Shėn Sofia, pėrsosmėria e pėrjetshme Ndėrtohet si tempull pėr Apollonin, pėr tu shndėrruar nė kishė tė ortodoksėve e mė pas nė faltore tė muslimanėve, pėr tė qenė sot njė nga monumentet mė tė rėndėsishme kulturore nė Turqi.
Kisha e Shėn Sofisė ėshtė njė nga monumentet mė tė vjetra qė i pėrket periudhės Bizantine. E ndodhur nė qendėr tė Stambollit kjo kishė ėshtė njė nga veprat mė tė vjetra, e identifikuar qė prej mė shumė se 1000 vjetėve. Nė lashtėsi njihej si Kisha e Madhe, pėr shkak tė pėrmasave tė saj. E krahasuar me tė gjitha kishat kristiane nė atė kohė, ishte mė e madhja dhe Shėn Sofia ėshtė vepra e dytė kushtuar Trinitetit tė Shenjtė. Nė historinė kishtare ka hyrė si kishė Ortodokse dhe ėshtė njohur si pronė e pėrgjithshme e Patriarkatit tė Konstandinopolit me emėrtimin
Kisha e madhe. Mė 29 maj tė vitit 1453, Kisha e Shėn Sofisė u kthye nė xhami. Pushtuesi Sulltan Mehmeti, pasi pushtoi qytetin pasdite vonė, kaloi pranė Kishės sė Shėn Sofisė. Ai mbeti i mahnitur nga bukuria e Katedrales dhe vendosi ta kthente nė Xhami tė perandorisė sė tij. Mė vonė, qeveria turke, duke qėnė se ishte njė xhami, e ktheu nė muzeum. Por, edhe pse ishte njė vepėr me vlera monumentale qė njihej nga e gjithė bota dhe e vendosur nė njė pikė turistike, mbi detin Marmara, nuk iu kushtua vėmendje dhe u la nė kushte tė pasigurta qė kėrcėnonin strukturėn dhe ndėrtimin e saj.
Ekspertė nga organizata tė ndryshme botėrore kanė bėrė zbulime se si mund ta rikthejnė nė formėn e saj tė mėparshme, nė Katedrale Bizantine, por megjithė ndėrhyrjet dhe premtimet e shumta qė i janė bėrė shtetit turk, qeveria turke ka arritur ta mbajė Kishėn e Shėn Sofisė si monument kulture. E ndodhur nė qendėr tė Stambollit tė vjetėr, Shėn Sofia ėshtė njė nga qendrat mė tė vizituara. Nė sezonin e verės mund tė numėrohen mijėra turistė tė cilėt nuk largohen nga Stambolli pa parė bukurinė e Shėn Sofisė. Shėn Sofia, mbi tempullin e e Apollos
Ndėrtimet e para tė kishės sė Shėn Sofisė janė ngritur mbi gėrmadhat e tempullit antik tė Apollos, sot e vendosur me pamje madhėshtore mbi detin Marmara. Ndėrtimi i parė i saj ėshtė pėrfunduar nė vitin 360 nga Konstandini i dytė. Mė 20 qershor 404 kjo kishė ėshtė djegur dhe ėshtė rindėrtuar nga Teodosi 11-tė nė periudhėn kohore 408 450. Ėshtė shkatėrruar pėrsėri mė 15 janar 532 nga revolta e Nikas. Pas kėtij shkatėrrimi barbar, Justiniani shqyrtoi njė projekt madhor pėr rindėrtimin e Kishės sė madhe nga fondacioni i tij. Planimetria e kėsaj ndėrtese u bė nga Atemiu, matematikan i njohur nga Tralli dhe arkitekti Isidorus nga Mileti. Kėta punuan me imagjinatė dhe korrektėsi studimore pėr ti dhėnė asaj njė pamje tė re. Ndėrtesa ėshtė ndėrtuar me mermer, gjė qė i dha mundėsinė kėsaj kryevepre tė qėndronte nė shekuj. Pėr nga arkitektura dhe mjetet qė janė pėrdorur pėr ndėrtimin e saj, nuk ėshtė ndėrtuar asnjė kishė tjetėr. Atemiu dhe Isidorus patėn nė dispozicion njė numėr tė madh specialistėsh si dhe materialet mė tė mira. Rikonstruksioni i saj zgjati pesė vjet dhe mė 27 dhjetor 537 ndėrtesa ishte e pėrfunduar. Zbulimet e mėvonshme tregojnė se konstruksioni i saj ishte kompletuar gjatė 20 viteve mė pas, ku nė tė kanė punuar me mijėra njerėz qė nga viti kur u projektua, mė 532. Kubeja, mrekullia e Shėn Sofisė
Kisha e re e Shėn Sofisė bėn pjesė nė ndėrtesat tradicionale tė basilikave me kube. Ėshtė shumė e shquar pėr kubenė e saj tė stėrmadhe e pėrbėrė nga katėr pjesė muri tė plota, madhėsia e secilit afėrsisht ėshtė 100 metra katrore nė bazė. Tė katėr pjesėt tė harkuara janė tė varura nga njėra- tjetra dhe formojnė njė rreth, formėn e kubesė nė tė cilėn gjenden 40 dritare ku hyn drita duke ndriēuar pjesėn e brendshme. Rrezet e dritės qė futen nėpėrmjet dritareve, i japin njė dekompozim gjithēkaje dhe tė krijohet pėrshtypja e njė hapėsire tė pafund. Kubeja gjithashtu ka dymbėdhjetė dritare tė mėdha, tė vendosura nė dy kollona, shtatė poshtė dhe pesė lart. Ka tunele qė tė nxjerrin nė pjesėn jugore dhe veriore ku futesh nėpėr korridore dhe galeri tė ndryshme. E veēanta e kėsaj Kubeje, ėshtė ndėrtimi i saj me dy dalje, dy portat qė janė dy prej pjesėve tė murit, nė lindje dhe perėndim. Lartėsia e kubesė ėshtė 62 m. ndėrkohė qė baza e saj, dyshemeja, ka njė diametėr prej 33 m. Mozaikėt prehistorikė
Mozaikėt janė njė tjetėr pjesė me vlera tė veēanta artistike, kulturore dhe njohėse tė kishės. Nga zbulimet e deritanishme thuhet se i pėrkasin shekullit 9-tė, 10- tė. Mozaiku mė i vjetėr qė gjendet nė kėtė monument ėshtė Virgjėresha dhe fėmija. Virgjėresha ėshtė e portretizuar, e ulur nė njė fron me Krishtin nė gjunjėt e saj, e veshur nė ar. Nė tė dy anėt e saj janė ėngjėjt Mikael dhe Gabriel, tė pikturuar nė gjithė gjatėsinė e tyre, gardianėt e fėmijės sė Virgjėreshės. Imazhi i Gabrielit ka arritur tė mbijetojė i padėmtuar dhe nė tė duket fytyra shprehėse dhe kombinimi i ngjyrave tė portretit mozaik. Nė kishė janė gjithsej 16 mozaikė tė profetėve tė ndryshėm si dhe 14 tė tjerė qė u pėrkasin peshkopėve, tė dekoruar nė dy regjistra, dhe ndodhen nga ana jugore dhe veriore e kubesė. Nga sa ėshtė zbuluar deri mė tani, mendohet se mozaikėt janė vepra tė vėllezėrve Fosati, qė kanė punuar mė vitin 1573.
Kisha e Shėn Sofisė ėshtė vlerėsuar si njė vepėr klasike e arkitekturės kristiane. Karakteristikat e artit Bizantin janė zbuluar nė kompletimin e Kishės sė Shėn Sofisė. Punime tė bukura artistike, kollona elegante, mure tė veshura me gurė, enė tė punuara nė ar, stoli tė shumta zbukuruese, mozaike tė punuara me shije dhe mprehtėsi, kubeja e njohur, - e ndarė nė gjysma, punime me gėrma kapitale nėpėr muret e latuara, dritare tė shumta dhe si rezultat i bashkėveprimit tė dritės me hijen janė shkatėrruar shumė objekte dhe substanca. Megjithatė, besimtarė dhe pėrkrahės tė shumtė kujdesen pėr ristrukturimin dhe mirėmbajtjen e tyre dhe vizitorėt kundrojnė njė pėrsosmėri tė pėrjetshme. |