Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 06-06-2004, 01:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla).

MIGJENI (1911-1938)

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) eshte nje nga shkrimtaret me te shquar te letersise Shqiptare.

Me nje realizem te thelle, te panjohur deri atehere ne letersine tone, ai pasqyroi jeten e perditshme te shoqerise shqiptare, sidomos tė shtresave te varfera, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe fashizmin qe po kercenonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tone me nje shkalle shume te larte ideoartistike protesten e hapur, enderren per nje bote te re dhe optimizmin e thelle.

Lindi ne Shkoder me 13 tetor 1911 ne familjen e nje tregtari te vogel, gjendja ekonomike e tij nuk ishte e mire dhe me pas iu shtuan fatkeqesite familjare. Ne moshen pese vjecare i vdiq nena, pas 8 vitesh humbi dhe te atin dhe me pas te vellane dhe gjyshen, me te cilet ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes. Fatkeqesite e bene Migjenin te jete natyre e mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollen fillore ne Shkoder ai vazhdoi mesimet ne Tivar, me vone perfundoi seminarin teologjik ne Manastir.

Per nje te ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytese. Nga leximet Migjeni ra ne kontakt me ide revolucionare te kohes qe zienin nė gjithe Evropen.
Ne vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi te siguroje nje burse per te vazhduar studimet e larta, mbeti pa pune deri sa me 1933 u emerua mesues ne Vrake, nje fshat afer Shkodres. Rruga Vrake-Shkoder, qe ai bente perdite me biciklete, ia keqesoi gjendjen shendetsore. Gjate kohes qe qendroi ne seminar, Migjeni semurej shpesh dhe ishte nen kontroll tė vazhdueshėm te mjekut, ngaqe mushkerite e tij ishin te dobeta dhe rezikoheshin te prekeshin nga turbekulozi, semundja tipike e kohes, nga e cila i vdiq edhe nena.
Nderkohe, ai kishte filluar te botonte shkrimet e tij ne revisten "Illyria". Ne to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirteror i Migjenit ndaj realitetit te zymte, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg migjeni.jpg (27.5 KB, 65 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim