Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 22-08-2002, 02:27
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Reja Bojekafe Aziatike

Ne nje studim te ri te OKB-se thuhet se nje re me trashesi tre kilometra, qe qendron pezull mbi Azine Jugore, mund te jete shkaku i vdekjeve te parakohshme, thatesires dhe permbytjeve te medha ne rajon. Studimi ve ne dukje se vec ndotjeve te gazta qe leshojne fabrikat dhe makinat, ndotjet qe krijojne stufat qe djegin dru dhe pleh kafshesh, zjarret e gatimit, shpyllezimet dhe djegie te tjera me teknologji te ulet, kane shkaktuar dukurine e njohur si Reja Bojekafe Aziatike.

Shkencetaret thone se kjo re ka ndryshuar ekuilibrin meteorologjik, keshtu qe shirat dhe permbytjet jane shtuar ne disa vende dhe pakesuar ne disa te tjera. Studimi rekomandon qe qeverite lokale te kalojne ne perdorimin e karburanteve qe kur digjen leshojne me pak papasterti dhe te burimeve alternative energjitike, me qellim qe te ulin nivelet e ndotjes.
Pergjigjuni me Citim