Sandėr Prosi, stomatologu qė magjepsi skenėn. Sandėr Prosi, stomatologu qė magjepsi skenėn.
Fati nuk mund tė kishte qenė i pabesė me Sandėr Prosin. Edhe pse me njė diplomė stomatologu nė xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qė kishte pėr skenėn. I sapokthyer nga studimet nė Austri, kishte dėgjuar pėr njė konkurs qė Teatri Kombėtar organizonte pėr aktorė dhe ai nuk u mendua gjatė. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhdė njė merak. Kishte tentuar tė luante nė dramėn e Shilerit Vilhelm Tel, por pas disa provave tė lodhshme gjithēka ishte anuluar nga fashistėt. Brenda pak kohėsh u kthye nė aktor, pedagog, njė kult i teatrit dhe i kinemasė shqiptare. Pati mėsues dhe kolegė tė njohur, si: Naim Frashėri, Andon Pano, Marie Logoreci e shumė tė tjerė, njė plejadė aktorėsh tė vjetėr qė vendosėn themelet e aktrimit nė vend.
Sandėr Prosi lindi janarin e 1920 nė qytetin ku u kėndua pėr vite tė tėra Luleborė. Qysh kur ishte ende nė gjimnaz provoi tė vishte petkun e njėrit prej personazheve tė dramės "Vilhelm Tel", e cila nuk mundi tė shfaqej. Pasionin pėr teatrin e kishte qė i vogėl kur shkonte nė kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai pėrpiqej sadopak qė tė pėrshtatej me personazhet qė kishin filluar ti ceknin ėndrrėn e tij tė madhe, atė tė aktorit. Por me sa duket planet qė kishte pėr tė familja ishin ndryshe. Niset pėr studime nė Austri nė degėn stomatologji, tė cilat i la pėrgjysmė. Pasi kishte lėnė kujtimet e ėmbla tė Austrisė, merr pjesė nė konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parė. Roli i tij i parė ka qenė ai i Shaqir Agės nė komedinė "Prefekti" tė Besim Lėvonjės, qė u prit mjaft mirė, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaēit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellė popullor tė artit tė tij. Vetitė fizike, trupi i drejtė, pamja fisnike, me njė nur skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, nėpėrmjet zėrit tė veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė aktori tė madh qė i vjen rrallė skenės shqiptare. Krijimet e Sandėr Prosit nė film shėnojnė kulme nė mjeshtėrinė e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parė nė film. Ishte personazhi i drejtorit tė shkollės nė filmin "Debatik". Ky do tė ishte fillimi, ndėrkohė qė ai do tė spikaste dukshėm duke reflektuar impulset e magjishme tė artit dramatik. Me shikimin e thellė, me tė folurėn e prerė, me zėrin e ėmbėl ai nuk mund tė mos tė shfaqte Sandrin e vėrtetė, njeriun e natyrshėm qė u bė artist i madh. Nė filmin "Vitet e para" ai i bėri pėrshtypje spektatorit pėr njė konkretizim tė qartė tė personazhit tė Abdylit, duke mbetur nė mendje tė ēdokujt pėr njė kohė tė gjatė. Sandėr Prosi vdiq atėherė kur mund t'i jepte akoma role tė bukura skenės dhe ekranit. U vlerėsua me ēmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartė "Artist i Popullit". U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit tė filmit "Pranverė e hidhur" mė 24 mars 1985. Portreti i harruar
Nė njė nga vilat e vjetra nė zonėn e Bllokut, nė galerinė e njė piktori ruhet qė nga 1985 njė portret i ēuditshėm. Me shallin e hedhur shkujdesur nė qafė, flokėt e shpupurisur e vėshtrimin e thellė fshehur pas syzeve aktori Sandėr Prosi ende thotė diēka. Ndoshta fjalė tė pathėna nė ato ditė prilli, qė u thyen nė mes dhe e ndanė shpirtin nga trupi nė hotel Vollga. Koha e rėnduar duket ende pėrtej kokės sė menduar tė aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veē reve tė errėta edhe trishtimin e asaj humbjeje. Tashmė kanė kaluar vite dhe ai portret sikur ėshtė harruar. Tė vetmit qė e kujtojnė ende janė njerėzit e paktė tė grupit tė xhirimit, qė punuan me Sandrin. Ata e dinė se si Vangjel Gjikondi kishte mundur tė shkėpuste nga ai portret edhe copėza dhimbjesh e shqetėsimesh qė i kishin trazuar mendjen. E nė ato pak ditė xhirimesh kanė ndodhur plot ngjarje tė zakonta e tė pazakonta, mbyllur me njė ngjarje tragjike. Tė gjitha kėto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete tė vėrtetėn e asaj dite tė ngrysur prilli
Filmi ende nuk kishte marrė rrugė. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta pėr tė trokitur nė vėmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati pėr ta nxjerrė nga vetja edhe kėtė rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa qė tė gjithė ishin larguar
Se ēfarė ka ndodhur nė ato pak minuta askush nuk e di. Panė trupin e tij tė shtrirė pėrtokė, me njė pamje tė shqetėsuar qė i kishte ngrirė nė fytyrė. Dėshmitarėt e parė thonė se ai ka rrėshqitur nė njė moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e pėrhershėm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bėjnė duel. Nė ato momente kamerat ishin vendosur nė njė shtėpi tė vjetėr nė njė lagje tė qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshėm. Tė gjithė ngrinė nė vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetėr deri te hotel Vollga asnjėri nuk e ndjeu. Qe njė vrap i ēmendur, qė nuk mundi tė arrijė dot vdekjen qė ishte larguar duke lėnė pas gjurmė tė kuqe gjaku. Trofe
Sandėr Prosi, edhe pse ėshtė konsideruar shpesh si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, sėrish nuk ka marrė aq sa duhet nga shteti. Gjatė karrierės sė tij aktoriale ai ėshtė nderuar me disa ēmime, kupa, medalje, si dhe me ēmime tė Republikės. Nė 75 u nderua me Ēmimin e Republikės sė Shkallės sė Parė pėr rolin e Jaho Labit nė filmin "Nė fillim tė verės". Sot numėron nė mbi 100 role tė interpretuara me mjeshtėri nė teatėr dhe kinematografi, por asnjėra prej tyre nuk mund tė pėrsėrisė realizimin e figurės sė Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit tė Pestė dhe me Ēmimin e Republikės tė Klasit tė Parė. E kush e ka harruar Dhaskal Todrin, i cili ėshtė ngjizur aq mjeshtėrisht nga Sandri, edhe ky po kaq i vlerėsuar nga publiku? Kolegėt dhe tė afėrmit tregojnė se ai krijonte njė lidhje tė ēuditshme me personazhin, duke pėrftuar nė kėtė mėnyrė ndjesi tė tilla qė shkriheshin direkt me rolin. Sandėr Prosi njihte mirė letėrsinė, qė shėrbente pėr tė zbėrthyer mjeshtėrisht personazhet, para se ai tė vishte petkun e tyre. Sekreti i lotėve tek Udha e shkronjave
Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyejė lehtė nga kujtesa. Stafi qė ka punuar gjatė pėr realizimin e kėtij filmi gėrxheve tė Himarės tregon se u ėshtė dashur shumė mund pėr tė realizuar kėtė film, qė mbart njė emocion tė madh. Mes zagushisė sė tejskajshme ato ditė edhe aktorit tė madh nuk mund ti mbusheshin sytė mė lot (ashtu siē e kėrkonte skenari) nė momentin kur ai kthehej i mallėngjyer nė vendlindjen e tij tė dashur. Pas disa dublave tė njėpasnjėshėm regjisori Pali Kuke kishte vendosur ti ndėrpriste xhirimet. Stafi realizues u shtri tė pushonte nėn hije. Zhurma e autobusit tė linjės as qė i kishte bėrė pėrshtypje stafit, aq mė shumė tė ktheheshin nė sheshxhirim. Boria kishte prishur qetėsinė, ndėrkohė qė nė atė tė pėrpjetė u dėgjua frenimi i pėrtuar i autobusit Vlorė-Himarė. Mes tymit dhe afshit pėrvėlues zbret nga autobusi njė burrė dhe i jep Sandėr Prosit njė qese me qershi. E ke nga tė gjithė ne", - i tha ai. Kaq u desh qė aktori tė thėrriste: "Fillojmė xhirimin". Emocioni kishte marrė udhė dhe ai nuk donte ta humbiste kėtė moment. Galeria e roleve
Pėr mė se tri dekada Sandėr Prosi krijoi mbi 80 role nė teatėr dhe kinematografi, tė shkėputura kėto nga 75 vepra tė autorėve tė huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bėri qė asnjėri prej tyre tė mos i ngjajė tjetrit. Ata ishin aq tė ndryshėm dhe pėr kėtė qėllim u bėnė mjaft popullorė dhe tė pėlqyer nga publiku. Trupi i drejtė, pamja fisnike, njė nur i pakrahasuar skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, zėri i veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė artisti tė madh tė skenės, qė u gdhend natyrshėm te publiku. Ai luajti nė mjaft filma, tė cilėt padiskutim u cilėsuan tė suksesshėm. Nėse bėjmė njė shėtitje tė shkujdesur nė galerinė e roleve tė tij, do tė veēojmė filmat: "Horizonte tė hapura", "I teti nė bronz", "Mėngjese lufte", "Yjet e netėve tė gjata", "Nė fillim tė verės", "Fijet qė priten", "Pėrballimi", "Gjeneral Gramafoni", "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes nė kėmbė", "Detyrė e posaēme", "Oshėtimė nė bregdet", "Guximtarėt", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele tė kuqe", "Plumba perandorit", si dhe shumė tė tjerė, po kaq tė njohur nga shikuesit dhe gjithashtu tė pėlqyer. Disa nga filmat ku ka luajtur
"Vitet e para"
"Horizonte tė hapura"
"I teti nė bronz"
"Mėngjese lufte"
"Yjet e netėve tė gjata"
"Nė fillim tė verės"
"Fijet qė priten"
"Pėrballimi"
"Gjeneral Gramafoni"
"Udha e shkronjave"
"Plaku dhe hasmi"
"Kush vdes nė kėmbė"
"Detyrė e posaēme"
"Oshėtimė nė bregdet"
"Guximtarėt"
"Shtigje lufte"
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
"Njeriu me top"
"Vajzat me kordele tė kuqe"
"Plumba perandorit" ''Spekter''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |