Shikoni Postime te vecuara
  #7  
Te vjeter 12-01-2003, 14:49
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Qyteza ilire e Gajtanit, ndėr mė tė zhvilluarat nė kohėn ilire

Njė ndėr qendrat mė tė zhvilluara ilire qė njihet, ėshtė qyteza ilire e Gajtanit. Ajo shtrihet nė juglindje tė qytetit tė Shkodrės, nė mes fshatrave Guri Zi dhe Rrenc. Kalaja ilire e Gajtanit ishte ndėrtuar nė njė mjedis tė pėrshtatshėm, nė mėnyrė qė mbrojtja tė ishte sa mė e mirė. Sipėrfaqja mbi tė cilėn ka qėnė ngritur banimi formohet nga dy kurrize tė bashkuara nėpėrmjet tyre me njė lugth tė ngushtė e tė pjerrėt, qė zbret nga veriu nė drejtim tė jugpėrėndimit.

Kjo pozitė gjeografike, veē tė tjerash, kishte rėndėsi ekonomike shoqėrore, sepse shėrbente si pikė nyje qė lidhte zonat e ulta me zonat malore. Tani nė kėtė qytezė, me pėrjashtim tė disa mureve rrethuese, nuk dallohet asgjė tjetėr. Nga gėrmimet qė janė bėrė, janė zbuluar katėr shtresa kulturore, qė i pėrkasin kėsaj qendre tė banuar nga fundi i periudhės sė bronxit e deri nė periudhėn e vonė antike. Nė kėto shtresa janė gjetur objekte tė ndryshme nė qeramikė, furra pėr pjekje qeramike, sende zbukurimi etj, qė tregojnė pėr zhvillimin ekonomik-shoqėror tė Gajtanit, qė arrin kulmin nė shekullin e III p.e.s.

Ky zhvillim shfaqet nė shumė aspekte tė jetės, si nė perfeksionimin e ndėrtimeve dhe prodhimeve tė artizanatit, nė pasurimin e zhvillimin e kulturės etj. Njė dėshmi tjetėr e zhvillimit dhe jetės sė vendbanimit tė kėsaj qyteze janė dhe varret ilire tė zbulura nė Kodrėn e Lamit. Kėtu janė gjetur objekte tė ndryshme zbukurimi, funde enėsh, gjilpėra prej bronxi, objekte argjendi te fragmentuar etj. Nė disa gėrmime qė u bėnė nė thellėsi 1.5 m u gjetėn rrathė tė mbushur me gurė, me tė cilėt ilirėt pėrfytyronin diellin si pėrendi.

U zbulua edhe njė varrezė, ku ishin kocka fėmijėsh tė vegjėl. Kjo sepse ilirėt kishin zakon, qė nė vijėn mbrojtėse tu kushtonin pėrendive flijime, qė muret rrethuese te kishin mbrojtjen e tyre. Ndėrprerja e jetės sė kėsaj qyteze u be siē duket nga njė djegie e madhe. Kjo gjė duket nga shtresa e trashe e hirit. Nė kėtė kohė ushtritė romake pushtuan Shkodrėn, e pas saj edhe kėtė vendbanim, duke djegur e shkatėrruar gjithshka.

Me gėrmimet, qė janė bėrė nga arkeologėt tane, del se njohja e kėsaj qyteze, nxjerr nė pah karakterin unitar te kultures ilire, gjė qė dėshmon pėr autoktonine e hegjemonisė sė etnosit ilir.
Pergjigjuni me Citim