Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 20-12-2002, 07:08
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Arkeologjia shqiptare gjatė vitit 2002

Gjatė vitit 2002, nė Shqipėri janė kryer njė sėrė gėrmimesh arkeologjike. Rezultatet e gėrmimeve tė kryera gjatė 2002-shit nga specialistė shqiptarė tė Institutit Arkeologjik (IA), nga Qėndra Ndėrkombėtare e Arkeologjisė Shqiptare (QNASH), bėrthamat arkeologjike nėpėr rrethe dhe nė bashkėpunim me misione arkeologjike angleze, franceze, italiane, etj., u diskutuan gjatė muajit Dhjetor nė njė konferencė, nė mjediset e Akademisė sė Shkencave nė Tiranė. - 2002: Rezultate tė kėnaqshme... Gjatė vitit 2002, gėrmimet arkeologjike nė njė tumė prehistorike nė fshatin Kamenicė, pak kilometra larg Korēės, nė juglindje tė Shqipėrisė, mundėsuan zbulimin e Varrit Qėndror tė kėsaj tume. Gėrmimet e drejtuara nga arkeologu Lorenc Bejko, drejtues i projekteve tė arkeologjisė sė shpėtimit pranė Grupit Arkeologjik Shqiptar (GASH), arritėn nė rezultate mjaft interesante. U gėrmuan gjithsej mbi 375 varre (pjesa mė e madhe e tyre ishte zbuluar gjatė dy viteve tė para tė gėrmimit nė kėtė tumė). Aktualisht, specialistėt po punojnė qė kjo tumė tė kthehet nė njė qėndėr tė vizitueshme. Disa monumente e objekte arkeologjike shumė tė rėndėsishme qė i shėrbejnė nė tė njėjtėn kohė dhe zgjerimit tė kėrkimeve nga prehistoria deri nė mesjetė, janė zbuluar gjatė vitit 2002, nė kėrkimet arkeologjike tė ekspeditave tė ndėrmarra nė bashkėpunim me partnerė anglezė. Dr.Ilir Gjipali, bashkėdrejtor i "Projektit Butrinti 2000-2004" tha se, "midis projekteve tė pėrbashkėta me partnerė tė huaj, njė vend tė rėndėsishėm zė ky projekt, i cili zhvillohet nė bashkėpunim me grupin e arkeologėve tė Universitetit tė Norwich (Angli), i mbėshtetur nga fondacioni "Packard Humanities" dhe fondacioni "Butrinti". Ai pohon se, "kontributi mė i rėndėsishėm i palės angleze, drejtuar nga Prof. Richard Hodges kėto vitet e fundit, qėndron jo vetėm nė pėrfshirjen nė projekte kėrkimore-studimore arkeologjike me Institutin e Arkeologjisė, por edhe nė programe kualifikimi tė nivelit universitar e pasuniversitar". Ndėrkohė, ekspedita e kėtij viti "Butrint 2002" pati disa objekte kėrkimi si; vazhdimi i gėrmimeve nė Trikonkė, Diaporit (Butrint) dhe fillimi i gėrmimeve tė kontrollit nė Fushėn e Vrinės, tė cilat pėrveē realizimit tė objektivave shkencore do tė shėrbenin nė aspektin metodik pėr trajnimin e studentėve tė arkeologjisė nga Shqipėria dhe vende tė tjera me metodologjitė e teknikat bashkėkohore tė gėrmimit, duke e kthyer Butrintin nė shkollė pėr pėrgatitjen e specialistėve tė rinj. Nė Foinike (Finiq), njė qytet antik nė jug tė vendit, gėrmimet e drejtuara nga Instituti Arkeologjik, nė bashkėpunim me misionin arkeologjik tė Universitetit tė Bolonjės (Itali), zbuluan murin e jashtėm tė njė teatri, ndėrsa synojnė tė nxjerrin pėr herė tė parė nė dritė, orkestrėn dhe shkallėt e poshtme tė kėtij teatri. "Kompleksi arkitektonik ėshtė vėrtet mahnitės dhe tė bėn pėrshtypje pėr rėndėsinė, dimensionet dhe monumentet", mėsohet tė jetė shprehur prof. De Maria, i cili prej tre vjetėsh udhėheq misionin arkeologjik pėr palėn italiane. Nga pala shqiptare, drejtuese ėshtė arkeologja e njohur Shpresa Gjongecaj. Disa rrėnoja tė zbuluara gjatė gėrmimeve tė fundit arkeologjike nė qytetin antik tė Apollonisė, mund tė jenė pjesė e njė tempulli helenistik, bėri tė ditur, drejtuesi i palės shqiptare tė gėrmimeve, Bashkim Vreka. "Gėrmimet janė ende tė papėrfunduara dhe pėr tė qėnė mė tė saktė nė kėtė pėrfundim, duhen bėrė gėrmime tė mėtejshme", konfirmoi ai. Kėto gėrmime u kryen nė agora, qė ėshtė edhe 'bėrthama' e qytetit antik tė Apollonisė, ku ka kryer studimet njė nga perandorėt mė tė famshėm romak, Oktavian Augusti (Augustus). Sipas Vrekės, "aty u gjetėn disa mure qė dėshmojnė pėr ekzistencėn e njė monumenti antik mbi portikun", shėtitoren e apollonasve tė lashtė, "njė monument ky, i cili mund tė jetė njė tempull i periudhės helenistike". Vreka pėrmend edhe zbulimin e njė fragmenti rruge, tė shtruar me zaje mbi depozitėn e ujit, si dhe tė njė kanali me njė gjatėsi prej 40 metra, "i cili ka shėrbyer pėr kullimin e ujrave". - Projektet e tjera Pėrveē kėtyre projekteve, gjatė vitit 2002 janė zbatuar edhe njė sėrė projektesh te tjera arkeologjike. Pėrveē gėrmimeve pėrgjatė rrugės antike "Egnatia", gėrmimeve nė Sovjan tė Korēės, gėrmimeve nė Bylis, etj., arkeologė shqiptarė, nė bashkėpunim me arkeologė tė huaj, kanė gėrmuar edhe nė disa kodra pėrreth qytetit tė Durrėsit. Njė projekt i Qėndrės Ndėrkombėtare tė Arkeologjisė Shqiptare, i drejtuar nga Iris Pojani, u krye nė kodrėn e Spitallės nė Durrės. Atje u gėrmua nė disa ndėrtime arkaike , tė cilat do tė jenė pjesė edhe e gėrmimeve tė tjera. Pėrveē kėsaj, edhe kėtė vit ka vazhduar projekti i gėrmimeve arkeologjike nė Kosovė, i cili shėnoi gjatė 2002-shit vitin e dytė tė tij. Nė Nėntor tė kėtij viti, Ministria e Kulturės, Rinisė e Sportit dhe Ēėshtjeve jorezidente nė Kosovė, vendosi tė themelojė Institutin Arkeologjik, i cili do tė merret me organizimin dhe koordinimin e kėrkimeve arkeologjike nė Kosovė, ndėrsa do tė financohet nga buxheti i qeverisė sė Kosovės.
Pergjigjuni me Citim