Shikoni Postime te vecuara
  #9  
Te vjeter 14-09-2003, 03:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Komenti i javes 3.

Kampionati: Dinamo ndjek Tiranen, Partizani ndalet
Pas javes se trete, blute e Andrea Markos mbeten me pike te plota, pas 3-0 me Vllaznine, ashtu si dhe kampionet. Te kuqte u barazuan 4 minuta para fundit te takimit ne Durres, nga Teuta vendase pas nje penalltie shenuar nga Mancaku. Shkumbinit i del kallaji edhe ne Elbasan: 0-5. Flamurtari, Vllaznia e Shkumbini ne krize te thelle, mbyllin tabelen me nga 3 humbje .
TIRANE  Dinamo mbetet ndjekesja e vetme e Tiranes me pike te plota, pas javes se trete te kampionatit kombetar te futbollit, Grupi A1. Blute e Markos fituan thellesisht dhe me lehtesi ndaj Vllaznise, 3-0 ne Qemal Stafa, me gola te Qoses e Ziambos (2), duke pasur 3 fitore, po aq sa kampionet, por me golaverazh me te keq (9-1 ndaj 16-1). Partizani u duk se do te plotesonte sundimin e kryeqytetit ne kampionat, sepse kryesonte ne Durres 1-0 deri ne 86 (gol i Muzakes), por pikerisht atehere Mancaku ktheu ne gol nje penallti. Elbasani eshte ngjitur ne vend te trete, fale golaverazhit dhe fitores 5-0 ndaj Shkumbinit ne Ruzhdi Bizhuta, ndersa Lushnja arriti te marre piket e para ne kete edicion, me fitoren 1-0 ne Berat ndaj Flamurtarit e gol te rumunit Kornea me penallti. Nje dite me pare, pra te premten, Tirana kishte mundur keqazi, Besen ne Selman Stermasi, 7-1.

Ne Qemal Stafa, premtimet shkodrane per te dale me pike nga Tirana nuk kane pasur asnje baze. Dinamo luajti me mire, shenoi shpejt ne te 17-en minute me ane te korcarit Qosa, pas nje aksioni te bukur si skuader. Ashtu si gjithnje, blute luajten me qetesi dhe ne fillim te pjeses se dyte Ziambo realizoi edhe golin e dyte. Me pas afrikani shenoi edhe nje here, por goli nuk u quajt i rregullt per shkak pozicioni jashte loje. Shkodranet mbeten me 10 vete, pasi mbrojtesi i ri, Luka doli me karton te kuq per nje nderhyrje te rende dhe Ziambo plotesoi fitoren e vendasve ne 85.

Niko Dovana ishte stadiumi qe, i mbushur nga 5.000 tifoze, qe priti takimin me te rendesishem te javes. Teuta zhvilloi me shume vellim loje, por Partizani i Ilir Spahiut ishte me konkret. Ne pjesen e pare ishte braziliani Abilio qe humbi nje rast te mire per shenim goli, i shqetesuar edhe nga nje nderhyrje e sakte e Zeres. Ndersa ne fillim te se dytes, Gjergji Muzaka shenoi nga fare afer, fale topit te marre pikerisht nga Abilio. Sulmi durrsak ishte mjaft mire i mbuluar nga miqte, dhe u duk se te kuqte do te fitonin, por nuk ndodhi keshtu. Pasi trajneri Bici nderroi Begene e Khumalon, Mancaku fitoi dhe ktheu ne gol nje 11-metersh, duke u treguar i sakte para portierit Nallbani. Partizani u duk qarte se kishte shkuar per fitore ne Durres, sepse krijoi raste edhe ne minutat e mbetura (7, bashke me shtesen), me Bejzaden e Ardit Beqirin.

Elbasani, tani i treti, nuk vuajti thuajse aspak ndaj peqinasve te shnderruar. Korcari Memelli shenoi qe ne 5, Bujar Muca dyfishoi shifrat brenda zones, pas nje topi te marre serish nga Memelli, ndersa ganezi Ablade e mbajti fjalen e dhene duke shenuar golin e tij te pare ne kampionatin shqiptar. Kaq per 45 e para. Ne cerekoreshin e pare te se dytes, edhe nje here shenoi Memelli (me koke) dhe vulosi fitoren e thelle, kapiteni Gentian Stojku, ne 59.



VLLAZNIA :
Skuadra e Veriperendimit, themeluesja e futbollit shqiptar (me 1919) prej shume e shume vitesh nuk e shikon veten ne kete pozicion, pra e parafundit, pa asnje pike dhe me golaverazhin negativ, -8. Per me teper, sic tregojne komentatoret radiofonike dhe gazetaret nga Shkodra, skuadra ka shume dobesi ne loje, tregon nje pergatitje fizike te dobet dhe deshire te paket per loje.
Tronditja e krijuar nga vdekja e ish-presidentit Cela ende nuk eshte larguar, ndonese ne krye eshte nje tjeter president Cela. Nga skuadra e sezonit te kaluar jane larguar Devolli, Ishka, Romanishin, Bejzade, Elvin Beqiri, ndersa nga ajo qe doli kampion me 2001 kane mbetur vetem Osja, Zmijani, Belisha, Sinani, Martini, Kaci e Teli. Ne ekip ka shume emra te rinj si Salihi, Kraja, Bishja, Mashi, Hoti apo Luka. Mungesa e pergatitjes se duhur gjate veres po nxjerr krye tani, duke e detyruar pasardhesin e trajnerit Zhega, Haxhiosmanovicin qe te shpike nje faze pergatitore gjate zhvillimit te kampionatit. Ne te vertete, Vllaznia ka vuajtur edhe nga nje kalendar i hekurt i fillimit, por edhe ne dy javet e ardhshme nuk premtojne ndonje gje me te mire. Ne javen e peste 9 here kampionet e Shqiperise presin ne Loro Borici Elbasanin, ndersa nje jave me pas, me 27 shtator, zbresin per here te trete ne Qemal Stafa per te luajtur me Tiranen.

SHKUMBINI :

Shkumbini perben nje tjeter viktime te kampionatit te 65-te kombetar te futbollit. Pas 9 vjet paraqitje te mire (shpesh njollosur nga akuzat per dhune ne fushen e vet), skuadra peqinase po njeh periudhen me te veshtire qe nga 1994. Specialisti i futbollit, Gezim Kasmi, leshoi nje batute ne emisionin e Radio Tiranes, Nga njera ndeshje, ne tjetren. Peqini ka zhavorr nuk ka nafte, - tha ai, - prandaj ai eshte dobet ndersa Bylis e Naftetari jane mire. Largimi i presidentit Pirro Angjeli ka bere qe shume lojtare te largohen nga Peqini (Zaccanti, Cilufia, Machado, Bubeqi, portieri Osmani, Stavri, Klodian Dervishi, Oltion Osmani), ndersa faza pergatitore te ishte e manget. Rezultatet po duken, jo thjesht ne 3 humbje, por edhe ne 10 golat e pesuar.

FLAMURTARI :

Se fundi Flamurtari, por jo i fundit. Per nga rendesia ne futbollin shqiptar, ne kete treshe, vjen drejt e pas Vllaznise. Prej vitesh ishte keq (qe nga 1997), por tani eshte shpartalluar fare. Edhe nga kuqezinjte jane larguar lojtare: Billa, Nenaj, Driza etj. Per me keq, thuajse nuk ka bere dot faze pergatitore, per shkak te problemeve financiare me presidentin Selami. Ka disa vjet qe i shpeton renies per me poshte, por ky vit duket fatal.

LUSHNJA :

Canaj: Lushnja, tashme e cliruar psikologjikisht

Ana psikologjike kishte te bente shume ne kete ndeshje. E rendesishme ishte qe fituam, pavaresisht nga loja, sepse na duhej ky sukses. Ne kemi nje ekip mesatar, ne te cilin secili lojtar duhet te jape maksimumin qe te arrijme rezultatet e duhura. Pas dy goditjeve qe morem, sidomos pas asaj me Tiranen, kjo fitore do sherbeje psikologjikisht, sepse aspektet e tjera te lojes se futbollit ne i kemi pasur ne rregull. Kjo sidomos ne takimin me Partizanin. Por le te qendrojme, me mire me kembe ne toke. Ndeshjet e ardhshme do te jene te veshtira (Radio Tirana) 'KORRIERI'

Zhupa: Dinamo, fitore e merituar ndaj Vllaznise

Nuk mund te thuhet se ishte nje ndeshje krejtesisht e lehte, ndonese rezultati ashtu tregon. Ne jemi te kenaqur, ne pergjithesi nga loja, por jemi ne vazhden e pergatitjes sa me mire te skuadres. Mund te themi se lojtaret jane duke arritur formen e tyre me te mire, gje qe na sherben per te synuar objektivin: titullin. Shpresojme te vazhdojme te mbetemi me pike te plota edhe pas derbit me Partizanin.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim