FORMIMI I SHIUT
Formimi i shiut mbeti njė mister pėr njė kohė tė gjatė. Vetėm pas
shpikjes sė mjeteve tė parashikimit tė motit u bė e mundur tė zbuloheshin tre fazat e formimit tė shiut. Sė pari, avujt e ujit ngrihen lart nė qiell me anė tė erės, mė pas formohen retė dhe nė fund shfaqen pikat e shiut.
Informacioni i dhėnė nė Kuran pėr shiun pėrputhet saktėsisht me kėtė proces. Nė njė ajet kuranor, ky informacion ėshtė pėrshkruar nė kėtė mėnyrė:
Zoti ėshtė Ai qė i dėrgon erėrat, tė cilat lėvizin retė. Ai i shtrin retė nė qiell ashtu siē dėshiron dhe i bėn tė ndara nė pjesė, pastaj pėrmes tyre sheh se si bie shiu
(Err-Rrum 48)
Tani, le tė shohim mė hollėsisht kėto tre faza tė pėrshkruara nė ajetin kuranor.
FAZA E PARĖ: Zoti ėshtė Ai qė i dėrgon erėrat...
Flluska ajri tė panumėrta, tė cilat formohen nga shkumėzimi i ujit tė oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnė veēimin e disa grimcave tė ujit, tė cilat ngrihen lart nė qiell. Kėto grimca tė pasura me kripė (tė cilat quhen aerosole) transportohen nga erėrat dhe ngrihen nė atmosferė. Ato funksionojnė si kolektorė uji dhe formojnė pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit qė ngrihen prej detit.
FAZA E DYTĖ: ... (erėrat) lėvizin retė. Ai i shtrin retė nė qiell ashtu
siē dėshiron dhe i bėn tė ndara nė pjesė
Retė formohen nga avujt e ujit, tė cilėt kondensohen rreth kristaleve tė kripės apo grimcave tė pluhurit qė gjenden nė ajėr. Meqė pikat e ujit nė kėto re janė mjaft tė vogla (me diametėr 0.01 dhe 0.02 mm), retė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe pėrhapen nė qiell. Nė kėtė mėnyrė, qielli mbushet plot
me re.
FAZA E TRETĖ: ...dhe pėrmes tyre sheh se si bie shiu.
Grimcat e ujit, tė cilat rrethojnė kristalet e kripės dhe grimcat e
pluhurit, zmadhohen dhe formojnė pikat e shiut, tė cilat bėhen mė tė rėnda se ajri, ndaj dhe shkėputen nga retė, duke filluar tė bijnė nė tokė nė formė shiu.
Siē shihet, ēdo fazė e formimit tė shiut ėshtė shpallur nė ajetet e
Kuranit. Pėr mė tepėr, kėto faza janė shpjeguar ekzaktėsisht sipas radhės sė duhur. Si shumė fenomene tė tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktėsisht nė Kuran shumė shekuj mė parė se tė njihej nga njerėzimi.
Nė njė ajet tjetėr ėshtė dhėnė informacioni i mėposhtėm rreth formimit tė shiut:
A nuk e ke parė se si i drejton Zoti retė, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njėra mbi tjetrėn dhe atėherė ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon nga lart breshėr prej reve tė mėdha si malet. Me breshrin Ai godet kė tė dojė dhe e largon nga kush tė dojė. Shkėlqimi i vetėtimės sė tij (breshrit) gati ta merr shikimin. (En-Nur: 43)
Ilustrimi tregon pikat e ujit qė shkėputen nė ajėr. Kjo ėshtė faza e parė e formimit tė shiut. Mė pas, pikat e shiut nė retė e sapoformuara do tė qėndrojnė pezull nė ajėr dhe pastaj do tė kondesohen pėr tė formuar shiun. Tė gjitha kėto faza janė pėrshkruar nė Kuran.
Gjatė studimit tė llojeve tė reve, shkencėtarėt u gjendėn pėrpara njė sėrė rezultatesh tė papritura mbi formimin e reve tė shiut. Retė e shiut krijohen dhe formohen nė bazė tė njė sistemi fazash tė pėrcaktuara mirė. Le tė marrim pėr shembull renė Kumulonimbus, e cila ėshtė njė prej reve tė shiut.
Formimi i kėsaj reje kalon nė tre faza:
Faza e parė: Retė shtyhen nga era: Retė Kumulonimbus fillojnė tė
formohen, kur era shtyn copa tė vogla reje nė njė zonė ku ato bashkohen.
Faza e dytė: Bashkimi: Pas kėsaj, retė bashkohen duke formuar njė re mė tė madhe.
Faza e tretė: Grumbullimi mbi njėra-tjetrėn: Kur retė e vogla bashkohen bashkė, rriten lėvizjet nga poshtė-lart brenda resė sė madhe, tė cilat nė qendėr janė mė tė forta se nė pjesėt anėsore tė resė, sepse pjesėt e jashtme tė resė e mbrojnė qendrėn prej efekteve ftohėse. Kėto lėvizje bėjnė qė trupi i resė tė rritet vertikalisht, duke marrė formėn e mullarit. Duke u rritur
vertikalisht, reja shtrihet nė zona mė tė ftohta tė atmosferės, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnė tė rrisin pėrmasat e tyre. Kur kėto pika uji e breshri bėhen tepėr tė rėnda dhe lėvizja nga poshtė-lart nuk mund ti mbajė pezull, atėherė ato fillojnė tė bien nga reja nė formė shiu, breshri etj.Detajet e formimit, tė strukturės dhe funksionimit tė reve janė zbuluar nga meteorologėt nėpėrmjet pėrdorimit tė
mjeteve tė sofistikuara si aeroplanėt, satelitėt, kompjuterat, ballonat etj. Eshtė e qartė se nė kėtė ajet Zoti na jep njė
informacion qė nuk kishte si tė njihej 1400 vjet mė parė.
Retė e vogla (retė Kumulus) lėvizin
dhe bashkohen nėpėrmjet erės,
ashtu siē thuhet nė Kuran: A nuk e
ke parė se si i drejton Zoti retė,
pastaj i bashkon, pastaj i
grumbullon njėra mbi tjetrėn.
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |