Tema: Shėndeti
Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 18-05-2004, 05:00
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Patologjitė e stinės sė pranverės.

Po tė pyesėsh njė fėmijė se cila ėshtė ėshtė stina qė i pėlqen mė shumė, pa dyshim me njė pėrgjigje tė shpejtė instinktive do tė thotė: pranvera. Por shumė pak e dinė se bashkė me “rizgjimin e natyrės” vijnė dhe patologjitė e stinės qė mbajnė po kėtė emėr. Dy janė ato mė shqetėsueset: sindromi pranveror dhe pagjumėsia pranverore. Te dyja shqetėsojnė, megjithėse nė sens tė ndryshėm nga njėra tjetra.

Sindromi “Pranveror”

Bėhet fjalė pėr njė tėrėsi simptomash qė variojnė nga njė lodhje e thjeshtė fizike deri nė njė gjendje serioze qė mund tė prekė trupin dhe mendjen. Ėshtė karakteristikė e pranverės. Sipas statistikave, prek 70 pėr qind tė grave, pėrkundrejt vetėm 30 pėr qind tė meshkujve.

Shkaqet:

• Mund tė jetė pasojė e dritės sė diellit, e cila “rizgjon” gjendrat endokrine tė organizmit, duke rritur aktivitetin e tyre. Kėshtu, trupi shpenzon mė shumė energji pėr t'u pėrshtatur dhe pėr pasojė lodhet mė shumė.

• Gjithashtu, mund tė varet nga akumulimi me tepri i toksinave gjatė stinės sė dimrit. Kjo bėn qė tė ulet puna e mėlēisė, veshkave dhe zorrėve, tė cilat janė dhe organet qė “kanė pėr detyrė” pastrimin e organizmit. Puna e kėtyre organeve ndikohet dhe nga stresi, njė mėnyrė e gabuar e tė ushqyerit, si dhe nga njė stil jete sedentare.

Simptomat:

- Ndjesi e pėrgjithshme e tė ndjerit keq

- Lodhje e tepruar

- Sfilitje fizike dhe mendore

- Nervozizėm dhe irritim

- Probleme me tretjen

- Pagjumėsi

- Depresion

- Alergji

Pėrpara se tė nxitoni tė merrni ndonjė ilaē, ēdo simptomė duhet t'i nėnshtrohet vlerėsimit tė njė specialisti.

Trajtimet:

Pėr tė rimarrė forcat duhet bėrė njė kurė detoksifikuese dhe pastruese, duke u ushqyer nė mėnyrė tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar, si dhe duke pėrmirėsuar cilėsinė e mėnyrės sė jetesės.
Por nėse lodhja dhe ndjesia e tė qenit keq zgjasin nė kohė, duhet t'i drejtoheni njė mjeku. Sepse pas secilės prej kėtyre simptomave mund tė shihet njė sėmundje organike (si p.sh njė anemi) ose ērregullime me origjinė psikologjike.

Pagjumėsia pranverore

Bashkė me kohėn e bukur dhe ardhjen e dallėndysheve nuk vonojnė dhe netėt e bardha. Ėshtė pikėrisht pėr shkak tė ndryshimit tė stinės dhe me ndyshimin e ndriēimit qė shpesh tortura e pamundėsisė pėr tė mos fjetur dot bėhet mė shqetėsuese.

Fatmirėsisht kėtu tek ne, si tek tė gjitha vendet me klimė mesdhetare, problemi zgjidhet brenda pak ditėsh dhe vazhdon tė godasė vetėm ata qė janė tė prekur nga shqetėsimet e gjumit.

Megjithėse nė kėto ditė tė pranverės, e cila akoma nė kėtė fundprill ndihet e pasigurt nėse duhet tė vijė, dėgjon shumė njerėz tė ankohen pėr gjumin jo tė qetė, edhe pse pjesa mė e prekur janė tė moshuarit dhe gratė nė menopauzė.

Po kėshtu nga bisedat e shumta del se janė shumė tė paktė, deri nė shpėrfillje, ata qė mendojnė t'i drejtohen njė specialisti. Njė nga arsyet ėshtė frika e krijimit tė varėsisė ndaj qetėsuesve.
Nė fakt, pagjumėsia duhet konsideruar si njė sėmundje e vėrtetė prej sė cilės tė shėrohesh. Nga ana tjetėr, kush fle pak dhe keq ka probleme me pėrqendrimin dhe efikasitetin nė punė gjatė ditės. Statistikat tregojnė qė ka gjasa tė sėmuren dhe mė shpejt. Kjo pasi kortizoli, i cili ėshtė hormoni qė mbron organizmin tonė, prodhohet mė shumė gjatė gjumit tė thellė.

Ja disa nga rregullat pėr t'u pėrballur me netėt e gjata dhe gjumin e ērregullt:

- Shmangni gjumin e pasdites, pėrpiquni tė mos rehatoheni mbi divan;

- Shkoni nė shtrat vetėm nėse ndiheni tė lodhur;


- Mė mirė tė zgjoheni gjithmonė nė tė njėjtėn orė edhe nė fundjavė;

- Mos mbani nė dhomėn e gjumit materiale qė i pėrkasin punės apo studimit;


- Pėrpiquni tė hani ushqime qė favorizojnė ose pėrmirėsojnė gjumin, si p.sh.: kosi, drithėrat, veza, peshku, patatet dhe bananet;

- Hani lehtė nė darkė pėr tė mos rėnduar stomakun;

- Mos praktikoni shumė sport pa bėrė nxehjen e duhur;

- Nė mbrėmje evitoni pijet energjike dhe me kafeinė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg pranvera-1.jpg (15.4 KB, 24 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim