Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 05-09-2003, 15:15
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Faqe ne Ditar: 2

Kapitulli 20
1 Abrahami u zhvendos sė kėtejmi duke vajtur nė Negev, dhe banoi nė Kadesh dhe nė Shur mandej u vendos nė Gerar.


2 Tani Abrahami thoshte pėr Sarėn, gruan e tij: "Éshtė motra ime". Kėshtu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dėrgoi njerėz pėr tė marrė Sarėn.


3 Por Perėndia iu shfaq Abimelekut nė njė ėndėrr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, pėr shkak tė gruas qė ke marrė, sepse ajo ėshtė e martuar".


4 Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: "Zot, a do ta shkatėrroje njė komb, edhe sikur ai tė ishte i drejtė?


5 Ai nuk mė ka thėnė: "Éshtė motra ime", dhe ajo vetė ka thėnė: "Éshtė vėllai im"? E bėra kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sime dhe me duar tė pafajshme".


6 Dhe Perėndia i tha nė ėndėrr: "Po, unė e di qė e ke bėrė kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sate, ndaj tė ndalova tė kryesh njė mėkat kundėr meje; ndaj nuk tė lejova ta prekėsh.


7 Tani ktheja gruan kėtij njeriu, sepse ai ėshtė njė profet; dhe do tė lutet pėr ty dhe ti ke pėr tė jetuar. Por, nė rast se nuk ia kthen, dije qė me siguri ke pėr tė vdekur, ti dhe tėrė njerėzit e tu".


8 Kėshtu Abimeleku u zgjua herėt nė mėngjes, thirri gjithė shėrbėtorėt e tij dhe u tregoi tėrė kėto gjėra. Dhe ata njerėz i zuri njė frikė e madhe.


9 Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ē`na bėre? Dhe ēfarė kam bėrė unė kundėr teje qė mė solle njė mėkat kaq tė madh si mua ashtu edhe mbretėrisė sime? Ti mė bėre gjėra qė nuk duheshin bėrė".


10 Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: "Ēfarė mendoje tė bėje duke vepruar nė kėtė mėnyrė?".


11 Abrahami u pėrgjegj: "E bėra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, nė kėtė vend nuk kanė frikė nga Perėndia; dhe do tė mė vrasin pėr shkak tė gruas sime".


12 Pėrveē kėsaj ajo ėshtė nė tė vėrtetė motra ime, bijė e babait tim, por jo bijė e nėnės sime; dhe pastaj u bė gruaja ime.


13 Dhe kur Perėndia mė ēoi tė bredh larg shtėpisė sė babait tim, unė i thashė: "Ky ėshtė favori qė do tė mė bėsh; kudo qė tė shkojmė, do tė thuash pėr mua: Éshtė vėllai im"".


14 Atėherė Abimeleku mori dhentė, qetė, shėrbyesit dhe shėrbėtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.


15 Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im tė qėndron pėrpara; qėndro aty ku tė pėlqen".


16 Dhe Sarės i tha: "Ja, unė i dhashė vėllait tėnd njėmijė copė argjendi; kjo do tė shėrbejė pėr tė mbuluar fyerjen qė tė ėshtė bėrė para tė gjithė atyre qė janė me ty; kėshtu je e pėrligjur para tė gjithėve".


17 Atėherė Abrahami iu lut Perėndisė dhe Perėndia shėroi Abimelekun, gruan e tij dhe shėrbyeset e saj, dhe ato mundėn tė pjellin.


18 Sepse Zoti e kishte shterpėzuar plotėsisht tėrė shtėpinė e Abimelekut, pėr shkak tė Sarės, gruas sė Abrahamit.


Kapitulli 21
1 Zoti vizitoi Sarėn, siē i kishte thėnė; dhe Zoti i bėri Sarės ato qė i kishte premtuar.


2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi njė djalė me Abrahamin nė pleqėrinė e tij, nė kohėn e caktuar qė Perėndia i kishte thėnė.


3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit qė i kishte lindur dhe qė Sara kishte pjellė.


4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetė ditėsh, ashtu siē e kishte urdhėruar Perėndia.


5 Por Abrahami ishte njėqind vjeē, kur i lindi biri i tij Isaku.


6 Dhe Sara tha: "Perėndia mė ka dhėnė ēka duhet pėr tė qeshur, kushdo qė do ta dėgjojė ka pėr tė qeshur bashkė me mua".


7 Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t`i thoshte Abrahamit qė Sara do tė mėndte fėmijė? Sepse unė i linda njė djalė nė pleqėrinė e tij".


8 Kėshtu, pra, fėmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditėn qė Isaku u zvordh Abrahami shtroi njė gosti tė madhe.


9 Tani Sara pa qė djali qė i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.


10 Atėherė ajo i tha Abrahamit: "Pėrzėre kėtė shėrbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kėsaj shėrbyese nuk duhet tė jetė trashėgimtar me birin tim, me Isakun".


11 Kjo gjė s`i pėlqeu aspak Abrahamit, pėr shkak tė djalit tė tij.


12 Por Perėndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhėro pėr shkak tė djalit dhe tė shėrbyeses sate; dėgjo tėrė ato qė tė thotė Sara, sepse nga Isaku do tė dalin pasardhės qė do tė mbajnė emrin tėnd.


13 Edhe nga djali i kėsaj shėrbyeses unė do tė bėj njė komb, sepse ėshtė njė pasardhės i yt".


14 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes, mori bukė dhe njė calik ujė dhe ia dha Agarit; vuri gjithēka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkė me fėmijėn. Kėshtu ajo u nis dhe filloi tė bredhė nėpėr shkretėtirėn e Beer-Shebas.


15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fėmijėn poshtė njė kaēubeje.


16 Dhe shkoi e u ul pėrballė tij, nė njė largėsi sa njė goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fėmijėn tė vdesė!" Kėshtu ajo u ul pėrballė tij, ngriti zėrin dhe qau.


17 Dhe Perėndia dėgjoi zėrin e djaloshit dhe engjėlli i Perėndisė thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Ēfarė ke, Agar? Mos ki frikė, se Perėndia ka dėgjuar zėrin e djaloshit aty ku ndodhet.


18 Ēohu, ēoje djaloshin dhe mbaje fort me dorėn tėnde, sepse unė do tė bėj prej tij njė komb tė madh".


19 Atėherė Perėndia ia hapi sytė dhe ajo pa njė pus uji: kėshtu vajti tė mbushė calikun me ujė dhe i dha tė pijė djaloshit.


20 Dhe Perėndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi nė shkretėtirė dhe u bė shenjėtar harku.


21 Ai banoi nė shkretėtirėn e Paranit dhe nėna e tij e martoi me njė grua nga Egjipti.


22 Nė atė kohė Abimeleku, sė bashku me Pikolin, kreu i ushtrisė sė tij, i foli Abrahamit duke i thėnė: "Perėndia ėshtė me ty nė tėrė ato qė bėn;


23 prandaj betohu kėtu nė emėr tė Perėndisė qė ti s`ke pėr tė gėnjyer as mua, as bijtė e mi, as nipėrit e mi, qė ti do tė pėrdorėsh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atė dashamirėsi qė unė kam treguar ndaj teje".


24 Abrahami u pėrgjegj: "Betohem".


25 Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun pėr shkak tė njė pusi uji qė shėrbyesit e Abimelekut e kishin shtėnė nė dorė.


26 Abimeleku tha: "Unė nuk e di se kush e ka bėrė kėtė gjė; ti vetė nuk ma ke njoftuar dhe unė vetėm sot dėgjova tė flitet pėr kėtė ngjarje".


27 Atėherė Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe tė dy lidhėn aleancė.


28 Pastaj Abrahami vuri mėnjanė shtatė qengja femėr tė kopesė.


29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ē`kuptim ka ajo qė ke vėnė shtatė qengja mėnjanė?".


30 Abrahami u pėrgjegj: "Ti do t`i pranosh nga dora ime kėto shtatė qengja, me qėllim qė kjo tė mė vlejė si dėshmi qė unė e kam hapur kėtė pus".


31 Prandaj ai e quajti kėtė vend Beer-Sheba, sepse aty qė tė dy ishin betuar.


32 Kėshtu lidhėn aleancė nė Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisė tė tij, u ngritėn dhe u kthyen nė vendin e Filistejve.


33 Pastaj Abrahami mbolli njė marinė nė Beer-Sheba dhe aty thėrriti emrin e Zotit, Perėndi i pėrjetėsisė.


34 Dhe Abrahami qėndroi si i huaj shumė kohė nė vendin e Filistejve.


Kapitulli 22
1 Mbas kėtyre gjėrave Perėndia e vuri nė provė Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".


2 Dhe Perėndia tha: "Merr tani birin tėnd, birin tėnd tė vetėm, atė qė ti do, Isakun, shko nė vendin e Moriahve dhe sakrifikoje nė njė nga malet qė do tė tė tregoj".


3 Kėshtu Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shėrbyes dhe tė birin Isak dhe ēau dru pėr sakrificėn; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte thėnė Perėndia tė shkonte.


4 Ditėn e tretė Abrahami ngriti sytė dhe pa sė largu vendin.


5 Atėherė Abrahami u tha shėrbyesve tė tij: "Rrini kėtu bashkė me gomarin; unė dhe djali do tė shkojmė deri atje dhe do tė adhurojmė; pastaj do tė kthehemi pranė jush".


6 Kėshtu Abrahami mori drutė e sakrificės dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori nė dorė tė vet zjarrin dhe u nisėn rrugės qė tė dy.


7 Dhe Isaku i foli atit tė tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu pėrgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku ėshtė qengji pėr sakrificėn?".


8 Abrahami u pėrgjegj: "Djali im, Perėndia do ta sigurojė vetė qengjin pėr sakrificėn". Dhe vazhduan rrugėn tė dy bashkė.


9 Kėshtu arritėn nė vendin qė Perėndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndėrtoi altarin dhe sistemoi drutė; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipėr druve.


10 Pastaj Abrahami shtriu dorėn dhe mori thikėn pėr tė vrarė tė birin.


11 Por Engjėlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".


12 Engjėlli i tha: "Mos e zgjat dorėn kundėr djalit dhe mos i bėj asnjė tė keqe. Tani e di mirė qė ti i trembesh Perėndisė, se nuk mė ke refuzuar birin tėnd, tė vetmin bir qė ke".


13 Atėherė Abrahami ngriti sytė dhe shikoi; dhe ja prapa tij njė dash i zėnė pėr brirėsh nė njė kaēube. Kėshtu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificė nė vend tė tė birit.


14 Dhe Abrahami e quajti kėtė vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kėsaj dite thuhet: "Do tė furnizohet mali i Zotit".


15 Engjėlli i Zotit e thirri pėr tė dytėn herė Abrahamin nga qielli dhe tha:


16 "Unė betohem pėr veten time, thotė Zoti, se ti e bėre kėtė dhe nuk kurseve tėt bir, tė vetmin bir qė ke,


17 unė me siguri do tė tė bekoj fort dhe do tė shumoj pasardhėsit e tu si yjet e qiellit dhe si rėra qė ndodhet nė brigjet e detit dhe trashėgimtarėt e tu do tė zotėrojnė portat e armiqve tė tij.


18 Dhe tėrė kombet e tokės do tė bekohen te pasardhėsit e tu, sepse ti iu binde zėrit tim".


19 Pastaj Abrahami u kthye te shėrbėtorėt e tij, ata u ngritėn dhe shkuan bashkė nė Beer-Sheba. Dhe Abrahami zuri vend nė Beer-Sheba.


20 Mbas kėtyre gjėrave i thanė Abrahamit kėtė: "Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, vėllait tėnd;


21 Uzi, dhėndri i tij i parė, Buzi vėllai i tij, Kemueli babai i Aramit,


22 Kesedi, Hazoi, Pildashi, Jidlafi dhe Bethueli".


23 Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. Kėta tetė bij Milkah i lindi nga Nahori, vėllai i Abrahamit.


24 Konkubina e tij, qė quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.


Kapitulli 23
1 Sara jetoi njėqind e njėzet e shtatė vjet. Kėto qenė vitet e jetės sė Sarės.


2 Dhe Sara vdiq nė Kirjath-Arba (qė ėshtė Hebroni), nė vendin e Kanaanėve, dhe Abrahami hyri aty pėr tė mbajtur zi pėr tė dhe pėr ta vajtuar.


3 Pastaj Abrahami u ngrit mė kėmbė nė prani tė sė vdekurės dhe u foli bijve tė Hethit, duke u thėnė:


4 "Unė jam njė i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; mė jepni pronėsinė e njė varri midis jush, qė tė mund tė varros tė vdekurėn time dhe ta heq nga sytė e mi".


5 Dhe bijtė e Hethit iu pėrgjigjėn Abrahamit duke i thėnė:


6 "Dėgjona, o zoti im! Ti je midis nesh njė princ i Perėndisė, varrose tė vdekurėn tėnde nė mė tė mirėn nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s`do tė refuzojė varrin e tij, me qėllim qė ti tė varrosėsh aty tė vdekurėn tėnde".


7 Atėherė Abrahami u ngrit, u pėrul para popullit tė vendit, para bijve tė Hethit,


8 dhe u foli atyre duke thėnė: "Nė rast se ju pėlqen qė unė ta varros tė vdekurėn time duke e hequr nga sytė e mi, dėgjomėni. Ndėrhyni pėr mua tek Efroni, bir i Zoharit,


9 qė tė mė japė shpellėn e Makpelahut, qė i pėrket dhe qė ndodhet nė skajin e arės sė tij; por qė tė mė japė nė pronėsi me ēmimin e tij tė plotė si vend varrimi midis jush".


10 Tani Efroni ndodhej nė mes tė bijve tė Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu pėrgjegj Abrahamit nė prani tė bijve tė Hethit, tė tė gjithė atyreve qė hynin nėpėr portėn e qytetit tė tij, duke thėnė:


11 "Jo, zoti im, dėgjomė! Unė tė fal arėn dhe shpellėn qė ndodhet aty; po ta dhuroj nė prani tė bijve tė popullit tim; po ta bėj dhuratė. Varrose tė vdekurėn tėnde".


12 Atėherė Abrahami u pėrkul para popullit tė vendit,


13 dhe i foli Efronit nė prani tė popullit tė vendit duke thėnė: "Dėgjomė, tė lutem! Unė do tė jap ēmimin e arės, pranoje nga unė, kėshtu unė do tė mund tė varros aty tė vdekurėn time".


14 Efroni iu pėrgjegj Abrahamit, duke i thėnė:


15 "Zoti im, dėgjomė! Toka vlen katėrqind monedha argjendi. Ē`ėshtė kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, tė vdekurėn tėnde".


16 Atėherė Abrahami zbatoi fjalėn e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit ēmimin qė i kishte thėnė nė prani tė bijve tė Hethit: katėrqind monedha argjendi, monedha qė tregtarėt pėrdornin midis tyre zakonisht.


17 Kėshtu ara e Efronit qė gjendej nė Malkpelah pėrballė Mamres, ara me shpellėn qė ishte aty dhe tėrė drurėt qė ishin nė arė dhe nė tė gjithė kufijtė pėrqark,


18 kaluan nė pronėsi tė Abrahamit, nė prani tė bijve tė Hethit dhe tė tė gjithė atyre qė hynin nga porta e qytetit tė Efronit.


19 Pas kėsaj, Abrahami varrosi Sarėn, gruan e tij, nė shpellėn e arės sė Makpelahut pėrballė Mamres (qė ėshtė Hebroni) nė vendin e Kanaanėve.


20 Kėshtu ara dhe shpella qė gjendet aty u kaluan nga bijtė e Hethit nė pronė tė Abrahamit, si vend varrimi.


Kapitulli 24
1 Abrahami ishte tashmė plak dhe ishte nė moshė tė kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin nė ēdo gjė.


2 Dhe Abrahami i tha shėrbyesit mė tė moshuar tė shtėpisė sė tij qė qeveriste tėrė pasuritė e tij: "Vėre dorėn tėnde nėn kofshėn time;


3 dhe unė do tė bėj qė ti tė betohesh nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė qiejve dhe Perėndisė tė tokės, qė ti nuk do t`i marrėsh pėr grua djalit tim asnjė prej bijave tė Kanaanejve nė mes tė tė cilėve unė banoj;


4 por do tė shkosh nė vendin tim dhe te fisi im pėr tė marrė njė grua pėr djalin tim, pėr Isakun".


5 Shėrbėtori iu pėrgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dėshiron tė mė ndjekė nė kėtė vend; a duhet ta ēoj atėherė pėrsėri birin tėnd nė vendin nga ke dalė?".


6 Atėherė Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ēo birin tim atje!


7 Zoti, Perėndia i qiellit, qė mė hoqi nga shtėpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, mė foli dhe m`u betua duke thėnė: "Unė do t`ua jap kėtė vend pasardhėsve tė tu", ai do tė dėrgojė engjėllin e tij para teje dhe ti do tė marrėsh andej njė grua pėr birin tim.


8 Dhe nė qoftė se gruaja nuk dėshiron tė tė ndjekė, atėherė ti do tė lirohesh nga ky betim qė mė ke bėrė; vetėm mos e kthe tim bir atje".


9 Kėshtu shėrbyesi e vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe iu betua lidhur me kėtė problem.


10 Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis, duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij. Ai e nisi rrugėn dhe shkoi nė Mesopotami, nė qytetin e Nahorit.


11 Dhe i gjunjėzoi devetė jashtė qytetit pranė njė pusi uji, aty nga mbrėmja, nė kohėn kur gratė dalin pėr tė marrė ujė, dhe tha:


12 "O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham, tė lutem bėj qė sot tė kem mundėsinė tė kem njė takim tė lumtur, trego dashamirėsi ndaj Abrahamit, zotit tim!


13 Ja, unė po rri pranė kėtij burimi ujėrash, ndėrsa bijat e banorėve tė qytetit dalin pėr tė mbushur ujė.


14 Bėj qė vajza sė cilės do t`i them: "Ah, ule shtambėn tėnde qė unė tė pi" dhe qė do tė mė pėrgjigjet: "Pi, dhe kam pėr t`u dhėnė pėr tė pirė edhe deveve tė tu", tė jetė ajo qė ti ja ke caktuar shėrbyesit tėnd Isak. Nga kjo unė do tė kuptoj qė ti ke treguar dashamirėsi ndaj zotėrisė tim".


15 Ai s`kishte mbaruar sė foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambėn nė shpatullėn e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vėllai i Abrahamit.


16 Vajza ishte shumė e bukur, e virgjėr dhe asnjė burrė nuk e kishte njohur kurrė. Ajo zbriti nė burim, mbushi shtambėn e saj dhe u ngjit pėrsėri lart.


17 Atėherė shėrbyesi vrapoi nė drejtim tė saj dhe i tha: "Lermė tė pi pak ujė nga shtamba jote".


18 Ajo u pėrgjegj: "Pi, zotėria im"; pastaj shpejtoi ta ulė shtambėn mbi dorė dhe i dha tė pijė.


19 Sapo mbaroi sė dhėni ujė pėr tė pirė, tha: "Do tė mbush ujė edhe pėr devetė e tua, deri sa tė ngopen me ujė".


20 Me nxitim e zbrazi shtambėn e saj nė koritė, vrapoi pėrsėri te burimi pėr tė mbushur ujė pėr tė gjithė devetė e tij.


21 Ndėrkaq ai njeri e sodiste nė heshtje, pėr tė mėsuar nė qoftė se Zoti e kishte bėrė tė mbarė apo jo udhėtimin e tij.


22 Kur devetė mbaruan sė piri, njeriu mori njė unazė floriri pėr hundėn qė peshonte gjysmė sikli dhe dy byzylykė me njė peshė prej dhjetė siklesh ari pėr kyēin e dorės sė saj, dhe tha:


23 "Bijė e kujt je? Ma thuaj, tė lutem. A ka vend nė shtėpinė e babait tėnd pėr ne, qė ta kalojmė natėn?".


24 Ajo u pėrgjegj: "Unė jam bijė e Bethuelit, i biri i Milkahut, qė ajo i lindi nė Nahor".


25 Dhe shtoi: "Tek ne ka shumė kashtė dhe forazh si dhe vend pėr tė kaluar natėn".


26 Atėherė njeriu u pėrkul, adhuroi Zotin dhe tha:


27 "Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Abrahamit, zotėrisė tim, qė nuk ka pushuar tė jetė dashamirės dhe besnik ndaj zotėrisė tim! Sa pėr mua, gjatė udhėtimit, Zoti mė ēoi nė shtėpinė e vėllezėrve tė zotėrisė tim".


28 Dhe vajza vrapoi pėr t`i treguar kėto gjėra nė shtėpinė e nėnės sė saj.


29 Por Rebeka kishte njė vėlla tė quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtė drejt burimit te ai njeri.


30 Sa pa unazėn nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės tė sė motrės dhe dėgjoi fjalėt qė Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kėshtu mė foli ai njeri", iu afrua kėtij njeriu, dhe ja qė u gjet pranė deveve, afėr burimit.


31 Dhe tha: "Hyrė, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtė? Unė kam pėrgatitur shtėpinė dhe njė vend pėr devetė".


32 Njeriu hyri nė shtėpi, dhe Labano shkarkoi devetė, u dha kashtė dhe forazh deveve dhe solli ujė qė tė lante kėmbėt ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me tė.


33 Pastaj i vunė pėrpara pėr tė ngrėnė, por ai tha: "Nuk do tė ha deri sa tė plotėsoj porosinė qė mė kanė dhėnė". Tjetri tha: "Fol".


34 Atėherė ai tha: "Unė jam njė shėrbėtor i Abrahamit.


35 Zoti e ka bekuar shumė zotėrinė tim, qė ėshtė bėrė i madh; i ka dhėnė dele dhe qe, argjend dhe flori, shėrbyes dhe shėrbyese, deve dhe gomarė.


36 Por Sara, gruaja e zotėrisė tim, i ka lindur nė pleqėrinė e saj njė djalė zotėrisė tim, i cili i ka dhėnė atij gjithēka zotėron.


37 Dhe zotėria im mė vuri tė betohem duke thėnė: "Nuk do tė marrėsh grua pėr djalin tim nga bijtė e Kanaanejve, nė vendin ku banoj;


38 por do tė shkosh nė shtėpinė e babait tim dhe tek afėria ime dhe aty do tė marrėsh njė grua pėr birin tim".


39 Atėherė unė i thashė zotėrisė tim: "Ndofta gruaja nuk do tė dojė tė mė ndjekė".


40 Por ai u pėrgjegj: "Zoti, para tė cilit kam ecur, do tė dėrgojė engjėllin e tij bashkė me ty dhe do ta bėj tė mbarė udhėtimin tėnd, dhe ti do tė marrėsh pėr birin tim njė grua nga farefisi im dhe nga shtėpia e babait tim.


41 Do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė kur tė shkosh tek afėria ime; dhe po tė jetė se nuk duan tė ta japin, do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė".


42 Sot kam arritur te burimi dhe thashė: "O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham, nė rast se tė pėlqen kėshtu, tė lutem bėje tė mbarė udhėtimin qė kam filluar;


43 Ja, unė po ndalem pranė burimit tė ujit; bėj qė vajza qė ka pėr tė dalė pėr tė marrė ujė dhe sė cilės do t`i them: "Lėrmė tė pi pak ujė nga shtamba jote",


44 dhe qė do tė mė thotė: "Pi sa ke nevojė dhe do tė marr ujė edhe pėr devetė e tua", le tė jetė gruaja qė Zoti i ka caktuar djalit tė zotėrisė tim.


45 Para se unė tė kisha mbaruar sė foluri nė zemrėn time, doli jashtė Rebeka me shtambėn e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujė. Atėherė unė i thashė:


46 "Oh, lermė tė pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambėn nga shpatulla e saj dhe u pėrgjegj: "Pi dhe do t`u jap tė pinė edhe deveve tė tua". Kėshtu unė piva dhe ajo u dha tė pinė edhe deveve.


47 Atėherė e pyeta dhe i thashė: "Bijė e kujt je?". Ajo m`u pėrgjegj: "Jam bijė e Bethuelit, biri i Nahorit, qė Milkah lindi". Kėshtu unė i vura unazėn nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės.


48 Pastaj u pėrkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perėndinė e Abrahamit, zotėrisė tim, qė mė ka ēuar nė rrugėn e drejtė pėr tė marrė pėr birin e tij bijėn e vėllait tė zotėrisė tim.


49 Dhe tani nė rast se doni tė silleni me dashamirėsi dhe besnikėri ndaj zotėrisė tim, duhet tė ma thoni; nė rast se jo, ma thoni njėlloj dhe unė do tė kthehem djathtas ose majtas".


50 Atėherė Labano dhe Bethueli u pėrgjigjėn dhe thanė: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund tė flasim as pėr mirė as pėr keq.


51 Ja, Rebeka ėshtė kėtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo tė bėhet gruaja e birit tė zotėrisė tėnd, ashtu siē ka thėnė Zoti".


52 Kur shėrbėtori i Abrahamit dėgjoi fjalėt e tyre u pėrul pėr tokė pėrpara Zotit.


53 Shėrbėtori nxori sende tė argjėndta dhe tė arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekės; dhe u dhuroi gjithashtu sende tė vlefshme vėllait dhe nėnės sė Rebekės.


54 Pastaj hėngrėn e pinė ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me tė; u ndalėn vetėm atė natė. Kur u ngritėn nė mėngjes, shėrbėtori tha: "Mė lini tė kthehem te zotėria im".


55 Vėllai dhe nėna e Rebekės thanė: "Lėre qė vajza tė rrijė disa ditė me ne, tė paktėn dhjetė ditė; pastaj mund tė ikė".


56 Por ai iu pėrgjegj atyre: "Mos mė mbani, sepse Zoti e ka bėrė tė mbarė udhėtimin tim; mė lini tė iki, qė unė tė kthehem te zotėria im".


57 Atėherė ata i thanė: "Tė thėrresim vajzėn dhe ta pyesim atė".


58 Atėherė thirrėn Rebekėn dhe i thanė: "A do tė shkosh me kėtė njeri?". Ajo u pėrgjegj: "Po, do tė shkoj".


59 Kėshtu e lanė Rebekėn, motrėn e tyre, tė shkojė dhe tajėn e saj tė shkojė me shėrbėtorin dhe njerėzit e Abrahamit.


60 Dhe e bekuan Rebekėn dhe i thanė: "Motra jonė, ti u bėfsh nėna e mijėra mizėri njerėzish dhe pasardhėsit e tu paēin nė dorė portat e armiqve tė tyre".


61 Atėherė Rebeka dhe shėrbyeset e saj u ngritėn mė kėmbė, hipėn mbi devetė dhe shkuan pas kėtij njeriu. Kėshtu shėrbėtori mori Rebekėn dhe iku.


62 Ndėrkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte nė krahinėn e Negevit.


63 Isaku kishte dalė aty nga mbrėmja nė fushė pėr t`u menduar; dhe ai ngriti sytė dhe pa disa deve qė po vinin.


64 Edhe Rebeka ngriti sytė dhe pa Isakun; atėherė zbriti me tė shpejtė nga deveja,


65 dhe i tha shėrbėtorit: "Kush ėshtė ai njeri qė vjen nga fusha drejt nesh?". Shėrbėtori u pėrgjegj: "Éshtė zotėria im". Atėherė ajo mori vellon dhe u mbulua.


66 Pastaj shėrbėtori i tregoi Isakut tėrė gjėrat qė kishte bėrė.


67 Dhe Isaku e futi Rebekėn nė ēadrėn e Sarės, nėnės sė tij, dhe e mori me vete; ajo u bė gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kėshtu Isaku u ngushėllua mbas vdekjes sė nėnės sė tij.


Kapitulli 25
1 Pastaj Abrahami mori njė grua tjetėr, qė quhej Keturah.


2 Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.


3 Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtė e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.


4 Bijtė e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tėrė kėta ishin bijtė e Keturahut.


5 Dhe Abrahami i dha Isakut gjithēka zotėronte;


6 por bijve qė Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallė, i dėrgoi larg birit tė tij Isakut, drejt lindjes, nė njė vend tė lindjes.


7 Kėto janė vitet e jetės sė Abrahamit: ai jetoi gjithsej njėqind e shtatėdhjetė e pesė vjet.


8 Pastaj Abrahami dha frymėn e fundit dhe vdiq nė pleqėri tė mbarė, i shtyrė nė moshė dhe i ngopur me ditė, dhe u bashkua me popullin e tij.


9 Dhe bijtė e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosėn nė shpellėn e Makpelahut nė arėn e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, qė ndodhet pėrballė Mamres,


10 arė qė Abrahami u kishte blerė bijve tė Hethit. Aty u varrosėn Abrahami dhe e shoqja Sara.


11 Mbas vdekjes sė Abrahamit, Perėndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qėndroi pranė pusit tė Lahai-Roit.


12 Tani kėta janė pasardhėsit e Ismaelit, bir i Abrahamit, qė egjiptasja Agar, shėrbėtorja e Sarės, i kishte lindur Abrahamit.


13 Kėta janė emrat e bijve tė Ismaelit, simbas emrit tė brezave tė tyre: Nebajothi, i parėlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,


14 Mishma, Dumahu, Masa,


15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.


16 Kėta janė bijtė e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve tė tyre. Ata qenė dymbėdhjetė princėrit e kombeve tė tyre pėrkatės.


17 Por kėto janė vitet e jetės sė Ismaelit, gjithsej njėqind e tridhjetė e shtatė vjet; pastaj ai dha frymė dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.


18 (Dhe bijtė e tij banuan nga Havilahu deri nė Shur, qė ėshtė nė lindje tė Egjiptit, nė drejtim tė Asirisė). Ai u vendos nė prani tė tė gjithė vėllezėrve tė tij.


19 Kėta janė pasardhėsit e Isakut, birit tė Abrahamit.


20 Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeē kur mori pėr grua Rebekėn, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.


21 Isaku e luti Zotin pėr gruan e tij sepse ajo ishte shterpė. Zoti ia plotėsoi dėshirėn dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.


22 Por fėmijėt shtynin njeri-tjetrin nė barkun e saj dhe ajo tha: "Nė qoftė se ėshtė kėshtu (qė iu pėrgjigj Zoti), pse gjendem unė nė kėto kushte?". Dhe kėshtu vajti tė konsultohet me Zotin.


23 Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen nė barkun tėnd dhe dy popuj kanė pėr tė dalė nga pėrbrendėshmet e barkut tėnd. Njeri nga kėta dy popuj do tė jetė mė i fortė se tjetri, dhe mė i madhi do t`i shėrbejė mė tė voglit".


24 Kur erdhi koha pėr tė qė tė lindte, ajo kishte nė bark dy binjakė.


25 Dhe i pari qė doli jashtė ishte i kuq; ai ishte krejt si njė mantel leshtor, prandaj i vunė emrin Esau.


26 Pastaj doli vėllai i tij, i cili me dorė mbante thembrėn e kėmbės tė Esaut; prandaj e quajtėn Jakobi. Por Isaku ishte shtatėdhjetė vjeē kur Rebeka i lindi.


27 Dy fėmijėt u rritėn dhe Esau u bė njė gjahtar i sprovuar, njė njeri fshatarak, ndėrsa Jakobi ishte njė njeri i qetė, qė jetonte nė ēadra.


28 Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pėlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.


29 Njė herė qė Jakobi gatoi pėr vete njė supė, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.


30 Dhe Esau i tha Jakobit: "Tė lutem, mė lėrė tė ha pak nga kjo supė e kuqe, sepse jam i lodhur". Pėr kėtė arėsye e quajtėn Edom.


31 Por Jakobi iu pėrgjegj: "Mė shit mė parė parėbirninė tėnde".


32 Esau tha: "Ja unė jam duke vdekur, ē`dobi kam nga parėbirnia?".


33 Atėherė Jakobi tha: "Mė parė betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parėbirninė e tij.


34 Pastaj Jakobi i dha Esaut bukė dhe supė me thjerrėza. Dhe ai hėngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kėshtu Esau shpėrfilli parėbirninė e tij.


Kapitulli 26
1 Por ndodhi njė mungesė ushqimesh nė vend, pėrveē asaj tė parės qė kishte ndodhur nė kohėn e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve nė Gerar.


2 Atėherė Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit nė Egjipt, qėndro nė vendin qė do tė tė them.


3 Qėndro nė kėtė vend dhe unė do tė jem me ty dhe do tė tė bekoj, sepse kam pėr tė tė dhėnė ty dhe pasardhėsve tė tu tėrė kėto vende dhe do ta mbaj betimin qė i kam bėrė Abrahamit, babait tėnd,


4 dhe do t`i shumoj pasardhėsit e tu si yjet e qiellit; do t`u jap atyre tėrė kėto vende, dhe tė gjitha kombet e tokės do tė bekohen te pasardhėsit e tu,


5 sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhėrat, urdhėrimet, statutet dhe ligjet e mia".


6 Kėshtu Isaku qėndroi nė Gerar.


7 Kur njerėzit e vendit i bėnin pyetje rreth gruas sė tij, ai u pėrgjigjej: "Éshtė motra ime", sepse kishte frikė tė thoshte: "Éshtė gruaja ime", sepse mendonte: "Njerėzit e vendit mund tė mė vrasin pėr shkak tė Rebekės, sepse ajo ėshtė e pashme".


8 Kur kishte kaluar njė kohė e gjatė nė atė vend, Abimelekut, mbretit tė Filistejve, i rastisi tė shikojė nga dritarja dhe pa Isakun qė pėrkėdhelte Rebekėn, gruan e tij.


9 Atėherė Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo ėshtė me siguri gruaja jote; si bėhet qė ti the: "Ajo ėshtė motra ime"?". Isaku iu pėrgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do tė doja tė vdes pėr shkak tė saj"".


10 Abimeleku tha: "Ē`ėshtė kjo qė na bėre? Ndokush nga populli mund tė binte lehtė nė shtrat me gruan tėnde dhe ti do tė na kishe ngarkuar me faj tė rėndė".


11 Kėshtu Abimeleku i dha kėtė urdhėr tėrė popullit: "Kushdo qė prek kėtė njeri ose tė shoqen do tė dėnohet pa tjetėr me vdekje".


12 Isaku mbolli nė atė vend dhe po atė vit korri njė prodhim njėqind herė mė tė madh; dhe Zoti e bekoi.


13 Ky njeri u bė i madh dhe vazhdoi tė rritet deri sa u bė jashtėzakonisht i madh.


14 Ai arriti tė zotėrojė kope dhėnsh dhe qesh dhe kishte njė numėr tė madh shėrbėtorėsh. Kėshtu Filistejtė e patėn zili,


15 dhe pėr kėtė arėsye i zunė, duke i mbushur me dhe, tėrė puset qė shėrbėtorėt e babait tė tij kishin hapur nė kohėn e Abrahamit, atit tė tij.


16 Atėherė Abimeleku i tha Isakut: "Largohu nga ne, sepse ti je shumė mė i fuqishėm se ne".


17 Kėshtu Isaku u largua qė andej dhe u vendos nė luginėn e Gerarit, dhe aty banoi.


18 Dhe Isaku filloi tė hapė puse uji qė ishin hapur nė kohėn e Abrahamit, atit tė tij, dhe qė Filistejtė i kishin mbyllur mbas vdekjes sė Abrahamit, dhe u vuri po ato emra qė u kishte vėnė babai i tij.


19 Pastaj shėrbėtorėt e Isakut gėrmuan nė luginė dhe gjetėn aty njė pus me ujė tė freskėt.


20 Por barinjtė e Gerarit u grindėn me ēobanėt e Isakut, duke u thėnė: "Uji ėshtė yni". Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundėrshtuar.


21 Shėrbėtorėt hapėn pastaj njė pus tjetėr, por ata kundėrshtuan edhe pėr kėtė. Dhe Isaku e quajti Sitnah.


22 Atėherė ai u largua qė andej dhe hapi njė pus tjetėr pėr tė cilin nuk pati kundėrshtim. Dhe ai e quajti atė Rehoboth, sepse ai tha: "Tani Zoti na ka vėnė larg dhe ne do tė kemi mbarėsi nė kėtė vend".


23 Pastaj sė kėtejmi Isaku u ngjit nė Beer-Sheba.


24 Dhe Zoti iu shfaq po atė natė dhe i tha: "Unė jam Perėndia i Abrahamit, babait tėnd; mos ki frikė, sepse unė jam me ty; do tė tė bekoj dhe do tė shumoj pasardhėsit e tu, pėr hir tė Abrahamit, shėrbėtorit tim".


25 Atėherė ai ndėrtoi nė atė vend njė altar dhe pėrmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe ēadrėn e tij. Aty shėrbėtorėt e Isakut hapėn njė pus.


26 Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashkė me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtrisė sė tij.


27 Dhe Isaku u tha atyre: "Pse keni ardhur tek unė, pėr deri sa mė urreni dhe mė keni larguar prej jush?".


28 Atėherė ata u pėrgjigjėn: "Ne e pamė qartė qė Zoti ėshtė me ty. Kėshtu thamė: "Le tė bėjmė njė betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe tė pėrfundojmė njė aleancė me ty":


29 dhe kėshtu ti nuk do tė na bėsh asnjė tė keqe, ashtu si ne nuk tė kemi prekur, nuk tė kemi bėrė veēse tė mira dhe tė kemi lėnė tė ikėsh nė paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".


30 Kėshtu Isaku shtroi pėr ta njė banket dhe ata hėngrėn e pinė.


31 Tė nesėrmen nė mėngjes u ngritėn herėt dhe shkėmbyen njė betim. Pastaj Isaku i pėrcolli dhe ata ikėn nė paqe.


32 Po atė ditė ndodhi qė shėrbėtorėt e Isakut erdhėn pėr ta lajmėruar pėr pusin qė kishin hapur duke i thėnė: "Kemi gjetur ujė".


33 Dhe ai e quajti atė Shibah. Pėr kėtė arėsye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kėsaj dite.


34 Nė moshėn dyzetvjeēare Esau mori pėr grua Juditin, tė bijėn e Beerit, Hiteut dhe tė Basemathit, bijė e Elonit, Hiteut.


35 Kėto u bėnė shkas pėr njė hidhėrim tė thellė tė Isakut dhe tė Rebekės.


Kapitulli 27
1 Kur Isaku u plak dhe sytė e tij u dobėsuan aq shumė sa nuk shikonte mė, ai thirri tė birin Esau dhe i tha: "Biri im!".


2 Esau i tha: "Ja ku jam!". Atėherė Isaku i tha: "Ja, unė jam plak dhe nuk e di nė ē`ditė kam pėr tė vdekur.


3 Prandaj merr tani armėt e tua, kukurėn dhe harkun tėnd, dil nėpėr fushat dhe kap pėr mua kafshė gjahu;


4 pastaj mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme nga ato qė mė pėlqejnė dhe sillma, qė unė ta ha dhe shpirti im tė tė bekojė para se tė vdes".


5 Tani Rebeka rrinte duke dėgjuar, ndėrsa Isaku i fliste birit tė tij Esau. Kėshtu Esau shkoi nėpėr fusha pėr tė gjuajtur kafshė tė egra pėr t`ia shpėnė tė atit.


6 Atėherė Rebeka i foli Jakobit, birit tė saj, dhe i tha: "Ja, unė dėgjova babanė tėnd qė i fliste Esaut, vėllait tėnd duke i thėnė:


7 "Mė sill gjah dhe mė pėrgatit njė gjellė tė shijshme, qė unė ta ha dhe tė tė bekoj nė prani tė Zotit, para se tė vdes".


8 Prandaj, biri im, bindju zėrit tim dhe bėj atė qė tė urdhėroj.


9 Shko tani nė kope dhe mė sill dy keca tė mirė; unė do tė pėrgatis njė gjellė tė shijshme pėr babanė tėnd, nga ato qė i pėlqejnė atij.


10 Pastaj ti do t`ia ēosh babait tėnd qė ta hajė, dhe kėshtu ai do tė bekojė para se tė vdesė".


11 Jakobi i tha Rebekės, nėnės sė tij: "Ja, vėllai im Esau ėshtė leshtor, ndėrsa unė e kam lėkurėn tė lėmuar.


12 Ndofta babai im mė prek me dorė; do t`i dukem atij mashtrues dhe do tė tėrheq mbi vete njė mallkim nė vend tė njė bekimi".


13 Por nėna e tij iu pėrgjegj: "Ky mallkim le tė bjerė mbi mua, biri im! Bindju vetėm asaj qė tė thashė dhe shko tė marrėsh kecat".


14 Ai vajti pra t`i marrė dhe ia ēoi nėnės sė tij; dhe e ėma pėrgatiti me to njė gjellė tė shijshme, nga ato qė i pėlqenin babait tė tij.


15 Pastaj Rebeka mori rrobat mė tė bukura tė Esaut, birit tė saj mė tė madh, qė i mbante nė shtėpi pranė vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit tė saj mė tė vogėl;


16 dhe me lėkurėt e kecave veshi duart e tij dhe pjesėn e lėmuar tė qafės sė tij.


17 Pastaj vuri nė dorė tė Jakobit, birit tė saj, gjellėn e shijshme dhe bukėn qė kishte pėrgatitur.


18 Atėherė ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u pėrgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".


19 Atėherė Jakobi i tha babait tė tij: "Jam Esau, i parėlinduri yt. Bėra siē mė ke thėnė. Tani ēohu, ulu dhe fillo tė hash nga gjahu im, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė".


20 Por Isaku i tha tė birit: "Por si bėre qė e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u pėrgjegj: "Sepse Zoti, Perėndia yt, bėri qė tė vijė tek unė".


21 Atėherė Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lėrmė tė tė prek, biri im, pėr tė ditur nėse je pikėrisht biri im Esau ose jo".


22 Dhe kėshtu Jakobi iu afrua Isakut, babait tė tij; dhe mbasi ky e preku me dorė, tha: "Zėri ėshtė i Jakobit, por duart janė duart e Esaut".


23 Kėshtu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vėllait tė tij Esau; dhe e bekoi.


24 Dhe tha: "A je ti me tė vėrtetė biri im Esau?". Ai u pėrgjigj: "Po".


25 Atėherė Isaku i tha: "Mė shėrbe qė tė ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im tė tė bekojė". Kėshtu Jakobi i shėrbeu dhe Isaku hėngri. Jakobi i solli edhe verė dhe ai e piu.


26 Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe mė puth, biri im".


27 Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erėn e rrobave tė tij dhe e bekoi duke thėnė: "Ja, era e tim biri ėshtė si era e njė fushe, qė Zoti e ka bekuar.


28 Perėndia tė dhėntė vesėn e qiellit dhe pjellorinė e tokės, si edhe bollėkun e grurit dhe tė verės.


29 Tė shėrbefshin popujt dhe kombet u pėrkulshin para teje. Qofsh pronar i vėllezėrve tė tu dhe bijtė e nėnės sate u pėrkulshin para teje. I mallkuar qoftė cilido tė mallkon, i bekuar qoftė cilido tė bekon!".


30 Dhe ndodhi qė, pikėrisht kur Isaku kishte mbaruar sė bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e tė atit Isak, vėllai i tij Esau u kthye nga gjahu.


31 Edhe ai pėrgatiti njė gjellė tė shijshme dhe ia shpuri babait tė tij dhe i tha: "Ēohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tėnd, me qėllim qė shpirti yt tė mė bekojė".


32 Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u pėrgjegj: "Jam Esau, biri yt i parėlindur".


33 Atėherė Isakun e zunė ca tė dridhura shumė tė forta dhe i tha: "Kush ėshtė ai, pra, qė gjuajti gjahun dhe ma solli? Unė i hėngra tė gjitha para se tė vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka pėr tė mbetur ai".


34 Me tė dėgjuar fjalėt e tė atit, Esau dha njė ulurimė tė fortė dhe shumė tė hidhur. Pastaj i tha tė atit: "Bekomė edhe mua, ati im!".


35 Por Isaku iu pėrgjigj: "Yt vėlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tėnd".


36 Esau i tha: "Jo mė kot ėshtė quajtur Jakobi? Ai ma zuri vendin deri tani dy herė: mė hoqi parėbirninė dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur njė bekim pėr mua?".


37 Atėherė Isaku u pėrgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unė e bėra zotrinė tėnd dhe i dhashė tėrė vėllezėrit e tij si shėrbėtorė, dhe e pajisa me grurė dhe me verė; ē`mund tė bėj pėr ty, biri im?".


38 Esau i tha babait tė tij: "A ke vetėm kėtė bekim, ati im? Bekomė edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zėrin dhe qau.


39 Isaku, babai i tij, u pėrgjigj duke i thėnė: "Ja, banesa jote do tė privohet nga pjelloria e tokės dhe nga vesa qė zbret nga lartėsia e qiellit.


40 Ti do tė jetosh me shpatėn tėnde dhe do tė jesh shėrbėtori i vėllait tėnd; por do tė ndodhė qė, kur do tė luftosh, do ta thyesh zgjedhėn e tij nga qafa jote".


41 Kėshtu Esau filloi ta urrejė Jakobin pėr shkak tė bekimit qė i kishte dhėnė i ati, dhe tha nė zemėr tė vet: "Ditėt e zisė pėr babanė po afrohen; atėherė do tė vras vėllanė tim Jakobin".


42 Kur i treguan Rebekės fjalėt e Esaut, birit tė saj mė tė madh, ajo dėrgoi ta thėrrasin birin e saj mė tė vogėl, Jakobin, dhe i tha: "Ja, Esau, yt vėlla, ngushėllohet ndaj teje, duke menduar tė tė vrasė.


43 Prandaj, biri im, bindju fjalėve qė tė them: Ēohu dhe ik shpejt nė Haran te Labano, vėllai im;


44 dhe qėndro ca kohė me tė, deri sa t`i kalojė zemėrimi vėllait tėnd,


45 deri sa mėria e vėllait tėnd tė largohet prej teje dhe ai tė harrojė atė qė i ke bėrė; atėherė do tė dėrgojė njerėz qė tė tė marrin prej andej. Pse duhet t`ju humbas qė tė dyve brėnda njė dite tė vetme?".


46 Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta pėr shkak tė bijave tė Hethit. Nė rast se Jakobi merr pėr grua njė nga bijat e Hethit, njė grua si ato tė vendit, ē`mė duhet jeta?".


Kapitulli 28
1 Atėherė Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha kėtė urdhėr dhe i tha: "Mos u marto me njė grua nga Kanaanėt.


2 Ēohu, shko nė Padan-Aram, nė shtėpinė e Bethuelit, i ati i nėnės sate, dhe merr pėr grua njė nga bijat e Labanos, vėllait tė nėnės sate.


3 Perėndia i plotfuqishėm tė bekoftė, tė bėftė pjellor dhe tė shumoftė, nė mėnyrė qė ti tė bėhesh njė kuvend popujsh,


4 dhe tė dhėntė bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhėsve tė tu, nė mėnyrė qė ti tė jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe qė Perėndia ia fali Abrahamit".


5 Kėshtu Isaku e nisi Jakobin, qė shkoi nė Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vėllai i Rebekės, nėna e Jakobit dhe e Esaut.


6 Por Esau pa qė Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur nė Padan-Aram qė tė merrte atje njė grua por, duke e bekuar, i kishte dhėnė kėtė urdhėr duke thėnė: "Mos merr grua nga bijat e Kanaanit";


7 dhe Jakobi i ishte bindur tė atit dhe nėnės sė tij, dhe ishte nisur pėr nė Padan-Aram.


8 Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy tė keq nga Isaku, babai i tij,


9 shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, tė bijėn e Ismaelit, qė ishte biri i Abrahamit, dhe motėr e Nebajothit, me qėllim qė ajo tė bėhej gruaja e tij, pėrveē grave tė tjera qė kishte.


10 Dhe Jakobi u nis nė Beer-Sheba dhe shkoi nė drejtim tė Haranit.


11 Arriti nė njė farė vendi dhe aty kaloi natėn, sepse dielli kishte perėnduar. Atėherė mori njė nga gurėt e atij vendi, e vuri nėn krye tė tij dhe aty ra nė gjumė.


12 Dhe pa nė ėndėrr njė shkallė tė mbėshtetur mbi tokė, maja e sė cilės prekte qiellin; dhe ja engjėjt e Perėndisė hipnin e zbrisnin nė tė.


13 Dhe ja, Zoti ndodhej nė majė tė saj dhe i tha: "Unė jam Zoti, Perėndia i Abrahamit, babait tėnd, dhe Perėndia i Isakut; tokėn mbi tė cilėn je shtrirė do tė ta jap ty dhe pasardhėsve tė tu;


14 dhe pasardhėsit e tu do tė jenė si pluhur i tokės, dhe ti do tė shtrihesh nė perėndim dhe nė lindje, nė veri dhe nė jug; dhe tėrė familjet e tokės do tė bekohen nėpėrmjet teje dhe pasardhėsve tė tu.


15 Dhe ja, unė jam me ty dhe do tė tė mbroj kudo qė tė vesh, dhe do tė tė sjell pėrsėri nė kėtė vend; sepse nuk do tė tė braktis para se tė bėj atė qė tė kam thėnė".


16 Atėherė Jakobit i doli gjumi dhe tha: "Me siguri Zoti ėshtė nė kėtė vend dhe unė nuk e dija".


17 Dhe pati frikė e tha: "Sa i tmerrshėm ėshtė ky vend! Kjo nuk ėshtė tjetėr veēse shtėpia e Perėndisė, dhe kjo ėshtė porta e qiellit!".


18 Kėshtu Jakobi u ngrit herėt nė mėngjes, mori gurin qė kishte vėnė nėn krye tė vet, e ngriti si njė pėrmendore dhe derdhi vaj mbi majėn e saj.


19 Dhe e quajti kėtė vend Bethel, kurse mė parė emri i qytetit ishte Luc.


20 Pastaj Jakobi lidhi njė kusht duke thėnė: "Nė qoftė se Perėndia do tė jetė me mua dhe do tė mė mbrojė gjatė kėtij udhėtimi qė jam duke bėrė, nė qoftė se do tė mė japė bukė pėr tė ngrėnė dhe rroba pėr t`u mbuluar,


21 dhe do tė kthehem nė shtėpinė e babait tim nė paqe, atėherė Zoti do tė jetė Perėndia im;


22 dhe ky gur qė kam ngritur si pėrmendore, do tė jetė shtėpia e Perėndisė; dhe nga tė gjitha ato qė do tė mė japėsh, unė do tė japė tė dhjetėn"


Kapitulli 29
1 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi nė vendin e lindorėve.


2 Shikoi dhe pa njė pus nė njė arė, dhe aty pranė tri kope dhensh tė mbledhura tok, sepse ai pus shėrbente pėr t`u dhėnė ujė kopeve tė dhenve; dhe rrasa mbi grykėn e pusit ishte e madhe.


3 Aty mblidheshin zakonisht tėrė kopetė; atėherė ēobanėt e hiqnin rrasėn nga gryka e pusit dhe u jepnin ujė dhenve; pastaj e vinin pėrsėri rrasėn nė vendin e saj, nė grykėn e pusit.


4 Dhe Jakobi u tha atyre: "Vėllezėr tė mi, nga jeni?" Ata u pėrgjigjėn: "Jemi nga Harani".


5 Atėherė ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u pėrgjigjėn: "E njohim".


6 Ai u tha atyre: "A ėshtė mirė ai?". Ata u pėrgjigjėn: "Éshtė mirė; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".


7 Ai tha: "Ja, ėshtė ende ditė pėr diell dhe nuk ka ardhur koha pėr tė mbledhur bagėtinė; jepuni ujė deleve dhe pastaj i ēoni tė kullosin"


8 Por ata u pėrgjigjėn: "Nuk mundemi deri sa tė gjitha kopetė tė mblidhen, e tė kemi hequr rrasėn nga gryka e pusit; atėherė do t`u japim ujė deleve".


9 Ai po vazhdonte tė fliste me ta kur arriti Rakela me delet e tė atit, sepse ajo ishte njė bareshė.


10 Kur Jakobi pa Rakelėn, bijėn e Labanos, vėllai i nėnės sė tij, dhe delet e Labanos, vėlla i nėnės sė tij, ai u afrua, e hoqi rrasėn nga gryka e pusit, dhe i dha ujė kopesė sė Labanos, vėllait tė nėnės sė tij.


11 Atėherė Jakobi puthi Rakelėn, ngriti zėrin dhe qau.


12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelėn se ishte i njė gjaku me tė atin dhe ishte bir i Rebekės. Dhe ajo vrapoi t`ia tregonte tė atit.


13 Sapo Labano dėgjoi lajmet e Jakobit, birit tė motrės sė tij, vrapoi drejt tij, e pėrqafoi, e puthi dhe e ēoi nė shtėpinė e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tėrė ato gjėra.


14 Atėherė Labano i tha: "Ti je me tė vėrtetė nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qėndroi njė muaj me tė.


15 Pastaj Labano i tha Jakobit: "Pse je fisi im duhet tė mė shėrbesh pa marrė asgjė? Mė thuaj sa duhet tė jetė paga jote".


16 Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.


17 Lea kishte sy tė perėnduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.


18 Prandaj Jakobi e donte Rakelėn dhe i tha Labanos: "Unė do tė tė shėrbej shtatė vjet pėr Rakelėn, bijėn tėnde mė tė vogėl".


19 Labano iu pėrgjigj: "Mė mirė tė ta jap ty se sa njė njeriu tjetėr; rri me mua".


20 Kėshtu Jakobi shėrbeu shtatė vjet pėr Rakelėn; dhe iu dukėn pak ditė sepse e dashuronte.


21 Pastaj Jakobi i tha Labanos: "Mė jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo qė tė bashkohem me tė".


22 Atėherė Labano mblodhi tėrė burrat e vendit dhe shtroi njė banket.


23 Por, kur ra mbrėmja, ai mori bijėn e tij Lea dhe e ēoi te Jakobi, qė hyri te ajo.


24 Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Zilpah si shėrbyese tė Leas, bijės sė tij.


25 Tė nesėrmen nė mėngjes, ai pa se ishte Lea. Atėherė Jakobi i tha Labanos: "Ēfarė mė bėre? A nuk tė kam shėrbyer pėr Rakelėn? Pse mė mashtrove?".


26 Labano u pėrgjegj: "Nuk ėshtė zakon tė veprohet kėshtu nė vendin tonė, nuk mund tė japėsh mė tė voglėn para mė tė madhes.


27 Mbaro javėn e kėsaj dhe do tė japim edhe tjetrėn, pėr shėrbimin qė do tė mė bėsh pėr shtatė vjet tė tjera".


28 Atėherė Jakobi bėri si i thanė dhe mbaroi javėn e Leas; pastaj Labano i dha pėr grua bijėn e tij Rakela.


29 Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Bilhah si shėrbyese Rakelės, bijės sė tij.


30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr se Lean; dhe shėrbeu shtatė vjet tė tjera te Labano.


31 Zoti, duke parė qė pėr Lean nuk kishte dashuri, ia ēeli barkun asaj, ndėrsa Rakela ishte shterpė.


32 Kėshtu Lea u ngjiz dhe lindi njė djalė qė e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do tė mė dojė".


33 Pastaj u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj mė dha edhe kėtė bir". Dhe e quajti Simeon.


34 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė, dhe tha: "Kėsaj radhe burri im do tė mė dojė, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.


35 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi djalė dhe tha: "Kėtė radhė do tė kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati mė fėmijė.


Kapitulli 30
1 Kur Rakela pa qė nuk po i bėnte fėmijė Jakobit, u bė ziliqare e motrės sė saj dhe i tha Jakobit: "Mė bėj me fėmijė pėrndryshe unė po vdes".


2 Jakobi u mbush tėrė inat kundėr Rakelės dhe i tha: "Se mos jam unė nė vend tė Perėndisė qė nuk tė lejon tė kesh fėmijė?".


3 Ajo u pėrgjegj: "Ja shėrbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, qė ajo tė lindė mbi gjunjėt e mi; kėshtu nėpėrmjet saj do tė mund tė bėhem me fėmijė".


4 Kėshtu ajo i dha pėr grua shėrbyesen e vetė Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.


5 Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha njė bir Jakobit.


6 Atėherė Rakela tha: "Perėndia mė dha tė drejtė; ai dėgjoi gjithashtu zėrin tim dhe mė dha njė bir". Prandaj i vuri emrin Dan.


7 Pastaj Bilhah, shėrbyesja e Rakelės, u ngjiz pėrsėri dhe i lindi njė bir tė dytė Jakobit.


8 Atėherė Rakela tha: "Kam luftuar shumė me motrėn time dhe kam dalė fitimtare". Prandaj e quajti djalin Neftali.


9 Por Lea, duke parė qė nuk po bėnte mė fėmijė, mori shėrbyesen e saj Zilpah dhe ia dha pėr grua Jakobit


10 Kėshtu Zilpah, shėrbyesja e Leas, i lindi njė bir Jakobit.


11 dhe Lea tha: "Ē`fat!". Dhe i vuri emrin Gad.


12 Pastaj Zilpah, shėrbėtore e Leas, i lindi Jakobit njė bir tė dytė.


13 Dhe Lea tha: "Sa e lumtur jam! Sepse gratė do tė mė quajnė tė lumtur". Prandaj i vuri emrin Asher.


14 Nė kohėn e korrjes sė grurit, Rubeni doli dhe gjeti nė fushat mandragora dhe ia ēoi nėnės sė tij, Leas. Atėherė Rakela i tha Leas: "Mė jep edhe mua ca mandragora tė birit tėnd!".


15 Ajo iu pėrgjegj: "Tė duket gjė e vogėl qė mė more burrin, dhe tani kėrkon tė marrėsh edhe mandragorat e djalit tim?". Rakela tha: "Mirė, pra, si shpėrblim pėr mandragorat e birit tėnd, sonte ai do tė bjerė nė shtrat me ty".


16 Kur nė mbrėmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takojė dhe i tha: "Duhet tė hysh tek unė, se tė kam shtėnė nė dorė me mandragorat e birit tim". Kėshtu, atė natė, ai ra nė shtrat me tė.


17 Kėshtu Perėndia ia plotėsoi dėshirėn Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestė.


18 Dhe ajo tha: "Perėndia mė dha shpėrblimin qė mė takonte, sepse i dhashė shėrbyesen time burrit tim". Dhe e quajti Isakar.


19 Pastaj Lea u ngjiz pėrsėri dhe i dha Jakobit njė bir tė gjashtė.


20 Atėherė Lea tha: "Perėndia mė ka dhėnė njė dhunti tė mirė; kėtė radhė burri im do tė banojė me mua, sepse i kam lindur gjashtė bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.


21 Pastaj lindi njė bijė dhe e quajti Dina.


22 Perėndia u kujtua edhe pėr Rakelėn; dhe Perėndia ia plotėsoi dėshirėn dhe e bėri tė frytshme;


23 kėshtu ajo u ngjiz dhe lindi njė djalė, dhe tha: "Perėndia e hoqi turpin tim".


24 Dhe e quajti Jozef, duke thėnė: "Zoti mė shtoftė njė bir tjetėr".


25 Mbas lindjes sė Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: "Mė lejo tė iki, qė tė shkoj nė shtėpinė time, nė vendin tim.


26 Mė jep gratė e mia dhe bijtė e mi, pėr tė cilėt tė kam shėrbyer dhe lermė tė iki, mbasi ti e njeh mirė shėrbimin qė tė kam bėrė".


27 Por Labano i tha: "Nė rast se kam gjetur hir nė sytė e tu, qėndro, sepse kam prekur me dorė qė Zoti mė ka bekuar pėr shkakun tėnd".


28 Pastaj tha: "Ma cakto pagesėn tėnde dhe unė do tė ta jap".


29 Jakobi iu pėrgjegj: "Ti e di si tė kam shėrbyer, dhe ēfarė i ka ndodhur bagėtisė sate nė duart e mia.


30 Sepse ajo qė ti kishe para se tė vija unė ishte pak, por tani ėshtė rritur shumė; dhe Zoti tė ka bekuar kudo qė kam qėnė unė. Por tani kur do tė punoj edhe pėr shtėpinė time?".


31 Labano tha: "Sa duhet tė tė jap?". Jakobi iu pėrgjigj: "Nuk duhet tė mė japėsh asgjė; nė qoftė se ti do tė bėsh atė qė po tė them, do tė mbetem kėtu pėr tė kullotur kopetė e tua dhe pėr t`u kujdesur pėr to.


32 Do tė kaloj ditėn e sotme nė mes tėrė kopeve tė tua dhe do tė veēoj tė gjitha kafshėt laramane dhe pikalarme, tė gjithė qingjat e zinj dhe tė gjitha dhitė lara-lara ose pika-pika. Dhe kėto kafshė do tė jenė pagesa ime.


33 Kėshtu tani e tutje ndershmėria ime do tė pėrgjigjet para teje pėr personin tim, kur do tė vish tė kontrollosh pagesėn time; ēdo bagėti qė nuk ėshtė laramane a me pika midis dhive dhe ēdo qengj jo i zi do tė konsiderohet i vjedhur po tė gjindet pranė meje".


34 Labano tha: "Mirė, le tė bėhet ashtu si thua ti!".


35 dhe po atė ditė veēoi cjeptė vija-vija dhe me pika dhe tė gjitha dhitė laramane dhe pika pika, ēdo bagėti qė kishte njė njollė tė bardhė apo ēdo dele e zezė midis dhenve, dhe ua la bijve tė vet.


36 Dhe Labano vendosi njė distancė prej tri ditėsh me kėmbė midis vetes sė tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesėn qė mbeti nga kopetė e Labanos.


37 Dhe Jakobi mori disa purteka tė njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u bėri disa zhvoshkje, duke zbuluar tė bardhėn e purtekave.


38 Pastaj i vendosi purtekat qė kishte zhvoshkur qė tė shikoheshin nga dhentė nė koritė, domethėnė nė vendet ku kopetė vinin pėr tė pirė ujė; dhe kafshėt vinin nė afsh kur vinin pėr tė pirė.


39 Kėshtu kafshėt vinin nė afsh pėrpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.


40 Pastaj Jakobi i veēonte kėta qengja dhe bėnte qė kopetė t`i kthenin sytė nga kafshėt vija-vija dhe nga tėrė ato tė zeza nė kopenė e Labanos. Ai formoi kėshtu kope tė veēanta, qė nuk i bashkoi me kopetė e Labanos.


41 Por ndodhte qė sa herė kafshėt e fuqishme tė kopesė vinin nė afsh, Jakobi i vinte purtekat nė koritė para deleve, nė mėnyrė qė kėto tė hynin nė afsh afėr purtekave;


42 Por kur kafshėt e kopesė ishin tė dobėta, nuk i vinte ato; kėshtu qė qengjat e dobėta ishin tė Labanos dhe ata tė shėndoshė tė Jakobit.


43 Kėshtu ai u bė shumė i pasur dhe pati njė numėr tė madh kopesh, shėrbėtoresh, shėrbėtorėsh, devesh dhe gomarėsh.


Kapitulli 31
1 Por Jakobi dėgjoi fjalėt e bijve tė Labanos qė thoshin: "Jakobi mori gjithēka kishte ati ynė; dhe me atė qė i pėrkiste atit tonė, ai krijoi gjithė kėtė pasuri".


2 Jakobi vuri re edhe fytyrėn e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si mė parė.


3 Pastaj Zoti i tha Jakobit: "Kthehu nė vendin e etėrve tė tu dhe te fisi yt, dhe unė do tė jem me ty".


4 Atėherė Jakobi dėrgoi e thirri Rakelėn dhe Lean, qė tė vinin nė fushat pranė kopesė sė tij,


5 dhe u tha atyre: "Unė e shoh qė fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk ėshtė si mė parė; por Perėndia i atit tim ka qenė me mua.


6 Dhe ju e dini se unė i kam shėrbyer atit tuaj me tėrė forcėn time,


7 ndėrsa ati juaj mė ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesėn time dhjetė herė, por Perėndia nuk e lejoi tė mė bėjė tė keq.


8 Nė qoftė se ai thoshte: "Krerėt laramane do tė jenė pagesa jote", e tėrė kopeja pillte qengja laramane; dhe po tė thoshte: "Krerėt vija-vija do tė jenė pagesa jote", tėrė kopeja pillte qengja vija-vija.


9 Kėshtu Perėndia ia hoqi bagėtinė atit tuaj dhe ma dha mua.


10 Njė herė, nė kohėn kur kopetė hynin nė afsh, unė ngrita sytė dhe pashė nė ėndėrr qė cjeptė qė ndėrzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.


11 Dhe engjėlli i Perėndisė mė tha nė ėndėrr: "Jakobi!". Unė iu pėrgjigja: "Ja ku jam!".


12 Atėherė ai tha: "Ēo tani sytė dhe shiko: tėrė deshtė qė ndėrzejnė femrat janė vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pashė tė gjitha ato qė tė punon Labano.


13 Unė jam Perėndia i Bethelit, ku ti ke vajosur njė pėrmendore dhe mė lidhe njė kusht. Tani ēohu, lėre kėtė vend dhe kthehu nė vendlindjen tėnde"".


14 Rakela dhe Lea iu pėrgjigjėn dhe i thanė: "Mos kemi ndoshta ne akoma pjesė dhe trashėgimi nė shtėpinė e atit tonė?


15 A nuk na ke trajtuar si tė huaja pėr arėsye se na ka shitur dhe veē kėsaj ka ngrėnė edhe paratė tona?


16 Tė gjitha pasuritė qė Perėndia i hoqi atit tonė janė tonat dhe tė bijve tanė; prandaj bėj tė gjitha ato qė Perėndia tė ka thėnė".


17 Atėherė Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtė e tij dhe gratė e tij mbi devetė,


18 dhe mori me vete tėrė bagėtinė e tij duke marrė me vete gjithė pasurinė qė kishte vėnė, bagėtinė qė i pėrkiste dhe atė qė e kishte blerė nė Padam-Aram, pėr tė vajtur tek Isaku, nė vendin e Kanaanėve.


19 Ndėrsa Labano kishte vajtur tė qethte dhentė e tij, Rakela vodhi idhujt e tė atit.


20 Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i thėnė se kishte ndėrmend tė ikte.


21 Kėshtu ai iku me gjithēka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua pėr nė malin e Galaadit.


22 Ditėn e tretė i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.


23 Atėherė ai mori me vete vėllezėrit e tij, e ndoqi shtatė ditė rrugė dhe e arriti nė malin e Galaadit.


24 Por Perėndia iu shfaq nė ėndėrr natėn Labanos, Arameut, dhe i tha: "Ruhu e mos i fol Jakobit, as pėr tė mirė e as pėr tė keq".


25 Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur ēadrėn e tij nė mal; dhe gjithashtu Labano dhe vėllezėrit e tij kishin ngritur ēadrat e tyre mbi malin e Galaadit.


26 Atėherė Labano i tha Jakobit: "Ē`bėre duke mė mashtruar nė kėtė mėnyrė dhe duke i marrė bijat e mia si robėresha lufte?


27 Pse ike dhe u largove nga unė fshehurazi, pa mė lajmėruar aspak? Unė do tė kisha pėrcjellė me gėzim dhe me kėngė, me lodėrz dhe qeste.


28 Dhe nuk mė lejove tė puth bijtė dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mėnd.


29 Tani unė kam nė dorė t`ju bėj keq, por Perėndia i atit tėnd mė foli natėn e kaluar, duke thėnė: "Ruhu, mos t`i flasėsh Jakobit as pėr mirė apo pėr keq".


30 Sigurisht ike, sepse kishe njė dėshirė tė madhe tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpinė e atit tėnd; po pse vodhe perėnditė e mia?".


31 Atėherė Jakobi iu pėrgjegj Labanos: "Unė kisha frikė, sepse mendoja qė ti mund tė mė merrje me forcė bijat e tua.


32 Por kushdo qoftė ai tė cilit do t`i gjesh perėnditė e tu, ai duhet tė vdesė nė prani tė vėllezėrve tanė; kėrko ti vetė atė qė tė pėrket tek unė dhe merre!". Jakobi nuk e dinte qė ato i kishte vjedhur Rakela.


33 Kėshtu Labano hyri nė ēadrėn e Jakobit, nė ēadrėn e Leas dhe nė ēadrėn e dy shėrbyeseve, por nuk gjeti asgjė. Doli pastaj nga ēadra e Leas dhe hyri nė ēadrėn e Rakelės.


34 Por Rakela kishte marrė idhujt dhe i kishte vėnė nė samarin e devesė, pastaj qe ulur mbi to. Labano kėrkoi nė tėrė ēadrėn, por nuk gjeti asgjė.


35 Dhe ajo i tha tė atit: "Mos u zemėro, zotėria im, nė rast se unė nuk mund tė ēohem pėrpara teje, sepse jam me tė pėrmuajshmet e grave". Kėshtu ai kėrkoi, por nuk i gjeti idhujt.


36 Atėherė Jakobi u zemėrua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu pėrgjegj dhe i tha Labanos: "Cili ėshtė faji im, cili ėshtė mėkati im, qė ti tė mė ndjekėsh me aq tėrbim?


37 Ti rrėmove nė tėrė gjėrat e mia. Ēfarė gjete nga tė gjitha ato qė i pėrkasin shtėpisė sate? Vėri kėtu para vėllezėrve tė mi dhe vėllezėrve tė tu dhe le tė vendosin ata midis nesh tė dy!


38 Kam qenė njėzet vjet me ty; delet dhe dhitė e tua nuk kanė dėshtuar dhe unė nuk kam ngrėnė deshtė e kopesė sate.


39 Unė nuk t`i kam sjellė kurrė kafshėt tė shqyera nga bishat; dėmin e kam pėsuar vetė; ti kėrkoje me ngulm nga unė atė qė ishte vjedhur ditėn apo natėn.


40 Ky ishte fati im; ditėn mė ligte vapa dhe natėn tė ftohtit e madh, dhe gjumi mė ikte nga sytė.


41 Kam qėnė njėzet vjet nė shtėpinė tėnde; tė kam shėrbyer katėrmbėdhjetė vjet pėr dy bijat e tua dhe gjashtė vjet pėr kopenė tėnde. Ti e ke ndryshuar dhjetė herė pagesėn time.


42 Nė qoftė se Perėndia i atit tim, Perėndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do tė kishte qėnė nė favorin tim, ti me siguri do tė mė kishe kthyer duar bosh. Perėndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve tė mia, dhe mbrėmė dha vendimin e tij".


43 Atėherė Labano u pėrgjegj dhe tha: "Kėto bija janė bijat e mia, kėta bij janė bijtė e mi, kėto kope janė kopetė e mia, dhe gjithēka tė zė syri ėshtė imja. Por ēfarė mund t`u bėj sot kėtyre bijave tė mia apo bijve qė ato kanė lindur?


44 Prandaj eja tė bėjmė njė besėlidhie midis teje dhe meje, dhe qė ajo shėrbeftė si dėshmi midis teje dhe meje".


45 Atėherė Jakobi mori njė gur dhe e ngriti si njė pėrmendore.


46 Pastaj Jakobi u tha vėllezėrve tė tij: "Mblidhni gurė". Dhe ata morėn gurė dhe bėnė njė tog me ta, dhe hėngrėn bukė pranė kėtij togu.


47 Labano e quajti atė tog Jegar-Sahadutha, ndėrsa Jakobi e quajti Galed.


48 Dhe Labano tha: "Sot ky tog ėshtė njė dėshmi midis teje dhe meje". Prandaj u quajt Galed,


49 edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti tė mos e ndajė syrin mua dhe ty kur do tė jetė e pamundur tė shohim shoqi-shoqin.


50 Nė rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra tė tjera veē bijave tė mia, edhe sikur tė mos ketė asnjeri me ne, kujtohu qė Perėndia ėshtė dėshmitar midis meje dhe teje".


51 Labano i tha gjithashtu Jakobit: "Ja ky tog gurėsh, dhe ja pėrmendorja qė kam ngritur midis teje dhe meje.


52 Le tė jetė ky tog njė dėshmi dhe le tė jetė kjo pėrmendore njė dėshmi qė unė nuk do ta kapėrcej kėtė tog pėr tė tė bėrė keq ty, dhe qė ti nuk do ta kapėrcesh kėtė tog dhe kėtė pėrmendore pėr tė mė bėrė keq mua.


53 Perėndia i Abrahamit dhe Perėndia i Nahorit, Perėndia i atit tė tyre, u bėftė gjykatės midis nesh!". Dhe Jakobi u betua pėr Tmerrin e Isakut, atit tė tij.


54 Pastaj Jakobi bėri njė fli nė mal dhe i ftoi vėllezėrit e tij tė hanin bukė. Dhe ata hėngrėn bukė dhe e kaluan natėn nė mal.


55 Labano u ngrit herėt nė mėngjes, i puthi bijtė dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye nė shtėpinė e tij.


Kapitulli 32
1 Ndėrsa Jakobi vazhdonte rrugėn e tij, i dolėn pėrpara engjėj tė Perėndisė.


2 Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky ėshtė fushimi i Perėndisė"; dhe e quajti atė vend Mahanaim.


3 Pastaj Jakobi dėrgoi para tij disa lajmėtarė vėllait tė tij Esau, nė vendin e Seirit, nė fushėn e Edomit.


4 Dhe u dha atyre kėtė urdhėr duke thėnė: "Do t`i thoni kėshtu Esaut, zotėrisė tim: "Kėshtu thotė shėrbyesi yt Jakobi: Unė kam banuar pranė Labanos dhe kam qėndruar aty deri tani;


5 kam qe, gomarė, kope, shėrbyes dhe shėrbyese; dhe kėtė po ja tregoj zotėrisė tim, pėr tė gjetur hir nė sytė e tu"".


6 Lajmėtarėt u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thėnė: "Vajtėm te vėllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetė qė tė takohet me ty dhe ka me vete katėrqind burra".


7 Atėherė Jakobin e zuri njė frikė e madhe dhe njė ankth dhe ndau dysh njerėzit qė ishin me tė, kopetė, bagėtinė e trashė dhe devetė, dhe tha:


8 "Nė qoftė se Esau vjen kundėr njerit grup dhe e sulmon, grupi qė mbetet do tė mund tė shpėtojė".


9 Pastaj Jakobi tha: "O Perėndi i atit tim Abraham, Perėndi i atit tim Isak, o Zot, qė mė ke thėnė: "Ktheu nė vendin tėnd dhe pranė fisit tėnd dhe unė do tė bėj tė mirė",


10 unė nuk jam i denjė i tė gjitha mirėsive dhe i gjithė besnikėrisė qė ke treguar ndaj shėrbyesit tėnd, sepse unė e kalova kėtė Jordan vetėm me shkopin tim dhe tani janė bėrė dy grupe.


11 Ēliromė, tė lutem, nga duart e vėllait tim, nga duart e Esaut, sepse unė kam frikė nga ai dhe druaj qė ai tė vijė pėr tė mė sulmuar, pa kursyer as nėnat as fėmijėt.


12 Dhe ti the: "Pa tjetėr, unė do tė tė bėj mirė dhe do t`i bėj pasardhėsit e tu si rėra e detit, qė nuk mund tė llogaritet se ėshtė shumė e madhe"".


13 Kėshtu Jakobi e kaloi natėn nė atė vend, dhe nga ato qė kishte nėpėr duar ai zgjodhi njė dhuratė pėr vėllanė e tij Esau:


14 dyqind dhi, njėzet cjep, dyqind dele dhe njėzet desh,


15 tridhjetė deve qumėshtore me tė vegjėlit e tyre, dyzet lopė dhe dhjetė dema, njėzet gomarica dhe dhjetė mėza.


16 Pastaj ua dorėzoi shėrbyesve tė tij, ēdo kope pėr llogari tė vet, dhe u tha shėrbėtorėve tė tij: "Kaloni para meje dhe lini njė farė hapėsire midis njė kopeje dhe tjetrės".


17 Dhe i dha urdhėr tė parit: "Kur vėllai im Esau do tė tė takojė dhe do tė tė pyesė: "I kujt je ti dhe ku shkon? Tė kujt janė kėto kafshė para teje?",


18 ti do tė pėrgjigjesh: "Janė tė shėrbėtorit tėnd Jakobit; ėshtė njė dhuratė e dėrguar zotėrisė tim Esau; dhe ja, ai vetė po vjen mbas nesh"".


19 Ai i dha tė njėjtin urdhėr tė dytit, tė tretit dhe gjithė atyre qė ndiqnin kopetė, duke u thėnė: "Nė kėtė mėnyrė do t`i flisni Esaut kur do ta takoni;


20 dhe do t`i thoni: "Ja, shėrbėtori yt Jakobi ėshtė duke ardhur vetė pas nesh"". Sepse thoshte: "Unė do ta qetėsoj me dhuratėn qė mė paraprin e pastaj do tė shikoj fytyrėn e tij; ndofta do tė mė presė mirė".


21 Kėshtu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natėn nė fushim.


22 Por atė natė ai u ngrit, mori dy gratė e tij, dy shėrbėtoret dhe tė njėmbėdhjetė fėmijėt e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.


23 I mori me vete dhe bėri qė tė kalonin pėrruan tė gjitha gjėrat qė zotėronte.


24 Kėshtu Jakobi mbeti vetėm dhe njė burrė luftoi me tė deri nė agim.


25 Kur ky burrė e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrėn e ijės; dhe zgavra e ijes sė Jakobit u pėrdrodh, ndėrsa ai luftonte kundėr tij.


26 Dhe ai tha: "Lėrmė tė shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu pėrgjegj: "Nuk do tė tė lė tė shkosh, nė rast se nuk mė bekon mė parė!".


27 Tjetri i tha: "Cili ėshtė emri yt?". Ai u pėrgjegj: "Jakobi".


28 Atėherė ai i tha: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakobi, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar".


29 Jakobi i tha: "Tė lutem, tregomė emrin tėnd". Por ai iu pėrgjegj: "Pse e do emrin tim?".


30 Dhe kėshtu ai e bekoi. Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: "E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal".


31 Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi ēalonte pėr shkak tė ijės.


32 Pėr kėtė arėsye, deri nė ditėn e sotme, bijtė e Izraelit nuk e hanė gilcėn e kofshės qė kalon nėpėr zgavrėn e ijės, sepse ai njeri kishte prekur zgavrėn e ijės sė Jakobit nė pikėn e gilcės sė kofshės.


Kapitulli 33
1 Jakobi ngriti sytė, vėshtroi dhe pa qė po vinte Esau, qė kishte me vete katėrqind burra. Atėherė i ndau bijtė e tij midis Leas, Rakelės dhe dy shėrbyeseve tė tij.


2 Nė krye vuri shėrbyeset dhe bijtė e tyre, pastaj Lean dhe bijtė e saj dhe sė fundi Rakelėn dhe Jozefin.


3 Ai vetė kaloi para tyre dhe u pėrkul deri nė tokė shtatė herė deri sa arriti pranė vėllait tė vet.


4 Atėherė Esau vrapoi drejt tij, e pėrqafoi, iu hodh nė qafė dhe e puthi; dhe qė tė dy qanė.


5 Pastaj Esau ngriti sytė, pa gratė e fėmijėt dhe tha: "Kush janė kėta me ty?". Jakobi iu pėrgjigj: "Janė bijtė qė Perėndia pati mirėsinė t`i japė shėrbyesit tėnd".


6 Atėherė u afruan shėrbyeset, ato dhe bijtė e tyre, dhe u pėrkulėn.


7 U afruan edhe Lea dhe bijtė e saj, dhe u pėrkulėn. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u pėrkulėn edhe ata.


8 Esau tha: "Ēfarė ke ndėrmend tė bėsh me tėrė atė grup qė takova?". Jakobi u pėrgjigj: "Éshtė pėr tė gjetur hir nė sytė e zotėrisė tim".


9 Atėherė Esau tha: "Kam mjaft pėr vete, o vėllai im; mbaj pėr vete atė qė ėshtė jotja".


10 Por Jakobi tha: "Jo, tė lutem; nė qoftė se kam gjetur hir nė sytė e tu, prano dhuratėn time nga dora ime, sepse kur pashė fytyrėn tėnde, pėr mua ishte njėlloj sikur tė shikoja fytyrėn e Perėndisė, dhe ti mė ke pritur mirė.


11 Pranoje, pra, dhuratėn qė tė ėshtė sjellė, sepse Perėndia ėshtė treguar shumė i mirė me mua dhe unė kam gjithēka". Dhe nguli kėmbė aq shumė, sa qė Esau pranoi.


12 Pastaj Esau tha: "Le tė nisemi, tė fillojmė tė ecim dhe unė do tė shkoj para teje".


13 Por Jakobi u pėrgjigj: "Zotėria im e di qė fėmijėt janė nė moshė tė vogėl dhe qė kam me vete dele dhe lopė qumėshtore; po t`i mbajmė keq qoftė edhe njė ditė tė vetme, tėrė kafshėt kanė pėr tė vdekur.


14 Le tė kalojė zotėria im para shėrbėtorit tė tij, dhe unė do ta ndjek ngadalė me hapin e kafshėve qė mė paraprijnė dhe me hapin e fėmijėve, deri sa tė arrijė te zotėria im nė Seir".


15 Atėherė Esau tha: "Mė lejo tė paktėn tė lė me ty disa nga njerėzit qė janė me mua". Por Jakobi u pėrgjigj: "Pse ta bėjmė kėtė? Mjafton qė unė tė gjej hir nė sytė e zotėrisė tim".


16 Kėshtu po atė ditė Esau u rikthye nė rrugėn e tij drejt Seirit.


17 Jakobi u nis nė drejtim tė Sukothit, ndėrtoi atje njė shtėpi pėr vete dhe kasolle pėr bagėtinė; prandaj ai vend u quajt Sukoth.


18 Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shėndoshė e mirė nė qytetin e Sikemit, nė vendin e Kanaanit, ku ngriti ēadrat e tij pėrballė qytetit.


19 Dhe bleu nga bijtė e Hamorit, at i Sikemit, pėr njėqind copė paresh, pjesėn e fushės ku kishte ngritur ēadrat e tij pėrballė qytetit.


20 Pastaj aty ngriti njė altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.


Kapitulli 34
1 Por Dina, vajza qė Lea i kishte lindur Jakobit, doli pėr tė parė bijat e vendit.


2 Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrėmbeu, ra nė shtrat me tė dhe e dhunoi.


3 Dhe shpirti i tij u lidh me Dinėn, tė bijėn e Jakobit; ai e dashuroi vajzėn dhe i foli zemrės sė saj.


4 Pastaj i tha tė atit Hamor: "Ma jep kėtė vajzė pėr grua".


5 Por Jakobi dėgjoi qė ai e kishte ēnderuar bijėn e tij Dina; por bijtė e tij ishin nėpėr fushat me bagėtinė e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.


6 Atėherė Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi pėr t`i folur.


7 Sapo dėgjuan pėr atė qė kishte ndodhur, bijtė e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin tė hidhėruar dhe shumė tė zemėruar, sepse ai kishte kryer njė veprim tė turpshėm nė Izrael, duke rėnė nė shtrat me tė bijėn e Jakobit, gjė qė nuk duhej bėrė.


8 Por Hamori u foli atyre duke thėnė: "Shpirti i tim biri Sikem ėshtė lidhur me bijėn tuaj, prandaj jepjani pėr grua;


9 tė bėjmė krushqi bashkė: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.


10 Kėshtu ju do tė banoni me ne dhe vendi do tė jetė nė dispozicionin tuaj; banoni nė tė, bėni tregėti dhe blini prona".


11 Pastaj Sikemi u tha tė atit dhe tė vėllezėrve tė Dinės: "Bėni qė unė tė gjej hir nė sytė tuaj dhe do t`ju jap ēfarėdo gjė qė do tė mė kėrkoni.


12 Mė caktoni madje njė pajė tė madhe dhe njė dhuratė, dhe unė do t`ju jap sa tė kėrkoni, por ma jepni vajzėn pėr grua".


13 Atėherė bijtė e Jakobit iu pėrgjegjėn Sikemit dhe Hamorit, tė atit, dhe u folėn atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte ēnderuar motrėn e tyre Dina,


14 dhe u thanė atyre: "Nuk mund ta bėjmė kėtė gjė, domethėnė ta japim motrėn tonė njė njeriu tė parrethprerė, sepse kjo do tė ishte njė turp pėr ne.


15 Vetėm me kėtė kusht do ta pranojmė kėrkesėn tuaj, domethėnė po tė jetė se bėheni si ne, duke rrethprerė ēdo mashkull nga ju.


16 Atėherė ne do t`ju japim bijat tona dhe do tė marrim bijat tuaja, do tė banojmė bashkė me ju dhe do tė bėhemi njė popull i vetėm.


17 Por nė qoftė se nuk doni tė na dėgjoni dhe nuk dėshironi tė rrethpriteni, ne do tė marrim bijėn tonė dhe do tė ikim".


18 Fjalėt e tyre i pėlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit tė Hamorit.


19 Dhe i riu nuk vonoi ta kryejė atė gjė, sepse e donte tė bijėn e Jakobit dhe ishte njeriu mė i nderuar nė tėrė shtėpinė e tė atit.


20 Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhėn nė portat e qytetit tė tyre dhe u folėn njerėzve tė qytetit tė tyre, duke thėnė:


21 "Kėta njerėz dėshirojnė tė jetojnė nė paqe me ne; le tė rrinė nė vendin tonė dhe tė merren me tregti, sepse vendi ėshtė mjaft i madh edhe pėr ata. Ne do tė marrim bijat e tyre pėr gra dhe do t`ju japim bijat tona.


22 Por kėta njerėz do tė pranojnė tė banojnė me ne pėr tė formuar njė popull tė vetėm, me tė vetmin kusht qė ēdo mashkull te ne tė rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.


23 Bagėtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshėt e tyre a nuk do tė bėhen ndofta njė ditė tonat? Le tė pranojmė kėrkesėn e tyre dhe ata do tė banojnė bashkė me ne".


24 Dhe tė gjithė ata qė dilnin nga portat e qytetit dėgjuan fjalėt e Hamorit dhe tė birit tė tij Sikem; dhe ēdo mashkull u rrethpre, tėrė ata dilnin nga porta e qytetit.


25 Por ndodhi qė ditėn e tretė, ndėrsa ata vuanin, dy nga bijtė e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vėllezėr tė Dinės, morėn secili shpatėn e vet, u vėrsulėn mbi qytetin qė rrinte nė siguri dhe vranė tėrė meshkujt.


26 Vranė me shpatė edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrėn Dinėn nga shtėpia e Sikemit dhe ikėn.


27 Bijtė e Jakobit u vėrsulėn mbi tė vrarėt dhe plaēkitėn qytetin; sepse motrėn e tyre e kishin ēnderuar.


28 Kėshtu ata morėn kopetė me bagėti tė imėt dhe tė trashė, gomarėt e tyre, gjithēka qė ishte nė qytet dhe gjithēka qė ishte nėpėr fushat,


29 dhe morėn me vete si plaēkė tėrė pasuritė e tyre, tėrė fėmijėt e tyre tė vegjėl, gratė e tyre dhe gjithēka ndodhej nė shtėpitė.


30 Atėherė Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju mė keni futur nė telashe duke mė bėrė tė urryer nga banorėt e vendit, Kanaanėt dhe Perezejtė. Me qenė se ne jemi pakicė, ata do tė grumbullohen kundėr meje dhe do tė mė sulmojnė, dhe unė ashtu si shtėpia ime do tė shfarosemi".


31 Por ata u pėrgjigjėn: "A duhet ta trajtonte ai motrėn tonė si njė prostitutė?".


Kapitulli 35
1 Perėndia i tha Jakobit: "Ēohu, ngjitu nė Bethel dhe vendosu aty; dhe bėj aty njė altar Perėndisė qė t`u shfaq, kur ikje para vėllait tėnd Esau".


2 Atėherė Jakobi i tha familjes sė tij dhe gjithė atyre qė ishin me tė: "Hiqni nga rrethi juaj perėnditė e huaja, pastrohuni dhe ndėrroni rrobat tuaja;


3 pastaj tė ngrihemi dhe tė shkojmė nė Bethel, dhe unė do t`i bėj njė altar Perėndisė qė plotėsoi dėshirėn time ditėn e fatkeqėsisė sime dhe qė mė shoqėroi nė udhėtimin qė kam bėrė".


4 Atėherė ata i dhanė Jakobit tėrė perėnditė e huaja qė kishin dhe varėset qė mbanin nė veshė; dhe Jakobi i fshehu nėn lisin qė ndodhet pranė Sikemit.


5 Pastaj ata u nisėn dhe tmerri i Perėndisė ra mbi tė gjitha qytetet rreth tyre, kėshtu qė nuk i ndoqėn bijtė e Jakobit.


6 Kėshtu Jakobi arriti nė Luc, domethėnė nė Bethel, qė ndodhet nė vendin e Kanaanit; erdhi aty me tė gjithė njerėzit qė ishin me tė.


7 Dhe aty ndėrtoi njė altar dhe kėtė vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe ēfaqur Perėndia kur po ikte para vėllait tė tij.


8 Atėherė vdiq Debora, taja e Rebekės, dhe e varrosėn poshtė Bethelit, nė kėmbėt e lisit qė u quajt Alon-Bakuth.


9 Perėndia iu shfaq pėrsėri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.


10 Dhe Perėndia i tha: "Emri yt ėshtė Jakobi; ti nuk do tė quhesh mė Jakobi, por emri yt do tė jetė Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.


11 Pastaj Perėndia i tha: "Unė jam Perėndia i Plotfuqishėm; ti bėhu i frytshėm dhe shumėzo; njė komb, madje njė tėrėsi kombesh do tė rrjedhin prej teje, dhe disa mbretėr kanė pėr tė dalė nga ijėt e tua;


12 dhe do tė tė jap ty dhe pasardhėsve tė tu pas teje vendin qė i dhashė Abrahamit dhe Isakut".


13 Pastaj Perėndia u ngjit mė lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.


14 Atėherė Jakobi ndėrtoi njė pėrmendore, njė pėrmendore prej guri, nė vendin ku Perėndia i kishte folur; mbi tė hodhi pak verė dhe derdhi ca vaj sipėr.


15 Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perėndia i kishte folur.


16 Pastaj u nisėn nga Betheli; kishte edhe njė copė rrugė pėr tė arritur nė Efratė, kur Rakela lindi. Ajo pati njė lindje tė vėshtirė;


17 dhe gjatė lindjes sė vėshtirė mamia i tha: "Mos ki frikė, sepse edhe kėtė herė ke njė djalė".


18 Dhe ndėrsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.


19 Kėshtu Rakela vdiq dhe u varros nė rrugėn e Efratės (domethėnė tė Betlemit).


20 Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj njė pėrmendore. Dhe kjo pėrmendore ekziston ende sot e kėsaj dite mbi varrin e Rakelės.


21 Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti ēadrėn pėrtej Migdal-Ederit.


22 Dhe ndodhi qė, ndėrsa Izraeli banonte nė atė vend, Rubeni shkoi e ra nė shtrat me Bilbah, konkubinėn e atit tė tij. Dhe Izraeli e mori vesh.


23 Bijtė e Jakobit ishin dymbėdhjetė. Bijtė e Leas ishin: Rubeni, i parėlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.


24 Bijtė e Rakelės ishin: Jozefi dhe Beniamini.


25 Bijtė e Bilhahut, shėrbėtorja e Rakelės, ishin: Dani dhe Neftali.


26 Bijtė e Zilpahės, shėrbėtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Kėta janė bijtė e Jakobit qė i lindėn nė Padan-Aram.


27 Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, nė Marme, nė Kirjath-Arba (domethėnė nė Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qėndruar ca kohė.


28 Isaku jetoi njėqind e tetėdhjetė vjet.


29 Kėshtu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditė; dhe Esau dhe Jakobi, bijtė e tij, e varrosėn.


Kapitulli 36
1 Kėta janė pasardhėsit e Esaut, qė ėshtė Edomi.


2 Esau i mori gratė e tij nga bijat e Kanaanėve: Adėn, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahėn, e bija e Cibeonit Hiveut;


3 dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.


4 Ada i lindi Esaut Elifazin;


5 Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Kėta janė bijtė e Esaut qė i lindėn nė vendin e Kanaanit.


6 Pastaj Esau mori gratė e tij, bijtė dhe bijat e tij, gjithė njerėzit e shtėpisė sė tij, kopetė e tij, tėrė bagėtinė e tij dhe tėrė pasurinė qė kishte blerė nė vendin e Kanaanėve, dhe shkoi nė njė vend, larg vėllait tė tij Jakobi,


7 sepse pasuritė e tyre ishin tepėr tė mėdha, qė ata tė mund tė banonin bashkė; vendi ku rrinin nuk ishte nė gjendje t`i mbante pėr shkak tė bagėtisė sė tyre.


8 Kėshtu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau ėshtė Edomi.


9 Kėta janė pasardhėsit e Esaut, atit tė Edomitėve, nė malin e Seirit.


10 Kėta janė emrat e bijve tė Esaut: Elifazi, i biri i Adės, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathės, gruaja e Esaut.


11 Bijtė e Elifazit qenė: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.


12 Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Kėta qenė bijtė e Adės, gruaja e Esaut.


13 Kėta qenė bijtė e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Kėta qenė bijtė e Basemathės, gruaja e Esaut.


14 Kėta qenė bijtė e Oholibamahės, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.


15 Kėta qenė krerėt e bijve tė Esaut: bijtė e Elifazit, i parėlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,


16 kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; kėta qenė krerėt e rrjedhur nga Elifazi nė vendin e Edomit; ata qenė bijtė e Adės.


17 Kėta qenė bijtė e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Mikea; kėta qenė krerėt e rrjedhur nga Reueli nė vendin e Edomit; ata qenė bijtė e Basemathės, gruaja e Esaut.


18 Kėta qenė bijtė e Oholibamahės, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenė krerėt e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.


19 Kėta qenė bijtė e Esaut, qė ėshtė Edomi, dhe kėta qenė krerėt e tyre.


20 Kėta qenė bijtė e Seirit, Horeut, qė banonin atė vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.


21 Dishoni, Etseri dhe Dishani. Kėta qenė krerėt e Horejve, bijtė e Seirit, nė vendin e Edomit.


22 Bijtė e Lotanit qenė: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.


23 Kėta qenė bijtė e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.


24 Kėta qenė bijtė e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu ėshtė ai qė zbuloi nė shkretėtirė ujėra tė nxehta ndėrsa po kulloste gomarėt e Cibeonit, atit tė tij.


25 Kėta qenė bijtė e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.


26 Kėta qenė bijtė e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.


27 Kėta qenė bijtė e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.


28 Kėta qenė bijtė e Dishanit: Utsi dhe Arani.


29 Kėta qenė krerėt e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,


30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Kėta qenė krerėt e Horejve, krerėt qė ata patėn nė vendin e Seirit.


31 Kėta qenė mbretėrit qė mbretėruan nė vendin e Edomit, para se ndonjė mbret tė sundonte mbi bijtė e Izraelit:


32 Bela, i biri i Beorit, mbretėroi nė Edom, dhe emri i qytetit tė tij qe Dinhabah.


33 Bela vdiq dhe nė vend tė tij mbretėroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.


34 Jobabi vdiq dhe nė vend tė tij mbretėroi Hushami, nga vendi i Temanitėve.


35 Hushami vdiq, dhe nė vend tė tij mbretėroi Hadabi, i biri i Bedadit, qė mundi Madianitėt nė fushat e Moabit; dhe emri i qytetit tė tij qe Avith.


36 Hadadi vdiq dhe nė vend tė tij mbretėroi Samlahu, nga Masrekahu.


37 Samlahu vdiq dhe nė vend tė tij mbretėroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumė.


38 Sauli vdiq dhe nė vend tė tij mbretėroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.


39 Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe nė vendin e tij mbretėroi Hadari. Emri i qytetit tė tij qe Pau, dhe emri i gruas sė tij qe Mehetabel, e bija e Metredės dhe e Mezahabut.


40 Kėto qenė emrat e krerėve tė Esaut, simbas familjeve tė tyre dhe territoreve tė tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,


41 kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,


42 kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,


43 kreu Magdiel dhe kreu Iram. Kėta qenė krerėt e Edomit simbas vendbanimit tė tyre, nė vendin qė zotėronin. Ky qe Esau, ati i Edomitėve.


Kapitulli 37
1 Por Jakobi banoi nė vendin ku i ati kishte qėndruar, nė vendin e Kanaanėve.


2 Kėta janė pasardhėsit e Jakobit. Jozefi, nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare, kulloste kopenė bashkė me vėllezėrit e tij; i riu rrinte me bijėn e Bilhahės dhe me bijtė e Zilpahės, qė ishin gratė e babait tė tij. Por Jozefi i tregoi tė atit pėr namin e keq qė pėrhapej mbi sjelljen e tyre.


3 Por Izraeli e donte Jozefin mė tepėr se tėrė bijtė e tij, sepse ishte biri i pleqėrisė sė tij; dhe i bėri njė rrobe tė gjatė deri te kėmbėt.


4 Por vėllezėrit e tij, duke parė qė i ati i tyre e donte mė tepėr nga tė gjithė vėllezėrit e tjerė, filluan ta urrejnė dhe nuk mund t`i flisnin nė mėnyrė miqėsore.


5 Por Jozefi pa njė ėndėrr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij; dhe kėta e urryen edhe mė tepėr.


6 Ai u tha atyre: "Dėgjoni, ju lutem, ėndrrėn qė pashė.


7 Ne ishim duke lidhur duaj nė mes tė arės, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qėndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhėn dhe u pėrkulėn pėrpara duajve tė mi".


8 Atėherė vėllezėrit e tij i thanė: "A duhet tė mbretėrosh ti mbi ne, ose do tė na sundosh me tė vėrtetė?". Dhe e urryen edhe mė tepėr pėr shkak tė ėndrrave tė tij dhe tė fjalėve tė tij.


9 Ai pa njė ėndėrr tjetėr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr tjetėr! Dhe ja, dielli, hėna dhe njėmbėdhjetė yje pėrkuleshin para meje".


10 Dhe ai ia tregoi kėtė ėndėrr atit tė tij dhe vėllezėrve tė tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ē`kuptim ka ėndrra qė ke parė? A do tė duhet qė pikėrisht unė, nėna jote dhe vėllezėrit e tu tė vijnė e tė pėrkulemi deri nė tokė para teje?".


11 Dhe vėllezėrit e tij e kishin zili, por i ati e mbante pėrbrenda kėtė gjė.


12 Ndėrkaq vėllezėrit e Jozefit kishin vajtur pėr tė kullotur kopenė e atit tė tyre nė Sikem.


13 Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vėllezėrit e tu a nuk janė ndofta duke kullotur kopenė nė Sikem? Eja, do tė dėrgoj tek ata". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".


14 Izraeli i tha: "Shko tė shikosh nė se vėllezėrit e tu janė mirė dhe nė se kopeja shkon mirė, dhe kthehu tė mė japėsh pėrgjigje". Kėshtu e nisi nė luginėn e Hebronit dhe ai arriti nė Sikem.


15 Ndėrsa ai endej nė fushė, njė burrė e gjeti dhe e pyeti: "Ēfarė kėrkon?".


16 Ai u pėrgjegj: "Jam duke kėrkuar vėllezėrit e mi; tė lutem mė trego se ku ndodhen duke kullotur bagėtinė".


17 Ai burrė i tha: "Ata kanė ikur sė kėtejmi, sepse i dėgjova qė thonin: "Tė shkojmė nė Dothan"". Atėherė Jozefi shkoi tė kėrkojė vėllezėrit e tij dhe i gjeti nė Dothan.


18 Ata e panė sė largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundėr tij pėr ta vrarė.


19 Dhe i thanė njėri tjetrit: "Ja ku po vjen ėndėrruesi!


20 Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim nė njė pus; do tė themi pastaj qė njė kafshė e egėr e hėngri; kėshtu do tė shohim se ē`pėrfundim do tė kenė ėndėrrat e tij".


21 Rubeni i dėgjoi kėto dhe vendosi ta shpėtojė nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".


22 Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni nė kėtė pus tė shkretėtirės dhe mos e goditni me dorėn tuaj". Thoshte kėshtu pėr ta shpėtuar nga duart e tyre dhe pėr t`ia shpėnė tė atit.


23 Kur Jozefi arriti pranė vėllezėrve tė tij, kėta e zhveshėn nga veshja e tij, nga rrobja e gjatė qė i arrinte deri te kėmbėt;


24 pastaj e kapėn dhe e hodhėn nė pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujė brenda.


25 Pastaj u ulėn pėr tė ngrėnė; por, duke ngritur sytė, ata panė njė karvan Ismaelitėsh qė vinte nga Galaadi me devetė e tyre tė ngarkuara me erėza, balsame dhe mirrė, dhe udhėtonte pėr t`i ēuar nė Egjipt.


26 Atėherė Juda u tha vėllezėrve tė tij: "Ē`dobi do tė kemi po tė vrasim vėllanė tonė dhe tė fshehim gjakun e tij?


27 Ejani, t`ia shesim Ismaelitėve dhe tė mos e godasė dora jonė, sepse ėshtė vėllai ynė, mishi ynė". Dhe vėllezėrit e tij e dėgjuan.


28 Ndėrsa po kalonin ata tregtarė Madianitė, ata e ngritėn dhe e nxorėn Jozefin jashtė pusit dhe ia shitėn Ismaelitėve pėr njėzet monedha argjendi. Dhe kėta e shpunė Jozefin nė Egjipt.


29 Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte mė nė pus. Atėherė ai i ēorri rrobat e tij.


30 Pastaj u kthye te vėllezėrit e tij dhe tha: "Djali nuk ėshtė mė; po unė, ku do tė shkoj unė?".


31 Kėshtu ata muarėn rrobėn e gjatė tė Jozefit, therėn njė cjap dhe e futėn rrobėn nė gjak.


32 Pastaj e ēuan rrobėn te babai dhe i thanė: "Kemi gjetur kėtė; shiko pak nėse ėshtė rrobja e birit tėnd".


33 Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtė rrobja e tim biri, e ka ngrėnė ndonjė kafshė e egėr; me siguri Jozefin e kanė bėrė copė e ēikė".


34 Atėherė Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi njė grathore dhe mbajti zi pėr birin e tij shumė ditė.


35 Dhe tė gjithė bijtė dhe tė gjitha bijat e tij erdhėn pėr ta ngushėlluar, por ai nuk pranoi tė ngushėllohet dhe tha: "Unė do tė zbres nė Sheol pranė birit tim pėr tė mbajtur zi". Kėshtu e qau i ati.


36 Ndėrkaq Madianitėt e shitėn Jozefin nė Egjipt dhe ia shitėn Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.


Kapitulli 38
1 Por nė atė kohė ndodhi qė Juda la vėllezėrit e tij dhe shkoi tė rrijė me njė burrė nga Adullami, qė quhej Hirah.


2 Kur Juda pa vajzėn e njė burri Kananean tė quajtur Shua e mori pėr grua dhe u bashkua me tė.


3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ajo e quajti Er.


4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ai e quajti Onan.


5 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė bir, tė cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte nė Kecib kur ajo lindi.


6 Pastaj Juda i dha Erit tė parėlindurit tė tij, njė grua tė quajtur Tamara.


7 Por Eri, i parėlinduri i Judės, ishte i keq nė sytė e Zotit dhe Zoti e bėri tė vdesė.


8 Atėherė Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vėllait tėnd, martohu me tė dhe krijoi trashėgimtarė vėllait tėnd".


9 Por Onani, duke ditur se kėta pasardhės nuk kishin pėr tė qėnė tė vetėt, kur bashkohej me gruan e tė vėllait, e hidhte farėn e tij pėrtokė pėr tė mos i dhėnė pasardhės vėllait tė tij.


10 Kjo nuk i pėlqeu Zotit, qė e bėri tė vdesė edhe atė.


11 Atėherė Juda i tha Tamarės, nuses sė birit tė tij: "Rri si e ve nė shtėpinė e atit tėnd, deri sa biri im Shelah tė rritet". Sepse mendonte: "Kam frikė se edhe ai ka pėr tė vdekur si vėllezėrit e tij". Kėshtu Tamara u nis dhe banoi nė shtėpinė e tė atit.


12 Mbas njė kohe tė gjatė vdiq gruaja e Judės, qė ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinė, Juda u ngjit tek ata qė qethnin delet e tij nė Timnah bashkė me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.


13 Kėtė e mori vesh Tamara dhe asaj i thanė: "Ja, vjehrri yt po ngjitet nė Timnah pėr tė qethur delet e tij".


14 Atėherė ajo hoqi rrobat e saj tė vejėrisė, u mbulua me njė velo dhe u mbėshtoll e tėra; pastaj u ul te porta e Enaimit, qė ndodhet nė rrugėn drejt Timnahut; nė fakt ajo kishte parė qė Shelahu ishte rritur mė nė fund, por ajo nuk i ishte dhėnė pėr grua.


15 Sa e pa Juda mendoi qė ajo ishte prostitutė, sepse e kishte fytyrėn tė mbuluar.


16 Prandaj ai iu afrua asaj nė rrugė dhe i tha: "Lėrmė tė hyj te ti". Nė tė vėrtetė nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit tė tij. Ajo iu pėrgjegj: "Ēfarė do tė mė japėsh pėr tė hyrė tek unė?"


17 Atėherė ai i tha: "Do tė tė dėrgoj njė kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A mė jep njė peng deri sa tė ma dėrgosh?".


18 Ai i tha: "Ēfarė pengu duhet tė tė jap?". Ajo u pėrgjegj: "Vulėn tėnde, kordonin tėnd dhe bastunin qė ke nė dorė". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me tė.


19 Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi pėrsėri rrobat e saj tė vejėrisė.


20 Por Juda i dėrgoi kecin me anė tė mikut tė tij, Adulamitit, pėr tė rimarė pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atė.


21 Atėherė pyeti njerėzit vendas duke thėnė: "Ku ėshtė ajo prostitutė qė rrinte nė Enaim, nė rrugė?". Ata u pėrgjigjėn: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu".


22 Kėshtu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veē kėsaj vendasit mė thanė: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu"".


23 Atėherė Juda tha: "Le ta mbajė, pra, pengun qė i dhashė, sepse nuk duam tė mbulohemi me turp. Ja, unė i dėrgova kėtė kec dhe ti nuk e gjete".


24 Tre muaj mė vonė erdhėn dhe i thanė Judės: "Tamara, nusja e birit tėnd, ėshtė bėrė prostitutė; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrė". Atėherė Juda u tha: "Nxirreni jashtė dhe digjeni!".


25 Ndėrsa po e nxirrnin jashtė, ajo i ēoi fjalė tė vjehrrit: "Njeriu tė cilit i pėrkasin kėto sende, mė la me barrė". Pastaj tha: "Shiko nė se mund tė dallosh tė kujt janė kėto sende: vula, kordoni dhe bastuni".


26 Juda i njohu dhe i tha: "Ajo ėshtė mė e drejtė se unė, se unė nuk ia dhashė Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati mė marrėdhėnie me tė.


27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte nė bark dy binjakė.


28 Ndėrsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtė njė dorė dhe mamia e kapi dhe i lidhi njė fije tė kuqe flakė, duke thėnė: "Ky doli i pari".


29 Por ai e tėrhoqi dorėn e tij, dhe ja qė doli jashtė vėllai i tij. Atėherė mamia tha: "Si ia ēave rrugėn vetes?". Pėr kėtė arėsye u quajt Perets.


30 Pastaj doli vėllai i tij, qė kishte rreth dorės fijen ngjyrė tė kuqe flakė; dhe u quajt Zerah.


Kapitulli 39
1 Ndėrkaq Jozefi u ēua nė Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, njė egjiptas, e bleu nga Ismaelitėt qė e kishin sjellė atje.


2 Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte nė shtėpinė e zotėrisė sė tij, egjiptasit.


3 Dhe zotėria e tij e pa qė Zoti qe me tė dhe qė Zoti e sillte mbarė nė duart e tij gjithēka bėnte.


4 Kėshtu Jozefi fitoi hir nė sytė e atij dhe hyri nė shėrbimin personal tė Potifarit, qė e emėroi kryeadministrator tė shtėpisė sė tij dhe i la nė dorė gjithēka zotėronte.


5 Nga ēasti qė e bėri kryeadministrator tė shtėpisė sė tij dhe pėr gjithēka qė zotėronte, Zoti e bekoi shtėpinė e egjiptasit pėr shkak tė Jozefit; dhe bekimi i Zotit pėrfshiu gjithēka ai kishte nė shtėpi dhe nė fushė.


6 Kėshtu Potifari la gjithēka kishte nė dorė tė Jozefit dhe nuk shqetėsohej mė pėr asgjė, pėrveē ushqimit tė vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte njė pamje tėrheqėse.


7 Mbas gjithė kėtyre gjėrave, gruaja e zotėrisė sė tij ia vuri sytė Jozefit dhe i tha: "Bjerė e fli me mua".


8 Por ai e refuzoi dhe i tha gruas sė zotėrisė sė tij: "Ja, zotėria ime nuk shqetėsohet pėr ato qė ka lėnė nė shtėpi me mua dhe ka lėnė nė duart e mia gjithēka zotėron.


9 Nuk ka asnjė mė tė madh se unė nė kėtė shtėpi; ai nuk mė ka ndaluar asgjė veē teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bėj unė kėtė tė keqe tė madhe dhe tė kryej njė mėkat kundėr Perėndisė?".


10 Me gjithė faktin qė ajo i fliste Jozefit pėr kėtė gjė ēdo ditė, ai nuk pranoi tė binte nė shtrat me tė dhe t`i jepej asaj.


11 Njė ditė ndodhi qė ai hyri nė shtėpi pėr tė bėrė punėn e tij, dhe nuk ndodhej nė shtėpi asnjė prej shėrbėtorėve.


12 Atėherė ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja tė shtrihesh me mua". Por ai ia la nė dorė rroben e tij, iku duke vrapuar jashtė.


13 Kur ajo pa qė ai ia kishte lėnė nė dorė rroben e tij dhe kishte ikur jashtė,


14 thirri shėrbėtorėt e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli nė shtėpi njė hebre pėr t`u tallur me ne; ai erdhi tek unė pėr tė rėnė me mua, por unė bėrtita me tė madhe.


15 Me tė dėgjuar qė unė ngrita zėrin dhe fillova tė bėrtas, ai la rrobėn e tij pranė meje, iku dhe vrapoi jashtė".


16 Kėshtu ajo mbajti pranė saj rroben e tij, deri sa u kthye nė shtėpi zotėria e saj.


17 Atėherė ajo i foli nė kėtė mėnyrė: "Ai shėrbėtor hebre, qė ti na solle, erdhi tek unė pėr tė mė vėnė nė lojė.


18 Por sa ngrita zėrin dhe bėrtita, ai la rroben pranė meje dhe iku jashtė".


19 Kėshtu, kur zotėria e saj dėgjoi fjalėt e gruas sė vet qė i fliste nė kėtė mėnyrė duke thėnė: "Shėrbėtori yt mė ka bėrė kėtė gjė!", ai u inatos.


20 Atėherė zotėria e Jozefit e mori dhe e futi nė burg, nė vendin ku ishin mbyllur tė burgosurit e mbretit. Kėshtu ai mbeti nė atė burg.


21 Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirės ndaj tij, duke bėrė qė t`i hynte nė zemėr drejtorit tė burgut.


22 Kėshtu drejtori i burgut i besoi Jozefit tėrė tė burgosurit qė ndodheshin nė burg; dhe ai ishte pėrgjegjės pėr tė gjitha qė bėheshin aty brėnda.


23 Drejtori i burgut nuk kontrollonte mė asgjė nga ato qė i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me tė, dhe Zoti e bėnte tė mbarė gjithēka qė ai bėnte.


Kapitulli 40
1 Mbas kėtyre gjėrave, ndodhi qė kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit fyen zotėrinė e tyre, mbretin e Egjiptit.


2 Dhe Faraoni u zemėrua me tė dy oficerėt e tij, kryekupėmbajtėsin dhe kryebukėpjekėsin,


3 dhe i futi nė burg, nė shtėpinė e kreut tė rojeve, nė po atė burg ku ishte mbyllur Jozefi.


4 Dhe kapiteni i rojeve i la nėn mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kėshtu ata qėndruan nė burg pėr njė farė kohe.


5 Po atė natė, kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit, qė ishin tė mbyllur nė burg, panė qė tė dy njė ėndėrr, secili ėndrrėn e tij, me njė kuptim tė veēantė.


6 Dhe tė nesėrmen nė mėngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin tė shqetėsuar.


7 Atėherė ai pyeti oficerėt e Faraonit, qė ishin me tė nė burg, nė shtėpinė e zotėrisė sė tij dhe u tha: "Pse keni sot njė fytyrė kaq tė trishtuar?".


8 Ata iu pėrgjegjėn: "Kemi parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė". Atėherė Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i pėrkasin vallė Perėndisė? Mė tregoni ėndrrat, ju lutem".


9 Kėshtu kryekupėmbajtėsi i tregoi Jozefit ėndrrėn e tij dhe i tha: "Nė ėndrrėn time kisha pėrpara njė hardhi;


10 dhe nė atė hardhi kishte tri degė, tė cilat sa vunė lastarė, lulėzuan dhe dhanė vile rrushi tė pjekur.


11 Tani unė kisha nė dorė kupėn e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha nė kupėn e Faraonit dhe e vura kupėn nė dorė tė Faraonit".


12 Jozefi i tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri degėt janė tri ditė;


13 nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė bėjė tė ngresh pėrsėri kokėn lart, do tė tė rivendosė nė detyrėn tėnde dhe ti do t`i japėsh nė dorė kupėn Faraonit, siē bėje mė parė, kur ishe kupėmbajtėsi i tij.


14 Por mė kujto mua kur tė jesh i lumtur; tė lutem, trego dashamirėsi ndaj meje, duke i folur pėr mua Faraonit, dhe mė nxirr nga kjo shtėpi;


15 sepse mua mė sollėn fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe kėtu s`kam bėrė gjė pėr t`u futur nė kėtė burg tė nėndheshėm".


16 kryebukėpjekėsi, duke parė se interpretimi ishte i favorshėm, i tha Jozefit: "Edhe unė nė ėndrrėn time kisha tri shporta me bukė tė bardhė mbi krye;


17 dhe nė shportėn mė tė lartė kishte ēdo lloj gjellėsh tė pjekura nė furrė pėr Faraonin; dhe zogjtė i hanin nga shporta qė kisha mbi krye".


18 Atėherė Jozefi u pėrgjegj dhe tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri shportat janė tri ditė;


19 nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė heqė kokėn nga shpatullat, do tė varė nė njė pemė, dhe zogjtė do tė hanė mishrat e trupit tėnd".


20 Tani ditėn e tretė, ditėn e pėrvjetorit tė Faraonit, ndodhi qė ai shtroi njė banket pėr tė gjithė shėrbėtorėt e tij; dhe bėri qė tė ngrinin kokėn lartė si kryekupėmbajtėsi dhe kryebukėpjekėsi, nė mes tė shėrbėtorėve tė tij.


21 Kėshtu e rivendosi kryekupėmbajtėsin nė detyrėn e tij si kupėmbajtės qė t`i jepte kupėn nė dorė Faraonit,


22 por bėri qė ta varnin kryebukėpjekėsin simbas interpretimit qė Jozefi u kishte dhėnė.


23 Por kryekupėmbajtėsi nuk u kujtua pėr Jozefin, por e harroi.


Kapitulli 41
1 Por ndodhi qė mbas dy vitesh tė plota Faraoni pa njė ėndėrr. Ai ndodhej pranė njė lumi,


2 dhe ja qė ndėrsa po ngjiten nga lumi shtatė lopė, tė hijshme e tė majme, qė nisėn tė kullosin ndėr xunkthe.


3 Pas atyre, u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė tjera tė shėmtuara dhe tė dobėta, dhe u ndalėn pranė tė parave nė bregun e lumit.


4 Tani lopėt e shėmtuara dhe tė dobėta hėngrėn lopėt e hijshme dhe tė majme. Pastaj Faraoni u zgjua.


5 Mė pas e zuri gjumi pėrsėri dhe pa njė ėndėrr tė dytė; dhe, ja, shtatė kallinj tė trashė dhe tė bukur qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm.


6 Pastaj, ja, shtatė kallinj tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tyre.


7 Dhe kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e trashė dhe tė plotė. Atėherė Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte njė ėndėrr.


8 Nė mėngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dėrgoi e thirri tėrė magjistarėt dhe tė diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ėndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjendje t`ia interpretonte Faraonit.


9 Atėherė kryekupėmbajtėsi i foli Faraonit duke i thėnė: "Sot kujtoj gabimet e mia.


10 Faraoni ishte zemėruar me shėrbėtorėt e tij dhe mė kishte futur nė burg nė shtėpinė e kreut tė rojeve, mua dhe kryebukėpjekėsin.


11 Po atė natė, unė dhe ai pamė njė ėndėrr; secili pa njė ėndėrr qė kishte kuptimin e tij.


12 Me ne ishte edhe njė hebre i ri, shėrbėtor i kreut tė rojeve; atij i treguam ėndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dhėnė secilit interpretimin e ėndrrės sė tij.


13 Dhe gjėrat u zhvilluan pikėrisht simbas interpretimit qė na kishte dhėnė ai. Faraoni mė rivendosi nė detyrėn time dhe e vari tjetrin".


14 Atėherė Faraoni dėrgoi ta thėrrisnin Jozefin, qė e nxorrėn menjėherė nga burgu nėntokėsor. Kėshtu ai u rrua, ndėrroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.


15 Dhe Faraoni i tha Jozefit: "Kam parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė; por kam dėgjuar pėr ty se, kur ke dėgjuar njė ėndėrr, je nė gjendje ta interpretosh".


16 Jozefi iu pėrgjegj Faraonit duke i thėnė: "Nuk jam unė, por Perėndia do tė japė njė pėrgjigje pėr tė mirėn e Faraonit".


17 Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Ja, nė ėndrrėn time unė rrija nė bregun e lumit,


18 kur u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė majme dhe tė hijshme, qė nisėn tė kullosnin ndėr xunkthe.


19 Pas tyre u ngjitėn shtatė lopė tė tjera tė dobėta, shumė tė shėmtuara dhe thatime; lopė tė tilla aq tė shėmtuara nuk kisha parė kurrė nė gjithė shtetin e Egjiptit.


20 Dhe lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara i hėngrėn tė shtatė lopėt e para tė majme;


21 por edhe pasi i hėngrėn, asnjeri nuk mund tė dallonte qė i kishin ngrėnė, sepse ato ishin tė shėmtuara si mė parė. Kėshtu u zgjova.


22 Pastaj pashė nė ėndrrėn time shtatė kallinj qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm, tė plotė dhe tė bukur;


23 dhe ja shtatė kallinj tė tjerė tė fishkur, tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tė parėve.


24 Pastaj shtatė kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e bukur. Kėtė gjė ua tregova magjistarėve, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjėndje tė mė jepte njė shpjegim".


25 Atėherė Jozefi i tha Faraonit: "Éndėrrat e Faraonit janė njė ėndėrr e njėjtė. Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po gatitet tė bėjė.


26 Shtatė lopėt e bukura janė shtatė vite dhe shtatė kallinjtė e bukur janė shtatė vite; ėshtė e njėjta ėndėrr.


27 Edhe shtatė lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara, qė ngjiteshin pas atyre, janė shtatė vite; edhe shtatė kallinjtė bosh dhe tė tharė nga era lindore janė shtatė vite zije buke.


28 Kėto janė ato qė i thanė Faraonit: Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po pėrgatitet tė bėjė.


29 Ja, po vijnė shtatė vite bollėku tė madh nė tėrė vendin e Egjiptit;


30 por pas kėtyre do tė vinė shtatė vite zije buke dhe gjithė ai bollėk do tė harrohet nė vendin e Egjiptit; dhe zija do tė ligėshtojė vendin.


31 Dhe nė vend nuk do ta kujtojnė mė bollėkun e mėparshėm pėr shkak tė zisė sė bukės qė do tė vijė, sepse kjo do tė jetė shumė e rėndė.


32 Fakti qė kjo ėndėrr i ėshtė shfaqur Faraonit dy herė do tė thotė qė kėtė vendim e ka marrė Perėndia, dhe Perėndia do tė bėjė qė tė ndodhė shpejt.


33 Prandaj Faraoni tė kėrkojė njė njeri tė zgjuar dhe tė urtė dhe ta caktojė nė krye tė Egjiptit.


34 Faraoni duhet tė veprojė kėshtu: tė emėrojė nė vend mbikqyrės pėr tė mbledhur njė tė pestėn e prodhimeve tė vendit tė Egjiptit, gjatė shtatė viteve tė bollėkut.


35 Ata tė grumbullojnė tė gjitha ushqimet e kėtyre viteve tė mbara qė po vinė dhe tė grumbullojnė grurin nėn autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnė pėr furnizimin e qyteteve.


36 Kėto ushqime do tė jenė njė rezervė pėr vendin nė parashikim tė shtatė viteve tė zisė sė bukės qė do tė bjerė nė vendin e Egjiptit; kėshtu vendi nuk do tė humbasė nga zija".


37 Kjo gjė i pėlqeu Faraonit dhe gjithė nėpunėsve tė tij.


38 Dhe Faraoni u tha nėpunėsve tė tij: "A mund tė gjejmė njė njeri si ky, tek i cili tė gjendet Fryma e Perėndisė?".


39 Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Me qėnė se Perėndia tė bėri tė dish tė gjitha kėto gjėra, nuk ka asnjeri tė zgjuar dhe tė ditur sa ti.


40 Ti do tė jesh mbi shtėpinė time dhe i tėrė populli im do t`u bindet urdhėrave tė tua; vetėm pėr fronin unė do tė jem mė i madh se ti".


41 Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unė tė emėroj mbi gjithė shtetin e Egjiptit".


42 Pastaj Faraoni hoqi unazėn nga dora e vet dhe ia vuri nė dorė Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i