Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe ''Marrė nga libri me tė njėjtin titull i Ismail Kadaresė'' Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtė, elegant dhe serioz... nisi tė magjepsej nga arti i tė shkruarit, letėrsia shqipe kishte katėrqind vjet qė ekzistonte. Pėr tė kuptuar se ē'pėrfaqėsonin kėto vepra, mjafton tė pėrmendim "Rrethimi i Shkodrės", tė shkruar nga Marin Barleti, qė ndonėse botuar mė 1504, lexohet me njė frymė edhe sot. Midis shkrimtarėve qė u shquan nė kėtė periudhė ishin Pjetėr Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetėr Bogdani(1625-1689), personalitete tė kulturės shqiptare e tė asaj evropiane njėkohėsisht. Migjeni erdhi nė kohėn e zhgėnjimit tė madh
Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", nė poezi, dhe "Novelat e qytetit tė veriut", nė prozė. Asnjėra prej tyre nuk e pa dritėn e botimit nė gjallje tė tij. Shqipėria sapo kishte dalė nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, pėrmes njė kaosi e anarkie tė paparė, kishte qenė njė ndėr mė tė dhimbshmet nė historinė e shteteve. Kufinjtė e prerėsipas njė kirurgjie tė pamėshirshme dhėmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarėve kishte mbetur jashtė tyre. Vendi ishte i varfėr, i trishtė, gjysmė i rrėnuar. Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyrat tona
Me kėtė varg ai nis vjershėn e famshme "Vjeshta nė parakalim". Ngjyrėn e verdhė lozin nė vallen e fundme
(Dėshirė e marrė e gjetheve qė njė nga njė vdesin),
Gėzimet, endjet tona, dėshirat e fundme
nėpėr balta tė vjeshtės njė nga njė po shkelin. Dhe mė poshtė: Njė lis pasqyrohet nė lotin e qiellit,
Tundet dhe pėrgjaket nė pasjon tė viganit,
"Jetė! Jetė unė due! e frymė merr prej fellit,
si stuhi shkymė ajrin... por nė fund ia nis vajit.
Pėrballė euforisė dhe vetėlavdatave prej tė cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarė tė tjerė tė kohės i parashtruan botės shqiptare njė vizion tė ri: sensin vetėkritik. Sfida e migjenit ka tė bėjė me "malin qė s'bėzan", pra me krejt mendėsinė shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet tė shtresuara shekull pas shekulli... O si nuk kam njė grusht tė fortė
ti bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė
kėshtu shkruan Migjeni nė vjershėn "Recital i malėsorit". Dhe fare i vetmuar midis kėtij kori, lėshon njė thirrje tė re. Mali hesht dhe nė heshtje qesh
e unė vuej e nė vuejtje vdes.
Kėshtu Migjeni i Brishtė, djaloshi i krehur me kujdes, kėrcėnimi i tė cilit do t'i bėnte tė shqyheshin gazit banorėt e maleve, goditi i pari atė qė ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin tė tre, ndonėse nė mėnyra tė ndryshme, shkrimtarė tė tipit tė ri. Ē'prej kohėsh letėrsia shqipe kishte nevojė pėr ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarėve novatorė, ata qė do tė thyenin rutinėn, qė do tė zgjeronin venat e saj tė ngushtuara, qė do tė shkatėrronin klishetė parazitare, qė do u kthenin fjalėve lirinė e humbur.
Tė tre shkrimtarėt e mėdhenj tė epokės mund t'i pėrfytyrojmė si tė vendosur nė tri zona: nė zonėn qiellore, Poradecin, nė njė zonė mėrgimi, njė farė purgatori, Nolin, dhe nė ferrin e ditėve tė zakonshme, Migjenin; tė tre sė bashku pėrbėnin njė gjeni tė plotė. Ditėt e fundit...
Nė dhjetor 1937, me vaporin qė bėnte rrugėn Durrės-Bari, Migjeni u nis pėr t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe pėr tė studiuar pėr letėrsi nė Itali. Nga kjo rrugė, ai nuk do tė kthehej mė. Nė senatoriumin San-Luigji tė Torinos kur e ndjen se ditėt i ka tė numėruara, gjithēka tek ai merr formė testamentiale. Nė tre rreshtat e fundit qė shkroi, pėrpara se t'i fillonin krizat e tė binte nė koma, prej sė cilės nuk do pėrmendej mė, pėr herė tė parė nė veprėn e tij pėrmend emrin e Skėnderbeut. Nuk dėshiron tė vdesė pa shkruar diēka pėr Heroin Kombėtar tė popullit tė vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta nė prozė (fjalėt e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me njė lehtėsim tė fundit nisi tė shuhej, gjersa vdiq, fare i qetė, siē dėshmojnė tė gjithė, mė 26 gusht 1938.
Vargu i Poradecit: "Fluturoi dhe shtergu i fundit madhėshtor me shpirt tė gjorė", do t'i shkonte kėsaj vdekje tragjike, aq mė tepėr qė, sipas moshės, Migjeni duhej tė vdiste vėrtet i fundit.
Unė djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite mė parė Migjeni pėr veprat e tij. Ai e kishte shpėrthyer mė nė fund varrin dhe po vinte t'i sillte letėrsisė shqipe kumtin e tij tė veēantė, me tė gjitha vulat dhe peshėn qė i jepte rikthimi nga terri.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |