Roma: Samueli te Reali, Zebina te Juve
Samueli ėshtė i Realit tė Madridit. Mungon ende zyrtarizimi dhe, me sa duket, Roma do tė pėrpiqet ta "zvarrisė" sa mė shumė tė jetė e mundur, tė paktėn deri nė fund tė majit, pėr arsye tė karakterit financiar, qė lidhet me planin e rishėrimit tė klubit. Marrėveshja mes dy klubeve ėshtė arritur. Shifra qė do tė hyjė nė arkat e skuadrės romane do tė jetė rreth 22 milionė euro. Mes sė hėnės dhe sė martės, Florentino Perezi ka realizuar gjithēka. Presidenti i klubit spanjoll kishte afruar fillimisht 18 milionė euro dhe mė pas e kishte ēuar ofertėn deri nė 20. Por nė orėt e fundit ajo shkoi deri nė 22, duke marrė edhe pėrgjigje pozitive nga ana e familjes Sensi. Dhe tė hėnėn, pikėrisht nė Madrid mund tė thonė diēka mė shumė, duke pasur parasysh se Perezi tanimė e ka nė xhep marrėveshjen pesėvjeēare me argjentinasin (menaxheri i mbrojtėsit ndodhet nė Romė prej sė hėnės, por ka nga ata qė garantojnė se gjatė rrugės ėshtė ndalur mė parė nė kryeqytetin spanjoll. Me siguri, tė hėnėn mbrėma ai ka pasur njė takim tė gjatė edhe me Baldinin). Samueli do tė pėrfitonte diēka mė pakė se 4 milionė euro nė sezon. Baldini ka disa javė qė po punon pėr tė kėrkuar zėvendėsuesin e argjentinasit dhe tė Zebinasė, i cili tė hėnėn ka arritur marrėveshjen me Juven. Tani ėshtė zyrtare: mbrojtėsi francez 25-vjeēar, pas 4 sezonesh me Romėn, do tė veshė fanellėn bardhezi nė kampionatin e ardhshėm. Zebinaja, i cili ndodhej fare pranė Milanit, bėhet i Juves me parametėr zero. Klubi torinez do ta bėjė publike arritjen e marrėveshjes sot ose nesėr. Tani qendėrmbrojtėsi do ta ketė mė tė vėshtirė dhe do tė mbajė mė tepėr pėrgjegjėsi, pasi do ta nisė titullar sezonin e ri. Mulati shtatlartė ėshtė shprehur: "Ndaj Juves kam shėnuar golin tim tė vetėm nė kampionat me fanellėn verdhekuqe. Siē duket, kjo ka qenė njė shenjė fati. Ėshtė njė nder pėr mua qė do tė lė njė skuadėr tė madhe si Roma, pėr tė shkuar nė njė tjetėr klub tė madh, sikurse ėshtė Juventusi." Strategjia e Romės tani ėshtė kjo: objektivi i parė ėshtė Meksesi, qendėrmbrojtėsi i Okserrit. Francezi po diskuton me klubin e tij pėr tė shmangur ndonjė gjyq dhe pėr t'u larguar, sikurse i ishte premtuar me njė shifėr mė tė vogėl, nė krahasim me ēmimin aktual tė kartonit, rreth 10 milionė euro. Nėse Meksesi do tė arrijė t'ia dalė mbanė shpejt, Roma mund ta blejė rreth 5 milionė euro. Tė njėjtėn shifėr, ndoshta edhe diēka mė pak, Roma mund ta investonte edhe pėr Bonerėn, i cili s'ėshtė alternativė pėr Meksesin, por zėvendėsuesi ideal i Zebinasė, ose mė saktė njė mbrojtės qė di tė luajė si nė qendėr ashtu edhe nė krah. Kėsisoj, francezin plus Bonerėn. Nėse s'do tė mbėrrijė Mekesesi, Baldini mund tė marrė Ferrarin, qė mbetet alternativa kryesore.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |