Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 14-09-2003, 03:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KOMENTI I PERGJITHSHEM I JAVES SE PARE TE KATEGORISE SE PARE. ''A1''

Kampionati, Tirana luan tenis me Lushnjėn

Asnjė surprizė nė javėn e parė tė Kampionatit tė 65-tė Kombėtar tė Futbollit. Katėr nga skuadrat vendase arrijnė tė fitojnė, ndėrsa Tirana “shemb” ekipin e Lushnjės nė fushėn asnjanėse tė Beratit. Kėshtu Tirana, Partizani, Dinamo, Elbasani dhe Teuta siguruan trepikėshin e parė, duke zėnė pozicionet sipas renditjes sė mėsipėrme nė klasifikim. Tirana mundi thellėsisht 6-0 ekipin e Lushnjės, ndeshje e cila u luajt nė Berat pėr arsye rikonstruksioni tė stadiumit “Roza Haxhiu”. Fitore tė thellė mori dhe Partizani, duke mundur 4-1 Vllazninė. Dinamo fitoi 2-0 ndaj Besės. Dy golat e Stojkut i dhanė fitoren 2-1 Elbasanit ndaj Flamurtarit. Dhe goli i vetėm i Begesė, i dha fitoren Teutės kundra Shkumbinit. Javėn e dytė pritet me interes ndeshja Vllaznia-Teuta nė Shkodėr.


Lushnja–Tirana 0:6
Nė ndeshjen e luajtur nė Berat, ekipi kampion i Shqipėrisė, Tirana, ka fituar 6-0 ndaj Lushnjės. Takimi filloi me njė lojė tė mirė tė ekipit tė Tiranės. Sapo kishin kaluar tre minutat e para organizatori i saj ka vėnė nė shėnjestėr portėn e mbrojtur nga portjeri Rumun, Enea. Deri nė minutėn e 38, mbrojtja e ekipit tė Lushnjės ka rezistuar, por ka qenė minuta e 39-tė kur Mahir Halili hapi serinė e golave pėr Tiranėn. Njė minutė para pėrfundimit tė pjesės sė parė, Devi Muka e ka ēuar rezultatin 2-0. Nė pjesėn e dytė ekipi lushnjar filloi tė kėrkonte golin, por ka qėnė minuta e 64 kur golshėnuesi i Tiranės Indrit Fortuzi thellon rezultatin nė 3-0. Pesė minuta mė vonė, Halili ka shėnuar golin e dytė tė tij dhe tė katėrtin pėr Tiranėn. Futbollistėt krye-qytetas nuk janė kėnaqur me kėtė rezultat. Dy minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, Sokol Bulku dhe Indrit Fortuzi kanė shėnuar dy gola tė tjerė pėr Tiranėn. Trajneri i Tiranės, Mema, tha se “skuadra e meritoi fitoren, pas njė loje tė bukur qė zhvilloi”.

Partizani–Vllaznia 4:1

Vllaznia ėshtė mposhtuar nga Partizani nė “Qemal Stafa”. Ndeshja ėshtė mbyllur 4-1, nė favor tė ekip kryeqytetas. Loja ka filluar e qetė nga tė dyja skuadrat dhe me disa raste pėr shėnim. Nė minutėn e 25 ekipi i Partizanit sulmoi tre herė radhazi portėn e Vllaznisė me anė tė Abilos, por pa rezultat. Njė minutė mė vonė braziliani ka arritur tė tundė rrjetėn e shkodranėve, duke u bėrė goli i parė i kampionatit. Pas 9 minutash ėshtė realizuar goli i dytė nga Muzaka pėr Partizanin. Pjesa e parė u mbyll me rezultatin 2-0 pėr vendasit. Nė pjesėn e dytė, ekipi i Vllaznisė filloi tė luante mė mirė dhe ariti qė nė minutėn 56 tė shėnonte golin e parė dhe tė vetėm tė takimit. Kur tė gjithė mendonin pėr njė barazim nga ana e shkodranėve, *censored*ioka ka shuar shpresat e Vllaznisė nė minutėn e 67. Nė tė 78-ėn sulmuesi brazilian Abilio ka vulosur rezultatin nė shifrat 4-1.

Dinamo–Besa 2:0

Dinamo ka fituar trepikėshin e parė tė kampionatit brenda fushės sė saj. Kryeqytetasit mundėn dje Besėn me rezultatin 2-0. Ekipi i Besės shkonte nė kryeqytet tė paktėn pėr tė marrė njė pikė, por kjo gjė nuk ndodhi. Ekipi i Dinamos ėshtė vėnė nė kėrkim tė golit qė nė minutat e para tė takimit. Pjesa e parė u mbyll me rrjeta tė paprekura. Ndėrkohė nė pjesėn e dytė dinamovitėt hynė nė fushė me synime pėr tė fituar ndeshjen. Kėshtu, nė minutėn e 50, sulmuesi Ilir Qorri entuziazmoi tifozėt tiranas, duke realizuar njė gol spektakolar, duke u krahasuar nga goditja me brazilianin Roberto *censored*los. Pas pėsimit tė golit, ekipi kavajas ėshtė tėrhequr nė gjysmėfushėn e tij. Dinamovitėt kanė pėrfituar nga kjo tėrheqje dhe nė tė 76-ėn, Bakalli ka shėnuar golin e dytė pėr ekipin e tij, duke vulosur rezultatin pėrfundimtar 2-0.

Teuta-Shkumbini 1:0
Edhe lojtarėt e qytetit bregdetar tė Durrėsit kanė arritur ta fillojnė mirė kampionatin. Teuta fitoi ndeshjen e parė pėrballė ekipit tė Shkumbinit me rezultatin 1-0. Ka qenė njė lojė e barabartė nga tė dyja skuadrat, por ka mbizotėruar efekti fushė nė rezultat. Pjesa e parė ėshtė mbyllur nė barazim 0-0. Nė pjesėn e dytė ekipi i Teutės bėri gjithēka pėr tė fituar. Nė minutėn e 67, Bespalla ka dhėnė njė pas tė saktė pėr Begenė dhe ky i fundit e ka ēuar topin nė rrjetėn e portės kundėrshtare, duke i dhėnė fitoren ekipit tė tij.

Elbasani–Flamurtari 2:1
Flamurtari nuk mundi tė pėrballonte dot sulmin e ekipit tė Elbasanas, duke humbur 2-1. Loja ka qenė e bukur nga tė dyja skuadrat, por vendasit arritėn tė bėnin njė presion nė portėn e vlonjatėve, duke shėnuar dy herė. Miqtė kanė kaluar tė parėt nė avantazh nė minutėn e 31, me anė tė Serianit. Por kjo nuk ka mjaftuar. Ka qenė kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, qė ka pėrmbysur gjithēka nė favor tė skuadrės sė tij. Nė minutėn e 70, ai shėnon golin e barazimit pėr skuadrėn e Elbasanit dhe, 2 minuta para pėrfundimit, atė tė fitores dhe tė dytin nė emrin e tij.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim