Laboratori i Konservimit dhe i Arkeometrisė - Objektet pėr restaurim gjatė vitit 2002 Disa kratere kaliks, disa enė tė tjera prej qeramike dhe njė furrė pėr pjekjen e qeramikės, ishin objektet pėr restaurim gjatė vitit 2002 nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė pranė Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė. Krahas tyre, njė flamur zyrtar i kohės sė princ Vidit, njė aristokrat austriak, ish-kreu i shtetit shqiptar nė vitin 1914, filloi tė restaurohet gjatė muajit Nėntor nė kėtė laborator. Prof.As. Dr. Frederik Stamati, shef i kėtij laboratori, i tha se, "ky flamur shumė i dėmtuar, mund tė jetė i vetmi i periudhės kur nė krye tė shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mbėrritur deri nė ditėt tona". -Tre kratere kaliks dhe historia e tyre Specialistėt e Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, i krijuar 45 vjet mė parė, kryen gjatė 2002-shit, njė sėrė proēedurash pėr restaurimin e tre kratereve kaliks (enė prej qeramike) tė zbuluar pranė Apollonisė, qytet antik nė afėrsi tė Fierit. Sipas Frederik Stamatit, shef i Laboratorit tė Konservimit, "njėri prej kratereve, i zbuluar nė fshatin Avaleas, pranė Apollonisė, u restaurua pėr herė tė dytė, pasi restaurimi i parė i tij vite mė parė (jo nga Laboratori i Konservimit) rezultoi i dėshtuar. I zbuluar rastėsisht nė vitin 1973, ky krater i datuar nė shek VI, ishte i copėtuar nė 100 pjesė tė vogla. Dy krateret e tjerė kaliks, mė tė vegjėl se i pari, janė zbuluar nė muajin Shkurt tė vitit 2002 nė fshatin Radostinė edhe ky nė afėrsi tė Apollonisė, qytetit antik tė themeluar si koloni greke nė shek VI p.e.s. Pėr herė tė fundit, nė Laboratorin e Konservimit, ishin restauruar dy fragmente tekstili tė shek VII dhe disa objekte tė tjera prej qeramike. Krateri kaliks, ėshtė njė enė prej qeramike, e cila shėrbente nė antikitet si njė enė pėr pėrzjerjen e lėngjeve tė ndryshme (kėshtu pėrkthehet edhe nga greqishtja). Mėsohet se nė vendin tonė, janė zbuluar deri mė sot, vetėm 7 objekte tė tilla, ndėrkohė qė historia e tyre ėshtė shumė e gjatė. Pas vdekjes sė Patroklit nė luftėn me Trojėn, miku i tij mė i ngushtė Akili, organizoi pėr nder tė tij disa Lojra Olimpike. Homeri shkruan tek 'Iliada', se "me kėtė rast ai (Akili), caktoi edhe njė ēmim tė V-tė, i cili do tė simbolizohej nga njė kupė e lartė me dy vegje (mbajtėse)"... Ky ishte krateri kaliks. - Njė flamur zyrtar drejt restaurimit... Njė flamur zyrtar i kohės sė princ Vidit, filloi tė restaurohet gjatė vitit 2002, nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė. Ky flamur shumė i dėmtuar, mund tė jetė i vetmi i periudhės kur nė krye tė shtetit shqiptar ishte princ Vidi, i cili ka mbėrritur deri nė ditėt tona". Nė mes tė shqiponjės me dy krerė, qė shfaqet nė flamurin me sfond tė kuq, paraqitet njė stemė (emblemė) perandorake. Stamati mendon se, "kjo stemė mund tė jetė e princ Vidit", gjė qė vėrtetohet nga njė shkrim i botuar nė 11 Janar 1914 nė "Pėrlindjen shqiptare", njė revistė e kohės. Nė tė (revistėn) shkruhet: "Nga kujdesjet mė tė para tė Princit Vid, ka pėr tė qėnė pėr tė ba (bėrė) formėn (stemėn) e shtetit tė ri. Kėto armė (shenja), do tė jenė Shqipja e Skėnderbegut me dy krena (krerė), qė do tė kenė nė parzėm (parzmore) armėt e Princit Vid, qė janė njė pavon (pallua) qė ka tė pėshtjellun bishtin, nė shtresėn e florinjtė...". Nė flamurin qė pret tė restaurohet, paraqitet nė mes tė emblemės sė tij pikėrisht njė pallua, (i cili pėrmendet nė shkrimin e mėsipėrm si shenjė e Princit Vid), nė ngjyrė blu me sfond tė verdhė. "Kush e ka pėrdorur?", ose "ėshtė vėrtet i vetmi flamur i kėsaj periudhe?", apo "ėshtė qėndisur nė Austri (vendi i Vidit), nė Shqipėri, apo diku tjetėr?", janė pyetje qė specialistėt e Laboratorit tė Konservimit nuk dinė ende t'u pėrgjigjen... "E vetmja gjė qė dimė me siguri ėshtė se flamuri ėshtė pėrdorur, pasi nė shumė pjesė tė tij kemi gjetur arnime apo modifikime tė ndryshme", shprehet Stamati. Ndėrsa momentalisht, konservuesit kanė marrė masat qė tė ndalojnė dekompozimin nga kalbja tė flamurit, e sė shpejti ai do tė restaurohet. Sipas Stamatit, nuk dihet kohėzgjatja e proēesit tė restaurimit. Flamuri i ėshtė dorėzuar Akademisė sė Shkencave, atėherė Instituti i Shkencave tė Shqipėrisė (ISHSH), nė vitin 1946 (nuk dihet nga kush) dhe mė vonė ka qėnė pjesė e fondit tė Institutit tė Kulturės Popullore (IKP). -Restaurimi i njė furre pėr pjekjen e qeramikės Gjatė kėtij viti (2002) pėrfunduan proēedurat mė kryesore tė restaurimit tė njė furre pėr pjekjen e qeramikės, qė i pėrket fundit tė Epokės sė Hekurit (shek. VI p.e.s.). Ajo ėshtė zbuluar rastėsisht nė fshatin Progėr (Devoll). "Kjo furrė, ka njė rėndėsi tė veēantė pėr njohjen e teknikave tė ndėrtimit tė objekteve prej qeramike nė atė kohė", tha Stamati. Pėrbėrja e furrės, mund tė tregojė nxehtėsinė maksimale qė mund tė arrinte ajo, e nė kėtė mėnyrė llojin e qeramikės qė mund tė prodhonte, pasi nxehtėsia i jep ngjyrėn fillestare dhe fortėsinė objektit prej qeramike. Njė furrė e ngjashme me atė qė u restaurua nė Laboratorin e Konservimit ndodhet e ekspozuar nė njė nga pavionet e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit, i pėruruar nė Mars tė kėtij viti. Bashkė me furrėn nė Laboratorin e Konservimit ka pėrfunduar restaurimi edhe i njė grupi enėsh prej qeramike, tė zbuluara nė qytetin antik tė Apollonisė. Krahas saj, specialistėt e Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, pėrfunduan restaurimin e njė grupi enėsh prej qeramike dhe metali, tė zbuluara para viteve '90-tė, por edhe gjatė viteve tė fundit, nė qytetin antik tė Apollonisė. - Laboratori 45 vjeēar... i Konservimit dhe Arkeometrisė: Eshtė krijuar nė vitin 1957, me ndihmėn e disa specialistėve nga Rusia qė nė ato kohė po kryenin gėrmime arkeologjike nė Apolloni. Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisė, i cili ndodhet nė katin e poshtėm (pothuajse i nėndheshėm) tė Qėndrės sė Studimeve Gjeografike buzė Kalasė sė Tiranės, ėshtė i vetmi i kėtij lloji nė Shqipėri. Ndonėse ekzistojnė edhe disa laboratorė tė tjerė mė tė vegjėl, qė arkeologėt i ngrejnė gjatė ekspeditave arkeologjike. Kėto tė fundit, janė shumė tė vegjėl, tė kufizuar nė objektet qė restaurojnė dhe tė pėrkohshėm. Nė kėtė laborator, janė restauruar edhe mė parė flamuj zyrtarė, krahas objekteve tė shumta arkeologjike, nė fillim disa qė i pėrkisnin periudhės sė viteve '30-tė e mė vonė flamurin zyrtar tė Bandės Kombėtare muzikore "Vatra". Laboratori ėshtė nėn varėsinė e Institutit tė Kulturės Popullore, ndėrsa prej kohėsh, nė Kryesinė e Akademisė sė Shkencave, diskutohet mendimi qė ky institucion tė fitojė statusin e njė organizmi tė veēantė, nėn varėsinė direkte tė kėsaj akademie. |