Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 07-05-2004, 06:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bukuritė e Krimesė
Parajsė pėr alpinistėt dhe historianėt

Rrallėkush nuk ka dėgjuar pėr margaritarin e Bregdetit tė Detit tė Zi - Krimenė. Historianėt e mbajnė nė mend sipas Jaltės dhe negociatave mes Ēerēilit, Stalinit dhe Ruzveltit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr shkrimtarėt Krimeja ėshtė shtėpia e Ēehovit, ndėrsa Tolstoi kėtu e vendos "Luftėn dhe paqen" e tij duke e pėrshkruar Luftėn dyvjeēare tė Krimesė. Nė Krime pushonte edhe Gorbaēovi kur Jelcini vendosi ta ndėrrojė. Megjithatė, pakkush e di se nė kėtė gadishull mes Detit tė Zi dhe Azovit ka njė histori tė pabesueshme dhe me tė ėshtė i ndėrlidhur fati i mijėra tatarėve tė Krimesė

Sot Krimeja ėshtė Republikė Autonome nė pėrbėrje tė Ukrainės. Nė 27.000 kilometra katrorė jetojnė 2.5 milionė banorė - pjesa mė e madhe e tyre janė rusė, ndėrsa ka edhe ukrainas, tatarė, bjellorusė, grekė, armenė, gjermanė. Gjuhė zyrtare ėshtė rusishtja, por flitet edhe nė gjuhėn ukrainase dhe gjithnjė e mė shumė atė tatare.

Njerėzit jetojnė nga bujqėsia, peshkataria, industria metalurgjike dhe gjithnjė e mė shumė nga turizmi. E ka edhe pse. Gadishulli i Krimesė ka njė histori fascinante tė okupimit dhe gjakut, por ka edhe njė det dhe male tė shkėlqyera. Ka pėr secilin nga diēka, ndėrsa ėshtė pėr xhepin e secilit.

Nėse ju bien nė dorė libra historikė do tė zbuloni se shumė popuj janė rrahur pėr kėtė copė tokė ndėrmjet dy detrave. Banorėt mė tė vjetėr kanė qenė tė njohur si tatarė, ndėrsa shėnimi i fundit pėr ta ėshtė vėrejtur nė shekullin e 10 para epokės sonė. Mė pas gadishullin e marrin grekėt, ndėrsa disa shekuj mė vonė vijnė skifėt, tė cilėt e marrin pjesėn stepore tė gadishullit. Gotėt i kanė shkatėrruar skifėt nė shekullin e 3 p.e.s. Romakėt kanė sunduar disa shekuj, e mė pas kanė ardhur hunėt, pas tyre hazarėt, mė pas peēenkezėt.

Nė shekullin e 13 Krimeja ėshtė marrė nga Orda e Artė e Xhingis Kanit, e cila e merr pjesėn stepore, ndėrsa ajo bregdetare ishte nėn ndikimin e venedikasve dhe gjenovasve. Mė pas vijnė turqit. Nėn ta Krimeja ka pasur njė autonomi tė rėndėsishme, ndėrsa tatarėt e Krimesė kanė ruajtur shumė prej traditave tė tyre mongole. Gjatė kėsaj periudhe tatarėt vetė kanė zgjedhur liderėt e tyre hanėt, ndėrsa sulltani vetėm e ka konfirmuar zgjedhjen. Nė vitin 1624, hani tatar ka vendosur marrėveshje me kozakėt, tė cilėt u kanė ndihmuar nė fushatat ushtarake. Por, pas vdekjes sė hanit fraksioni proturk ka fituar dhe kozakėt kanė qenė tė detyruar ta braktisin Krimenė. Por kjo nuk ka zgjatur shumė. Nė vitin 1873 fillojnė luftėrat turko-ruse pėr Krimenė, ndėrsa pesėdhjetė vjet mė vonė mbretėresha Katerina e Dytė e ka detyruar hanin e fundit Shagin - Girej qė tė heqė dorė nga froni dhe Krimeja bėhet pjesė e mbretėrisė ruse.

Edhe historia mė e re e Krimesė ėshtė e vrullshme. Pas Revolucionit rus tė vitit 1917 shkurtimisht Krimeja bėhet republikė autonome nė pėrbėrje tė Ukrainės, por nė vitin 1920 pėr herė tretė ėshtė okupuar nga bolshevikėt dhe nė vitin 1921 me dekret bėhet republikė autonome nė pėrbėrje tė Bashkimit Sovjetik. Pas kėsaj pason periudha e "totalitarizmit" nėn udhėheqjen e liderit krimeano-tatar Veli Ibrahimov, kur hapen shumė institucione kulturore dhe arsimore. Politika e "tatarizimit" pėrfundon me raprezalje masive nė mesin e elitės qytetare politike dhe kulturore dhe deportimit tė 35 deri 40 mijė tatarėve tė Krimesė. Mijėra veta kanė humbur jetėn gjatė kolektivizimit dhe urisė, ndėrsa nė vitin 1938 gjuha tatare nė mėnyrė tė dhunshme ėshtė transformuar nė alfabetin cirilik dhe janė fshirė tė gjitha gjurmėt e autonomisė.

Gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore Krimeja ishte nėn gjermanėt, por nė vitin 1941 Stalini ka arritur tė deportojė 45-50 mijė gjermanė. Pėr fatkeqėsinė e tatarėve pushteti rus pas ēlirimit tė gadishullit nga gjermanėt i ka shpallur si bashkėpunėtorė tė fashistėve dhe mė shumė se 188 mijė tatarė janė deportuar nė popullim special nė Kazakistan dhe Azinė e mesme. Sipas vlerėsimeve tė ndryshme, gjatė viteve tė para tė jetės kanė vdekur prej 42,5 pėr qind deri 50 pėr qind e tatarėve tė deportuar. Menjėherė pas luftės rusėt kanė deportuar edhe 20 mijė grekė, 117 mijė bullgarė dhe armenė me qėllim qė tė "detatarizohet" ky rajon, e nė vend tė tyre kanė vendosur rusė. Gjatė periudhės sė paluftės numri i popullatės nė Krime ėshtė rritur pėr dhjetė herė.

Nė vitin 1954 presidiumi i BRSS-sė e konfirmon kėrkesėn e presidiumit tė Ukrainės qė zona e Krimesė tė hyjė nė pėrbėrje tė Ukrainės. Por, nė dallim nga popujt tjerė tė deportuar tė ish-BRSS-sė, tatarėt e Krimesė deri nė fund nuk kanė qenė tėrėsisht tė rehabilituar. Pas vdekjes sė Stalinit, nė vitin 1956, ata janė liruar nga mbikėqyrja administrative, por pa tė drejtė pėr t`u kthyer nė vendlindje. Nė vitet e 60-ta ėshtė formuar edhe njė lėvizje dhe si rezultat i kėsaj nė vitin 1967 nga tatarėt e Krimesė ėshtė hequr akuza pėr bashkėpunim me Gjermaninė fashiste. Atė vit 100 mijė tatarė kanė tentuar tė kthehen, por kanė arritur tė riatdhesohen vetėm 900 familje.

Sipas tė dhėnave nga regjistrimi i vitit 1989, nė BRSS ka pasur rreth 272 mijė tatarė tė Krimesė, prej tė cilėve 28 mijė banorė kanė jetuar nė Krime. Nė nėntor tė vitit 1989 Gjykata supreme e BRSS-sė e dėnoi deportimin e tatarėve tė Krimesė dhe lejoi kthimin e tyre nė atdhe. Dy vjet mė vonė, nė qershor tė vitit 1991, nė kryeqytetin e Republikės, Simferopol, ėshtė tubuar kurulltai (kuvendi) i dytė (pas vitit 1917), i cili zgjodhi qeverinė (mexhlis). Ėshtė shpallur Deklarata pėr sovranitet nacional, ėshtė pranuar flamuri shtetėror nė ngjyrat e dinastisė hane Girej dhe himni shtetėror dhe ėshtė kthyer pėrdorimi i alfabetit latin.

Sipas tė dhėnave zyrtare, me situatėn nė gjysmėvjetorin e parė nė vitin 2003 nė Republikėn autonome tė Krimesė (pa numėrimin e Sevastopolit, i cili ende ėshtė qytet rus, ku ėshtė vendosur flota ruse e Detit tė Zi) janė kthyer 265,5 mijė persona tė riatdhesuar, prej tė cilėve mė sė shumti tatarė dhe diēka mė pak grekė, armenė, bullgarė dhe gjermanė. Pjesa mė e madhe e tatarėve tė Krimesė janė kthyer nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Prej atėherė Ukraina investon shumė para pėr tė ndėrtuar vendbanime pėr personat e riatdhesuar, por ndėrtohen edhe shkolla ku mėsohen nė mėnyrė paralele gjuha ruse dhe krimeano-tatare. Ka edhe dy gazeta nė gjuhėn krimeano-tatare, ndėrsa kanė edhe program nė televizionin shtetėror. Nė vitin 2003 tė kthyerit, tė pakėnaqur nga zgjidhja e kontesteve tė pronave protestuan, ndėrsa pėr nė maj tė kėtij viti pėrgatitet komemoracion i madh, me tė cilin do tė shėnohet 60-vjetori i deportimit tė tatarėve tė Krimesė.

Me historinė e kėtillė keni zgjedhje tė ndėrtimeve tė cilat mund t`i shikoni – prej Bahēesarajit, kryeqendra e Hanizmit tė Krimesė Girej, deri te Sevastopoli, nė pjesėn jugperėndimore tė gadishullit nė Detin e Zi, i cili ėshtė i famshėm nė bazė tė betejave tė mėdha. Pėrmendorja memoriale e kėtyre betejave ėshtė quajtur Panoramė dhe gjendet nė kodrėn mė tė madhe tė qytetit. Brenda ėshtė pikturuar njė mural, i cili nuk ka fillim e as mbarim dhe pėrderisa e shikoni, bėheni pjesė e pjesėmarrėsve tė luftės e cila ėshtė skenė e pėrshkruar nė “Luftėn dhe paqen” e Tolstojit. Kėtu ėshtė vendosur pjesa mė e madhe e flotės ruse e Detit tė Zi – pjesė e marrėveshjes me Ukrainėn prej vitit 1997, me tė cilėn lejohet qė gjatė 20 viteve tė ardhshme edhe rusėt ta shfrytėzojnė gadishullin si qasje deri te Deti i Zi.

Ajo nė bazė tė sė cilės ėshtė e njohur Krimeja ėshtė alpinizmi dhe ngjitja nėpėr shkėmbinj, qė paraqet parajsė alpiniste pėr ukrainasit dhe rusėt. Gjatėsia dhe vėshtirėsia e shtigjeve matet me shtigjet mė tė njohura pėr ngjitje nė Evropėn Perėndimore dhe Amerikėn Veriore. Klima e nxehtė, peizazhi i shkėlqyer, lidhja e mirė transportuese dhe afėrsia e detit e bėn gadishullin shumė tėrheqės pėr alpinistėt me ēfarėdo pėrvoje. Deri te shkėmbinjtė arrihet pėr tri orė me veturė ose trolejbusin e njohur malor nga aeroporti ose stacioni hekurudhor nė Simferopol. Malet e Krimesė shtrihen prej perėndimit drejt lindjes, nga Balaclava deri nė Feodosia dhe ndahen nė disa sfera pėr ngjitje, tė cilat dallohen sipas vėshtirėsisė sė rutės dhe teknikės sė ngjitjes. Pjesa mė e madhe e mureve tė shkėmbinjve janė tė forta dhe tė sigurta.

Nėse dėshironi tė shkoni nė njė hulumtim tė kėtillė tė Krimesė, ju rekomandohet qė udhėtimin ta organizoni me agjenci turistike ose me miq, meqė tė gjitha shenjat janė tė shkruara nė rusisht, e ndonjėherė edhe nė gjuhėn ukrainase.

Pėrderisa gjendeni nė male mund t`i vizitoni edhe qytetet e shkėlqyeshme – shpella, tė cilat gjenden nė anėn e brendshme tė Maleve tė Krimesė. Kėto qytete janė krijuar dhe kanė ofruar njė mbrojtje tė shkėlqyeshme prej fiseve tė dhunshme nomade. Kanė filluar tė ndėrtohen prej shekullit 6 deri nė shekullin e 10. Nė shekullin e 13, kur tatarėt mongolė e kanė marrė gadishullin, janė vendosur nė Solkhat – qendėr e madhe tregtare dhe e kanė pagėzuar Krime. Me zgjerimin e tyre drejt pjesės perėndimore ėshtė zgjeruar edhe emri i mbarė gadishullit. Ēifut–Kale dhe Tape-Kermen, janė vende tė cilat nuk guxoni t`i anashkaloni, nėse vendosni qė kėtu tė udhėtoni dhe tė bėni alpinizėm.

Krimeja, ndonėse e njohur nė bazė tė detit, nė reportazhin tonė nuk do ta pėrshkruajmė. Pėr kėtė nė ndonjė reportazh tjetėr. Por, nėse vendosni tė udhėtoni nė Ukrainė dhe nė Krime ta kaloni pushimin tuaj, mbani nė mend se ju nevojitet vizė, ndėrsa do tė duhej tė merrni edhe pak mė shumė para sesa nevojitet pėr ta kaluar pushimin nė bregdetin e Detit tė Zi nė Bullgari.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 5628.jpg (46.4 KB, 57 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim