Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 06-06-2004, 01:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kur vdes poeti...

91 VJETORI I LINDJES SE POETIT TE MJERIMIT

Sot 91 vite me pare Shkodra gedhiu me nje banor me shume.Ishte ky poeti i ardhm i vuajtjeve dhe mjerimit te viteve 90-ta.
Lindi ai qe do kendoj ne Vargjet e tija te lira fshatarin dhe qyterain e leckosur, lypsin me strajce ne krahe, femijen ne barkune nenes te deformuar nga barra e mjerimit, i cili do lind si lypes. Skamjen shekullore qe si bjeshke mali rendon mbi supet e qyetarit tone ne keto vite te renda.
Edhe vet Migjeni e ndiente kete barre dhe e perjetonte ne trupin dhe shpirtine tij, e ndoshta kjo qe edhe vdekja e tij.
Jeta e poetit ishte vet mjerimi i popullit, ishte vet ngjarja tragjike e kohes kur poeti lindi, jetoi dhe vdiq.

Ja si do na e pershkruaj shoku i Migjenit, Veli Stafa humbjen e tij.

KUR VDES POETI
Edhe sot si cdo herė, njė murgeshė e re i uroj mėngjezin e mirė dhomės sė vuajtjeve tė mia. Por une s'e lashė tė bėzėje.
- Hesht, o murgeshe moter, hesht e mos e shperndaj buzqeshjen tende metalike ne ket dhomė trishtimi: Moter murgeshe, sot ka vdeke kengetari i vehtes t'ande madhėshtore, por tė lanun me nje ane.
Sot ka vdekur Migjeni.
Ai i kendoi uratave te tuaja te thjeshta e t'ambla.
I kendoi pshetrimave tuaja njezetvjecare. E lindi ai si ti, o murgeshe moter, lindi i paisur me nje Zot te madh, te randė... por te pa prekshem.
Ke djepja i than: Qe zoti i yt, adhuroj. Por poetet jane te paqete, o murgeshe moter, Migjeni nuk u knaq me kaq: heci neper male kambe per kambe me malesorin e uritur, hyni neper kolibe, prigjojti kasollet e gjetė... Gjeti nje trup t'pamish me skeleter, qe lekura nuk mund t'mshihet, e gjet te ngrime, at trup...
Ndoshta nga te ftohtit? Ndoshta nga uria? O nga njana, o nga tjetra! Apo nga te dyja bashkė!
Si te duash ti murgeshe. E grabiti cumthen e griem, e muer me vehte neper shkrepat e thata te malesise shkodrane, e coj ne qytete, e bertiti me za te dishpruem:
- Merrnie o bashke-qytetas, ju kam pru nje shtatore te mermerte, kushtonia kuej te doni ju. Murgeshe moter, sot Migjeni flene ne kreatyrat e veta te harrueme ne nje ane, flen e nuk gersheton ma ideale... kengetaresh.

Golnik, shatuer 1938, Platonicus
(Veli Stafa)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim