Euroliga, ndizet beteja pėr kualifikimin
Do tė nisė sonte nė mbrėmje java e 12-tė e sezonit tė rregullt tė Euroligės dhe, ndėrsa kanė mbetur vetėm 2 takime tė tjera, disa ekipe kanė nisur tashmė tė pėrqendrohen nė 16-shen, qė do tė pasojė. Pas pėrfundimit tė sezonit tė rregullt, 16 ekipet qė do tė kualifikohen nga 3 grupet aktuale do tė ndahen nė 4 grupe, ku dhe do tė dalin ekipet qė do tė luajnė nė finalen 4-she. Ndėrsa disa ekipe e kanė siguruar tashmė kualifikimin, tė tjerė duhet tė vėnė nė dispozicion tė konkurrimit tė gjitha energjitė. Pėrveē 5 ekipeve nga secili prej 3 grupeve, do tė sigurojė kualifikimin edhe ekipi me bilancin mė tė mirė i renditur i gjashti. Zalgiris Kaunas nė grupin B dhe Olimpiakosi nė C janė ekipet qė duken mė afėr kėtij vendi tė gjashtė, me nga 5 fitore dhe 6 humbje secila, por 2 takimet e fundit mund tė pėrfshijnė nė betejėn pėr kėtė vend edhe ekipe tė tjera. Diferenca mes pikėve tė shėnuara dhe atyre tė pėsuara do tė jetė faktori qė do tė merret parasysh nė rast se ekipet janė nė luftė pėr vendin e 16-tė. Nė Grupin A janė tri ekipe me bilancin 4 fitore e 7 humbje qė synojnė kėtė vend, Po Ortezi, Lotomatika Roma dhe Union Olimpija. Nė grupin B, Zalgirisi lufton me Panathinaikosin pėr vendin e 5-tė. Gjithsesi, ndeshjet e dy javėve tė fundit mund tė pėrmbysin gjithēka. Tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė Stamboll do tė zhvillohet e vetmja ndeshje e vlefshme pėr grupin A. Ylkeri i Stambollit, qė ka 6 fitore dhe 5 humbje, pret nė fushėn e vet Cibona Vip-in, qė shėnon 7 fitore dhe 4 humbje. Dy ekipet do tė luftojnė mes tyre pėr vendin e 2-tė nė grup. Cibona, aktualisht e vetme pas kryesueses, Barcelonės, ėshtė matematikisht e kualifikuar. Ndėrsa Ylkeri, qė mban vendin e 3-tė, do tė kėrkojė fitoren qė tė shmanget nga zona ku rreziku i moskualifikimit ėshtė ende i pranishėm. Nė Grupin B, ndeshja mė e rėndėsishme e sė mėrkurės do tė jeta ajo qė do tė zhvillohet nė Bolonjė tė Italisė, mes Skiperit dhe CSKA-sė sė Moskės. Skiperi, qė ka 7 fitore dhe 4 humbje, me njė fitore ndaj CSKA-sė do t'i hapte vetes jo vetėm rrugėn drejt kryesimit nė grup, por edhe do tė shpresonte pėr ta mbyllur sezonin e rregullt nė vendin e parė, ose tė dytė tė renditjes sė pėrgjithshme. Skiperi, qė i shkaktoi humbjen e parė CSKA-sė, duke e thyer nė Moskė me 1 pikė epėrsi, ka fituar 6 ndėr 7 takimet e fundit dhe ėshtė ndėr ekipet mė mbresėlėnėse tė javėve tė fundit. Milosh Vujaniē, me njė mesatare prej 29.7 pikėsh pėr ndeshje gjatė sezonit, ėshtė ēelėsi i suksesit tė italianėve, ndėrsa ėshtė dalluar edhe Matias Smodis. Nė grupin C, kryesuesit e Efes Pilsenit do tė udhėtojnė drejt Gjermanisė pėr t'u pėrballur me Albėn e Berlinit. Efesi do tė kėrkojė fitoren pėr tė garantuar kryesimin e grupit ndaj Pamesės, qė renditet e dyta. Alba, qė ka humbur 7 takimet e fundit ndaj turqve, zė vendin e fundit nė grup, me 2 fitore dhe 9 humbje, dhe ka humbur shpresat pėr kualifikimin.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |