Xhamia prej Plumbi Xhamia e plumbit nė Shkodėr ėshtė njė monument kulture me vlera tė veēanta arkitektonike e kulturore. Ajo ėshtė e vetmja ndėrtesė kulti nė Shqipėri e ndėrtuar sipas stilit tė perandorisė osmane, ndryshe nga xhamitė e tjera qė janė ndėrtuar sipas stilit arab. Ndoshta pikėrisht pėr kėtė kjo xhami ka tėrhequr vazhdimisht vizitorė tė shumtė e favorizuar edhe nga prania e saj nė hyrje tė qytetit, pranė kalasė Rozafa Gurėt qė ndėrtuan xhaminė
Xhamia e Plumbit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1773 nga Mehmet Pashė Bushatlliu, nė atė kohė vezir i Shkodrės. Kubetė e Xhamisė u veshėn tė tėra me shtresa plumbi. Pėr ndėrtimin e saj u sollėn gurė prej popullit me sistem zinxhir, pra duke kaluar dorė mė dorė. Gurėt u sollėn nga fshati Gur i Zi, si ndėrtesė u plotėsua me gurė tė mbetur nga ndėrtimi i kėmbėvė tė Urės sė Kirit. Ndėrtimin e saj e ndoqi nga afėr vetė Mehmet Pashė Bushatlliu, varri i tė cilit ndodhet ngjitur me xhaminė, nė anėn e djathtė tė murit. Xhamia ėshtė riparuar mė 1863 nga kujdestari i saj Mehmet Berberi dhe mė 1920 nga Xhelal Pasha. Mė pas, mė 1963, ėshtė meremetuar nga Haxhi Muhamet Berberi. Ajo ėshtė njė monument kulture dhe ka patur ndėrhyrje tė vogla restauruese. Vendndodhja e saj, pranė lumit Drin, nė njė terren tė ulėt ka sjellė nevojėn e drenazhimit tė tokės pėrreth. Kur ka shumė reshje, uji arrin deri nė 80 cm mbi xiklaturėn e xhamisė dhe depozitat e materialeve kanė mbuluar njė pjesė mbi themelet e saj ku kanė qenė 9 kėmbė shkallė ndėrsa tani janė vetėm tri. Me kalimin e viteve, u hoqėn shtresat e plumbit tė cilat u bėnė mall pėr treg. Edhe nė kohėn e pushtimit austriak, ushtria hoqi nga kjo xhami shtresa plumbi. Mė 1967, njė rrufe ka kėputur minaren e saj tė ndėrtuar me gurė tė latuar. Si objekt kulti ajo shėrben edhe sot. E konsideruar si monument kulture kjo xhami nuk u prish gjatė vitit 1967 kur u shkatėrruan shumė objekte fetare. Nė projektin e pėrgatitur pėr riparimin e saj, ėshtė parashikuar dhe ndėrtimi i minares.
Xhamia e plumbit ka njė planimetri komplekse. Qendra e ndėrtesės pėrbėhet nga salla e lutjeve me pėrmasa 9.15 x 9,15 metėr. Ajo mbulohet me kupolė dhe nė fund ka njė ambient tė vogėl katror tė mbuluar me njė ēerek sfere tė hapur ndaj sallės, qė nė anėn jugore mbėshtetet nė dy elemente konikė. Nė anėn lindore dhe perėndimore xhamia ka portik tė hapur tė cilėt komunikojnė me sallėn. I pari nė tre pjesė, dhe i dyti nė dy pjesė, duke i lėnė hapėsirė minares. Njė portik oborr ndodhet nė anėn veriore me pėrmasa 15 x 20 metėr. Ai ka 14 pjesė tė mbuluara me kupola dhe qemere tė kryqėzuara. Pjesa e jashtme ėshtė me mure tė rrafshtė ndėrsa pjesa e brendshme ėshtė me harqe e kolona. Hyrja kryesore ėshtė nė anėn veriore. Porta e Jashtme ėshtė e mbuluar me arkita tė rrafshtė dhe e zbukuruar me dekor bimor. Po kėshtu janė edhe portat e tjera tė xhamisė. Dritaret e larta janė kuadratike dhe tė mbuluara me hark tė mprehtė. Mbi vėllimin kubik tė sallės sė lutjeve ngrihet tampuri i lartė me kupolė kuadratike nė plan, me dritare nė secilėn faqe. Xhamia ėshtė ndėrtuar me gurė tė skuadruar nė anėn e jashtme duke krijuar faqe tė rrafshta qė pėrfundojnė me korniza horizontale me gurė tė gdhendur. Nė anėn e jashtme ky objekt ėshtė mjaft interesant pėr shkak tė ekuilibrimit tė vėllimeve dhe vendosjes sė dritareve apo portikėve ndaj mureve tė plota. Vlerė tė veēantė ka kupola mbi tampurin e lartė ku ndėrtuesit anonimė kanė arritur tė ekuilibrojnė shtrirjen gjatėsore tė portikut. Pjesa e brendshme dhe e jashtme e saj komunikojnė me njė portė ndėrsa nė fund ka dy dyer tė mbuluara me kube harqet e tė cilave janė tė lidhura me hekura tė trashė. |