Komenti i javes se dyte.
Tirana, ritėm kampionėsh edhe nė Vlorė
Bardheblutė fitojnė lehtėsisht 3-0 ndaj Flamurtarit, duke qenė shumė superiorė
Flamurtari e ka filluar kampionatin mjaft keq. Nė dy ndeshjet e para ka pėsuar vetėm humbje dhe ka njė golaverazh negativ 1-5. Pra, sikurse shihet, nuk ka ku tė shkojė mė keq ky Flamurtari i kėtij fillimkampionati. Nė ndeshjen me Tiranėn skuadra e kuqezinjve ėshtė paraqitur mjaft anemike, pa shpirt gare dhe me gjendje fizike pėr tė dėshiruar. Flamurtari nuk arriti gjatė 90 minutave t'i kundėrvihej Tiranės dhe, nė momente tė veēanta, kur loja ishte e ekuilibruar, tiranasit e kanė qarkulluar lirshėm topin me njė takim. Bardheblutė kanė shėnuar 3 gola, pėr faj tė gabimeve nė vendosje tė mbrojtėsve vlonjatė, tė cilėt, me lėvizjet e tyre krijonin hapėsira tė lira pėr kundėrshtarin.
Besa-Elbasani, miqėsisht nė "Niko Dovana"
Kavajasit dhe elbasanasit e mbyllin nė barazim 1-1
Takimi midis Besės dhe Elbasanit ėshtė karakterizuar nga episode interesante loje dhe raste tė shumta pėr shėnim, tė cilat nuk u realizuan, mė tepėr pėr mospėrqendrim para porte tė sulmuesve dhe lodhje fizike, veēanėrisht nė pjesėn e dytė tė takimit. Elbasanasit e nisėn lojėn mė mirė dhe u duk se do ta kishim mė tė lehtė me Besėn, pas atij rasti tė pastėr tė Stojkut nė minutėn e 3-tė dhe tė golit tė Memellit nė minutėn e 7-tė. Nė tė vėrtetė, nuk ndodhi kėshtu, pasi Besa e rriti lojėn e saj, duke vėshtruar mė tepėr portėn e Gogunjės. Nga ana tjetėr, Elbasani reagoi me kundėrsulmin e rrezikshėm, me Stojkun dhe Memellin. Kėta dy tė fundit, nėse do tė ishin treguar mė tė saktė nė finalizim, do ta kishin ndėshkuar pėrfundimisht Besėn e Kavajės. Gjithsesi, insistimi i Besės pėr tė barazuar u konkretizua me penalltinė e fituar nė minutėn e 37-tė. Kavajasit kanė arritur tė shėnojnė edhe golin e dytė, mirėpo, pėr fatin e tyre tė keq, ėshtė anuluar nga gjyqtari anėsor i ndeshjes. Nė pjesėn e dytė tė takimit tė dyja ekipet treguan shenja lodhjeje, gjė qė u shoqėrua me njė ulje tė ritmit tė lojės. Duhet thėnė se takimi midis Besės dhe Elbasanit nuk u ngrit mbi nivelin mesatar.
Partizani vazhdon me pike te plota.
Partizani fiton minimalisht 1-0 me Lushnjėn pėr javėn e dytė tė kampionatit. Tė kuqtė e teknikut Spahiu i janė falur golit mjeshtėror me goditje dėnimi nga jashtė zone tė elbasanasit Dorian Bylykbashi. Ky ka qenė dhe momenti mė i bukur i tė gjithė 90-minutėshit tė luajtur. Ndeshja ka filluar e shpejtė pėr tė dy skuadrat, por me njė epėrsi tė lehtė tė tė kuqve. Megjithatė fundi i 45 minutave tė parė ka qenė barazimi pa gola. Asnjėra nga skuadrat nuk ka mundur tė rrezikojė seriozisht portėn kundėrshtare. Ndėrkohė qė vetėm dy minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, Bylykbashi shėnon njė gol tė mrekullueshėm, duke i dhuruar avatazhin Partizanit. Qė nga ai moment lushnjarėt kanė dominuar pothuasje takimin, por pa mundur tė gjejnė golin e barazimit, i cili do tiu dhuronte dhe pikėn e parė nė kėtė sezon.
Rragami: "Vllaznia, duhen ndryshime ne loje"
Mjeshtri i Merituar i Sportit, nje nder ish-futbollistet me te mire te Vllaznise ne vitet '60-'70, Ramazan Rragami, tha pas humbjes se pesuar te marten ne Stadiumin "Loro Borici" nga Teuta 2-0, se Vllaznia ka nevoje per ndryshime te medha ne loje. "Futbollistet shkodrane kane nevoje per ndryshime ne konceptimin dhe menyren e lojes. Eshte e pafalshme qe gjate 90 minutave lojtaret tane te mos jene ne gjendje te krijojne raste per shenim, theksoi ai. E gjithe kronika e lojes flet per nje varferi te lojes. Ndaj eshte detyre paresore qe te punohet me mire ne te gjitha repartet, por theksi duhet te vihet tek sulmi dhe mesfusha, ku dhe jane dobesite me te medha. Sot futbolli luhet sipas koncepteve te reja dhe me skema qe mund te ndryshojne disa here nga trajneret sipas momenteve qe krijohen". Krahas punes per eleminimin e dobesive nga drejtuesit e ekipit, ai vuri ne dukje se Vllaznia ka nevoje per disa lojtare me pervoje.
DINAMO :
Mesfushori i bluve mendon se pas dy fitoreve tė para, skuadra ka fituar pėrqendrimin e duhur
Qosa: Ekipi po pėrmirėsohet dukshėm
Futbollistėt e Dinamos, tė kėnaqur nga dy fitoret e dy javėve tė para tė kampionatit, mendojnė se skuadra do tė pėrmirėsohet mė shumė nė javėt e ardhshme. Njėri prej tyre ėshtė edhe mesfushori korēar, Rigels Qosa, i cili luan sezonin e tij tė tretė me blutė e kryeqytetit. Ai ėshtė shprehur se Dinamoja po kalon njė moment shumė tė mirė pas fitores me Shkumbinin, ndėrsa pritet qė brenda pak javėsh tė arrijė nė formėn e saj mė tė mirė. Lojtari qė i ka provuar tė gjitha pozicionet nė mesfushė, pohon se fitorja e fundit me Shkumbinin i ka dhėnė shumė dorė skuadrės, duke e rregulluar shumė anėn psikologjikė tė lojtarėve. Mė konkretisht nė lidhje me dy ndeshjet e zhvilluara, Qosa ėshtė shprehur:
"Morėm atė ēka kėrkuam, pavarėsisht se loja nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur. Gjashtė pikėt e fituara ndaj Besės e Shkumbinit sollėn njė atmosferė tjetėr brenda skuadrės, pas paraqitjes jo tė mirė qė bėmė me Lokerenin e Tiranėn
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |