Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 29-04-2004, 07:53
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Miqesore: Itali - Spanje 1-1

Ne naten e Baggio-s, Genoa feston golin e Vierit

Rikthimi i fenomenit Baggio u mireprit nga mijera tifoze ne stadiumin e Genoa-s "Ferraris", si dhe te miliona futbolldashesve ne mbare Italine. Qe me prekjen e pare te topit nga ana e Roby-t stadiumi shpertheu me brohorima dhe dukej qe nje futbollist klas sic eshte Baggio i kishte munguar faneles blu ne 5 vitet e fundit dhe ndoshta do i mungoje. Roberto Baggio shfaqi talentin duke nderrmarre aksione te klasit te larte duke dhene topa te shkelqyer per shoket e skuadres te cilet nuk i shryetezuan sic duhet.

Italia nuk shkoi me shume se barazimi ne ndeshjen e fundit pergaditore per ''Euro 200'' dhe kjo fale organizimit te mire te skuadres kundershtare. Pas golit te shenuar nga ''Torres'' per Spanjollet ne minuten e 52-te, eshte ''BoboGol'' qe barazon me nje gjuatje me koke pas 3 minutash pas nje krosi te bukur te '' Stefano Fiore-s''.

Pas ndeshjes, trajneri Trapatoni tha
"Ishte njė ndeshje e vėshtirė, i gjithė publiku mbėshteste Baggion dhe kjo ėshtė e drejtė. Megjithėse kishte disa probleme nė kėmbė, na dhuroi disa lėvizje tė shkėqlyera, skuadra mė pėlqeu dhe diti tė reagonte nė momentet e vėshtira. Mora pėrgjigje tė rėndėsishme nga disa lojtarė dhe vecanėrisht nga Vieri dhe Peruci."
Ndersa per nje pjesemarrje te mundshme te Baggios ne Europian Trapi u pergjigj:
"Fakti qe Inzagi eshte operuar mund ta paragjykojė pozicionin e tij, por Baxhio nuk ka te beje me evropianin. Jane lojtare si Del Piero, Kasano e Toti ata qe jane ne rradhe te pare."
Persa i perket te kthyerit tjeter nė perfaqesuese, Anxhelo Perucit, trapatoni tha:
"Ai eshte nje kandidat serioz per te ardhur ne Portugali, sepse ka mė shume eksperience se Pelicoli dhe Abiati, i cili nuk po luan te Milani. Duhet te verifikojme edhe gjendjen fizike tė Toldos."
Pas ndeshjes Baggio u shpreh:
"Nuk duhet te luaja aq shume, por trajneri me dha mundesine qe te shenoja, megjithese nuk ia arrita. Dua te falenderoj te gjithe ata njerez qe me qendruan prane. Ishte nje ndeshje e vecante, sepse ishte e fundit me perfaqesuesen. Megjithate, Trapatoni e le gjithmonė deren hapur."

ITALI - SPANJE 1-1
52' Torres
55' Vieri

Italia (4-2-3-1)
Buffon (46' Peruzzi), Panucci, Cannavaro (46' Ferrari), Materazzi, Zambrotta; Fiore (75' Diana), Perrotta (46' Ambrosini), Pirlo (75' Nervo), Di Vaio (65' Favalli); Baggio (85' Miccoli), Vieri (75' Corradi).

Click the image to open in full size.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim