Kampionet kėrkojnė titullin e tretė
Studenti - Luftėtari 53-66 (0-2)
Luftėtari e Studenti nė basketboll pėr femra kanė kryer angarinė e fundit pėr kėtė sezon (tani e tutje gjithēka kthehet nė njė "betejė" pėr kampionet), teksa janė pėrballur mes tyre nė njė sfidė qė vlente mė shumė pėr statistikė. Gjirokastritet kanė fituar 66-53 ndaj kryeqytetaseve, duke siguruar kualifikimin pėr nė finale. Sfida e djeshme ishte pa grintė, ēka bėri qė edhe emocionet e rivaliteti tė mungonin. Gjithsesi, ndeshja do tė kujtohet pėr disa shifra tė saj tė veēanta. Kėshtu, 17 pikėt e Luftėtarit nė periodėn e parė i shėnuan vetėm dy lojtare, Hristova 8 dhe K. Popjankova 9. Moceva, gjatė 34 minutave lojė qė luajti, nuk gjuajti asnjėherė nė kosh, duke u shėrbyer mjaft mirė kolegeve tė saj. Ndėrsa te Studenti shėnuan tė gjitha lojtaret, ēka tregon se trajneri Greva u dha mundėsi tė gjitha basketbollisteve tė aktivizoheshin. Sa pėr statistikė, perioda e parė u mbyll 17-7 dhe pjesa e parė 27-20, ndėrsa perioda e tretė 47-34, gjithnjė pėr Luftėtarin. Studenti vetėm nė minutat e para tė ndeshjes udhėhoqi deri nė 7-6 dhe nė fillim tė pjesės sė dytė arrin ta ngushtojė diferencėn 31-30. Ndėrsa pjesa tjetėr e ndeshjes flet pėr Luftėtarin, qė tashmė mendon pėr finalet, ndėrsa kampionati i Studentit mbyllet kėtu.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |