Sinani: Kontrata, jam i lirė nga Vllaznia
Lideri i kuqebluve ėshtė tashmė i lirė nga detyrimet me kėtė skuadėr. Vetė Sinani pohon se ai ka mbyllur ēdo gjė me Vllazninė dhe ėshtė nė pritje tė ofertave pėr tė mėsuar se ku do ta ketė fatin ta vazhdojė karrierėn e tij. "Kontrata me Vllazninė ka pėrfunduar tashmė dhe mua mė mbetet tė studioj ofertat qė do mė vijnė. Nuk mė intereson shumė nėse do tė jetė nga skuadra brenda kampionatit tonė apo jashtė. Ajo qė dėshiroj unė ėshtė njė kontratė e mirė financiare", ? thotė Viori. Ndėrkohė, ndonėse nuk ka dėshirė tė japė emrat e skuadrave qė janė interesuar pėr tė, duket qartė qė ai ėshtė nė njė "udhėkryq" tė vėrtetė. Ndoshta asnjėherė mė parė gjatė karrierės sė tij numri 9 i Vllaznisė nuk ka qenė para njė dileme tė tillė. E vetmja gjė e deklaruar publikisht duket se ėshtė interesimi i Tiranės, ekipit kampion tė vendit, pėr ta bėrė tė vetin golashėnuesin mė tė mirė tė kampionatit. Presidenti i saj El Sajed edhe kohė mė parė ka shprehur dėshirėn qė sulmuesi i njohur shkodran tė jetė nė radhėt e skuadrės qė ai sponsorizon. Madje mund tė thuhet se Sinani ėshtė i vetmi futbollist i kampionatit tonė qė nuk ėshtė "tunduar" nga ofertat e egjiptianit. Kėtė herė nėse pėrsėritet kjo gjė, ende nuk dihet pėrgjigjja qė do tė japė autori i 36 golave nė kampionatin e fundit. Megjithatė, vetė lojtari kuqeblu lė ēdo gjė tė hapur, prandaj dhe thotė: "Me saktėsi nuk e di se ēfarė do tė ndodhė. Pėr mua tani ėshtė ana financiare ajo qė vendos. Megjithatė, ėshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė gjė. Nuk pėrjashtohet mundėsia tė qėndroj edhe nė kampionatin shqiptar. Logjika ime ėshtė mė mirė tė luash nė njė skuadėr tė njohur nė Shqipėri, sesa me njė skuadėr mediokėr jashtė". Vllaznia ndėrkohė nė fillim tė javės sė ardhshme do tė fillojė pėrgatitjet pėr pjesėmarrjen nė Kupėn Intertoto. Megjithatė, lajmi i keq pėr momentin pėr tė duhet tė jetė ai i mossigurisė sė aktivizimit tė kapitenit tė saj nė kėto ndeshje. Sinani ėshtė nė pritje tė disa ofertave nga skuadra tė huaja dhe nga dita nė ditė mund tė lėvizė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |