ballafaquar faktet shpresoj qė edhe tė tjerė tė japin argumentet e tyre, pėr tė hedhur dritė si ka qenė e vėrteta. Ndėrkohė qė im atė kishte ēuar pėr botim nė Lidhjen e Shkrimtarėve veprėn e tij pėr Migjenin nė vitin ‘48, kjo vepėr u pengua dhe nė vitin ’53 del njė vepėr e botuar nga Gjovalin Luka ku thuhet se materialet janė marrė nga Skėnder Luarasi.

Ishte ky akt plagjiaturė pėr Skėnder Luarasin?
Plagjiaturė jo, por thėnė ndryshe “e kam marrė” pėr ta botuar.

Si lindi ky debat?
Ime motėr Angjelina Ceka ka botuar sė fundi “Jeta dhe vepra e Migjenit”, mbledhur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi. Angjelina pėr njė arsye a pėr njė tjetėr nuk i ka botuar tė plota materialet e viteve ‘57-‘61. Ajo ka lėnė jashtė anėn esenciale, konfliktuale, historinė e “Vargjeve tė lira”, problemet qė ka patur ky vėllim pėr botim.

Cila ka qenė arsyeja qė u bė njė botim i cunguar?
Qė tė mos ketė qejfmbetje nga tė tjerėt dhe tė mos ketė debate. Por kjo bėri tė flasin gojėt e liga. Dhe tani qė u hap ky debat del ndokush dhe thotė se nuk ėshtė ashtu siē ka thėnė Skėnder Luarasi. Pėrse nuk iu pėrgjigjėn atėherė Luarasit, nė ’61, kur u bė botimi zyrtar dhe kur Dhimitėr Shuteriqi mbante pėrgjegjėsi si kryetar i Lidhjes qė ishte?

Ēfarė argumentesh tė Shuteriqit ju shqetėsojnė nė njė shkrim tė fundit nė njė tė pėrditshme?
Ai bėn tė paditurin pėr veprėn e Skėnder Luarasit dhe thotė se duhet tė shikoni botimin e Gjovalin Lukės, mbledhur dhe redaktuar nga Gjovalin Luka. Veē kėsaj bėn tė paditurin nė lidhje me disa saktėsime tė Skėnder Luarasit nė botimet e vitit ‘57-’61. Ndėrsa pėrgjigjen prof.Shuteriqit unė do t’ia jap me njė botim tė dorėshkrimit tė veprės sė tim eti ku flet pėr mendėsitė e Shuteriqit, me qėndrimet karshi Migjenit. Janė nė “Kujtimet” nė gjashtė vėllime tė Luarasit shkruar nga viti ‘70-’81.

Kush janė sipas Luarasit “Prokrustėt” e Migjenit?
Janė pikėpamje tė ndryshme dhe individė tė ndryshėm. Nė botimin e afėrt do tė citoj se ē’kanė thėnė ata nė veprat e tyre. Mund tė pėrmend Karl Gurakuqin, Dhimitėr Shuteriqin, ēfarė ka thėnė Arshi Pipa nė dy raste nė vitin ’44 dhe nė ’45. Robert Elsie, gjithashtu, njė studiues skrupuloz, por nė kėtė rast ka shkelur nė dėrrasė tė kalbur, duke e cilėsuar Migjenin me prejardhje serbe dhe se nuk e ka ditur gjuhėn shqipe.

Dritė-hijet e Shuteriqit
Fakte “tė harruara” nga Shuteriqi nė polemikėn: “Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit” (“Gazeta Shqiptare” 17 maj 2003). Gazeta Shqiptare , dt.15.4-20.4.2003, botoi disa fragmente nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit ‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ku, ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve , tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit. Atje pėrmendej edhe prof.Dh.Shuteriqi i cili ka bėrė njė replikė...

Publikohen disa fragmente nga dorėshkrimi i Skėnder Luarasit “Migjeni nė shtratin e Prokrustit”, ku prof.Luarasi analizon disa pikėpamje “tabu” tė prof.Dhimitėr Shuteriqit mbi Migjenin.Ky material ėshtė ofruar nga trashėgimtari Petro Skėnder Luarasi, i ngacmuar nga artikulli i akademikut Shuteriqi, botuar nė njė tė pėrditshme me titull “Ja tė vėrteta e akuzave tė Luarasit” , duke iu kundėrpėrgjigjur njė artikulli tė mėparshėm, fragment nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” ku ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit.

Shuteriqi
Nė monografinė e tij “Migjeni”, botuar nė revistėn “Literatura Jonė”, viti 1948, prof.Dhimitėr Shuteriqi shkruan: -“Migjeni vdiq mė 28 Gusht 1938. Ishte plot 28 vjeē. (Lindi nė Shkodėr mė 30 shtator 1910)…”
-Gjithė shkrimet e tij - merren me vuajtjen fizike tė poetit, vuajtje qė nuk do parė e shkėputur nga varfėria e tuberkulozi i tij.”
-Influenca tė ndryshme kryqėzoheshin nė vent tonė. Kėshtu ndėrsa njėri s’kish flakur mirė Baudelaire-in, tjetri nuk shkėputej akoma nga Leopardi, njė i tretė nga d’Annunzio, njė i katėrt Migjeni – nga Dostojevski, dhe ndoshta, nga Niezsche.
-Le tė kthehemi edhe njė herė tek mosqartėsia e Migjenit, karakteristikė e rinisė pėrparimtare tė kohės…. Trajta e mbinjeriut “Dithyramb Nietzsche-an” ėshtė njė gabim qė ridhte nga paqartėsia e tij ideologjike.
-Ēaste tė paqartėsisė janė edhe ēastet e tij pesimiste, tė pazakonshme, tė Migjenit i cili zakonisht ėshtė optimist…Nė ēaste tė tilla nė prag tė vdekjes, poeti ka mundur tė shkruajė njė vjershė si ajo qė mban titullin "Nėn flamujt e melankolisė", vjersha e fundit e librit tė tij ku ai shket, dhe pėrpjekjet e tij e tė shokėve e krahason dhimbshėm me atė tė malit qė polli njė mi.
-Nuk mund tė thohet me siguri se Migjeni e pat njohur historinė e letėrsisė shqipe. Eshtė e vėshtirė tė gjesh te ai gjurmat e njė influence brėnda pėrbrėnda kufijve tona.
-Migjeni si poet s’ka arritur ta njohė mirė teknikėn e prozodisė shqiptare. Kur erdhi nė Shqipėri(v.1933) ai e kishte harruar shumė shqipen dhe letėrsinė e saj duhet ta njihte tepėr pak, qė tė mos thomi aspak.
-Le tė shėnojmė gjithashtu se, prej familjes orthodhokse shkodrane, ai kishte si gjuhė tė shtėpisė sėrbishten. -Veprat qė kemi tė botuara prej tij, janė tė viteve 1934-1937. Nė to, ndihet qė Migjeni nuk e zotėron mirė shqipen, me gjithė qė nuk ka dobėsi tė tepruara, qė do ta dėmtonin tepėr artin e tij.

Skėnder Luarasi tek “Migjeni nė shtratin e Prokrustit” sqaron:
Megjithėse Migjeni ka rrojtur e ka punuar nė kohėn tonė dhe shumė prej nesh e kanė njohur e kanė folur personalisht me tė, nė sa ėshtė shkruar pėr tė, janė thėnė edhe gjėra qė nuk i pėrgjigjen sė vėrtetės. Pėr tė dėftyer se tė ē’natyre janė kėto gabime, tė cilat na bie pėr barrė t’i ndreqim, po e nisim me datėlindjen e Migjenit.
-E bazuar nuk e di se nė ē’dokument, “Literatura Jonė”, viti 1948, jep motin 1910. Sipas librit tė shtėpisė, nė tė cilin janė shėnuar ngjarjet kryesore tė gjithė familjarėvet, gjejmė datėn e vėrtetė tė lindjes sė Migjenit: 13 tetor 1911- me stilin e ri kalendarik (30 shtator 1911, me stilin e vjetėr); dhe u nda nga jeta nė moshėn 27-vjeēare mė 26 gusht 1938 (me stilin e ri).
-Mė tej nė librin e cituar S.Luarasi nė mėnyrė tė hollėsishme dėshmon gjakun shqiptar tė Migjenit: I gjyshi i Migjenit, Nikolla Dibrani – quhej me kėtė mbiemėr gjenerik se familja e kishte origjinėn nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare tė Rekės (andej ka qenė edhe poeti patriot Josif Jovan Bagėri) - qe shpėrngulur nė Shkodėr nga mezi i shekullit tė 19-tė. Kemi plot kėso familje tė shpėrngulura nė kėtė qytet tė Veriut:
Gjergaj, Trimēev, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra,etj. Kur shkonte si murator nėpėr katundet e ndryshme, nė Mal tė Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me Stakė Milanin nga Kuēi, e cila edhe ajo si gjithė banorėt e asaj krahine, kishte shqipen pėr gjuhė amėtare. Ata lindėn dy djem: Gjergjin(Gjokėn) dhe Kriston. Gjergji, tregtar mė 17 shtator 1900 u martua me Sofi Anastas Kokoshin. Nga kėta prindėr shqiptarė lindi Millosh Gjergj Nikolla, nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo shkodrane e Kokoshėve.
-Skėnder Luarasi pasi analizon nė detaje veprėn e Migjenit thekson:
Por gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė ''pėrdhunuar''nė botimin e tashėm ( botim i Gj.Lukės nė vitit 1954): dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954 , megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut.
-Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohės, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. -Qė tė kuptohet madhėshtia e veprės sė Migjenit, duhet sė pari tė njihen mirė rrethanat nė tė cilat shkroi e punoi Migjeni. Fare pak qenė tė rinjtė tė cilėt qė mė 1935 u bėnė ballė kėtyre ēorbaxhinjve nė lėmin e letrave…tė rinj si: Andrea Varfi, Petro Marko,Aleks Ēaēi,Kristaq Tutulani, etj. tė cilėt na bėnin pak fllad nė atė zagushi mendore. Tė tjerėt qitnin nė dritė xhinde. Kur luhej komedia e 25-vjetorit tė indipendencės shqiptare nė Tiranė, nja 75 poetastra shqiptare (midis tyre edhe Dh.Shuteriqi me pseudonym ''Shpati’’) i thurnin himne dinastisė sė Zogut dhe ''mbarsnin malin''.
-Shuteriqi ose nuk e ka njohur fare Migjenin, ose nuk ka dashur ta njohė, dhe ka qėlluar tė ē’orientojė gjithė rininė tonė kur shkroi nė “Pėrpjekja shqiptare”, nė maj 1937 fjalėt e shėmtuara: “Vetėm Koliqi qėndron pėrmbi shokėt me ato novela qė na japin disa anė tė shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotėsi tė shohė andej…” -Ēudi se me ēfarė indulgjence e sheh Shuteriqi letėrsinė tonė tė atėhershme! Dėnon Ernest Koliqin ( dikur idhullin e tij ) se shkruante “Rranishten e Durrėsit”, dėnon vetveten se nuk e flaku mirė influencėn e Baudelair-it (tė cilit i dedikon ‘’Kangėt Tragji-komike’’ nė ‘’Kangėt e rinisė sė parė) dhe shkruan pėr Migjenin: “Po, Migjeni pa kundėrshtim, ishte mė i pjekuri dhe mė i qarti nga tė gjithė, ai qė u shkėput qė nė fillim, megjithėse jo i tėri, nga influencat e huaja dekadente.”
-Po zgjatem shumė pėr gjėra tė pa nevojshme. Dhe unė i atij mendimi jam, po ja qė tė kėtilla gjėra tė pa nevojshme na shtron Dhimitėr Shuteriqi nė monografinė e tij mbi Migjenin, mirėpo kėto gjėra, pasi shkruhen keq ,duhen ndrequr. Pėr botimin e veprės sė Migjenit iu afrova Lidhjes sė Shkrimtarėve qė mė 1948; po mbasi ata kanė vendosur qė Skėnder Luarasit tė mos i lėshohet vėnd nė “Literatura Jonė”, do t’i shtyp si ti lutem ndonjė instance qė qėndron mbi Lidhjen e Shkrimtarėve.

Nga Dashnor Kaloēi, ''Gazeta Shqiptare''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim