Shikoni Postime te vecuara
  #10  
Te vjeter 16-05-2004, 21:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shqipėria e shtata nė Evropė

Sukses nė pjesėmarrjen e parė nė Eurofest. Si e komentuan Saraēi e Deda perfomancėn e Shahinit
Triumfi i Anjeza Shahinit, merr 106 pikė. Ja kush na votoi


Anjeza Shahini ka fituar 106 pikė nė Festivalin Evropian. Ajo e ka renditur Shqipėrinė nė vendin e shtatė tė kėtij Festivali, duke i siguruar pjesėmarrjen nė finale vitin e ardhėm dhe njė imazh mjaft pozitiv vendit tė saj.

Me kėngėn “Imazhi yt” ajo ėshtė renditur ndėr vendet e vlerėsuara mė sė shumti nė kėtė Festival me njė diferencė tė ngushtė pikėsh me konkurrentėt qė ishin para saj. Ndėrsa ka mundur tė rrėmbejė shumė vlerėsime pozitive nga mediat e interesuara menjėherė pas mbylljes Festivaalit tė 49-tė Evropian.

Pikėt maksimale nė vlerėsimin final Shqipėria i ka marrė nga televotuesit e Maqedonisė, tė cilėt i kanė dhėnė asaj 12 pikėt e mundshme. Greqia dhe Malta e kanė vlerėsuar me 10 pikė, ndėrsa Serbia me 8 pikė, ndėrsa Zvicra e Suedia me 7 pikė. Anjeza Shahini ka lėnė pas vetes konkurrentin nga Gjermania, nga Bosnja dhe nga Spanja.

Imazhi i ri i Anjezės
Tejet skenike, e sigurt, potente, duke pėrēuar me energji tė jashtėzakonshme emocionet e imazhit qė kėrkon, Anjeza Shahini ka ditur tė tregohet bindėse me interpretimin e saj dinjitoz sėrish mbrėmė nė skenėn e Festivalit Evropian.

E shfaqur ndryshe nga nata e 12 majit, veshja e saj ishte mjaft elegante, ndėrsa ngjyrat e flamurit janė pėrshėndetur qė me hyrjen e saj nė skenė. Megjithėse me mė shumė emocione se natėn e 12 majit, interpretimi saj ėshtė dalluar ndėr gjithė konkurrentėt e kėtij Festivali, dhe nga kritikat e para menjėherė pas pėrfundimit tė kėtij festivali, ajo u cilėsua si njė ndėr interpretueset me tė mira, me vokalin mė interesant, tė cilin ajo ka ditur ta vėrė nė shėrbim tė performancės sė djeshme.

Kompozitori Shpėtim Saraēi ėshtė shprehur mbrėmė se gjatė gjithė natės sė mbrėmshme nuk ka hasur njė interpretim tjetėr mė dinjitoz se ai i Shahinit, ndėrsa performancėn nė tėrėsi e ka vlerėsuar me disa nota mė lart se ajo e mbrėmjes sė tė mėrkurės. Nė kėtė vlerėsim ai ka pėrfshirė edhe kompleksin me djemtė dhe vajzat e “Etheve…” qė, sipas tij, ka funksionuar shumė mė mirė se nė paraqitjen e parė. Ndėrsa kėngėtari dhe kompozitori Elton Deda e ka cilėsuar si tė jashtėzakonshme tė gjithė paraqitjen e mbrėmshme tė Anjėzės dhe tė korit qė e shoqėronte.

Mbėshtetje nga shqiptarėt
Mijėra shqiptarė e kanė pėrshėndetur interpretimine e mbrėmshėm tė pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė dhe e kanė mbėshtetur atė jo vetėm nė sallėn e Pallatit tė Sportit ku zhvillohej Festivali, por edhe nėpėr shtetet ku Shqipėria ka mbledhur numrin mė tė madh tė pikėve. Muzikantėt shqiptarė, mjaft entuziastė pas kėtij vlerėsimi, janė shprehur qė nuk ėshtė e rėndėsishme se kush do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė vitin e ardhshėm nė Eurovizion, i cili, sipas traditės, do tė zhvillohet nė vendin e fitueses sė kėtij viti, nė Ukrainė. Sipas tyre, e rėndėsishme ėshtė se rruga tashmė ėshtė e hapur dhe imazhi i krijuar kėtė vit do tė vlejė shumė pėr Shqipėrinė.

Ukraina fituesja e Evropianit
Ēmimi i madh i “Eurovizion 2004” kėtė vit shkoi nė Ukraninė, e cila ėshtė prezantuar me kėngėn “ Vallėzime tė egra” tė kėngėtares Ruslana. Njė kėngė e nxehtė ku ndėrthureshin koreografia dhe kompozimi i saj. Me njė muzikė intensive dhe njė vokal tė lart, nė stilin e kėngtares, Ruslana, ėshtė cilėsuar si kėngėtarja best-seller me albumin e saj mė tė fundit “The Wild Dances”, me tė cilin ka zėnė vendin e parė nė Platinum nė Ukrainė. Stili muzikor i kėngės fituese tė Eurovizion 2004 i pėrket muzikės rok, me njė potencė dhe energji, si nė rrymė ashtu edhe nė motivet e saj.

Votat pėr Shqipėrinė
Maqedonia 12
Greqia 10
Malta 10
Serbia 8
Zvicra 7
Suedia 7
Kroacia 6
Turqia 6
Austria 5
Gjermania 5
Belgjika 4
Danimarka 4
Islanda 4
Sllovenia 4
Finlanda 3
Norvegjia 3
Irlanda 2
Franca 1
Anglia 1
Letonia 1
Holanda 1
Bjellorusia 1
Rumania 1

Etheistėt plot ethe nė “Anjeza’s party”
Tė gjithė etheistėt ndiqnin me ethe Anjezėn. Brohorima, tinguj, spektakėl, e flamuj qė ngriheshin vazhdimisht, gjatė gjithė debutimit tė saj, nė natėn finale tė Festivalit. Nė njė party tė orgaznizuar enkas pėr Anjezėn, nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nė ambientet e hotel “Sheratonit”, pėrveē konkurrentėve tė “Etheve tė sė premtes mbrėma” tė ediocionit tė kaluar dhe atij tė sivjetshmit merrnin pjesė edhe mjaft tė rinj kryeqytetas. Nėpėrmjet bisedave tė tyre, ata shpreheshin entuziastė. “Pėr mua ėshtė e pabesueshme tė jesh nė atė skenė tė madhe dhe tė pėrfaqėsosh njė Shqipėri tė tėrė. Edhe pėr ne ėshtė njė shans i madh”, u shpreh njėri nga konkurrentėt e kėtij edicioni tė “Etheve...”. Nė njė ekran tė madh, ministri Blendi Klosi dhe qindra tė rinj ndiqnin me kureshtje natėn e madhe tė ndarjes sė ēmimeve. Nė kohėn kur Anjeza debutoi nė skenėn e madhe tė Eurovizionit mijėra brohorima entuziaste e shoqėruan atė, atje nė hollin ku pjesėmarrja e tė rinjve ishte jashtėzakonishte madhe. Shumė syresh valėvitnin flamuj shqiptarė. Ndėrsa me njė performancė tė veēantė balerinėt e Akademisė sė Dancit, nėn koreografinė e Arian Sukniqit, kishin pėrgatitur disa numra koreografikė pėr nder tė Anjezės, tė cilėt e shoqėruan atė gjatė gjithė mbrėmjes sė djeshme.

''Panorama''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg shekulli_16052004_1.jpg (14.3 KB, 1853 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim