Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 05-09-2003, 15:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Faqe ne Ditar: 2
Bibla ne Shqip

Dhjata e Vjetėr


Zanafilla

Kapitulli 1
1 Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn.

2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.

3 Pastaj Perėndia tha: "U bėftė drita!". Dhe drita u bė.

4 Dhe Perėndia pa qė drita ishte e mirė; dhe Perėndia e ndau dritėn nga errėsira.

5 Dhe Perėndia e quajti dritėn "ditė" dhe errėsirėn "natė". Kėshtu erdhi mbrėmja e pastaj erdhi mėngjesi: dita e parė.

6 Pastaj Perėndia tha: "Le tė jetė njė kupė qiellore mes ujėrave, qė t`i ndajė ujėrat nga ujėrat".

7 Dhe Perėndia krijoi kupėn qiellore dhe ndau ujėrat qė ishin poshtė saj nga ujėrat qė ishin sipėr saj. Dhe kėshtu u bė.

8 Dhe Perėndia e quajti kupėn qiellore "qiell". Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi: dita e dytė.

9 Pastaj Perėndia tha: "Ujėrat qė janė nėn qiellin tė grumbullohen nė njė vend tė vetėm dhe tė shfaqet tera". Dhe kėshtu u bė.

10 Dhe Perėndia e quajti terėn "tokė" dhe grumbullimin e ujėrave "detė". Dhe Perėndia pa qė kjo ishte mirė.

11 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbijė toka gjelbėrimin, barėrat tė nxjerrin farė dhe drurėt frutore tė japin nė tokė njė frut qė tė pėrmbajė farėn e tij, secili simbas llojit tė tij". Dhe kėshtu u bė.

12 Dhe toka prodhoi gjelbėrim, barėra qė e bėnin farėn simbas llojit tė tyre dhe drurė qė mbanin fruta me farėn e tyre brenda, secili simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.

13 Kėshtu erdhi mbrėmja, pastaj erdhi mėngjesi; dita e tretė.

14 Pastaj Perėndia tha: "Tė ketė ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndarė ditėn nga nata; dhe tė shėrbejnė si shenja, pėr tė dalluar stinėt, ditėt dhe vitet;

15 dhe tė shėrbejnė si ndriēues nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn". Dhe kėshtu u bė.

16 Perėndia krijoi pastaj dy ndriēues tė mėdhenj: ndriēuesin e madhė pėr qeverisjen e ditės dhe ndriēuesin e vogėl pėr qeverisjen e natės; ai krijoi gjithashtu yjet.

17 Dhe Perėndia i vendosi nė kupėn qiellore pėr tė ndriēuar tokėn,

18 pėr tė qeverisur ditėn dhe natėn dhe pėr ta ndarė dritėn nga errėsira. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.

19 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe erdhi mėngjesi: dita e katėrt.

20 Pastaj Perėndia tha: "Tė mbushen ujėrat nga njė numėr i madh qeniesh tė gjalla dhe tė fluturojnė zogjtė lart mbi tokė nėpėr hapėsirėn e madhe tė kupės qiellore".

21 Kėshtu Perėndia krijoi kafshėt e mėdha ujore dhe tė gjitha gjallesat qė lėvizin dhe qė mbushin ujėrat, secili simbas llojit tė vet, e ēdo shpend fluturues simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė.

22 Dhe Perėndia i bekoi duke thėnė: "Tė jeni tė frytshėm, shumėzoni dhe mbushni ujėrat e deteve, e zogjtė tė shumėzohen mbi tokė".

23 Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj mėngjesi: dita e pestė.

24 Pastaj Perėndia tha: "Tė prodhojė toka qenie tė gjalla sipas llojit tė tyre: kafshė, rrėshqanorė dhe bisha tė tokės, simbas llojit tė tyre". Dhe kėshtu u bė.

25 Dhe Perėndia bėri egėrsirat e tokės sipas llojit tė tyre, kafshėt simbas llojit tė tyre dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre. Dhe Perėndia e pa qė kjo ishte mirė.

26 Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit, mbi kafshėt e mbi gjithė tokėn, mbi rrėshqanorėt qė zvarriten mbi dhe".

27 Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn.

28 Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: "Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė".

29 Dhe Perėndia tha: "Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t`ju shėrbejė si ushqim.

30 Dhe ēdo kafshe tė tokės, ēdo zogu tė qiellit dhe ēdo gjėje qė lėviz mbi tokė dhe ka nė vetvete njė frymė jete, unė i jap ēdo bar tė gjelbėr si ushqim". Dhe kėshtu u bė.

31 Atėherė Perėndia shikoi tė gjitha ato qė kishte bėrė, dhe ja, ishte shumė mirė. Kėshtu erdhi mbrėmja dhe pastaj erdhi mėngjesi: dita e gjashtė.

Kapitulli 2
1 Kėshtu pėrfunduan qielli dhe toka si dhe tėrė ushtria e tyre.

2 Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer.

3 Dhe Perėndia bekoi ditėn e shtatė dhe e shenjtėroi, sepse atė ditė Perėndia u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte krijuar dhe kryer.

4 Kėto janė origjina e qiellit dhe e tokės kur u krijuan, ditėn qė Zoti Perėndi krijoi tokėn dhe qiellin.

5 Nuk kishte ende mbi tokė asnjė shkurrėz nė fushė dhe asnjė bar nuk kishte mbirė ende nė fushė, sepse Zoti Perėndi nuk kishte hedhur asnjė shi mbi tokėn dhe nuk ekzistonte njeriu pėr tė punuar tokėn.

6 Por nga toka ngjitej njė avull qė ujiste tėrė sipėrfaqen e tokės.

7 Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė.

8 Pastaj Zoti Perėndi mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje, dhe vendosi nė tė njeriun qė kishte formuar.

9 Pastaj Zoti Perėndi bėri qė tė mbijnė nga toka lloj-lloj pemėsh tė kėndshme nga pamja dhe qė jepnin fruta tė mira pėr t`u ngrėnė; nė mes tė kopshtit gjendeshin edhe pema e jetės dhe pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes.

10 Njė lumė dilte nga Edeni pėr tė ujitur kopshtin dhe ndahej nė katėr rrjedha uji.

11 Emri i lumit tė parė ėshtė Pishon; ėshtė ai qė rrethon tėrė vendin e Havilahut, ku ka flori;

12 dhe floriri i kėtij vendi ėshtė i mirė; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.

13 Emri i lumit tė dytė ėshtė Gihon, dhe ai rrethon tėrė vendin e Kushit.

14 Emri i lumit tė tretė ėshtė Tigri, dhe ėshtė ai qė rrjedh nė lindje tė Asirisė. Lumi i katėrt ėshtė Eufrati.

15 Zoti Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante.

16 Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: "Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit;

17 por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri".

18 Pastaj Zoti Perėndi tha: "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; unė do t`i bėj njė ndihmė qė i leverdis".

19 Dhe Zoti Perėndi formoi nga dheu tėrė kafshėt e fushės dhe tėrė zogjtė e qiellit dhe i ēoi te njeriu pėr tė parė si do t`i quante; dhe sido qė njeriu t`i quante qeniet e gjalla, ai do tė ishte emri i tyre.

20 Dhe njeriu u vuri emra tėrė bagėtisė, zogjve tė qiellit dhe ēdo kafshe tė fushave; por pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė.

21 Atėherė Zoti Perėndi e futi nė njė gjumė tė thellė njeriun, tė cilin e zuri gjumi; dhe mori njė nga brinjėt e tij dhe e mbylli mishin nė atė vend.

22 Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu.

23 Dhe njeriu tha: "Kjo sė fundi ėshtė kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do tė quhet grua sepse ėshtė nxjerrė nga burri".

24 Pėr kėtė arsye njeriu do tė braktisė babanė dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm.

25 Dhe burri e gruaja e tij ishin qė tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kėsaj.

Kapitulli 3
1 Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?"".

2 Dhe gruaja iu pėrgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė;

3 por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"".

4 Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s`keni pėr tė vdekur aspak;

5 por Perėndia e di qė ditėn qė do t`i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen".

6 Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t`u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte i dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai.

7 Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t`u mbuluar.

8 Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit.

9 Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".

10 Ai u pėrgjigj: "Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha".

11 Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?".

12 Njeriu u pėrgjigj: "Gruaja qė ti mė vure pranė mė dha nga pema dhe unė e hėngra".

13 Dhe Zoti Perėndi i tha gruas: "Pse e bėre kėtė?". Gruaja u pėrgjigj: "Gjarpri mė mashtroi dhe unė hėngra prej saj".

14 Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: "Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate.

15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj".

16 Gruas i tha: "Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty".

17 Pastaj i tha Adamit: "Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: "Mos ha prej saj", toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė

18 Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave;

19 do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh".

20 Dhe burri i vuri gruas sė tij emrin Evė, sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve.

21 Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi.

22 Dhe Zoti Perėndi tha: "Ja, njeriu u bė si njė prej nesh, sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet t`i lejohet tė shtrijė dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo, tė jetojė pėr gjithnjė".

23 Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qėllim, qė tė punonte tokėn nga e cila kishte dalė.

24 Kėshtu ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės.


Kapitulli 4
1 Por Adami njohu Evėn, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: "Fitova njė burrė nga Zoti".

2 Pastaj lindi Abeli, vėllai i tij. Dhe Abeli u bė bari kopesh, ndėrsa Kaini u bė punonjės i tokės.

3 Me kalimin e kohės, Kaini i bėri njė ofertė frutash tė tokės Zotit;

4 por Abeli i ofroi edhe ai tė parėlindurit e kopesė sė tij dhe yndyrėn e tyre. Dhe Zoti e ēmoi Abelin dhe dhuratėn e tij,

5 por nuk ēmoi Kainin dhe ofertėn e tij. Dhe kėshtu Kaini u pezmatua shumė dhe fytyra e tij mori njė pamje tė dėshpėruar.

6 Atėherė Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote ėshtė dėshpėruar?

7 Nė rast se bėn mirė a nuk do tė pranohesh? Por nė qoftė se bėn keq, mėkati po tė ruan te porta dhe dėshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh".

8 Dhe Kaini foli me tė vėllanė, Abelin; kur u gjendėn nė fushė, Kaini u ngrit kundėr vėllait tė tij Abelit dhe e vrau.

9 Atėherė Zoti i tha Kainit: "Ku ėshtė vėllait yt Abeli?". Ai u pėrgjegj: "Nuk e di; mos jam unė rojtari i vėllait tim?".

10 Zoti i tha: "Ēfarė ke bėrė? Zėri i gjakut tė vėllait tėnd mė vėngon nga toka.

11 Dhe ti tani je mė i mallkuar se toka qė hapi gojėn pėr tė marrė gjakun e vėllait tėnd nga dora jote.

12 Kur tė punosh tokėn, ajo nuk do tė tė japė mė prodhimet e saj, dhe ti do tė jesh njė endacak dhe njė ikanak mbi tokė".

13 Atėherė Kaini i tha Zotit; "Ndėshkimi im ėshtė tepėr i madh aq sa unė nuk mund ta duroj.

14 Ja, ti po mė dėbon sot nga faqja e kėtij dheu dhe do tė fshihem nga fytyra jote; dhe do tė bėhem endacak dhe ikanak nėpėr botė dhe do tė ndodhė qė tė mė vrasė kushdo qė do tė mė gjejė".

15 Dhe Zoti i tha: "Prandaj, kushdo qoftė tė vrasė Kainin, do tė dėnohet shtatė herė". Dhe Zoti vuri njė shenjė mbi Kainin, me qėllim qė kushdo qė ta gjente tė mos e vriste.

16 Atėherė Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi nė vendin e quajtur Nod, nė lindje tė Edenit.

17 Dhe Kaini njohu tė shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndėrtoi njė qytet, tė cilit i vuri emrin Enok, emri i tė birit.

18 Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.

19 Dhe Lameku mori dy gra: emri i njėrės ishte Ada dhe emri i tjetrės Cilah.

20 Dhe Ada lindi Jabalin, qė ishte babai i atyre qė banojnė nėn ēadra dhe merren me rritjen e bagėtisė.

21 Por emri i tė vėllait ishte Jubal, qė ishte babai i gjithė atyre qė i binin qestes dhe flautit.

22 Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i ēfarėdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.

23 Pastaj Lameku u tha grave tė tij: "Ada dhe Cilah, dėgjoni zėrin tim; gra tė Lamekut, u vini re fjalėve tė mia! Po, unė vrava njė njeri sepse mė plagosi, dhe njė tė ri sepse mė shkaktoi njė irnim.

24 Nė rast se do t`i merret hak Kainit shtatė herė, Lamekut do t`i merret hak shtatėdhjetė herė shtatė".

25 Pastaj Adami njohu pėrsėri gruan e tij, qė lindi njė djalė dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: "Perėndia mė dha njė tjetėr pasardhės nė vend tė Abelit, qė u vra nga Kaini".

26 Edhe Sethit i lindi njė djalė, tė cilin e quajti Enosh. Atėherė filluan tė kėrkojnė emrin e Zotit.


Kapitulli 5
1 Ky ėshtė libri i prejardhjes sė Adamit. Ditėn qė Perėndia krijoi njeriun e bėri tė ngjashėm me Perėndinė.

2 Ai i krijoi mashkull dhe femėr, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditėn qė u krijuan.

3 Adami jetoi njėqind e tridhjetė vjet dhe i lindi njė djalė qė i pėrngjiste, njė lloj nė shėmbėlltyrė tė tij dhe e quajti Seth.

4 Mbas lindjes sė Sethit, Adami jetoi tetėqind vjet dhe pati bij dhe bija.

5 Kėshtu Adami jetoi gjithsej nėntėqind e tridhjetė vjet; pastaj vdiq.

6 Sethi jetoi njėqind e pesė vjet dhe i lindi Enoshi.

7 Pas lindjes sė Enoshit, Sethi jetoi tetėqind e shtatė vjet dhe pati bij e bija tė tjerė.

8 Kėshtu tėrė koha qė Sethi jetoi qe nėntėqind e dymbėdhjetė vjet; pastaj vdiq.

9 Enoshi jetoi nėntėdhjetė vjet dhe i lindi Kenani.

10 Mbas lindjes sė Kenanit, Enoshi jetoi tetėqind e pesėmbėdhjetė vjet dhe pati bij e bija tė tjerė.

11 Kėshtu Enoshi jetoi gjithsej nėntėqind e pesė vjet; pastaj vdiq.

12 Kenani jetoi shtatėdhjetė vjet dhe i lindi Mahalaleeli.

13 Mbas lindjes sė Mahalaleelit, Kenani jetoi tetėqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija tė tjerė.

14 Kėshtu Kenani jetoi gjithsej nėntėqind e dhjetė vjet; pastaj vdiq.

15 Mahalaleeli jetoi gjashtėdhjetė e pesė vjet dhe i lindi Jaredi.

16 Mbas lindjes sė Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetėqind e tridhjetė vjet dhe pati bij e bija tė tjerė.

17 Kėshtu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetėqind e nėntėdhjetė e pesė vjet; pastaj vdiq.

18 Jaredi jetoi njėqind e gjashtėdhjetė e dy vjet dhe i lindi Enoku.

19 Mbas lindjes sė Enokut, Jaredi jetoi tetėqind vjet dhe pati bij dhe bija tė tjerė.

20 Kėshtu Jaredi jetoi gjithsej nėntėqind e gjashtėdhjetė e dy vjet; pastaj vdiq.

21 Enoku jetoi gjashtėdhjetė e pesė vjet dhe i lindi Methuselahu.

22 Mbas lindjes tė Methuselahut, Enoku eci me Perėndinė treqind vjet dhe pati bij e bija tė tjerė.

23 Kėshtu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtėdhjetė e pesė vjet.

24 Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete.

25 Metuselahu jetoi njėqind e tetėdhjetė e shtatė vjet dhe i lindi Lameku.

26 Mbas lindjes sė Lamekut, Metuselahu jetoi shtatėqind e tetėdhjetė e dy vjet dhe i lindėn bij e bija.

27 Kėshtu Metuselahu jetoi gjithsej nėntėqind e gjashtėdhjetė e nėntė vjet; pastaj ai vdiq.

28 Lameku jetoi njėqind e tetėdhjetė e dy vjet dhe i lindi njė bir;

29 dhe i vuri emrin Noe, duke thėnė: "Ky do tė na ngushėllojė pėr punėn tonė dhe pėr mundin e duarve tona, pėr shkak tė tokės qė Zoti e ka mallkuar".

30 Pasi solli nė kėtė botė Noeun, Lameku jetoi pesėqind e nėntėdhjetė e pesė vjet dhe i lindėn bij e bija tė tjerė.

31 Kėshtu Lameku jetoi gjithsej shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė vjet, pastaj ai vdiq.

32 Noeut, nė moshėn pesėqind vjeē, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

Kapitulli 6
1 Kur njerėzit filluan tė shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindėn atyre vajza,

2 djemtė e Perėndisė panė qė vajzat e njerėzve ishin tė bukura, dhe morėn pėr gra tė gjitha ato qė i zgjodhėn vetė.

3 Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do tė hahet gjithnjė me njeriun, sepse nė shthurjen e tij ai nuk ėshtė veēse mish; ditėt e tij do tė jenė, pra, njėqind e njėzet vjet".

4 Kishte gjigantė mbi tokė nė ato kohė, madje edhe mė vonė, kur bijtė e Perėndisė iu afruan bijave tė njerėzve dhe kėto u lindėn atyre fėmijė. Ata janė heronjtė qė jetuan nė kohėt e lashtėsisė, janė njerėzit e famshėm tė kėtyre kohėve.

5 Dhe tani Zoti pa qė ligėsia e njerėzve ishte e madhe mbi tokė dhe qė tėrė synimet e mendimeve tė zemrės sė tyre nuk ishin gjė tjetėr veēse e keqja nė ēdo kohė.

6 Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet.

7 Kėshtu Zoti tha: "Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar".

8 Por Noeu gjeti hir nė sytė e Zotit.

9 Kjo ėshtė prejardhja e Noeut. Noeu ishte njė njeri i drejtė dhe i patėmetė midis bashkėkohėsve tė tij. Noeu eci me Perėndinė.

10 Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

11 Por toka ishte e korruptuar para Perėndisė dhe plot e pėrplot me dhunė.

12 Tani Perėndia vėshtroi tokėn dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse ēdo mish i tokės kishte shthurur sjelljen e tij.

13 Dhe Perėndia i tha Noeut: "Kam vendosur t`i jap fund ēdo mishi, sepse toka pėr shkak tė njerėzve ėshtė plot me dhunė; ja, unė do t`i zhduk bashkė me tokėn.

14 Bėj njė arkė prej druri; bėje arkėn me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtė e nga brenda.

15 Por ti do ta ndėrtosh nė kėtė mėnyrė: gjatėsia e arkės do tė jetė treqind kubitė, gjerėsia pesėdhjetė dhe lartėsia tridhjetė.

16 Do ta bėsh arkėn me njė dritare dhe do ta mbarosh me njė kubit mbulese nga sipėr; anash arkės do tė vendosėsh derėn dhe do ta bėsh me tre kate, pra me katin e poshtėm, tė mesėm dhe tė sipėrm.

17 Dhe ja, unė vet kam pėr tė sjellė pėrmbytjen e ujėrave mbi tokė, pėr tė shkatėrruar nėn qiellin ēdo mish qė ka shenjė jete; ēdo gjė qė ndodhet mbi tokėn ka pėr tė vdekur.

18 Por unė do tė caktoj besėlidhjen time me ty dhe ti do tė futesh nė arkėn: ti, fėmijėt e tu, gruaja jote dhe gratė e bijve tė tu.

19 Dhe nga ēdo gjė qė jeton prej ēdo lloj mishi fut nė arkė dy nga ēdo lloj, pėr t`i ruajtur me vete gjallė bashkė me ty; dhe tė jenė mashkull dhe femėr.

20 Nga zogjtė, nga bagėtia dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre, dy nga ēdo lloj do tė vijnė te ti, qė tė ruhen gjallė.

21 Dhe merr pėr vete nga ēdo ushqim qė hahet, grumbulloje dhe ruaje, nė mėnyrė qė tė shėrbejė si ushqim pėr ty dhe pėr ata".

22 Dhe Noeu veproi ashtu, bėri pikėrisht tė gjitha ato qė Perėndia i kishte urdhėruar.


Kapitulli 7
1 Atėherė Zoti i tha Noeut: "Hyrė nė arkė bashkė me tėrė familjen tėnde, sepse pashė se je i drejtė para meje nė kėtė brez.

2 Nga ēdo lloj kafshe tė pastėr merr shtatė ēifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafshėt jo tė pastra njė ēift, mashkull dhe femėr;

3 edhe nga zogjtė e qiellit merr shtatė ēifte, meshkuj e femra, pėr tė ruajtur gjallė farėn e tyre mbi faqen e tėrė dheut;

4 sepse mbas shtatė ditėve do tė bėj qė tė bjerė shi mbi tokė pėr dyzet ditė e dyzet net me rradhė, dhe do tė shfaros nga faqja e dheut tėrė qeniet e gjalla qė kam krijuar".

5 Dhe Noeu bėri pikėrisht ashtu siē i kishte urdhėruar Zoti.

6 Noeu ishte gjashtėqind vjeē kur mbi tokė ndodhi pėrmbytja e ujėrave.

7 Kėshtu Noeu u fut nė arkė bashkė me bijtė e tij, me tė shoqen dhe me gratė e bijve tė tij, pėr shkak tė ujėrave tė pėrmbytjes.

8 Nga kafshėt e pastra dhe nga kafshėt jo tė pastra, nga zogjtė e nga tė gjitha llojet qė zvarriten mbi tokė,

9 erdhėn dy nga dy para Noeut, nė arkė, njė mashkull e njė femėr, ashtu si e kishte porositur Perėndia atė.

10 Nė fund tė shtatė ditėve, ujėrat e pėrmbytjes mbuluan tokėn.

11 Nė vitin e gjashtėqindtė tė jetės sė Noeut, nė muajin e dytė dhe nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė muajit, nė atė ditė tėrė burimet e humnerės sė madhe shpėrthyen dhe kataraktet e qiellit u hapėn.

12 Dhe ra shi mbi tokė pėr dyzet ditė dhe dyzet net.

13 Po atė ditė hynė nė arkė Noeu dhe bijtė e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratė e bijve tė tij me ta;

14 ata dhe tė gjitha bishat simbas llojit, tėrė bagėtia simbas llojit tė saj, tė gjithė rrėshqanorėt qė zvarriten mbi tokėn simbas llojit tė tyre, tėrė zogjtė simbas llojit tė tyre, tėrė zogjtė e ēfarėdo lloji.

15 Ata erdhėn te Noeu nė arkė, dy nga dy, prej ēdo mishi qė ka frymė jete;

16 hynė, mashkull e femėr, nga ēdo mish, ashtu si Perėndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.

17 Dhe pėrmbytja ra mbi tokė pėr dyzet ditė me radhė; dhe ujėrat u rritėn dhe e ngritėn arkėn lart mbi tokė.

18 Ujėrat u shtuan dhe u rritėn shumė mbi tokė, arka pluskonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.

19 Dhe ujėrat u shtuan me forcė tė madhe mbi tokė; tė gjitha malet e larta qė ndodheshin nėn tėrė qiellin u mbuluan.

20 Ujėrat u ngritėn pesėmbėdhjetė kubitė mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.

21 Kėshtu u shuan tė gjitha llojet e mishit qė lėviznin mbi tokė: zogjtė, bagėtia, bishat, rrėshqanorėt e ēdo lloji qė zvarriteshin mbi tokė dhe tėrė njerėzit.

22 Vdiq ēdo gjė qė ishte mbi tokėn e thatė dhe qė kishte frymė jete nė vrimat e hundės.

23 Dhe tė gjitha gjallesat qė ishin mbi faqen e dheut u shfarosėn: duke filluar nga njeriu deri te bagėtia, te gjarpėrinjtė dhe zogjtė e qiellit; ato u shfarosėn nga toka dhe shpėtoi vetėm Noeu bashkė me ata qė ishin me tė nė arkė.

24 Dhe ujėrat mbuluan tokėn pėr njėqind e pesėdhjetė ditė.


Kapitulli 8
1 Pastaj Perėndisė iu kujtua Noeu, tė gjitha gjallesat dhe tėrė bagėtia qė ishte me tė nė arkė; dhe Perėndia bėri qė tė fryjė njė erė mbi tokė dhe ujėrat e ulėn lartėsinė e tyre.

2 Burimet e humnerės dhe kataraktet e qiellit u mbyllėn dhe shiu nga qielli pushoi.

3 Dhe ujėrat vazhduan tė tėrhiqeshin nga toka; dhe mbas njėqind e pesėdhjetė ditėsh ishin pakėsuar.

4 Nė muajin e shtatė, ditėn e shtatėmbėdhjetė tė muajit, arka u ndal nė malet e Araratit.

5 Dhe ujėrat vazhduan tė pakėsohen deri nė muajin e dhjetė. Nė muajin e dhjetė, ditėn e parė tė muajit, u dukėn majat e maleve.

6 Kėshtu, mbas dyzet ditėsh, ndodhi qė Noeu hapi dritaren qė kishte bėrė nė arkė,

7 dhe nisi jashtė korbin, qė vazhdoi tė shkojė para dhe prapa, deri sa u thanė ujėrat mbi tokė.

8 Pastaj lėshoi pėllumbin pėr tė parė nė se ujėrat ishin pakėsuar mbi sipėrfaqen e tokės.

9 Por pėllumbi nuk gjeti dot vendin ku tė mbėshteste kėmbėn e tij dhe u kthye pėrsėri nė arkė, sepse kishte ende ujėra mbi sipėrfaqen e tėrė tokės; dhe ai shtriu dorėn, e kapi dhe e tėrhoqi brenda arkės.

10 Priti atėherė shtatė ditė tė tjera, pastaj e dėrgoi pėrsėri pėllumbin jashtė arkės.

11 Dhe pėllumbi u kthye tek ai aty nga mbrėmja; dhe ja, ai kishte nė sqep njė gjethe ulliri tė kėputur, tė njomė; kėshtu Noeu kuptoi se ujėrat ishin tėrhequr nga toka.

12 Atėherė priti shtatė ditė tė tjera, pastaj e lėshoi jashtė pėllumbin, por ky nuk u kthye mė tek ai.

13 Nė vitin e gjashtėqindenjėtė tė Noeut, gjatė muajit tė parė, nė ditėn e parė tė muajit, ujėrat ishin tharė mbi tokė; dhe Noeu e zbuloi arkėn, vėshtroi dhe ja qė sipėrfaqja e tokės ishte e thatė.

14 Dhe kėshtu nė muajin e dytė, nė ditėn e njėzet e shtatė tė tij, toka ishte e thatė.

15 Atėherė Perėndia i foli Noeut, duke thėnė:

16 "Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtė e tu dhe gratė e bijve tė tu bashkė me ty.

17 Nxirr me vete tėrė kafshėt qė janė bashkė me ty, tė ēdo mishi qė tė jenė: zogj, bagėti dhe tėrė rrėshqanorėt qė zvarriten mbi tokė, me qėllim qė tė rriten shumė mbi tokė dhe tė jenė pjellorė e tė shumohen mbi tokė".

18 Kėshtu Noeu doli me bijtė e tij, me gruan e tij dhe me gratė e bijve tė tij.

19 Tė gjitha kafshėt, tė gjithė rrėshqanorėt, tė gjithė zogjtė, gjthēka lėviz mbi tokė, simbas familjeve tė tyre, dolėn nga arka.

20 Atėherė Noeu ndėrtoi njė altar pėr Zotin, mori nga ēdo lloj kafshėsh dhe zogjsh tė pastėr dhe ofroi fli mbi altarin.

21 Dhe Zoti ndjeu njė erė tė kėndshme dhe ai tha nė zemėr tė vet: "Unė nuk do ta mallkoj mė tokėn pėr shkak tė njeriut, sepse synimet e zemrės sė njeriut janė tė kėqija qysh nė fėmijėrinė e tij; dhe nuk do tė godas mė ēdo gjallesė, siē kam bėrė.

22 Deri sa tė jetė toka, nuk do tė pushojnė kurrė sė ekzistuari mbjellja dhe korrja, tė ftohtit dhe tė nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.


Kapitulli 9
1 Pastaj Perėndia bekoi Noeun dhe bijtė e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhėnės, shumėzoheni dhe mbusheni tokėn.

2 Dhe frika dhe tmerri juaj do tė ushtrohet mbi tė gjitha kafshėt e tokės, mbi tė gjithė zogjtė e qiellit, mbi gjithēka qė lėviz mbi tokė, si edhe mbi tė gjithė peshqit e detit. Ata janė lėnė nė pushtetin tuaj.

3 Ēdo gjė qė lėviz dhe ka jetė do t`ju shėrbejė si ushqim; unė ju jap tėrė kėto gjėra; ju jap edhe barin e gjelbėr;

4 por nuk do ta hani mishin me gjallėrinė e tij, domethėnė me gjakun e tij.

5 Unė do tė kėrkoj sigurisht llogari pėr gjakun e jetėve tuaja dhe kėtė do t`ia kėrkoj ēdo kafshe dhe njeriu. Do t`i kėrkoj llogari pėr jetėn e njeriut dorės sė ēdo vėllai tė njeriut.

6 Cilido qė derdh gjakun e njė njeriu, gjaku i tij do tė derdhet nga njė njeri, sepse Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij.

7 Ju, pra, jini frytdhėnės dhe shumėzohuni; rrituni me tė madhe nė tokė dhe shumohuni nė tė".

8 Pastaj Perėndia u foli Noeut dhe bijve tė tij qė ishin bashkė me tė, duke thėnė:

9 "Sa pėr mua, unė caktoj besėlidhjen time me ju dhe me brezin qė vjen pas jush,

10 dhe me gjithė gjallesat qė janė me ju: zogj, bagėti dhe tėrė kafshėt e tokės qė janė me ju, duke filluar nga tėrė ata qė kanė dalė nga arka dhe deri te tėrė kafshėt e tokės.

11 Unė e caktoj besėlidhjen time me ju: asnjė lloj mishi nuk do tė shfaroset mė nga ujėrat e pėrmbytjes, dhe nuk do tė ketė mė pėrmbytje pėr tė shkatėrruar tokėn".

12 Pastaj Perėndia tha: "Kjo ėshtė shenja e besėlidhjes qė unė pėrfundoj midis meje dhe jush, me tė gjitha qeniet e gjalla qė janė me ju, me tė gjithė brezat e ardhshėm.

13 Unė e vendos ylberin tim nė njė re, dhe do tė shėrbejė si shenjė pėr besėlidhjen e pėrfunduar midis meje dhe tokės.

14 Dhe kur tė sjell re mbi tokėn, do tė ndodhė qė harku tė shfaqet nė retė;

15 dhe unė do tė kujtohem pėr besėlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me ēdo gjallesė tė ēfarėdo lloji mishi, dhe ujėrat nuk do tė shndėrrohen mė nė njė pėrmbytje pėr tė shkatėrruar ēfarėdo lloj mishi.

16 Harku, pra, do tė ndodhet nė retė dhe unė do ta shikoj pėr tė kujtuar besėlidhjen e pėrjetshme midis Perėndisė dhe ēdo gjallese tė ēfarėdo mishi qė ndodhet mbi tokė".

17 Dhe Perėndia i tha Noeut: "Kjo ėshtė shenja e besėlidhjes qė unė kam caktuar midis meje dhe ēfarėdo mishi qė ėshtė mbi tokė".

18 Dhe bijtė e Noeut qė dolėn nga arka qenė Semi, Kami dhe Jafeti; Kami ėshtė babai i Kanaanit.

19 Kėta janė tre bijtė e Noeut, dhe ata populluan tėrė tokėn.

20 Mė vonė Noeu, qė ishte bujk, filloi tė mbjellė njė vresht;

21 dhe piu verė e u deh, dhe u zhvesh nė mes tė ēadrės sė tij.

22 Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanė e tij lakuriq dhe vajti t`ua thotė vėllezėrve tė tij qė ndodheshin jashtė.

23 Por Semi dhe Jafeti muarrėn njė mantel, e hodhėn mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur sė prapthi, mbuluan lakuriqėsinė e babait tė tyre; dhe, me qėnė se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetėr, ata nuk e panė lakuriqėsinė e babait tė tyre.

24 Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mėsoi atė qė i kishte bėrė i biri mė i vogėl, dhe tha:

25 "I mallkuar qoftė Kanaani! Ai qoftė shėrbyesi i shėrbėtorėve tė vėllezėrve tė tij!".

26 Pastaj tha: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Semit, dhe Kanaani tė jetė shėrbėtori i tij.

27 Perėndia ta rritė Jafetin dhe ky tė banojė nė ēadrat e Semit; Kanaani qoftė shėrbyesi i tij!".

28 Mbas pėrmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesėdhjetė vjet.

29 Kėshtu Noeu jetoi gjithsejt nėntėqind e pesėdhjetė vjet; pastaj vdiq.


Kapitulli 10
1 Kėta janė pasardhėsit e bijve tė Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas pėrmbytjes, atyre u lindėn fėmijė.

2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.

3 Bijtė e Gomerit qenė: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

4 Bijtė e Javanit qenė: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpėrndarė nė ishujt e kombeve, nė vendet e tyre tė ndryshme, secili simbas gjuhės sė vet, simbas familjeve tė tyre dhe kombeve tė tyre.

6 Bijtė e Kamit qenė: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

7 Bijtė e Kushit qenė: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtė e Raamahut qenė: Sheba dhe Dedani.

8 Kushit i lindi Nimrodi, qė filloi tė jetė njė njeri i fuqishėm mbi tokė.

9 Ai qe njė gjahtar i fuqishėm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishėm para Zotit".

10 Dhe fillimi i mbretėrimit tė tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu nė vendin e Shinarit.

11 Nga ky vend shkoi nė Asiri dhe ndėrtoi Ninivėn, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;

12 midis Ninivės dhe Kalahut ndėrtoi Resenin (qė ėshtė qyteti i madh).

13 Mitsraimit i lindėn Ludimėt, Ananimėt, Lehabimėt, Nuftuhimėt,

14 Pathrusimėt, Kasluhimėt (prej tė cilėve dolėn Filistejtė) dhe Kaftorimėt.

15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parėlinduri i tij, dhe Heti,

16 dhe Gebusejtė, Amorejtė, Girgasejtė,

17 Hivejtė, Arkejtė, Sinejtė,

18 Arvadejtė, Cemarejtė dhe Hamathejtė. Pastaj familjet e Kanaanėve u shpėrndanė.

19 Dhe kufijtė e Kanaanėve shkuan nga Sidoni, nė drejtim tė Gerarit, deri nė Gaza; dhe nė drejtim tė Sodomės, Gomorės, Admės dhe Ceboimoit deri nė Lesha.

20 Kėta janė bijtė e Kamit, simbas familjeve tė tyre, simbas gjuhėve tė tyre, nė vendet e tyre, nė kombet e tyre.

21 Edhe Semit, babai i tė gjithė fėmijėve tė Eberit dhe vėlla madhor i Jafetit, i lindėn bij.

22 Bijtė e Semit qenė: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

23 Bijtė e Aramit qenė: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.

24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.

25 Eberit i lindėn dy bij; emri i njėrit prej tyre ishte Peleg, sepse nė ditėt e tij toka u nda, dhe emri i tė vėllait ishte Joktan.

26 Nga Joktani lindėn Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,

27 Hadorami, Uzali, Diklahu,

28 Obali, Abimaeli, Sheba,

29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tėrė kėta qenė bij tė Joktanit.

30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri nė Sefar.

31 Kėta janė bijtė e Semit, simbas familjeve tė tyre, simbas gjuhėve tė tyre, nė vendet e tyre simbas kombėve tė tyre.

32 Kėto janė familjet e bijve tė Noeut, simbas brezave tė tyre, nė kombet e tyre; dhe prej tyre dolėn kombet qė u shpėrndanė nė tokė mbas pėrmbytjes.


Kapitulli 11
1 Por tėrė toka fliste tė njėjtėn gjuhė dhe pėrdorte tė njėjtat fjalė.

2 Dhe ndodhi qė, ndėrsa po zhvendoseshin nė drejtim tė jugut, ata gjetėn njė fushė nė vendin e Shinarit dhe u vendosėn atje.

3 Dhe i thanė njėri tjetrit: "O burra, tė bėjmė tulla dhe t`i pjekim me zjarr!". Dhe pėrdorėn tulla nė vend tė gurėve dhe bitum nė vend tė llaēit.

4 Dhe thanė: "O burra, tė ndėrtojmė pėr vete njė qytet dhe njė kullė maja e sė cilės tė arrijė deri nė qiell, dhe t`i bėjmė njė emėr vetes qė tė mos shpėrndahemi mbi faqen e tėrė dheut".

5 Por Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn qė bijtė e njerėzve ishin duke ndėrtuar.

6 Dhe Zoti tha: "Ja, ata janė njė popull i vetėm dhe kanė tė gjithė tė njėjtėn gjuhė; dhe kjo ėshtė ajo qė ata filluan tė bėjnė; tani asgjė nuk ka pėr t`i penguar ata tė pėrfundojnė atė qė kanė ndėrmend tė bėjnė.

7 O burra, tė zbresim pra atje poshtė dhe tė ngatėrrojmė gjuhėn e tyre, nė mėnyrė qė njėri tė mos kuptojė tė folurėn e tjetrit".

8 Kėshtu Zoti i shpėrndau mbi faqen e tėrė dheut dhe ata pushuan sė ndėrtuari qytetin.

9 Prandaj kėtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatėrroi gjuhėn e tėrė dheut dhe i shpėrndau mbi tėrė faqen e dheut.

10 Kėta janė pasardhėsit e Semit. Nė moshėn njėqind vjeē Semit i lindi Arpakshadi, pikėrisht dy vjet pas pėrmbytjes.

11 Mbas lindjes tė Arpakshadit, Semi jetoi pesėqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

12 Arpakshadi jetoi tridhjetė e pesė vjet dhe i lindi Shelahu.

13 Mbas lindjes sė Shelahut, Arpakshadi jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

14 Shelahu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Eberi.

15 Mbas lindjes sė Eberit, Shelahu jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

16 Eberi jetoi tridhjetė e katėr vjet dhe lindi Pelegu.

17 Mbas lindjes sė Pelegut, Eberi jetoi katėrqind e tridhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

18 Pelegu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Reu.

19 Mbas lindjes tė Reut, Pelegu jetoi dyqind e nėntė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

20 Reu jetoi tridhjetė e dy vjet dhe i lindi Serugu.

21 Mbas lindjes tė Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

22 Serugu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Nahori;

23 mbas lindjes sė Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

24 Nahori jetoi njėzet e nėntė vjet dhe i lindi Terahu;

25 mbas lindjes sė Terahut, Nahori jetoi njėqind e nėntėmbėdhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

26 Terahu jetoi shtatėdhjetė vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.

27 Kėta janė pasardhėsit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

28 Harani vdiq nė prani tė Terahut, babait tė tij, nė vendlindjen e tij, nė Ur tė Kaldeasve.

29 Dhe Abrami dhe Nahori morėn gra: emri i gruas sė Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas sė Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

30 Por Saraj ishte shterpė, nuk kishte fėmijė.

31 Pastaj Terahu mori tė birin Abram dhe Lotin, tė birin e Haranit, domethėnė djali i tė birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit tė tij Abram, dhe dolėn bashkė nga Ur i Kaldeasve pėr tė vajtur nė vendin e Kanaanėve; por kur arritėn nė Haran, ata u vendosėn aty.

32 Terahu jetoi dyqind e pesė vjet, pastaj Terahu vdiq nė Haran.


Kapitulli 12
1 Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga tė afėrmit e tu dhe nga shtėpia e babait tėnd, dhe shko nė vendin qė do tė tė tregoj.

2 Unė prej teje do tė bėj njė komb tė madh, do tė tė bekoj dhe do ta bėj tė madh emrin tėnd, dhe ti do tė jesh njė bekim.

3 Dhe unė do tė bekoj tė gjithė ata qė do tė tė bekojnė dhe do tė mallkoj ata qė do tė tė mallkojnė, te ti do tė jenė tė bekuara tėrė familjet e tokės".

4 Atėherė Abrami u nis siē i kishte thėnė Zoti dhe Loti shkoi me tė. Abrami ishte shtatėdhjetė e pesė vjeē kur u nis nga Harani.

5 Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e tė vėllait, dhe tė gjithė pasurinė qė kishin grumbulluar dhe personat qė kishin blerė nė Haran, dhe u nisėn pėr tė vajtur nė vendin e Kanaanėve. Kėshtu ata arritėn nė vendin e Kanaanit.

6 Abrami e kapėrceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Nė atė kohė ndodheshin nė atė vend Kanaanejtė.

7 Atėherė u shfaq Zoti pėrpara Abramit dhe i tha: "Unė do t`ja jap kėtė vend pasardhėsve tė tu". Atėherė Abrami i ndėrtoi aty njė altar Zotit qė i ishte shfaqur.

8 Sė kėtejmi u zhvendos drejt malit nė lindje tė Bethelit dhe ngriti ēadrat e tij, duke pasur Bethelin nė jug dhe Ainė nė lindje; dhe ndėrtoi aty njė altar kushtuar Zotit dhe i bėri thirrje emrit tė Zotit.

9 Pastaj Abrami filloi njė udhėtim, duke vazhduar tė zhvendoset nė drejtim tė Negevit.

10 Por nė vend pati zi buke dhe Abrami zbriti nė Egjipt pėr tė banuar, sepse nė vendin e tij ishte zi e madhe buke.

11 Por ndodhi qė kur po hynin nė Egjypt ai i tha Sarajt, gruas sė tij: "Ja, unė e di qė ti je njė grua e pashme;

12 dhe kėshtu kur Egjiptasit do tė tė shohin, kanė pėr tė thėnė: "Kjo ėshtė gruaja e tij"; do tė mė vrasin mua, por do tė lėnė tė gjallė ty.

13 Tė lutem thuaj qė je motra ime, me qėllim qė mua tė mė trajtojnė mirė pėr shkakun tėnd, dhe jeta ime tė shpėtojė pėr hirin tėnd".

14 Nė fakt kur Abrami arriti nė Egjipt, Egjiptasit panė qė gruaja ishte shumė e bukur.

15 E panė edhe oficerėt e Faraonit dhe e lavdėruan para Faraonit; dhe gruan e ēuan nė shtėpinė e Faraonit.

16 Dhe ai e trajtoi mirė Abramin pėr shkak tė saj. Kėshtu Abramit i dhanė dele, buaj, gomarė, shėrbyes, shėrbyese, gomarica dhe deve.

17 Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtėpinė e tij me fatkeqėsira tė mėdha pėr shkak tė Sarajt, gruas sė Abramit.

18 Atėherė Faraoni thirri Abramin dhe i tha: "Ē`mė bėre? Pse nuk mė the qė ajo ishte gruaja jote? Pse mė the:

19 "Éshtė motra ime"? Kėsisoj unė e mora sikur tė ishte gruaja ime. Ja, pra, ku ėshtė gruaja jote; merre me vete dhe nisu!".

20 Pastaj Faraoni u dha urdhėr njerėzve tė tij lidhur me Abramin, dhe kėta e nisėn atė, gruan e tij dhe gjithēka kishte.


Kapitulli 13
1 Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti nė drejtim tė Negevit bashkė me gruan dhe gjithēka zotėronte. Dhe Loti ishte bashkė me tė.

2 Abrami ishte shumė i pasur me bagėti, argjend dhe ar.

3 Nga Negevi ai vazhdoi udhėtimin e tij deri nė Bethel, nė vendin ku mė parė ndodhej ēadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,

4 nė vendin e altarit qė kishte ndėrtuar nė krye, dhe aty Abrami i bėri thirrje emrit tė Zotit.

5 Edhe Loti, qė udhėtonte bashkė me Abramin, kishte kope bagėtish dhe ēadra.

6 Dhe vendi nuk ishte nė gjendje t`i mbante, po tė banonin bashkė, sepse pasuritė e tyre ishin aq tė mėdha sa nuk mund tė qėndronin bashkė.

7 Lindi kėshtu njė mosmarrėveshje midis barinjve tė bagėtisė sė Abramit dhe barinjve tė bagėtisė sė Lotit. Nė atė kohė banonin nė kėtė vend Kananejtė dhe Perezejtė.

8 Dhe kėshtu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet tė ketė mosmarrėveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve tė mi dhe barinjve tė tu, sepse jemi vėllezėr.

9 A nuk ėshtė vallė tėrė vendi para teje? Ndahu nga unė! Nė rast se ti shkon majtas, unė kam pėr tė vajtur djathtas; dhe nė qoftė se ti shkon djathtas, unė kam pėr tė vajtur majtas".

10 Atėherė Loti ngriti sytė dhe pa tėrė fushėn e Jordanit. Para se Zoti tė kishte shkatėrruar Sodomėn dhe Gomorėn, ajo ishte e tėra e ujitur deri nė Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.

11 Kėshtu Loti zgjodhi pėr vete tėrė fushėn e Jordanit dhe filloi t`izhvendosė drejt lindjes ēadrat e veta: Kėshtu u ndanė njėri nga tjetri.

12 Abrami banoi nė vendin e Kanaanit dhe Loti nė qytetet e fushės, duke arritur tė ngrejė ēadrat e tij deri nė Sodomė.

13 Por njerėzit e Sodomės ishin shumė tė korruptuar dhe mėkatarė ndaj Zotit.

14 Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes sė Lotit prej tij: "Ēo tani sytė e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perėndimit.

15 Tėrė vendin qė sheh, unė do tė ta jap ty dhe pasardhėsve tė tu, pėr gjithnjė.

16 Dhe do t`i bėj pasardhėsit e tu si pluhurin e tokės; prandaj nė se dikush mund tė llogarisė pluhurin e tokės, do tė mund tė llogarisė edhe pasardhėsit e tu.

17 Ēohu nė kėmbė, bjeri rreth e qark vendit, sepse unė do tė ta jap ty".

18 Atėherė Abrami i ngriti ēadrat e tij dhe vajti tė banojė nė liset e Mamres, qė ndodhen nė Hebron; dhe aty ndėrtoi njė altar kushtuar Zotit.


Kapitulli 14
1 Por ndodhi nė kohėn e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,

2 qė ata i bėnė luftė Beraut, mbret i Sodomės, Birshės, mbret i Gomorės, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit tė Belės (qė ėshtė Coari).

3 Tėrė kėta tė fundit u grumbulluan nė luginėn e Sidimit (qė ėshtė Deti i Kripur).

4 Pėr dymbėdhjetė vjet ata qenė tė nėnshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembėdhjetė ngritėn krye.

5 Vitin e katėrmbėdhjetė Kedorlaomeri dhe mbretėrit qė ishin me tė erdhėn bashkė me tė dhe i shpėrndanė gjigantėt nė Ashterot-Karnaim, Zuzimėt nė Ham, Emimėt nė Shaveh-Kiriataim

6 dhe Horejtė nė malet e tyre tė Seirit deri nė El-Paran, qė ndodhet pranė shkretėtirės.

7 Pastaj u kthyen pas dhe erdhėn nė En-Mishpat (qė ėshtė Kadeshi), plaēkitėn tėrė territorin e Amalekitėve si dhe tė Amorejve qė banonin nė Hatsacon-Tamar.

8 Atėherė mbreti i Sodomės, mbreti i Gomorės, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belės (qė ėshtė Coari) dolėn dhe u rreshtuan nė luftė kundėr tyre, nė luginėn e Sidimit;

9 kundėr Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katėr mbretėr kundėr pesė.

10 Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretėrit e Sodomės dhe tė Gomorės ua mbathėn kėmbėve dhe ranė brėnda tyre; dhe ata qė shpėtuan, shkuan nė mal.

11 Dhe kėshtu fituesit shtinė nė dorė tėrė pasuritė e Sodomės dhe tė Gomorės dhe tėrė ushqimet e tyre, dhe ikėn.

12 Morėn me vete edhe Lotin, djali i vėllait tė Abramit, bashkė me pasurinė e tij, dhe ikėn. Loti banonte nė Sodomė.

13 Por njėri nga tė ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, qė banonte nė lisat e Mamres, Amoreosit, vėlla i Eshkollit dhe vėlla i Anerit, qė kishin lidhur aleancė me Abramin.

14 Kur Abrami mėsoi se vėllai i tij ishte zėnė rob, ai armatosi njerėzit e stėrvitur, shėrbyes tė lindur nė shtėpinė e tij, gjithsej treqind e tetėmbėdhjetė veta dhe i ndoqi mbretėrit deri nė Dan.

15 Ai i ndau forcat e tij kundėr tyre natėn, dhe me shėrbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri nė Hobah, qė ndodhet nė tė majtė tė Damaskut.

16 Kėshtu ai rimori tėrė pasurinė dhe solli me vete edhe Lotin, tė vėllanė, dhe tėrė pasurinė e tij, si edhe gratė dhe popullin.

17 Mbas kthimit tė tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe tė mbretėrve qė ishin me tė, mbreti i Sodomės vajti ta presė nė luginėn e Shavehut (qė ėshtė Lugina e mbretit).

18 Atėherė Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukė dhe verė. Ai ishte prift i Shumė tė Lartit Perėndi.

19 Dhe bekoi Abramin, duke thėnė: "Qoftė i bekuar Abrami nga Shumė i Larti Perėndi, sundimtar i qiejve dhe i tokės!

20 Qoftė i bekuar Shumė i Larti Perėndi, qė tė ka dhėnė nė dorė armiqtė e tu!". Dhe Abrami i dha njė tė dhjetėn e ēdo gjėje.

21 Pastaj mbreti i Sodomės i tha Abramit: "Nėm personat dhe merr pėr vete pasuritė".

22 Por Abrami iu pėrgjegj mbretit tė Sodomės: "Unė kam ngritur dorėn time drejt Zotit, Perėndisė Shumė tė Lartė, zotėrues i qiejve dhe i tokės,

23 qė nuk do tė merrja asgjė nga ajo qė tė pėrket, as edhe njė fije apo njė lidhėse kėpucėsh, me qėllim qė ti tė mos thuash: "Unė e pasurova Abramin".

24 Nuk do tė marr asgjė me vete, me pėrjashtim tė atyreve qė kanė ngrėnė tė rinjtė dhe tė pjesės qė u pėrket njerėzve qė kanė ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lėri qė kėta tė marrin pjesėn qė u takon".


Kapitulli 15
1 Mbas kėtyre gjėrave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim duke i thėnė: "Mos ki frikė, Abram, unė jam mburoja jote, dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė i madh".

2 Po Abrami i tha: "Zot, Perėndi, ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?".

3 Pastaj Abrami shtoi kėto fjalė: "Ti nuk mė ke dhėnė asnjė pasardhės; dhe ja, njė i lindur nė shtėpinė time do tė jetė trashėgimtari im".

4 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua duke i thėnė: "Ai nuk do tė jetė trashėgimtari yt, por ai qė ka pėr tė dalė nga tė pėrbrendshmet e tua do tė jetė trashėgimtari yt".

5 Pastaj e ēoi jashtė dhe i tha: "Vėshtro me kujdes qiellin dhe numėro yjet, nė rast se mund t`i numėrosh", pastaj shtoi: "Kėshtu kanė pėr tė qenė pasardhėsit e tu".

6 Dhe ai i besoi Zotit, qė ia vuri nė llogari tė drejtėsisė.

7 Pastaj Zoti i tha: "Unė jam Zoti qė tė nxori nga Uri i Kaldeasve, pėr tė ta lėnė si trashėgimi kėtė vend".

8 Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perėndi, nga mund ta dij unė qė do ta kem si trashėgim?".

9 Atėherė Zoti i tha: "Sillmė njė mėshqerrė trevjeēare, njė dhi trevjeēare, njė dash trevjeēar, njė turtull dhe njė pėllumb tė ri".

10 Atėherė Abrami i shpuri tėrė kėto kafshė, i ndau mė dysh dhe vendosi secilėn gjysmė pėrballė tjetrės; por zogjtė nuk i ndau.

11 Dhe disa zogj grabitqarė zbritėn mbi kafshėt e vrara, por Abrami i pėrzuri.

12 Me perėndimin e diellit, njė gjumė i rėndė e zuri Abramin; dhe ja, njė llahtari dhe njė errėsirė e thellė e kapluan atė.

13 Atėherė Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri qė pasardhėsit e tu do tė qėndrojnė si tė huaj nė njė vend qė nuk do tė jetė i tyre, dhe do tė jenė skllevėr dhe njerėz tė shtypur pėr katėrqind vjet.

14 Por unė do tė gjykoj kombin shėrbyesit e tė cilit do tė kenė qėnė; pas kėsaj, ata do tė dalin me pasuri tė mėdha.

15 Sa pėr ty, do tė shkosh nė paqe pranė prindėrve tė tu dhe do tė varrosesh pasi tė kesh arritur njė pleqėri tė bukur.

16 Por nė brezin e katėrt ata do tė kthehen kėtu, sepse padrejtėsia e Amorejve s`ka arritur ende kulmin".

17 Por me tė perėnduar dielli dhe me tė zbritur errėsira, na del para syve njė furrė qė nxjerr tym dhe njė pishtar i zjarrtė qė kalon pėrmes kafshėve tė ndarė.

18 Po atė ditė Zoti bėri njė besėlidhje me Abramin duke i thėnė: "Unė u jap pasardhėsve tė tu kėtė vend, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin e madh, lumin e Eufratit:

19 Kenejtė, Kenizejtė, Kadmonejtė,

20 Hitejtė, Perezejtė, Refejtė,

21 Amorejtė, Kanaanejtė, Girgazejtė dhe Jebuzejtė".


Kapitulli 16
1 Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhėnė asnjė fėmijė. Ajo kishte njė shėrbyese egjiptase qė quhej Agar.

2 Kėshtu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti mė ka ndaluar tė kem fėmijė; oh, futu te shėrbysja ime, ndofta mund tė kem fėmijė prej saj". Dhe Abrami dėgjoi zėrin e Sarajt.

3 Kėshtu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetė vjet nė vendin e Kanaanėve, mori shėrbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha pėr grua burrit tė saj Abramit.

4 Dhe ai u fut tek Agari, qė mbeti me barrė; por kur u bind se kishte mbetur me barrė, ajo e shikoi me pėrbuzje zonjėn e saj.

5 Atėherė Saraj i tha Abramit: "Pėrgjegjėsia pėr fyerjen qė m`u bė le tė bjerė mbi ty. Kam qėnė unė qė tė hodha nė krahėt e shėrbyeses sime; por qė kur e mori vesh qė ėshtė me barrė, ajo mė shikon me pėrbuzje. Zoti le tė jetė gjykatės midis meje dhe teje".

6 Abrami iu pėrgjegj Sarajt: "Ja, shėrbyesja jote ėshtė nė dorėn tėnde; bėj me tė ē`tė duash". Atėherė Saraj e trajtoi nė mėnyrė tė ashpėr dhe ajo iku nga prania e saj.

7 Por Engjėlli i Zotit e gjeti pranė njė burimi uji nė shkretėtirė, pranė burimit nė rrugėn e Shurit,

8 dhe i tha: "Agar, shėrbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u pėrgjigj: "Po iki nga prania e zonjės sime Saraj".

9 Atėherė Engjėlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nėnshtroju autoritetit tė saj".

10 Pastaj Engjėlli i Zotit shtoi: "Unė do t`i shumėzoj fort pasardhėsit e tu aq sa tė mos mund tė llogariten pėr shkak tė numrit tė tyre tė madh".

11 Engjėlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrė dhe do tė lindėsh njė djalė dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhėrimin tėnd;

12 ai do tė jetė ndėrmjet njerėzve si njė gomar i egėr; dora e tij do tė jetė kundėr tė gjithėve dhe dora e tė gjithėve kundėr tij; dhe do tė banojė nė prani tė tė gjithė vėllezėrve tė tij".

13 Atėherė Agari thirri emrin e Zotit qė i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashė me tė vėrtetė atė qė mė shikon?".

14 Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.

15 Kėshtu Agari i lindi njė djalė Abramit; dhe Abrami i vuri djalit qė Agari kishte lindur emrin Ismael.

16 Abrami ishte tetėdhjetė e gjashtė vjeē, kur Agari lindi Ismaelin pėr Abramin.


Kapitulli 17
1 Kur Abrami u bė nėntėdhjetė e nėntė vjeē, Zoti i doli pėrpara dhe i tha: "Unė jam Perėndia i plotfuqishėm; ec nė praninė time dhe qėndro i ndershėm;

2 dhe unė do tė caktoj besėlidhjen time midis meje dhe teje dhe do tė tė shumoj fort".

3 Atėherė Abrami pėruli fytyrėn nė tokė dhe Perėndia i foli, duke i thėnė:

4 "Sa pėr mua, ja unė po bėj njė besėlidhje me ty; ti do tė bėhesh babai i njė shumice kombesh.

5 Dhe nuk do tė quhesh mė Abram, por emri yt do tė jetė Abraham, sepse unė tė bėj babanė e njė shumice kombesh.

6 Do tė tė bėj shumė frytdhėnės. Pastaj do tė bėj prej teje kombe dhe prej teje kanė pėr tė dalė mbretėr.

7 Dhe do tė caktoj besėlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhėsit e tu, nga njė brez nė njė brez tjetėr; kjo do tė jetė njė besėlidhje e pėrjetshme, me tė cilėn unė do tė marr pėrsipėr

8 Dhe ty dhe pasardhėsve tė tu pas teje, do t`u jap vendin ku ti banon si njė i huaj: tėrė vendin e Kanaanėve, nė pronėsi pėr gjithnjė; dhe do jem Perėndia i tyre".

9 Pastaj Perėndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besėlidhjen time, ti dhe pasardhėsit e tu, nga njė brez nė tjetrin.

10 Kjo ėshtė besėlidhja ime qė ju do tė respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhėsve tė tu pas teje: ēdo mashkull qė ndodhet midis jush do tė rrethpritet.

11 Dhe do tė rrethpriteni nė mishin e prepucit tuaj; dhe kjo do tė jetė njė shenjė e besėlidhjes midis meje dhe jush.

12 Nė moshėn tetė ditėsh, ēdo mashkull i juaj do tė rrethpritet, dhe kjo nga njė brez nė tjetrin, qoftė ai i lindur nė shtėpi, qoftė ai i blerė me para nga ēdo i huaj qė nuk ėshtė njė pasardhės i yt.

13 Do tė rrethpritet si ai qė ka lindur nė shtėpinė tėnde, ashtu edhe ai qė ėshtė blerė me para; besėlidhja ime nė mishin tuaj do tė jetė njė besėlidhje e pėrjetshme.

14 Dhe mashkulli i parrethprerė, qė nuk ėshtė rrethprerė nė mishin e prepucit tė tij, do tė hidhet jashtė popullit tė tij, sepse ka shkelur besėlidhjen time".

15 Pastaj Perėndia i tha Abrahamit: "Pėrsa i pėrket Sarajt, gruas sate, mos e quaj mė Saraj, por emri i saj do tė jetė Sara.

16 Dhe unė do ta bekoj dhe do tė bėj qė ajo tė tė japė edhe njė bir; po, unė do ta bekoj dhe prej saj do tė lindin kombe; mbretėr popujsh do tė dalin prej saj".

17 Atėherė Abrahami u shtri me fytyrėn ndaj tokės dhe qeshi; dhe tha nė zemėr tė tij: "A do tė lindė vallė njė fėmijė nga njė njeri njėqindvjeēar? Dhe do tė lindė Sara qė ėshtė nėntėdhjetė vjeē?".

18 Pastaj Abrahami i tha Perėndisė: "Vaj medet, qė Ismaeli tė mund tė jetojė para teje!".

19 Por Perėndia u pėrgjegj: "Jo, por Sara gruaja jote do tė lindė njė bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unė do tė caktoj besėlidhjen time me tė, njė besėlidhje tė pėrjetshme me pasardhėsit e tij.

20 Sa pėr Ismaelin, unė ta kam plotėsuar dėshirėn. Ja unė do ta bekoj, do ta bėj tė frytshėm dhe do ta shumoj fort. Ai do tė bėhet babai i dymbėdhjetė princėrve, dhe unė do tė bėj prej tij njė komb tė madh.

21 Por besėlidhjen time do ta pėrfundoj me Isakun qė Sara do tė lindė nė kėtė kohė, vitin e ardhshėm".

22 Kur mbaroi sė foluri me tė, Perėndia e la Abrahamin duke u ngritur lart.

23 Atėherė Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, tė gjithė ata qė kishin lindur nė shtėpinė e tij dhe tėrė ata qė kishte blerė me paratė e veta, tėrė meshkujt e shtėpisė sė Abrahamit dhe, po atė ditė,

24 Por Abrahami ishte nėntėdhjetė e nėntė vjeē kur u rrethpre nė mishin e prepucit tė tij.

25 Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembėdhjetė vjeē kur u rrethpre nė mishin e prepucit tė tij.

26 Po atė ditė u rrethprenė Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.

27 Dhe tėrė njerėzit e shtėpisė sė tij, qoftė ata tė lindur nė shtėpi, qoftė ata tė blerė me para nga tė huajt, u rrethprenė bashkė me tė.


Kapitulli 18
1 Zoti iu shfaq Abrahamit nė lisat e Mamreut, ndėrsa ai ishte ulur nė hyrje tė ēadrės nė zheg tė ditės.

2 Abrahami ngriti sytė dhe tre burra rrinin mė kėmbė pranė tij. Sa i pa, vrapoi nė drejtim tė tyre nga hyrja e ēadrės, u pėrkul deri nė tokė e pastaj tha:

3 "Zoti im, nė rast se kam gjetur hir para teje, tė lutem mos kalo pa u ndalur para shėrbėtorit tėnd!

4 Oh, lini qė tė sjellin pak ujė qė tė mund tė lani kėmbėt tuaja, dhe ēlodhuni nėn kėtė pemė.

5 Unė do tė shkoj tė marr njė copė bukė, kėshtu do tė mund tė merrni zemėr, pastaj tė vazhdoni rrugėn, sepse pėr kėtė keni kaluar nga shėrbyesi juaj". Ata i thanė: "Bėj siē ke thėnė".

6 Atėherė Abrahami shkoi me ngut nė ēadėr, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majė mielli, gatuaj brumin dhe bėj me to kuleē".

7 Pastaj Abrahami shkoi nė kopenė e bagėtive, zgjodhi njė viē tė njomė dhe tė mirė, ia dha njė shėrbyesi dhe nxitoi ta pėrgatisė.

8 Mori pastaj gjizė, qumėsht dhe viēin qė kishte pėrgatitur dhe i vuri para tyre; ndėrsa ata hanin, ai qėndroi mė kėmbė pranė tyre poshtė pemės.

9 Pastaj ata i thanė atij: "Ku ėshtė Sara, gruaja jote?". Abrahami u pėrgjegj: "Éshtė atje nė ēadėr".

10 Dhe ai tha: "Do tė kthehem me siguri vitin e ardhshėm te ti nė po kėtė kohė; dhe ja Sara, gruaja jote, do tė ketė njė djalė". Dhe Sara dėgjonte nė hyrje tė ēadrės, qė ishte prapa tij.

11 Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, nė moshė tė kaluar, dhe Sara nuk kishte mė tė pėrmuajshmet e grave.

12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thėnė: "Plakė si jam, a do tė kem unė gėzime tė tilla, me qėnė se vetė zoti im ėshtė plak?".

13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallė Sara duke thėnė: "A do tė lind unė pėrnjėmend, plakė siē jam?".

14 A ka vallė diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr Zotin? Nė kohėn e caktuar, brenda njė viti, do tė kthehem te ti, dhe Sara do tė ketė njė bir".

15 Atėherė Sara mohoi, duke thėnė: "Nuk qesha", sepse pati frikė. Por ai i tha: "Pėrkundrazi, ke qeshur!".

16 Pastaj ata njerėz u ngritėn sė andejmi dhe kthyen shikimin e tyre nė drejtim tė Sodomės; dhe Abrahami ecte bashkė me ta pėr tu ndarė prej tyre.

17 Dhe Zoti tha: "A do t`ia fsheh unė Abrahamit atė qė kam pėr tė bėrė,

18 mbasi Abrahami duhet tė bėhet njė komb i madh dhe i fuqishėm dhe tek ai do tė bekohen tėrė kombet e tokės?.

19 Unė nė fakt e kam zgjedhur, me qėllim qė tė urdhėrojė bijtė e tij dhe shtėpinė e tij tė ndjekin pas tij rrugėn e Zotit, duke zbatuar drejtėsinė dhe barazinė, nė mėnyrė qė Zoti tė mund tė plotėsojė premtimet qė i ka dhėnė Abrahamit".

20 Dhe Zoti tha: "Me qenė se britma qė ngrihet nga Sodoma dhe Gomora ėshtė e madhe dhe me qenė se mėkati i tyre ėshtė shumė i rėndė,

21 unė do tė zbres pėr tė parė nėse kanė bėrė me tė vėrtetė simbas britmės qė ka arritur tek unė, nė rast tė kundėrt, do ta mėsoj".

22 Pastaj kėta njerėz u larguan sė andejmi dhe shkuan nė drejtim tė Sodomės, por Abrahami mbeti ende para Zotit.

23 Atėherė Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do tė zhdukėsh tė drejtin sė bashku me tė paudhin?

24 Le ta zėmė se ka pesėdhjetė tė drejtė nė qytet, ti do ta shkatėrroje vendin dhe nuk do t`i falje pėr hir tė pesėdhjetė njerėzve tė drejtė qė banojnė nė mes tė saj?

25 Mos e bėj kėtė gjė, tė shkaktosh vdekjen e tė drejtit bashkė me atė tė tė paudhit, kėshtu qė i drejti tė trajtohet si i paudhi. Larg teje njė mendim i tillė! Gjykatėsi i tėrė tokės a nuk ka pėr tė bėrė drejtėsi?".

26 Zoti tha: "Nė rast se gjej nė qytetin e Sodomės pesėdhjetė njerėz tė drejtė, unė do ta fal tėrė vendin pėr hir tė tyre".

27 Atėherė Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit, megjithėse unė nuk jam veēse pluhur dhe hi.

28 Ta zėmė se atyre pesėdhjetė tė drejtėve u mungojnė pesė, a do ta shkatėrroje tėrė qytetin pėr pesė veta mė pak?". Zoti u pėrgjigj: "Po tė gjej dyzet e pesė, nuk do ta shkatėrroj".

29 Abrahami vazhdoi t`i flasė dhe tha: "Ta zėmė se nė qytet ndodhen dyzet?". Zoti u pėrgjigj: "Nuk do ta bėj pėr hir tė dyzetėve".

30 Atėherė Abrahami i tha: "Oh, tė mos zemėrohet Zoti, dhe unė do tė flas. Po sikur nė qytet tė ketė tridhjetė prej tyre?". Zoti u pėrgjigj: "Nuk do ta bėj, po tė gjej tridhjetė".

31 Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit. Ta zėmė se nė qytet gjenden njėzet?". Zoti iu pėrgjigj: "Nuk do ta shkatėrroj pėr hir tė tė njėzetėve".

32 Dhe Abrahami i tha: "Oh, tė mos zemėrohet Zoti dhe unė do tė flas edhe vetėm kėtė herė. Sikur nė qytet tė ketė dhjetė prej tyre?". Zoti u pėrgjegj: "Nuk do ta shkatėrroj pėr hir tė tė dhjetėve".

33 Sa mbaroi sė foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye nė banesėn e tij.


Kapitulli 19
1 Por tė dy engjėjt arritėn nė mbrėmje nė Sodomė, ndėrsa Loti ishte ulur te porta e Sodomės; sa i pa, ai u ngrit mė kėmbė pėr t`u dalė pėrpara dhe u shtri me fytyrėn nė tokė,


2 dhe tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj, kaloni aty natėn dhe lani kėmbėt; pastaj nesėr nė mėngjes mund tė ēoheni shpejt dhe tė vazhdoni udhėn tuaj". Ata u pėrgjigjėn: "Jo; do ta kalojmė natėn nė sheshin".


3 Por ai nguli kėmbė aq shumė sa qė ata erdhėn tek ai dhe hynė nė shtėpinė e tij. Ai u pėrgatiti njė banket dhe poqi bukė pa tharm, dhe ata hėngrėn.


4 Por para se tė shkonin nė shtrat, njerėzit e qytetit, njerėzit e Sodomės, rrethuan shtėpinė; ishin tė rinj e pleq, tėrė popullsia e mbledhur nga ēdo anė;


5 thirrėn Lotin dhe i thanė: "Ku janė njerėzit qė erdhėn te ti sonte? Na i nxirr jashtė qė tė mund t`i njohim!".


6 Loti doli drejt atyre para portės sė shtėpisė, e mbylli portėn pas tij dhe tha:


7 "Oh, vėllezėr tė mi, mos u sillni kaq keq!


8 Dėgjoni, unė kam dy vajza qė nuk kanė njohur burrė; prandaj mė lini qė t`i nxjerr jashtė dhe bėni ē`tė doni me to; por mos u bėni asgjė kėtyre burrave, sepse janė nėn mbrojtjen e shtėpisė sime".


9 Por ata i thanė: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi kėtu si i huaj, dhe dėshiron tė bėhet gjykatės! Tani do tė sillemi mė keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrė Lotin me dhunė, u afruan pėr tė shpėrthyer derėn.


10 Por ata njerėz zgjatėn duart e tyre dhe e tėrhoqėn Lotin brenda shtėpisė bashkė me ta, dhe mbyllėn derėn.


11 Goditėn verbėrisht njerėzit qė ishin te dera e shtėpisė, nga mė i vogli deri te mė i madhi, kėshtu qė u lodhėn nė orvatjen pėr tė gjetur derėn.


12 Atėherė ata njerėz i thanė Lotit: "Kė ke tjetėr kėtu? Nxirr nga ky vend dhėndurėt e tu, bijtė dhe bijat e tua, dhe cilindo qė ke nė qytet,


13 sepse ne po bėhemi gati ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse britma e banorėve tė tij ėshtė e madhe pėrpara Zotit dhe Zoti na dėrgoi pėr ta shkatėrruar".


14 Atėherė Loti doli e u foli dhėndurėve tė tij qė ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Ēohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatėrrojė qytetin". Por dhėndurėt e tij patėn pėrshtypjen se ai po bėnte shaka.


15 Sa doli agimi, engjėjt e nxitėn Lotin duke thėnė: "Ēohu, merr gruan dhe bijat e tua qė gjenden kėtu, qė ti tė mos vdesėsh nė dėnimin e kėtij qyteti".


16 Duke qenė se ai po ngurronte, ata njerėz e morėn pėr dore atė, tė shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mėshirė pėr tė, e nxorrėn jashtė dhe i shpėtuan jetėn duke e ēuar jashtė qytetit.


17 Ndėrsa po i ēonin jashtė, njėri prej tyre tha: "Ik shpejt pėr tė shpėtuar jetėn tėnde! Mos shiko prapa e mos u ndal nė asnjė vend tė fushės; shpėto nė mal qė tė mos vdesėsh!".


18 Por Loti iu pėrgjegj atyre: "Jo, zoti im!


19 Ja, shėrbėtori yt gjeti hir para syve tė tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke mė shpėtuar jetėn, por unė nuk do tė mund tė arrij malin para se tė mė zėrė fatkeqėsia dhe unė tė vdes.


20 Ja, ky qytet ėshtė mjaft i afėrt pėr ta arritur dhe ėshtė i vogėl. Mė lėr, pra, tė iki shpejt aty (a nuk ėshtė i vogėl?) dhe kėshtu do tė shpėtoj jetėn".


21 Engjėlli i tha: "Unė po ta plotėsoj edhe kėtė kėrkesė: tė mos shkatėrroj qytetin pėr tė cilin fole.


22 Shpejto, ik atje, sepse unė nuk mund tė bėj asgjė para se ti tė arrish atje". Pėr kėtė arsye ky qytet u quajt Coar.


23 Dielli po ngrihej mbi tokė kur Loti arriti nė Coar.


24 Atėherė Zoti bėri qė nga qielli tė binte squfur dhe zjarr mbi Sodomėn dhe Gomorėn, nga ana e Zotit.


25 Kėshtu ai shkatėrroi ato qytete, tėrė fushėn, tėrė banorėt e qytetit e gjithēka mbinte mbi tokėn.


26 Por gruaja e Lotit solli kryet pėr tė shikuar prapa dhe u bė njė statujė prej kripe.


27 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes dhe shkoi nė vendin ku kishte qėndruar para Zotit;


28 pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tėrė krahina e fushės, dhe kėshtu pa njė tym qė ngrihej nga toka, si tymi i njė furre.


29 Kėshtu ndodhi qė kur Perėndia shkatėrroi qytetin e fushės, Perėndisė iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjėma kur shkatėrroi qytetet ku Loti kishte banuar.


30 Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi tė banojė nė mal bashkė me dy bijat e tij, sepse kishte frikė tė qėndronte nė Coar; dhe u vendos nė njė shpellė bashkė me dy bijat e tij.


31 Mė e madhja i tha mė tė voglės: "Babai ynė ėshtė plak, dhe nuk ka asnjė burrė nė vend qė mund tė bashkohet me ne, ashtu siē ndodh mbi gjithė tokėn.


32 Eja, t`i japim verė babait tonė e tė shtrihemi bashkė me tė; kėshtu do tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".


33 Kėshtu po atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe e madhja u shtri bashkė me tė atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me tė, as kur u ngrit.


34 Tė nesėrmen vajza mė e madhe i tha mė tė voglės: "Ja, natėn e kaluar unė rashė nė shtrat bashkė me babanė tim; le tė bėjmė qė ai tė pijė verė edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me tė, qė tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".


35 Edhe atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe mė e vogla shkoi tė shtrihet bashkė me tė, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.


36 Kėshtu dy bijat e Lotit u ngjizėn nga babai i tyre.


37 Mė e madhja lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Moab. Ky ėshtė babai i Moabitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.


38 Edhe mė e vogla lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky ėshtė babai i Amonitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.